{"id":862002,"date":"2023-09-27T14:09:23","date_gmt":"2023-09-27T12:09:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=862002"},"modified":"2023-09-27T14:09:23","modified_gmt":"2023-09-27T12:09:23","slug":"zyrtari-i-obsh-se-njerezit-ne-kosove-po-vdesin-nga-semundje-lehte-te-parandalueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/zyrtari-i-obsh-se-njerezit-ne-kosove-po-vdesin-nga-semundje-lehte-te-parandalueshme\/","title":{"rendered":"Zyrtari i OBSH-s\u00eb: Njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb po vdesin nga s\u00ebmundje leht\u00eb t\u00eb parandalueshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Simpoziumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr S\u00ebmundjet Jo-Ngjit\u00ebse ka filluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, me \u00e7\u2019rast u potencua se s\u00ebmundjet jo-ngjit\u00ebse jan\u00eb n\u00eb thelb \u201carmik i paduksh\u00ebm\u201d q\u00eb po shkaktojn\u00eb vdekje n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Aty u tha se n\u00eb Kosov\u00eb, njer\u00ebzit po vdesin nga s\u00ebmundje leht\u00eb t\u00eb parandalueshme dhe se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar s\u00ebmundjet e tilla \u00ebsht\u00eb mjeku familjar, pra kujdesi primar sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tha Oleksandr Martynenko, udh\u00ebheq\u00ebs i zyr\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSh) n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam i lumtur t\u2019ju adresohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ku jemi bashkuar ndaj nj\u00eb sfide globale, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shkaktimin e vdekjeve t\u00eb 45 milion\u00eb njer\u00ebzve. Bazuar n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb OBSh-s\u00eb s\u00ebmundjet kardiovaskulare num\u00ebrojn\u00eb 18 milion\u00eb, ato t\u00eb kancerit 9 milion\u00eb, 4 milion\u00eb ato respiratore. Numri i rasteve t\u00eb diabetit jan\u00eb duke u rritur \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb studim gjeti se shkaktar kryesor i k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve jan\u00eb 85% ushqyerja e dob\u00ebt n\u00eb nutrient\u00eb, 70% mungesa apo pak\u00ebsia e aktivitetit fizik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Zvicra ka shprehur interesim p\u00ebr ngritjen e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb prezantimin e tij, Martynenko tha se n\u00eb Kosov\u00eb njer\u00ebzit po vdesin nga s\u00ebmundje leht\u00eb t\u00eb parandalueshme dhe se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar s\u00ebmundjet jongjit\u00ebse \u00ebsht\u00eb mjeku familjar, pra kujdesi primar sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndikimit n\u00eb ekonomi q\u00eb s\u00ebmundjet kronike jo-ngjit\u00ebse kan\u00eb, Martynenko tha se kjo humbje \u00ebsht\u00eb diku 30 trilion\u00eb, e n\u00eb mas\u00eb si para t\u00eb gatshme i bie 2 ton\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb padukshme, jan\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7e t\u00eb prezantimit, armiku i paduksh\u00ebm, d\u00ebmi i paduksh\u00ebm dhe numrat e paduksh\u00ebm. Kosova, rajoni i Evrop\u00ebs por edhe i t\u00ebr\u00eb planeti \u00ebsht\u00eb ballafaquar n\u00eb vitet e fundit, dhe ne sot po mund t\u00eb shohim \u00e7ka nuk kemi mundur t\u00eb shohim 70 vite m\u00eb par\u00eb. Do doja t\u00eb ju tregoja q\u00eb ky virus morri vitin e kaluar gati 4 milion\u00eb jet\u00eb, ky tjetri m\u00eb shum\u00eb se 630,000 vite n\u00eb nj\u00eb vit globalisht, ky i treti globalisht p\u00ebraf\u00ebrsisht 130 000 jet\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb, marrim teste gjaku, i studiojm\u00eb dhe kuptojm\u00eb si t\u2019i trajtojm\u00eb dhe menaxhojm\u00eb. I pari ishte koronavirusi, i dyti HIV-i. Ky armik shkaktoi 41,000,000 vdekje vitin e kaluar. 41 000,000 njer\u00ebz vdiq\u00ebn vitin e kaluar nga s\u00ebmundjet kronike jo t\u00eb ngjit\u00ebshme. E dim\u00eb \u00e7ka e shkakton HIV-in, ose Covid-19.\u00a0 Kripa t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb ne e marrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, e e cila \u00ebsht\u00eb pothuajse n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ne konsumojm\u00eb. 74% e popullat\u00ebs do vdesin nga s\u00ebmundjet jongjit\u00ebse, diku 17 milion\u00eb do vdesin para mosh\u00ebs 70 vje\u00e7are, \u00e7do dy sekonda dikush n\u00eb bot\u00eb vdes nga s\u00ebmundjet jongjit\u00ebse. I bie q\u00eb diku 100 vet\u00eb kan\u00eb vdekur q\u00eb prej momentit q\u00eb un\u00eb fillova t\u00eb flas. Njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb po vdesin nga s\u00ebmundje leht\u00eb t\u00eb parandalueshme. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar s\u00ebmundjet jongjit\u00ebse \u00ebsht\u00eb mjeku familjar, kujdesi par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor. 2 ton\u00eb n\u00eb mas\u00eb peshojn\u00eb 30 trilion q\u00eb paraqet humbjen nga s\u00ebmundjet jongjit\u00ebse kronike deri n\u00eb 2030\u201d, tha Oleksandr Martynenko.<\/p>\n<p>Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia tha se k\u00ebto s\u00ebmundje jan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhuara, prandaj nd\u00ebrveprimi institucional \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por, sipas tij akter\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor po b\u00ebjn\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u2019i adresuar s\u00ebmundjet kronike jo-ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>Ministri, mes tjerash, tha se k\u00ebto s\u00ebmundje jan\u00eb shkaktari m\u00eb i madh i vdekjeve n\u00eb bot\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr to. Ai e mbylli fjal\u00ebn e tij duke th\u00ebn\u00eb se po punohet n\u00eb ngritjen e buxhetit n\u00eb 300 milion\u00eb euro p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve.<\/p>\n<p>\u201cFaleminderit shum\u00eb. K\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder i ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dhe tem\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb na preokupon t\u00eb gjith\u00eb komunitetin mjek\u00ebsor dhe institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore. Kam nderin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt e interesit po b\u00ebjn\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb adresuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si s\u00ebmundjet kronike jo-ngjit\u00ebse. T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues nga AQH t\u00eb cil\u00ebt po na ndihmoni n\u00eb koordinimin e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, t\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Banka Bot\u00ebrore, s\u00ebmundjet kronike jo-ngjit\u00ebse jan\u00eb shpesh t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr tu menaxhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt nd\u00ebrveprimi midis institucioneve \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. S\u00ebmundjet kronike jo-ngjit\u00ebse kan\u00eb shtrirje shum\u00eb t\u00eb madhe, k\u00ebsaj shtrirjeje nuk i shp\u00ebton as Kosova, ato jan\u00eb shkaktari i numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vdekjeve n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebrhapja e s\u00ebmundjeve kronike jongjit\u00ebse \u00ebsht\u00eb e lidhur me shum\u00eb faktor\u00eb, ata gjenetik\u00eb, stilin e jet\u00ebs e t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb q\u00eb parandalimi n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb qasja m\u00eb e drejt\u00eb. Planet natyrisht vetvetiu n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor nuk i zgjidhin t\u00eb gjitha problemet, por japin mund\u00ebsi n\u00eb uljen e barr\u00ebs nga s\u00ebmundjet kronike jongjit\u00ebse. Po punojm\u00eb n\u00eb ngritjen e buxhetit n\u00eb 300 milion\u00eb n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve. Nj\u00eb nga aspektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve \u00ebsht\u00eb edukimi n\u00eb kujdesin e tyre sh\u00ebndet\u00ebsor. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrkrahje emocionale dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb prekurit nga k\u00ebto s\u00ebmundje. Simpoziumi ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb avancimin e profesionist\u00ebve tan\u00eb dhe rritjen e politikave sh\u00ebndet\u00ebsore, sepse ato duhet t\u00eb diskutohen dhe rishikohen vazhdimisht. Duke ju d\u00ebshiruar sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium t\u00eb gjith\u00ebve pa p\u00ebrjashtim dhe mysafir\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, natyrisht se \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jetojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb sh\u00ebndetshme pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb i shkaktojn\u00eb ato. Nuk kam dyshim se me koordinim do t\u00eb mund t\u00eb ja arrijm\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi\u201d, tha Vitia.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike, Naser Sahiti, nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se k\u00ebto s\u00ebmundje ndryshe quhen s\u00ebmundje t\u00eb heshtura p\u00ebr shkak t\u00eb tendenc\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u zhvilluar ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe privilegj i madh t\u00eb ju mir\u00ebpres t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u00eb trajtuar nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, s\u00ebmundjet kronike jongjit\u00ebse. Sot jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb diskutuar s\u00ebmundjet kronike jongjit\u00ebse q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb s\u00ebmundjet kardiovaskulare, diabetin, kancerit, t\u00eb cilat quhen s\u00ebmundje t\u00eb heshtura sepse kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb zhvillohen ngadal\u00eb. N\u00eb vazhdim\u00ebsi Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duke realizuar hulumtime p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut, dhe fushata vet\u00ebdij\u00ebsuese t\u00eb drejtuara nga individi dhe popullata. Ky simpozium sh\u00ebrben si strategji p\u00ebr tu vet\u00ebdij\u00ebsuar p\u00ebr s\u00ebmundjet kronike jongjit\u00ebse. Gjat\u00eb simpoziumit do t\u00eb hedhim drit\u00eb me an\u00eb t\u00eb profesionist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendor\u00eb. Adresimi i s\u00ebmundjeve kronike jongjit\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje kolektive, nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb duhet luftuar s\u00eb bashku. T\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb\u201d, u shpreh Sahiti.<\/p>\n<p>Laurent Torche, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim nga Zyra Zvicerane n\u00eb Kosov\u00eb, tha se n\u00eb Kosov\u00eb, sipas nj\u00eb studimi, shkaktari kryesor i k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve \u00ebsht\u00eb ushqyerja jo e duhur dhe mosaktiviteti fizik.<\/p>\n<p>Ai e rip\u00ebrs\u00ebriti interesimin e Zvicr\u00ebs n\u00eb promovimin e sh\u00ebndetit dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e edukimit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe vet\u00ebdij\u00ebsimin e ngritjen e sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb mira sh\u00ebndet\u00ebsore.\/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Simpoziumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr S\u00ebmundjet Jo-Ngjit\u00ebse ka filluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, me \u00e7\u2019rast u potencua se s\u00ebmundjet jo-ngjit\u00ebse jan\u00eb n\u00eb thelb \u201carmik i paduksh\u00ebm\u201d q\u00eb po shkaktojn\u00eb vdekje n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Aty u tha se n\u00eb Kosov\u00eb, njer\u00ebzit po vdesin nga s\u00ebmundje leht\u00eb t\u00eb parandalueshme dhe se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar s\u00ebmundjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":862003,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-862002","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=862002"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862002\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/862003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=862002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=862002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=862002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}