{"id":862831,"date":"2023-09-29T08:54:44","date_gmt":"2023-09-29T06:54:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=862831"},"modified":"2023-09-29T10:16:43","modified_gmt":"2023-09-29T08:16:43","slug":"kriza-ekonomike-ne-kosove-pasojat-e-rritjes-se-pakontrolluar-te-cmimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/kriza-ekonomike-ne-kosove-pasojat-e-rritjes-se-pakontrolluar-te-cmimeve\/","title":{"rendered":"Kriza ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, pasojat e rritjes s\u00eb pakontrolluar t\u00eb \u00e7mimeve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Si shum\u00eb vende tjera, edhe Kosova, gjat\u00eb k\u00ebtij viti po p\u00ebrballet me rritje t\u00eb theksuar t\u00eb \u00e7mimeve. R\u00ebnia e ofert\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mungesa e kapaciteteve prodhuese t\u00eb brendshme dhe rritja e ndjeshme e k\u00ebrkes\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Rritje e vazhdueshme dhe e pakontrolluar e \u00e7mimeve t\u00eb artikujve bazik n\u00eb Kosov\u00eb, po e r\u00ebndon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb shum\u00eb familjeve.<\/p>\n<p>Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se indeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesatare prej 3.2 p\u00ebr qind n\u00eb muajin gusht 2023, krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Sipas ASK-s\u00eb, ngritja e \u00e7mimit t\u00eb konsumit ka ndodhur te perimet 28 p\u00ebr qind, pem\u00ebt 11,4 p\u00ebr qind, mobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb 7,2 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas k\u00ebtij raporti, pijet alkoolike dhe duhani jan\u00eb shtrenjtuar 6,3 p\u00ebr qind, pijet joalkoolike 5,7 p\u00ebr qind, blerja e automjeteve 5,1 p\u00ebr qind, buka dhe drith\u00ebrat 4,5 p\u00ebr qind, energjia elektrike, gaz dhe lendet djeg\u00ebse t\u00eb tjera 4,5 p\u00ebr qind, sh\u00ebrbimet p\u00ebr transport 4,4 p\u00ebr qind, mishi 3.8 p\u00ebr qind dhe qum\u00ebshti, djathi dhe vez\u00ebt 2,4 p\u00ebr qind, me nj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre n\u00ebngrupeve prej 3,4 p\u00ebr qind n\u00eb Indeksin e Harmonizuar t\u00eb \u00c7mimeve t\u00eb Konsumit (IH\u00c7K-it).<\/p>\n<p>Ndryshimet mujore dhe vjetore t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb % p\u00ebr grupe dhe n\u00ebngrupe t\u00eb COICOP-it, Kosov\u00eb, Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, r\u00ebnie e \u00e7mimeve v\u00ebrehet te grupet dhe n\u00ebngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 14.5% dhe l\u00ebnde djeg\u00ebse t\u00eb ngurta, dru zjarri, pelet etj. 3,7% dhe me nj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre n\u00ebngrupeve prej 0,2 p\u00ebr qind n\u00eb IH\u00c7K-it.<\/p>\n<p>Kurse, indeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesatare prej 1,0 % n\u00eb muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.<\/p>\n<p>\u201cKjo kryesisht \u00ebsht\u00eb shpjeguar me ngritjen e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit t\u00eb n\u00ebngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve (8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet p\u00ebr pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), sh\u00ebrbimet p\u00ebr transport (4,7%), mobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me nj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre n\u00ebngrupeve prej 1,0 p\u00ebr qind n\u00eb IH\u00c7K\u201d, thuhet n\u00eb raportin e publikuar nga ana e ASK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomisti, Egzon Kastrati p\u00ebr Portalin Dukagjini rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje ka th\u00ebn\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs ka vepruar n\u00eb raport me inflacionin p\u00ebrmes mas\u00ebs monetare apo rritjes s\u00eb pag\u00ebs me ligjin e ri.<\/p>\n<p>\u201cQeveria ka vepruar p\u00ebrmes mas\u00ebs monetare q\u00eb \u00ebsht\u00eb indeksimi i pag\u00ebs, pra rritja e pag\u00ebs me ligjin e ri mund t\u00eb quhet nj\u00eb mas\u00eb anti-inflacion e cila n\u00eb kontekstin real baraz vler\u00ebson n\u00eb aspektin nominal inflacion mir\u00ebpo fuqia reale te t\u00eb ardhurat mbetet e njejt\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kransiqi .<\/p>\n<p>Tutje, ai ka theksuar se tendenca p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb \u00e7mimeve ka sjellur \u201cpasojat e disfunksionit t\u00eb Autoritetit Kosovar t\u00eb Konkurenc\u00ebs. N\u00eb rast se masat nd\u00ebshkuese do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb efektshme, ato do t\u00eb ndikonin n\u00eb frenimin e k\u00ebsaj tendence t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij \u201czvog\u00eblimi i produkteve n\u00eb treg po favorizon formimin e karteleve dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb fshehta midis tregtar\u00ebve, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur d\u00ebmtojn\u00eb konsumator\u00ebt, duke i l\u00ebn\u00eb ata t\u00eb prekur edhe n\u00eb sasi t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb, ekonomisti Naim Huruglica ka th\u00ebn\u00eb se ky veprim i kompanive p\u00ebr zvog\u00eblimin e sais\u00eb dhe mbetjes konstante t\u00eb \u00e7mimit n\u00ebnkupton inflacion.<\/p>\n<p>\u201cKompanit\u00eb kan\u00eb shku p\u00ebr mos me ardh\u00eb deri tek rritja e \u00e7mimeve kan\u00eb zvog\u00ebluar sasin\u00eb. Se p\u00ebr vet\u00eb faktin se p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb blen\u00eb m\u00eb pak kjo \u00ebsht\u00eb inflacion dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb rritje e kostos s\u00eb \u00e7mimit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Huruglica.<\/p>\n<p>I pyetur nga Portali Dukagjini p\u00ebr evidentim nga ana e ASK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj infalcioni, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se \u201cish dashur t\u00eb evidentohet ky lloj inflacioni edhe nga ASK-ja\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb matjeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata duhet me krahasu \u2018t\u00eb ngjajshmen me t\u00eb ngjajshmen\u2019 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk mundesh me krahasu \u00e7mimin si ka qen\u00eb para nj\u00eb apo dy muajve, shembull; 1 kilogram oriz me \u00e7mimin qysh e ka 900 gram oriz, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb\u201d, ka p\u00ebrfunduar Huruglica.<\/p>\n<p>Ne jemi interesuar dhe kemi telefonuar edhe Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur nj\u00eb zyrtar\u00eb nga ky dikaster dhe ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7mimin e matin p\u00ebr nj\u00ebsi mat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKur monitorojm\u00eb \u00e7mimet me pakic\u00eb dhe secilin \u00e7mim, por sidomos \u00e7mimet e konsumit jan\u00eb \u00e7mimet me pakic\u00eb, \u00e7mimet q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb konsumatori i fundit e b\u00ebn\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr at\u00eb blerje t\u00eb mallit. Ne bazohemi tek nj\u00ebsia mat\u00ebse, \u00e7mimin e matim p\u00ebr nj\u00ebsi mat\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i ASK-s\u00eb, i ka th\u00ebn\u00eb Portalit Dukagjinit se evidentimi zvog\u00eblimit t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb produkteve ushqimore \u201cIsh dasht\u00eb me u mat\u00eb dhe duhet me mat\u00eb metodologjikisht p\u00ebr njesin\u00eb mat\u00ebs\u00eb. Ne si statistik\u00eb, si institucion e b\u00ebjm\u00eb matjen e \u00e7mimit p\u00ebr nj\u00ebsi mat\u00ebs\u00eb t\u00eb definuar\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr trendin r\u00ebn\u00ebs t\u00eb ekonomis\u00eb ka reaguar deputeti nga radh\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Avdullah Hoti duke th\u00ebn\u00eb se r\u00ebnia ekonomike po vazhdon gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb k\u00ebsaj qeverie \u2013 q\u00eb nga tremujori i dyt\u00eb i vitit 2021 kur e nis\u00ebn mandatin.<\/p>\n<p>\u201cPa zot sht\u00ebpie q\u00eb kujdeset p\u00ebr ekonomin\u00eb e bashk\u00ebpunon me sektorin privat, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb shafitur n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet. Kjo ka qen\u00eb e pritshme. N\u00eb tri vite t\u00eb qeverisjes, nuk ka asnj\u00eb politik\u00eb ekonomike e fiskale q\u00eb siguron pun\u00ebsim e prodhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Investimet publike n\u00eb tri vitet e fundit jan\u00eb tkurrur jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. E gjith\u00eb politika ekonomike \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb subvencione, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb mbijetes\u00eb, por jo zhvillim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si shum\u00eb vende tjera, edhe Kosova, gjat\u00eb k\u00ebtij viti po p\u00ebrballet me rritje t\u00eb theksuar t\u00eb \u00e7mimeve. R\u00ebnia e ofert\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mungesa e kapaciteteve prodhuese t\u00eb brendshme dhe rritja e ndjeshme e k\u00ebrkes\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Rritje e vazhdueshme dhe e pakontrolluar e \u00e7mimeve t\u00eb artikujve bazik n\u00eb Kosov\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":862832,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-862831","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=862831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/862831\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/862832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=862831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=862831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=862831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}