{"id":863438,"date":"2023-09-30T14:51:09","date_gmt":"2023-09-30T12:51:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=863438"},"modified":"2023-10-01T23:51:38","modified_gmt":"2023-10-01T21:51:38","slug":"ish-komandanti-i-fsk-se-kadri-kastrati-sulmi-terrorist-ne-veri-me-dijeni-te-vuciqit-e-vulinit-qellimi-i-tyre-ishte-shpallja-e-autonomise-mbi-lumin-iber","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ish-komandanti-i-fsk-se-kadri-kastrati-sulmi-terrorist-ne-veri-me-dijeni-te-vuciqit-e-vulinit-qellimi-i-tyre-ishte-shpallja-e-autonomise-mbi-lumin-iber\/","title":{"rendered":"Kadri Kastrati: Sulmi terrorist n\u00eb veri me dijeni t\u00eb Vu\u00e7iqit e Vulinit, q\u00ebllimi ishte shpallja e autonomis\u00eb mbi lumin Ib\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-komandanti i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Kastrati, thot\u00eb se q\u00ebllimi i terrorist\u00ebve serb\u00eb m\u00eb 24 shtator n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit ka qen\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb nj\u00eb konflikt dhe t\u00eb dalin mbi lumin Ib\u00ebr q\u00eb t\u00eb shpallin nj\u00eb lloj autonomie.<\/strong><\/p>\n<p>Kastrati thot\u00eb se sulmi terrorist \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dijen e presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe t\u00eb shefit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs serbe, Aleksand\u00ebr Vulinit dhe mund t\u00eb jet\u00eb kryer edhe me direktiva nga Rusia,<\/p>\n<p>Ish-komandati Kastrati n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net thot\u00eb se faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb presion te Serbia q\u00eb terrorist\u00ebt serb\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se n\u00ebse rrezikohet Kosova, me urdhrin e Presidentes mund t\u00eb aktivizoj\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por shton se derisa \u00ebsht\u00eb NATO e KFORI nuk ka rrezik t\u00eb sulmit direkt nga Serbia.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb sot nga kryeministri Albin Kurti i cili tha se zotimi i Tha\u00e7it ndaj NATO-s nuk e lejon d\u00ebrgimin e FSK-s\u00eb n\u00eb Veri, Kastrati i cili ka qen\u00eb komandat i FSK-s\u00eb n\u00eb vitin 2013, thot\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb dakordim q\u00eb FSK mos t\u00eb dislokohet n\u00eb veri pa koordinim me ta, por jo nj\u00eb urdh\u00ebr e as ndalim.<\/p>\n<p><em>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me ish-komandatin e FSK-s\u00eb, gjeneral Kadri Kastrati dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Reporteri.net:<\/em><\/p>\n<p><strong>M\u00eb 24 shtator ndodhi nj\u00eb sulm nga terrorist\u00eb\u00a0serb\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit. A ka qen\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr nisjen e nj\u00eb lufte t\u00eb re n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb masakra brenda Manastirit te pelegrin\u00ebt edhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u2019ia l\u00ebn\u00eb fajin Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb ngritin popullin n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb dhe t\u2019i aktivizojn\u00eb grupet tjera. Poashtu q\u00ebllimi ka qen\u00eb ta nisin nj\u00eb konflikt dhe t\u00eb dalin n\u00eb lumin Ib\u00ebr q\u00eb t\u00eb shpallin nj\u00eb lloj autonomie dhe bllokade q\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs dhe KFOR-i t\u00eb mos dalin n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb rrezik potencial edhe p\u00ebr forcat nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, sepse ato grupe terroriste nuk kishin zgjedhur k\u00ebnd do ta sulmonin p\u00ebr ta arritur q\u00ebllimin e tyre.<\/p>\n<p>Ky grup ka qen\u00eb i p\u00ebrzier me serb lokal q\u00eb kan\u00eb kryer trajnime n\u00eb Rashk\u00eb dhe n\u00eb kazermat serbe nga Nj\u00ebsit\u00eb Speciale t\u00eb Serbis\u00eb dhe dyshohet se ka pasur edhe rus.<\/p>\n<p><strong>Ky sulm terrorist a \u00ebsht\u00eb me mb\u00ebshtetje nga Serbia dhe i planifikuar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht ky sulm terrorist ka qen\u00eb i planifikuar m\u00eb par\u00eb, sepse si\u00e7 dihet Vu\u00e7iqi ka k\u00ebrkuar disa here q\u00eb t\u00eb largohet forcat e Nj\u00ebsis\u00eb Speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga veri , dhe me largimin eventual do t\u00eb mundoheshin ta realizonin projektin e tyre. Pra gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dijen e Vu\u00e7iqit dhe Aleksand\u00ebr Vulinit q\u00eb njihet si djali i Putinit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0A mund t\u00eb jet\u00eb kryer sulmi terrorist edhe me direktiva nga Rusia?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht po, sepse me shkuarjen e Vulin n\u00eb Mosk\u00eb dhe Dodikut, kan\u00eb marrv instruksione t\u00eb qarta atje.<\/p>\n<p>Rusia synon ta b\u00ebj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor zone konflikti, dhe ta shp\u00ebrqendroj\u00eb v\u00ebmendjen nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, t\u00eb jet\u00eb prezente n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duke e mbajtur n\u00ebn tension.<\/p>\n<p>Ky plan ka qen\u00eb i ndihmuar edhe nga qendra e spiunazhit n\u00eb Nish q\u00eb \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr ruse, njer\u00ebz edhe nga Rusia, pra bashk\u00eb me Vulinin, njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur direkt me Mosk\u00ebn.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Millan Radojiciq tha p\u00ebrmes avokatit se ai ka organizuar gjith\u00e7ka dhe e ka b\u00ebr\u00eb pa dijenin\u00eb e shtetit serb. A \u00ebsht\u00eb kjo tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Vu\u00e7iqin?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim se Millan Radoji\u00e7iq ka deklaruar ashtu p\u00ebrmes avokatitit t\u00eb tij p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Vu\u00e7iqin dhe Serbin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e dine se e v\u00ebrteta nuk q\u00ebndron si\u00e7 thot\u00eb Radoji\u00e7iq, pasi sipas raporteve armatimi ka hyr\u00eb dirket nga Serbia, dhe ka qen\u00eb i deponuar pes\u00eb kilometra af\u00ebr kufirit me Sebrin\u00eb. Dokumentet e gjetura nga Policia e Kosov\u00ebs tregojn\u00eb se ushtria serbe i ka dh\u00ebn\u00eb armatim grupit terrorist, sepse 80 p\u00ebr qind jan\u00eb arm\u00eb ushtarake, nuk jan\u00eb arm\u00eb q\u00eb blihen n\u00eb treg, andaj mb\u00ebshtetja e Serbis\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte.<\/p>\n<p><strong>\u00a0A duhet t\u00eb ekstradohet n\u00eb Kosov\u00eb Radojiciq q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e SHBA-ve dhe Blinken q\u00eb Radoji\u00e7iq dhe terrorist\u00ebt tjer\u00eb duhet t\u00eb arrestohen, edhe e shteteve tjera per\u00ebndimore q\u00eb ata t\u00eb sillen para drejt\u00ebsis\u00eb. Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb presion te Serbia q\u00eb terrorist\u00ebt serb\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Serbia ka sjell\u00eb trupat ushtarake n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn p\u00ebr \u00e7ka njoftoi mbr\u00ebm\u00eb SHBA dhe k\u00ebrkoi largimin e tyre. A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i hapur?<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb reaguar p\u00ebr l\u00ebvizjen e trupave serbe dhe pozicionimin e tyre af\u00ebr kufirit me Kosov\u00ebn.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dirket p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, sepse Serbia me dislokimin e forcave ushtarake af\u00ebr Kosov\u00ebs rrezikon edhe NATO-n, q\u00eb \u00ebsht\u00eb garantuese e ruajtjes s\u00eb sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb derisa \u00ebsht\u00eb NATO e KFORI nuk ka rrezik t\u00eb sulmit direkt n\u00eb Kosov\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>\u00a0A do t\u00eb ishte e gatshme FSK me ju kund\u00ebrp\u00ebrgjigj\u00eb ushtris\u00eb serbe?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb ngritje t\u00eb kapaciteteve, dhe aktualisht kan\u00eb disa kapacitete mir\u00eb t\u00eb ngritura e t\u00eb trajnuara, kan\u00eb arm\u00eb, dhe n\u00ebse rrezikohet Kosova, me urdhrin e Presidentes, ajo forc\u00eb do t\u00eb aktivizohej dhe do ta luftonte ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb. Por jo vet\u00ebm ushtria, por duhet th\u00ebn\u00eb se Kosova ka edhe ish ushtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mobilizohen dhe t\u00eb dalin n\u00eb mbrojtje t\u00eb atdheut, n\u00ebse vije situate deri aty.<\/p>\n<p>Por NATO \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mend Serbia t\u00eb hy n\u00eb luft\u00eb me NATO-n.<\/p>\n<p><strong>Sot kryeministri Albin Kurti tha se zotimi i Tha\u00e7it ndaj NATO-s nuk e lejon d\u00ebrgimin e FSK-s\u00eb n\u00eb Veri. Ju keni qen\u00eb komandant i FSK-s\u00eb, si q\u00ebndron e v\u00ebrteta?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb komandat, n\u00eb vitin 2013 kur kryeministri at\u00eb koh\u00eb Hashim Tha\u00e7i dhe sekretari i NATO-s, kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb dakordim, nuk ka qen\u00eb as urdh\u00ebr, as ndalim, por dakordim q\u00eb FSK mos t\u00eb dislokohet n\u00eb veri pa koordinim me ta.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb n\u00ebse pjes\u00ebtar\u00ebt e FSK-s\u00eb dislokohen n\u00eb Veri dhe b\u00ebjn\u00eb atje ushtrime, gjoja se mund t\u2019i pengoj\u00eb proceset politike, si p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale q\u00eb mund t\u00eb arrinte eventualisht Kosova me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka qene nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb eksplicite e Serbis\u00eb, e cila edhe sot po k\u00ebrkon q\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Speciale t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mos t\u00eb jen\u00eb n\u00eb veri. Por duhet th\u00ebn\u00eb se Policin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk mundet asikush ta ndaloj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb veri, si reaguese e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, e dyta \u00ebsht\u00eb EULEX-I dhe e treta KFOR-I.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse vije deri te p\u00ebrkeq\u00ebsimi i situates, edhe dakordimi mes ish-kryeministrit dhe NATO-s duhet t\u00eb bie posht\u00eb dhe FSK t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00eb mbrojtjet\u00eb asaj pjese.<\/p>\n<p>Ajo let\u00ebr shum\u00eb shpejt mund t\u00eb bie posht\u00eb, sepse Ushtria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb forc\u00eb multientike, dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00eb, por edhe p\u00ebr komunitetin serb.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb dy her\u00eb ushtar\u00ebt e FSK-s\u00eb bashk\u00eb me KFOR-in kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb operacione t\u00eb k\u00ebrkim shp\u00ebtimit n\u00eb Veri, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vet komunitetit serb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-komandanti i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Kastrati, thot\u00eb se q\u00ebllimi i terrorist\u00ebve serb\u00eb m\u00eb 24 shtator n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit ka qen\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb nj\u00eb konflikt dhe t\u00eb dalin mbi lumin Ib\u00ebr q\u00eb t\u00eb shpallin nj\u00eb lloj autonomie. Kastrati thot\u00eb se sulmi terrorist \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dijen e presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":863444,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,21],"tags":[],"class_list":["post-863438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/863438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=863438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/863438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/863444"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=863438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=863438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=863438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}