{"id":864895,"date":"2023-10-04T10:18:22","date_gmt":"2023-10-04T08:18:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=864895"},"modified":"2023-10-04T15:12:02","modified_gmt":"2023-10-04T13:12:02","slug":"librat-sivjet-me-te-shtrenjte-procedurat-per-ti-blere-me-te-veshtira-rimbursimi-ende-seshte-permbyllur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/librat-sivjet-me-te-shtrenjte-procedurat-per-ti-blere-me-te-veshtira-rimbursimi-ende-seshte-permbyllur\/","title":{"rendered":"Librat sivjet m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, procedurat p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira &#8211; rimbursimi ende s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tekstet shkollore. Kjo \u00ebsht\u00eb tema q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb shtatorit &#8211; madje po vazhdon &#8211; t\u00eb nxis\u00eb reagime t\u00eb ndryshme n\u00eb opinion, n\u00eb ve\u00e7anti te prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve nis\u00ebn procesin m\u00ebsimor kryesisht pa libra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e furnizimit me tekste shkollore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave fillore, u b\u00eb problematike kur procesi nisi t\u00eb digjitalizohet.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MASHTI) n\u00eb Kosov\u00eb, e ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn e furnizimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt i merrnin librat falas n\u00eb shkoll\u00eb, por k\u00ebt\u00eb vit, ata \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i blinin vet e m\u00eb pas do t\u00eb kompensoheshin n\u00eb shuma prej 30 euro ose 80 euro, p\u00ebrmes platform\u00ebs digjitale t\u00eb Qeveris\u00eb, E-Kosova. Si\u00e7 ka m\u00ebsuar Gazeta Online Reporteri.net, kompensimi nga MASHTI ende po vazhdon.<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb shumta pati p\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit, duke e konsideruar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrlikuar i gjith\u00eb procesi.<\/p>\n<h1>Sivjet \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb shtrenjta &#8211; Nagavci thot\u00eb m\u00eb lir\u00eb<\/h1>\n<p>Ministrja e Arsimit, Arb\u00ebrie Nagavci,<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/nagavci-sivjet-librat-po-shiten-me-lire-se-qe-i-jane-shitur-mashtit-vjet-e-njejta-abetare-ne-shqiperi-shitet-7-50-cente-ne-kosove-10-97\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> pati njoftuar se ka ndryshuar m\u00ebnyra e shp\u00ebrndarjes s\u00eb teksteve shkollore<\/a>, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes me sht\u00ebpit\u00eb botuese p\u00ebr furnizimin e shkollave me libra, p\u00ebr faktin se, sipas saj, sht\u00ebpit\u00eb botuese kan\u00eb ofertuar \u00e7mime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato q\u00eb i vendosin n\u00eb librarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Pas pretendimeve t\u00eb ministres Nagavci se sht\u00ebpit\u00eb botuese kan\u00eb ofertuar \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr libra, ka reaguar Sht\u00ebpia Botuese Dukagjini.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ajo ka th\u00ebn\u00eb se oferta q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ministri ka qen\u00eb p\u00ebr rreth 4% m\u00eb e lir\u00eb krahasuar me vitin 2022.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid0hfx8L3v2ht9x5qnkKWGeQWSp6sE49Kgw67ekjUiqmbWiPtVmePmAtagtaLm12bebl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"250\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><br \/>\nPo ashtu, Gazeta Online Reporteri.net ka par\u00eb se edhe \u00e7mimi i Abetares \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb. \u00c7mimi i ofertuar ka qen\u00eb m\u00eb i lir\u00eb sesa \u00e7mimi q\u00eb m\u00eb pas u shit Abetarja. Po ashtu, sipas MASHTI-it, edhe n\u00eb vitin 2022 ka qen\u00eb m\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ofert\u00ebn q\u00eb e ka refuzuar MASHTI, Abetarja do t\u00eb shitej 7 euro e 56 cent, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit, Abetarja u shit 10 euro e 97 cent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet pako (Abetarja baz\u00eb dhe Abetare Pune) sipas komisionit t\u00eb negocimit p\u00ebr vitin 2022 \u00ebsht\u00eb 7.56 euro, edhe \u00e7mimi pako i (Abetares baz\u00eb dhe Abetare Pune) sipas komisionit t\u00eb negocimit p\u00ebr vitin 2023 \u00ebsht\u00eb 7.56 euro, sipas raportit t\u00eb komisionit t\u00eb negocimit \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb tenderi i cili \u00ebsht\u00eb anuluar\u201d, tha p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net Xhemajl Buzuku, Udh\u00ebheq\u00ebs i divizionit t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>MASHTI ka ndar\u00eb nga 80 euro p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb pest\u00ebn dhe nga 30 euro p\u00ebr ata nga e gjashta deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn, pasi t\u00eb fundit i kan\u00eb t\u00eb siguruara librat nga viti i kaluar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-864899 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1400\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2.jpg 1400w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2-150x150.jpg 150w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-Copy-of-foto-2-768x768.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net, ka komunikuar me disa prind\u00ebr, f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve vijojn\u00eb klasat nga 1 deri 5, dhe ata kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre me m\u00ebnyr\u00ebn e aplikimit, q\u00eb p\u00ebr ta ishte shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Por kujtojm\u00eb se tenderi p\u00ebr furnizim me libra shkollor\u00eb kishte vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa subvencionimi tash p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin produkt kushton mbi 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<h1>97 p\u00ebr qind t\u00eb rimbursuar pas aplikimit p\u00ebr libra<\/h1>\n<p>P\u00ebr subvencionim t\u00eb teksteve dhe materialeve tjera t\u00eb nevojshme, Qeveria e Kosov\u00ebs pati ndar\u00eb rreth 13 milion\u00eb euro. Subvencionimi po vazhdon.<\/p>\n<p>Mbi 6.3 milion\u00eb euro jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr subvencionim t\u00eb librave shkollor\u00eb. Prind\u00ebrit do t\u00eb duhej t\u2019i blinin librat, nd\u00ebrsa ata do t\u00eb subvencionoheshin m\u00eb pas me nga 80 euro.<\/p>\n<p>Edona Kutleshi-Maliqaj, K\u00ebshilltare p\u00ebr media n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit, tha p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net se deri t\u00eb premten pasdite n\u00eb platform\u00ebn e-Kosova jan\u00eb pranuar 191.483 aplikime nga t\u00eb cilat, 111.745 aplikime p\u00ebr klasat I-V p\u00ebr tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime p\u00ebr klasat 6-9 p\u00ebr materiale shkollore.<\/p>\n<p>\u201cNga grupi punues i MASHT dhe MFPT jan\u00eb verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% t\u00eb aplikant\u00ebve dhe ky proces \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrmbyllur me sukses\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas Kutleshi \u2013 Maliqajt, Agjencia e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AShI) ka njoftuar se t\u00eb gjitha rasteve t\u00eb aplikant\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e regjistruar n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 6 vje\u00e7are, pas k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb libri@rks-gov.net u \u00ebsht\u00eb lejuar mund\u00ebsia e aplikimit.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, i kemi zgjidhur rastet p\u00ebr furnizim me tekste shkollore p\u00ebr komunitetet jo shumic\u00eb dhe grupet e nx\u00ebn\u00ebsve me kujdestari ligjore. Deri m\u00eb tani n\u00eb adres\u00eb t\u00eb MASHTI, nuk kemi pranuar asnj\u00eb ankes\u00eb zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nx\u00ebn\u00ebsve me tekstet shkollore. Me q\u00ebllim q\u00eb asnj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mos mbetet pa p\u00ebrfituar nga kjo mb\u00ebshtetje, platforma eKosova do t\u00eb qendroj\u00eb e hapur dhe po ashtu do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb edhe aplikimin fizik n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorit\u00eb Komunale t\u00eb Arsimit dhe shkollat\u201d, tha Kutleshi-Maliqaj.<\/p>\n<p>Numri i nx\u00ebn\u00ebsve nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb llogaritet t\u00eb jet\u00eb 213.000.<\/p>\n<h1>Ofertat<\/h1>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar nga MASHTI ofertat q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb botuese ia kan\u00eb ofruar ministris\u00eb sivjet.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Libri Shkollor \u2013 \u00c7mimi total 4,675,050 Euro<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Dukagjini \u2013 \u00c7mimi total 4,260,902.56 Euro<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Albas \u2013 \u00c7mimi total 1,443, 550.20 Euro<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Pegi \u2013 \u00c7mimi total 78,349.14 Euro<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Berati \u2013 \u00c7mimi total 50883.00 Euro<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia Botuese \u2013 Magjia e Librit \u2013 \u00c7mimi total 2308.40 Euro<\/p>\n<h1>Kritika ndaj MASHTI-t<\/h1>\n<p>Organizata ETEA ka realizuar nj\u00eb matje statistikore gjat\u00eb muajit shtator t\u00eb vitit 2023, p\u00ebr furnizimin me tekstet shkollore tek klasat 1-5 dhe mbar\u00ebvajtjen e procesit m\u00ebsimor n\u00eb fillimin e vitit shkollor 2022\/23, duke marr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete mbi situat\u00ebn aktuale n\u00eb shkollat fillore t\u00eb Kosov\u00ebs, pas vendimit t\u00eb MAShTI-t p\u00ebr t\u00eb ndryshuar procesin p\u00ebr furnizimin me tekste shkollore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si q\u00ebndron situata n\u00eb shkollat fillore t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; klasa 1-5 \u2013 me furnizimin me tekste shkollore dhe mbar\u00ebvajtjen e procesit m\u00ebsimor, organizata ETEA, p\u00ebrmes metod\u00ebs sasiore, ka grumbulluar t\u00eb dh\u00ebna nga 506 respodent\u00eb \u2013 t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\/e t\u00eb ciklit 1-5 \u2013 prej komunave nga e gjith\u00eb Kosova, p\u00ebrjashtuar komunat me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Komunat me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb anketave jan\u00eb Prishtina me 23.1% dhe Peja me 14.6%. N\u00eb nivel klasash, numri m\u00eb i lart\u00eb i respodent\u00ebve jan\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\/e t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb (23.7%), pasuar nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit\/et e klas\u00ebs s\u00eb 3-t\u00eb me (21.3%). Matjet nga t\u00eb cilat dalin statistikat n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb kryer mes datave 14 dhe 22 shtator. Anketimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb form\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>Organizata ETEA tha se nga matjet e kryera se nj\u00eb muaj pas fillimit t\u00eb vitit shkollor 2022\/23, 70.6% e nx\u00ebn\u00ebsve\/eve t\u00eb Kosov\u00ebs shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb pa pasur n\u00eb dispozicion t\u00eb gjitha tekstet shkollore.<\/p>\n<p>M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit\/et n\u00eb shumic\u00eb prej 52.6% konsiderojn\u00eb se vendimi i MAShTI-t ka pasur ndikim negativ n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit m\u00ebsimor, krahas 14.8% q\u00eb konsiderojn\u00eb se vendimi ka pasur ndikim pozitiv.<\/p>\n<p>Mungesa e teksteve shkollore te f\u00ebmij\u00ebt lidhet me disa arsye, prej t\u00eb cilave prijn\u00eb mungesa e teksteve shkollore n\u00ebp\u00ebr librarit\u00eb e qytetit dhe problemet me transferimin e mjeteve financiare p\u00ebrmes platform\u00ebs e-Kosova.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me vendimin e MAShTI-t p\u00ebr t\u00eb ndryshuar procesin e furnizimit me tekstet shkollore, 30.4% e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve\/eve konsiderojn\u00eb se ministria duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb subvencionimin e prind\u00ebrve\/kujdestar\u00ebve\/eve p\u00ebr blerjen e teksteve, derisa 69.6% vler\u00ebsojn\u00eb se MAShTI duhet ta p\u00ebrmbyll k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebrmes procedurave t\u00eb prokurimit\u201d, tha ETEA.<\/p>\n<p>Nga matjet e ETEA, rajoni i Mitrovic\u00ebs q\u00ebndron m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb aspektin e furnizimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve me tekstet shkollore. Komuna e Vushtrris\u00eb prin\u00eb me 46.7% t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve\/eve nga Vushtrria q\u00eb thon\u00eb se 100% e nx\u00ebn\u00ebsve\/eve jan\u00eb t\u00eb pajisur me libra. Mitrovica num\u00ebron 41.2% kurse Sk\u00ebnderaj 40%. N\u00eb mesin e komunave me numrin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00ebndron edhe Prishtina \u2013 si komun\u00eb e dyt\u00eb \u2013 me 44% t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve\/eve nga kjo komun\u00eb q\u00eb thon\u00eb se 100% e nx\u00ebn\u00ebsve\/eve n\u00eb klasat e tyre kan\u00eb t\u00eb gjitha tekstet shkollore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mbar\u00ebvajtjes s\u00eb procesit m\u00ebsimor, problemi v\u00ebrehet dush\u00ebm te klas\u00ebt e para, ku 38.3% e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve\/eve deklarojn\u00eb se ndjekin plan-programin, por f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb hasur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ose 12.7% deklarojn\u00eb se nuk e kan\u00eb ndjekur fare plan-programin, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb total, 54.5% e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve\/eve n\u00eb Kosov\u00eb deklarojn\u00eb se kan\u00eb probleme t\u00eb ndjekin plan-programin hap-pas-hapi, me vet\u00ebm 45.5 p\u00ebr qind q\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb punuar rregullisht gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave, Kosova ka mbi 300.000 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb ndjekin shkollimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb mbi 1.000 shkolla. \/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tekstet shkollore. Kjo \u00ebsht\u00eb tema q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb shtatorit &#8211; madje po vazhdon &#8211; t\u00eb nxis\u00eb reagime t\u00eb ndryshme n\u00eb opinion, n\u00eb ve\u00e7anti te prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve nis\u00ebn procesin m\u00ebsimor kryesisht pa libra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. \u00c7\u00ebshtja e furnizimit me tekste shkollore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave fillore, u b\u00eb problematike kur procesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":864908,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-864895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/864895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=864895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/864895\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/864908"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=864895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=864895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=864895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}