{"id":867612,"date":"2023-10-10T19:24:44","date_gmt":"2023-10-10T17:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=867612"},"modified":"2023-10-10T19:29:45","modified_gmt":"2023-10-10T17:29:45","slug":"kosova-rreshtohet-me-izraelin-ne-kohe-lufte-palestinezet-rikonfirmojne-raportet-miqesore-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosova-rreshtohet-me-izraelin-ne-kohe-lufte-palestinezet-rikonfirmojne-raportet-miqesore-me-serbine\/","title":{"rendered":"Kosova rreshtohet me Izraelin n\u00eb koh\u00eb lufte \u2013 palestinez\u00ebt rikonfirmojn\u00eb raportet miq\u00ebsore me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Izraeli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs \u2013 shtetit me t\u00eb cilin lidhi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike para pak koh\u00ebsh \u2013 q\u00eb deklaroi mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb, duke d\u00ebnuar sulmin e Hamasit. P\u00ebrve\u00e7 shtetit hebre, Prishtina zyrtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e Per\u00ebndimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Palestin\u00ebn duken t\u00eb pandreqshme. Palestina e konsideron Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe ambasadori i ri palestinez n\u00eb Beograd para pak dit\u00ebsh ia konfirmoi kryeministres serbe se ky q\u00ebndrim as q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kishte kuptuar vet\u00eb ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla vitin e kaluar, kur e kishte takuar ministrin e Jasht\u00ebm palestinez, Riyad al-Malikin. N\u00eb p\u00ebrpjekjen \u201cp\u00ebr ta thyer akullin\u201d, ajo ishte bindur p\u00ebr lidhjen e fort\u00eb t\u00eb Palestin\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Izraeli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00eb q\u00eb prej t\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb m\u00ebngjes, pasi grupi militant Hamas l\u00ebshoi mij\u00ebra raketa p\u00ebrtej kufirit. Alarmet u l\u00ebshuan n\u00eb mbar\u00eb vendin, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Jerusalem dhe Tel Aviv dhe mbi 1,000 persona u vrar\u00eb deri m\u00eb tani. Izraeli u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova reagoi shpejt. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e d\u00ebnuan inkursionin e papritur, duke shprehur solidaritet me Izraelin, me t\u00eb cilin shteti m\u00eb i ri n\u00eb Ballkan vendosi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike para tre vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Izrael. Shprehim solidaritetin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit n\u00eb k\u00ebto or\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Mendimet tona jan\u00eb me familjet e viktimave\u201d, shkroi Osmani.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Kurti: \u201cRepublika e Kosov\u00ebs d\u00ebnon pa m\u00ebdyshje sulmet e sotme terroriste kund\u00ebr shtetit t\u00eb Izraelit. Mendimet tona jan\u00eb me popullin e Izraelit gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe tep\u00ebr sfiduese. Ne d\u00ebnojm\u00eb t\u00eb gjitha aktet e dhun\u00ebs dhe q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb solidaritet t\u00eb pal\u00ebkundur me t\u00eb prekurit\u201d.<\/p>\n<p>Ai reagoi edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, duke u shprehur shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr krimet kund\u00ebr civil\u00ebve dhe numrin e lart\u00eb t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr krimet kund\u00ebr civil\u00ebve dhe numrin n\u00eb rritje t\u00eb vdekjeve pas sulmeve t\u00eb Hamasit n\u00eb Izrael. Un\u00eb q\u00ebndroj me aleat\u00ebt tan\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndalimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre akteve, duke mb\u00ebshtetur t\u00eb drejt\u00ebn e Izraelit p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje kund\u00ebr terrorizmit dhe duke k\u00ebrkuar lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pengjeve\u201d, shkroi Kurti.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e Kosov\u00ebs nuk mbeti pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb shtetin e fuqish\u00ebm aziatik.<\/p>\n<p>Ambasadorja e Izraelit n\u00eb Kosov\u00eb, Tammy Ziv e fal\u00ebnderoi Kurtin n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>\u201cJu faleminderit shum\u00eb, Shk\u00eblqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs!\u201d, shkroi Ziv t\u00eb shtun\u00ebn, duke shp\u00ebrndar\u00eb reagimin e tij.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e Kosov\u00ebs, ambasadorja izraelite e shprehu edhe dy dit\u00ebt pasuese.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur nga miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Mb\u00ebshtetja juaj ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ne n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb err\u00ebta dhe t\u00eb v\u00ebshtira. Nd\u00ebrsa situata n\u00eb Izrael vazhdon t\u00eb zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona jan\u00eb me familjet dhe komunitetet n\u00eb rajonin jugor\u201d, shkroi Ziv t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo tha dje se jan\u00eb prekur nga mb\u00ebshtetja q\u00eb e tregoi Kosova k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi thell\u00ebsisht t\u00eb prekur e mir\u00ebnjoh\u00ebs nga mb\u00ebshtetja e pal\u00ebkundur e te shk\u00eblqyeshme q\u00eb kemi marr\u00eb nga miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb partit\u00eb n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb, si dhe nga njer\u00ebzit nga t\u00eb gjitha shtresat kemi marr\u00eb mesazhe mb\u00ebshtet\u00ebse\u201d, u shpreh ambasadorja n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr RTK-n\u00eb.<\/p>\n<h4>Marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-Palestin\u00eb<\/h4>\n<p>P\u00ebr Palestin\u00ebn, Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi dhe \u00e7doher\u00eb kur i jepet rasti, vendi aziatik p\u00ebrs\u00ebrit se ky q\u00ebndrim s\u2019do t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kishte kuptuar qart\u00eb vitin e kaluar edhe ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, e cila n\u00eb mars e kishte takuar n\u00eb Turqi ministrin e Jasht\u00ebm palestinez, Riyad al-Malikin, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje \u201cp\u00ebr ta thyer akullin\u201d, si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i kishte treguar atij se q\u00ebndrimi i Kosov\u00ebs ishte \u201cshum\u00eb miq\u00ebsor\u201d, G\u00ebrvalla tregonte se si ishte bindur p\u00ebr lidhjen e fort\u00eb t\u00eb Palestin\u00ebs me Serbin\u00eb dhe se kishte par\u00eb q\u00eb nuk kishte \u201cinteresim t\u00eb dyansh\u00ebm\u201d p\u00ebr t\u2019i ndryshuar marr\u00ebdh\u00ebniet.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb lidhje t\u00eb hershme, p\u00ebr mua t\u00eb pakuptueshme mes Palestin\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila rrjedh nga mekanizmat e t\u00eb painkuadruarve dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar e ka mbetur q\u00eb nga koha e Titos dhe kjo lloj nostalgjie dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e mira kur vet\u00eb Serbia e ka shkat\u00ebrruar ish-Jugosllavin\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb\u201d, shprehej kryediplomatja n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Ambasadori i Palestin\u00ebs n\u00eb Beograd, Mohammed Nabhan kishte reaguar shpejt p\u00ebr t\u2019i siguruar serb\u00ebt se ai takim \u201cnuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ne dhe nuk n\u00ebnkupton ndryshim pozicioni\u201d. Ai thoshte se paralelja nd\u00ebrmjet Gazas dhe Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte e paarsyeshme pasi thoshte se \u201cKosova gjithmon\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa Gaza dhe Bregu Per\u00ebndimor kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Izraelit\u201d.<\/p>\n<p>Pasi Kosova dhe Izraeli n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021 formalizuan vendimin historik p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike, dhe shtimin e nj\u00eb ambasade n\u00eb Jerusalem, Palestina reagoi ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Ambasadori palestinez n\u00eb Beograd paralajm\u00ebronte se do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin hapa \u201cq\u00eb nuk do t\u2019i p\u00eblqejn\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht se un\u00eb jam n\u00eb konsultim me Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Palestin\u00ebs dhe duke filluar nga sot, ne do t\u00eb nd\u00ebrmarrim hapa q\u00eb nuk do t\u2019i p\u00eblqejn\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nivelin e Lig\u00ebs Arabe dhe Bashk\u00ebpunimit Islamik. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e asnj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre organizatave, por shum\u00eb prej tyre e kan\u00eb pranuar t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Kosov\u00eb, dhe do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga ato vende q\u00eb tash ta shqyrtojn\u00eb vendimin e tyre p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs\u201d, shprehej Nabhan. Paralajm\u00ebronte se vendet arabe do t\u2019i t\u00ebrhiqnin njohjet e tyre p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Mohammed Nabhan, i cili kishte studiuar n\u00eb Beograd, duke sh\u00ebrbyer prej vitit 2006 si ambasador i Palestin\u00ebs atje, e la k\u00ebt\u00eb vit kryeqytetin e Serbis\u00eb. Presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kur e p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00eb fund, e pati fal\u00ebnderuar \u201cp\u00ebr kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe dy popujve gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij afatgjat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas tij n\u00eb Beograd shkoi si ambasador Mohamed Al Namura, p\u00ebr t\u2019i siguruar edhe ai serb\u00ebt \u2013 sikur paraardh\u00ebsi i tij \u2013 se Palestina s\u2019do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. N\u00eb gusht, n\u00eb nj\u00eb takim me kryetarin e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Vladimir Orliq, ai ka th\u00ebn\u00eb se \u201cPalestina e konsideron Serbin\u00eb vend mik\u201d dhe se \u201cmosnjohja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim nga i cili nuk do t\u00eb devijojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadorin e ri palestinez, m\u00eb 6 tetor e priti n\u00eb takim edhe kryeministrja e Serbis\u00eb, ku kishin folur p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet tradicionalisht t\u00eb mira dhe miq\u00ebsore t\u00eb Serbis\u00eb e Palestin\u00ebs\u201d, si\u00e7 shkruhej n\u00eb titullin e komunikat\u00ebs s\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr shtyp nga zyra e Ana B\u00ebrnabiq.<\/p>\n<p>\u201cAjo shprehu mir\u00ebnjohjen e saj ndaj Palestin\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimin parimor dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe respektimin e parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ambasadori i Palestin\u00ebs p\u00ebrcolli p\u00ebrsh\u00ebndetjet e ngrohta t\u00eb kryeministrit t\u00eb atij vendi, Mohammad Shtayyeh, dhe konfirmoi q\u00ebndrimin parimor lidhur me mb\u00ebshtetjen ndaj Serbis\u00eb n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial\u201d, u tha n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebsia fetare \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb pik\u00ebpamjen e tyre mbi konfliktin Izrael-Palestin\u00eb. Disa t\u00ebrheqin paralele mes vuajtjeve t\u00eb kosovar\u00ebve n\u00ebn regjimin e Sllobodan Millosheviqit n\u00eb vitet e \u201990-a dhe vuajtjeve t\u00eb palestinez\u00ebve. Me siguri, e b\u00ebjn\u00eb edhe duke harruar, duke e shp\u00ebrfillur ose pa e ditur faktin se n\u00eb fund t\u00eb vitit 1999, kur lufta n\u00eb Kosov\u00eb kishte pak muaj q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar, Palestina e ftonte at\u00ebher\u00eb Kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb festuar Krishtlindjet Ortodokse bashk\u00eb me ta n\u00eb Betlehem n\u00eb janar t\u00eb vitit 2000, ndon\u00ebse ai akuzohej p\u00ebr krime makabre t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Qeveria e at\u00ebhershme izraelite k\u00ebrc\u00ebnonte se Millosheviqi do t\u00eb arrestohej n\u00eb rast se do t\u00eb zbarkonte aty, si\u00e7 d\u00ebshmon edhe nj\u00eb shkrim i publikuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga gazeta amerikane, SFGATE.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb jan\u00eb mbajtur disa her\u00eb marshe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Palestin\u00ebs, ashtu si\u00e7 ka pasur edhe grumbullime m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Presidenti i Palestin\u00ebs, Mahmoud Abbas e kishte theksuar p\u00ebrher\u00eb se vendi i tij nuk do ta njihte Kosov\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr BIRN-in n\u00eb vitin 2015, Abbas thoshte se kosovar\u00ebt jan\u00eb \u201cnjer\u00ebzit tan\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, megjithat\u00eb, thoshte se duhej t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb zgjidhje vetes.<\/p>\n<p>\u201cPor, sepse ne kemi problemet tona, ne shpresojm\u00eb se ata do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr veten e tyre, pa nd\u00ebrhyrjen ton\u00eb\u201d, shprehej Abbas. \/<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/kosova-rreshtohet-me-izraelin-ne-kohe-lufte-palestinezet-rikonfirmojne-raportet-miqesore-me-serbine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Express<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izraeli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs \u2013 shtetit me t\u00eb cilin lidhi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike para pak koh\u00ebsh \u2013 q\u00eb deklaroi mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb, duke d\u00ebnuar sulmin e Hamasit. P\u00ebrve\u00e7 shtetit hebre, Prishtina zyrtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e Per\u00ebndimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Palestin\u00ebn duken t\u00eb pandreqshme. Palestina [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":867613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-867612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/867612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=867612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/867612\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/867613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=867612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=867612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=867612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}