{"id":870871,"date":"2023-10-18T21:35:54","date_gmt":"2023-10-18T19:35:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=870871"},"modified":"2023-10-18T22:07:58","modified_gmt":"2023-10-18T20:07:58","slug":"paralajmerimi-i-ambasadorit-hovenier-nje-vizite-shume-e-rendesishme-do-te-behet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/paralajmerimi-i-ambasadorit-hovenier-nje-vizite-shume-e-rendesishme-do-te-behet\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimi i Ambasadorit Hovenier: Nj\u00eb vizit\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb b\u00ebhet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Context&#8221;, n\u00eb ATV<\/strong><\/p>\n<p>ATV: <strong>Pat\u00ebt diskutim t\u00eb mir\u00eb me student\u00ebt, rreth nj\u00eb or\u00eb, dhe p\u00ebr\u00e7uat shum\u00eb mesazhe interesante, ashtu si\u00e7 pritej. Pat\u00ebt gjithashtu sesion pyetje \u2013 p\u00ebrgjigje. Cilat ishin temat kryesore q\u00eb u diskutuan dhe mesazhet q\u00eb ju vendos\u00ebt se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr rinin\u00eb dhe student\u00ebt tan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Ishte mund\u00ebsi p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj drejtp\u00ebrdrejt nga t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs. M\u00eb duket se e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb se rinia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb aseti m\u00eb i madh i k\u00ebtij shteti. T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb pasionuar, t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb angazhuar, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb paqes dhe prosperitetit. Kjo m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebtu, e ato jan\u00eb q\u00eb Kosova ta ket\u00eb vendin e vet n\u00eb strukturat evropiane dhe euro-atlantike, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb sjell prosperitet p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb dhe sistem efikas t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, andaj fol\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Ata b\u00ebn\u00eb shum\u00eb pyetje, lidhur me at\u00eb se si mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra pozitive, un\u00eb gjithmon\u00eb inspirohem kur d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb. Ishte bised\u00eb e mrekullueshme.<\/p>\n<p>ATV: <strong>A do t\u00eb thoshit se student\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngarkuar me politik\u00eb, nj\u00ebsoj si ne, le t\u00eb themi n\u00eb bisedat dhe takimet e tjera, dhe le t\u00eb themi, a vazhdojn\u00eb ta shohin Serbin\u00eb apo politik\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjet tjera si p\u00ebrcaktuese p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Le t\u00eb flasin student\u00ebt vet\u00eb p\u00ebr veten e tyre, por mendoj se ata duan ta shohin nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta. Ata duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me kushte t\u00eb siguris\u00eb, duan t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ekonomike, t\u00eb ken\u00eb puna dhe t\u00eb jetojn\u00eb jet\u00ebt e tyre n\u00eb paqe dhe siguri. Mendoj ashtu si\u00e7 duam t\u00eb gjith\u00eb ne. Ata tani jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr disa zhvillime t\u00eb caktuara&#8230;<\/p>\n<p>ATV:<strong> A duhet t\u00eb jen\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr zhvillimet tani. Por mendoj se ata mund t\u00eb ken\u00eb besim, ashtu si ne, se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fokusuar q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb k\u00ebtu dhe n\u00eb rajon, stabilitet m\u00eb t\u00eb madh, prosperitet m\u00eb t\u00eb madh, siguri m\u00eb t\u00eb madhe. Ky vazhdon t\u00eb jet\u00eb synimi yn\u00eb. Kjo k\u00ebrkon vullnet politik, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, q\u00eb t\u00eb punohet drejt zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes baz\u00eb q\u00eb u arrit n\u00eb shkurt dhe t\u00eb aneksit t\u00eb implementimit, q\u00eb u arrit n\u00eb mars. Por kemi nj\u00eb rrug\u00eb para e cila funksionon. Vet\u00ebm duhet t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>ATV: <strong>Dhe kur thoni se siguria vazhdon t\u00eb jet\u00eb objektivi juaj, a duhet t\u00eb ndryshoni m\u00ebnyrat p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb? Un\u00eb d\u00ebgjova diskutimet me student\u00ebt dhe ishte e pashmangshme q\u00eb t\u00eb flitej p\u00ebr zhvillimet n\u00eb veri dhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Nuk e di n\u00ebse duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb m\u00ebnyrat, por do t\u00eb donim t\u00eb shihnim rezultate m\u00eb t\u00eb mira nga m\u00ebnyra e angazhimit ton\u00eb. Bashkimi Evropian dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit e BE-s\u00eb po punojn\u00eb shum\u00eb dhe kan\u00eb mb\u00ebshtetjen amerikane. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur, dhe angazhimi i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm dhe i qart\u00eb, por gjithashtu pritjet tona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri dhe t\u00eb gjitha qeverit\u00eb kosovare p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb shoq\u00ebri multietnike demokratike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, jet\u00ebt e tyre dhe kushtet p\u00ebr dinjitet dhe siguri vazhdojn\u00eb. Ne kemi gjithashtu pritje nga Serbia, t\u00eb cilat jan\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb cilat k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb fqinj\u00ebt e saj, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb destabilizojn\u00eb rajonin dhe kjo gjithashtu ishte pjes\u00eb e bised\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>ATV: <strong>Dhe a ka ndonj\u00eb gj\u00eb, pas 24 shtatorit apo zhvillimeve t\u00eb fundit, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb ritmin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po l\u00ebviznin proceset politike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Un\u00eb mendoj se 24 shtatori n\u00ebnvizoi dhe e b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se sa urgjente \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizet para me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb arrihet implementimi i plot\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjitha zotimet n\u00eb marr\u00ebveshjen baz\u00eb dhe aneksin e implementimit. Ka shum\u00eb angazhime t\u00eb mira n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje themelore. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb gj\u00ebra si shmangja e p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs, zgjidhja e probleme p\u00ebrmes m\u00ebnyra paq\u00ebsore, respekt p\u00ebr kufijt\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit. Ka zotime edhe n\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs, lidhur me shtyrjen p\u00ebrpara t\u00eb asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e komunitetit etnik serb k\u00ebtu. Ne po ashtu mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe urgjente.<\/p>\n<p>ATV: <strong>Dy gj\u00ebra t\u00eb tjera. Fillimisht, kishte shum\u00eb pyetje dhe interesim lidhur me gjendjen ekonomike dhe k\u00ebmbimin ekonomik nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb, me Kosov\u00ebn q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione apo masa t\u00eb vendosura nga BE-ja. A mendoni se kjo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb apo t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, apo t\u00eb themi n\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb u adresuan nga student\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Ne po flisnim p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me SHBA-n\u00eb, andaj SHBA-ja nuk ka vendosur masa q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare t\u00eb Kosov\u00ebs apo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies ton\u00eb ekonomike, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>ATV: <strong>Dhe, pyetja e fundit, me ritmin aktual t\u00eb zhvillimeve n\u00eb rajon, a duhet t\u00eb presim ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb, le t\u00eb themi, dit\u00ebt apo jav\u00ebt n\u00eb vazhdim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hovenier:<\/strong> Nj\u00eb vizit\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb b\u00ebhet, ashtu si\u00e7 kemi diskutuar, dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb reflektim i seriozitetit me t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb n\u00eb BE e shohin situat\u00ebn aktuale. Ne duam t\u00eb shohim progres t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Jo n\u00eb negocimin e zotimeve t\u00eb reja nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por t\u00eb shohim q\u00eb marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb shkurt dhe implementimi i aneksit n\u00eb mars, t\u00eb zbatohen plot\u00ebsisht nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Mendoj se kjo vizit\u00eb e radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb manifestim i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb realizohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr emisionin &#8220;Context&#8221;, n\u00eb ATV ATV: Pat\u00ebt diskutim t\u00eb mir\u00eb me student\u00ebt, rreth nj\u00eb or\u00eb, dhe p\u00ebr\u00e7uat shum\u00eb mesazhe interesante, ashtu si\u00e7 pritej. Pat\u00ebt gjithashtu sesion pyetje \u2013 p\u00ebrgjigje. Cilat ishin temat kryesore q\u00eb u diskutuan dhe mesazhet q\u00eb ju vendos\u00ebt se jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":754353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-870871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/870871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=870871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/870871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/754353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=870871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=870871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=870871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}