{"id":871540,"date":"2023-10-20T12:24:38","date_gmt":"2023-10-20T10:24:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=871540"},"modified":"2023-10-20T13:02:02","modified_gmt":"2023-10-20T11:02:02","slug":"marredheniet-e-izraelit-me-fqinjet-e-afert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/marredheniet-e-izraelit-me-fqinjet-e-afert\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebdh\u00ebniet e Izraelit me fqinj\u00ebt e af\u00ebrt"},"content":{"rendered":"<header class=\"sc-cuGlHX iqKdcv\">\n<p class=\"sc-ezGUZh sc-kMbQoj llLYdd itboQC sc-dkkzZO idovIh teaser-text\"><strong>Q\u00eb nga themelimi i tij, Izraeli ka qen\u00eb i rrethuar nga armiq. Me disa \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje lufte sot, me t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb mir\u00eb. Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Izraelit me disa fqinj t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<h1>Egjipti<\/h1>\n<p>Egjipti ishte vendi i par\u00eb arab q\u00eb njohu zyrtarisht Izraelin. M\u00eb par\u00eb, pas krijimit t\u00eb Izraelit n\u00eb vitin 1948, t\u00eb dy vendet ishin n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr dekada dhe luftuan nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb disa luft\u00ebra arabo-izraelite. Izraeli dhe Egjipti n\u00ebnshkruan nj\u00eb traktat paqeje n\u00eb 1979, i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ia ktheu Gadishullin Sinai Egjiptit. Nd\u00ebrsa Izraelit iu dha kalimi i duhur i anijeve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebrat nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth gadishullit. Prandaj Egjiptit iu desh t\u00eb g\u00eblltiste p\u00ebrjashtimin nga Liga Arabe p\u00ebr dhjet\u00eb vjet. Sipas sondazheve, njohja e Izraelit si shtet \u00ebsht\u00eb ende e pap\u00eblqyeshme n\u00eb mesin e popullsis\u00eb egjiptiane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sundimit t\u00eb V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Myslimane n\u00eb Egjipt, organizata bij\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hamasi palestinez, marr\u00ebdh\u00ebniet u p\u00ebrkeq\u00ebsuan ndjesh\u00ebm. Kajro anashkaloi bllokad\u00ebn izraelite t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2011 protestuesit sulmuan ambasad\u00ebn izraelite n\u00eb Egjipt.<\/p>\n<p>Pas grushtit t\u00eb shtetit dhe ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb gjeneralit, Abdel Fattah al-Sisi n\u00eb vitin 2013, fqinj\u00ebt u afruan p\u00ebrs\u00ebri: nd\u00ebr t\u00eb tjera, ata bashk\u00ebpunuan n\u00eb shtypjen e kryengritjes islamike n\u00eb Sinai pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb presidentit egjiptian Hosni Mubarak. N\u00eb vitin 2015, Egjipti votoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara n\u00eb favor t\u00eb Izraelit &#8211; p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb agjencin\u00eb hap\u00ebsinore t\u00eb OKB-s\u00eb UNOOSA. Gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Donald Trump n\u00eb SHBA, Egjipti foli me palestinez\u00ebt dhe Jordanin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb paqen n\u00eb rajon. N\u00eb vitin 2021 dhe 2022, kryeministri izraelit udh\u00ebtoi n\u00eb Egjipt p\u00ebr bisedime diplomatike.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb para sulmit t\u00eb Hamasit, sipas informacioneve amerikane, Egjipti e paralajm\u00ebroi Izraelin p\u00ebr nj\u00eb sulm nga Gaza, ndoshta n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e mohon k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebrsa Kajro nuk e ka komentuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, bashk\u00ebpunimi i v\u00ebrtet\u00eb midis fqinj\u00ebve duket se po ec\u00ebn ngadal\u00eb: sipas informacioneve egjiptiane, furnizimet me ndihma jan\u00eb ulur n\u00eb pik\u00ebkalimin kufitar t\u00eb kontrolluar nga Egjipti n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs n\u00eb Rafah. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, civil\u00ebt presin t\u00eb largohen nga vendi &#8211; por qeveria izraelite nuk po bashk\u00ebpunon. Si Izraeli ashtu edhe terrorist\u00ebt e Hamasit mohojn\u00eb se ka negociata p\u00ebr hapjen e kalimit.<\/p>\n<h1>Jordania<\/h1>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e popullsis\u00eb jordaneze \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb palestineze &#8211; k\u00ebtu p\u00ebrfshihen emigrant\u00ebt dhe palestinez\u00ebt q\u00eb kan\u00eb fituar shtet\u00ebsin\u00eb, pasardh\u00ebsit e tyre, si dhe refugjat\u00ebt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Jordania konsiderohet zyrtarisht si kujdestare e vendeve t\u00eb shenjta islame n\u00eb Jerusalem dhe financon sh\u00ebrbimet q\u00eb menaxhojn\u00eb Malin e Tempullit. N\u00eb vitin 1994, Jordania dhe Izraeli b\u00ebn\u00eb paqe &#8211; por nuk pati ndonj\u00eb afrim real p\u00ebr tre dekadat e ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Mbreti Abdullah i Jordanis\u00eb foli p\u00ebr nj\u00eb &#8220;pik\u00eb t\u00eb ul\u00ebt&#8221; n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie &#8211; u tha se kishte armiq\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme midis tij dhe Netanyahut. Tensionet u ngrit\u00ebn n\u00eb vitin 2021 kur Izraeli i refuzoi hyrjen Princit Husein, i cili donte t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb siguri sesa ishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb planifikuar n\u00eb Malin e Tempullit n\u00eb Jerusalem. T\u00eb nes\u00ebrmen, Jordania u hakmor duke mohuar t\u00eb drejtat e fluturimit p\u00ebr nj\u00eb aeroplan t\u00eb nisur p\u00ebr n\u00eb Abu Dhabi derisa Netanyahu u detyrua t\u00eb anulonte udh\u00ebtimin e planifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, presidenti izraelit Isaac Herzog udh\u00ebtoi n\u00eb Aman p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr bisedime &#8211; por disponimi u p\u00ebrkeq\u00ebsua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vjesht\u00eb &#8211; njer\u00ebzit ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt mbi vendet e shenjta n\u00eb Jerusalem, tha Mbreti Abdullah n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr CNN.<\/p>\n<p>Si rezultat i veprimeve t\u00ebIzraelit kund\u00ebr terrorist\u00ebve t\u00eb Hamasit, Mbreti Abdullah tani ka frik\u00eb nga nj\u00eb fluks i m\u00ebtejsh\u00ebm i refugjat\u00ebve palestinez\u00eb n\u00eb vendin e tij, si\u00e7 e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb pas bisedimeve me Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, Anthony Blinken. Ai paralajm\u00ebroi kund\u00ebr &#8220;d\u00ebbimit me forc\u00eb t\u00eb palestinez\u00ebve nga t\u00eb gjitha territoret palestineze&#8221; dhe &#8220;p\u00ebrhapjes&#8221; s\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb vendet fqinje, sipas nj\u00eb deklarate nga oborri mbret\u00ebror.<\/p>\n<h1>Libani<\/h1>\n<p>Zyrtarisht, Izraeli dhe Libani jan\u00eb edhe sot armiq dhe nuk mbajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. Vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 t\u00eb dyja vendet ran\u00eb dakord se ku \u00ebsht\u00eb kufiri i tyre i p\u00ebrbashk\u00ebt detar n\u00eb Mesdhe. Por ndalimi i fluturimit dhe uljes s\u00eb avion\u00ebve izraelit\u00eb mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Libani nuk u p\u00ebrfshi as n\u00eb Luft\u00ebn Gjasht\u00eb Ditore dhe as n\u00eb Luft\u00ebn e Yom Kipurit, por duke pranuar refugjat\u00eb palestinez\u00eb n\u00eb disa val\u00eb konflikti, organizatat e tyre hyn\u00eb gjithashtu n\u00eb vend. N\u00eb vitin 1971, Fatah, i cili ishte d\u00ebbuar nga Jordania, u vendos n\u00eb Liban. Nd\u00ebrsa krer\u00ebt e PLO arrit\u00ebn t\u00eb mbeten atje vet\u00ebm deri n\u00eb vitin 1982.<\/p>\n<p>Sot, qindra mij\u00ebra palestinez\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Liban, shumica n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb gjejn\u00eb vende t\u00eb pune dhe pa t\u00eb drejta baz\u00eb civile, si dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb libaneze. Ata kryesisht jetojn\u00eb n\u00eb kampe refugjat\u00ebsh ku organizata t\u00eb ndryshme luftojn\u00eb p\u00ebr supremaci. Pas sulmit t\u00eb Hamasit ndaj Izraelit pati festime n\u00eb disa kampe.<\/p>\n<p>Hezbollahu shiit, i cili luftoi Izraelin n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980, ende kontrollon Libanin si shtet brenda shtetit. Milicia e mb\u00ebshtetur nga qeveria iraniane i mohon Izraelit shtet\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ekzistuar, sulmon rregullisht ushtrin\u00eb izraelite dhe i p\u00ebrshkruan sulmet dhe krimet e Hamasit si &#8220;heroike&#8221;. Ka pasur disa konflikte ushtarake midis Hezbollahut dhe Izraelit, p\u00ebr shembull lufta e Libanit n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga sulmi i Hamasit, milicia shiite ka gjuajtur prap\u00eb me raketa dhe predha e mortaja kund\u00ebr Izraelit. Edhe Izraeli ka sulmuar objektivat n\u00eb Libanin jugor me avion\u00eb dhe helikopter\u00eb, e ka pasur edhe t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb n\u00eb kufi. V\u00ebzhguesit tani kan\u00eb frik\u00eb se Izraeli mund t\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb konflikt n\u00eb dy fronte &#8211; me Hamasin dhe Hezbollahun, i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb i pajisur me arm\u00eb.<\/p>\n<h1>Siria<\/h1>\n<p>Ashtu si Libani, edhe Siria deri m\u00eb sot ka vet\u00ebm zyrtarisht nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi me Izraelin. N\u00eb vitin 1981, Izraeli aneksoi Lart\u00ebsit\u00eb e Golanit, t\u00eb cilat i kishte pushtuar q\u00eb nga Lufta Gjasht\u00ebditore n\u00eb vitin 1967. Megjith\u00ebse pati disa bisedime sekrete p\u00ebr nj\u00eb kthim t\u00eb mundsh\u00ebm deri n\u00eb shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs civile siriane, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar. Hezbollahu i Libanit, i cili i mohon Izraelit t\u00eb drejt\u00ebn e ekzistenc\u00ebs, ka luftuar p\u00ebrkrah sundimtarit sirian Bashar al-Assad q\u00eb nga viti 2013. Izraeli, nga ana e tij, mb\u00ebshteti disa grupe rebele me arm\u00eb deri n\u00eb vitin 2018. N\u00eb vitin 2021, forcat ajrore izraelite sulmuan edhe pozicionet iraniane n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb t\u00ebrmeti t\u00eb fort\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit, pati raportime se Izraeli d\u00ebshironte t\u00eb d\u00ebrgonte ndihma humanitare n\u00eb vendin fqinj &#8211; por mbeti e paqart\u00eb se nga erdhi ideja dhe \u00e7far\u00eb ndodhi deri n\u00eb fund. Q\u00eb kur Izraeli filloi s\u00eb fundmi t\u00eb mbrohet nga sulmet e Hamasit, pala izraelite ka sulmuar edhe objektiva n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Assadi dhe aleati i tij, presidenti rus Vladimir Putin, mb\u00ebshtetja ushtarake e t\u00eb cilit e ka mbajtur Assadin n\u00eb pushtet, po b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund sulmeve n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, d\u00ebbimi i palestinez\u00ebve duhet t\u00eb ndalet dhe d\u00ebrgimi i ndihmave n\u00eb Gaza duhet t\u00eb b\u00ebhet i mundur, thuhet n\u00eb Damask.<\/p>\n<p><strong>*<\/strong><em>Ky artikull u publikua nga <a href=\"https:\/\/www.tagesschau.de\/ausland\/israel-nachbarstaaten-100.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Tagesschau.de<\/a>, u p\u00ebrkthye n\u00eb shqip nga <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/marr%C3%ABdh%C3%ABniet-e-izraelit-me-fqinj%C3%ABt-e-af%C3%ABrt\/a-67133633\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Deutche Welle<\/a><\/em><\/p>\n<\/header>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga themelimi i tij, Izraeli ka qen\u00eb i rrethuar nga armiq. Me disa \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje lufte sot, me t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb mir\u00eb. Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Izraelit me disa fqinj t\u00eb tij. Egjipti Egjipti ishte vendi i par\u00eb arab q\u00eb njohu zyrtarisht Izraelin. M\u00eb par\u00eb, pas krijimit t\u00eb Izraelit n\u00eb vitin 1948, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":871541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-871540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/871540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=871540"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/871540\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/871541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=871540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=871540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=871540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}