{"id":872946,"date":"2023-10-24T12:49:19","date_gmt":"2023-10-24T10:49:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=872946"},"modified":"2023-10-24T12:49:19","modified_gmt":"2023-10-24T10:49:19","slug":"dw-qeveria-gjermane-me-lehtesime-per-investimet-ne-rajon-pse-serbia-shihet-si-me-terheqese-per-ta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dw-qeveria-gjermane-me-lehtesime-per-investimet-ne-rajon-pse-serbia-shihet-si-me-terheqese-per-ta\/","title":{"rendered":"DW: Qeveria gjermane me leht\u00ebsime p\u00ebr investimet n\u00eb rajon, pse Serbia shihet si m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr ta?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria gjermane ka vendosur masa q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb t\u00eb lira investimet e kompanive gjermane n\u00eb 34 vende. A vlen kjo edhe p\u00ebr Serbin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Garancit\u00eb e investimeve jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr politik\u00ebn gjermane t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme. N\u00ebse nj\u00eb kompani gjermane investon n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim ose n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur vend me zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb, ajo mund t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr sigurimin e investimeve nga qeveria federale.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se nj\u00eb kompani duhet t\u00eb anuloj\u00eb nj\u00eb investim p\u00ebr shkak t\u00eb shpron\u00ebsimit, luft\u00ebs ose shkeljeve t\u00eb ligjit nga qeveria e vendit t\u00eb huaj n\u00eb fjal\u00eb, qeveria gjermane do t\u00eb kompensoj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb humbjes. P\u00ebr shembull: n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2023, qeveria gjermane garantoi rreth 30 miliard\u00eb euro investime me sigurimin e saj.<\/p>\n<p>Por ky sigurim \u00ebsht\u00eb i lidhur me kosto t\u00eb caktuara, shpesh miliona, p\u00ebr vet\u00eb kompanin\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb investoj\u00eb \u2013 si n\u00eb form\u00ebn e taksave, burokracis\u00eb, ashtu edhe n\u00eb rast se n\u00eb fakt ndodh nj\u00eb rast d\u00ebmtimi.<\/p>\n<p><strong>Strategjia e re<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj lajmi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se qeveria gjermane vendosi n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kushtet e garancive t\u00eb investimeve p\u00ebr ekonomin\u00eb gjermane n\u00eb vende t\u00eb p\u00ebrzgjedhura dhe t\u00eb p\u00ebrgjysmoj\u00eb kostot e garancis\u00eb. Ka 34 shtete n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrmir\u00ebsohen kushtet. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, k\u00ebtu renditen Turqia dhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb diversifikimit t\u00eb qeveris\u00eb gjermane, e cila synon t\u00eb reduktoj\u00eb var\u00ebsin\u00eb e madhe nga disa tregje dhe nyje kritike n\u00eb zinxhir\u00ebt e furnizimit. Kushtet e p\u00ebrmir\u00ebsuara synojn\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime t\u00eb reja n\u00eb tregje ku aktualisht jan\u00eb pak aktive. \u201cMe stimulimet e reja pozitive, ne po mb\u00ebshtesim m\u00eb fuqish\u00ebm ekonomin\u00eb gjermane n\u00eb diversifikimin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe ndaj krizave,\u201d tha sekretarja e Shtetit p\u00ebr Ekonomin\u00eb Franziska Brantner p\u00ebr gazet\u00ebn Handelsblat.<\/p>\n<p>\u201cNe zgjodh\u00ebm vende q\u00eb jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme politikisht\u201d, tha Brantner p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi i madh me Serbin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr bashk\u00ebpunimion me Serbin\u00eb, e pyet\u00ebm Aleksandar Markus, an\u00ebtar ekzekutiv i Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike Gjermano-Serbe (AHK) n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike mes Gjermanis\u00eb dhe Serbis\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb paprecedent\u00eb. Me rreth 80.000 vende pune t\u00eb krijuara, grupi i kompanive me kapital gjerman \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb nga investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ose m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb huaj n\u00eb Serbi p\u00ebr nga numri i vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Tregtia e jashtme midis Gjermanis\u00eb dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me m\u00eb shum\u00eb se 25 p\u00ebr qind n\u00eb dy vitet e fundit, q\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\u201d, tha Markus p\u00ebr DW dhe shtoi: \u201c\u00c7do thjesht\u00ebsim dhe kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr garantimin e investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. N\u00eb fund, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shuma q\u00eb kompania duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb n\u00eb rast d\u00ebmtimi, por edhe sa \u00e7mimi i garancis\u00eb s\u00eb investimit rrit kostot totale t\u00eb projektit dhe sa i gjat\u00eb dhe burokratik \u00ebsht\u00eb aplikimi p\u00ebr garanci t\u00eb tilla. K\u00ebto jan\u00eb pika ky\u00e7e nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i kompanive q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p><strong>Faktor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik<\/strong><\/p>\n<p><strong>A ka kompani q\u00eb i kan\u00eb pritur k\u00ebto kushte t\u00eb reja, m\u00eb t\u00eb favorshme, dhe tani do t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt luajn\u00eb nj\u00eb rol kur zgjedh nj\u00eb vend p\u00ebr investim. Megjithat\u00eb, si rregull, faktor\u00ebt ekonomik\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh. Qeveria e Serbis\u00eb ofron kushte shum\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr investitor\u00ebt, qofshin vendas apo t\u00eb huaj. K\u00ebto kushte me siguri luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb raste individuale p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procesi shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb aplikimit. Sipas raportit vjetor t\u00eb qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr garancit\u00eb e investimeve, Serbia me kat\u00ebr projekte n\u00eb vitin 2022, ishte nd\u00ebr pes\u00eb vendet e para p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkoheshin garanci t\u00eb tilla. Kombinimi i kushteve tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuara nga pala gjermane, me mb\u00ebshtetjen e ofruar nga pala serbe, do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb kompani gjermane ta konsiderojn\u00eb Serbin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investime\u201d.<\/p>\n<p><strong>A ishin penges\u00eb kostot e reduktuara t\u00eb investimeve p\u00ebr disa kompani q\u00eb donin t\u00eb investonin n\u00eb Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurimin e rrezikut. Marr\u00ebveshja p\u00ebr mbrojtjen e investimeve nd\u00ebrmjet Gjermanis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb, e cila ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 25 tetor 1990, \u00ebsht\u00eb ende e vlefshme p\u00ebr Serbin\u00eb, prandaj investimet nga Gjermania jan\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb mbrojtura. Sidoqoft\u00eb, garancia e qeveris\u00eb gjermane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojtje shtes\u00eb sepse do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb rast d\u00ebmtimi, kompania me siguri do t\u00eb marr\u00eb para nga nj\u00ebra an\u00eb \u2013 nga vendi n\u00eb t\u00eb cilin ka investuar ose nga qeveria gjermane. Duke qen\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e kat\u00ebrt n\u00eb klasifikimin e rrezikut t\u00eb vendit, vlen edhe nj\u00eb ulje prej dhjet\u00eb p\u00ebr qind n\u00eb kostot vjetore\u201d.<\/p>\n<p>Aleksandar Markus, nga Dhoma Gjermano-Serbe e Tregtis\u00eb n\u00eb Beograd, tha gjithashtu p\u00ebr DW: \u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka m\u00eb shum\u00eb kuptim q\u00eb disa kompani t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, af\u00ebr BE-s\u00eb, sesa t\u00eb shkojn\u00eb diku larg n\u00eb bot\u00eb. Sidomos n\u00eb rastet kur tregjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto kompani jan\u00eb gjithsesi brenda BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ashtu interesante se edhe projektet gjermane q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb q\u00ebllimet klimatike t\u00eb qeveris\u00eb gjermane jan\u00eb t\u00eb privilegjuara. Kjo do t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebr shembull, se investitor\u00ebt n\u00eb 34 vendet tani t\u00eb privilegjuara, pra edhe n\u00eb Serbi, mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime shtes\u00eb \u2013 n\u00ebse investojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e gjelb\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat teknologji t\u00eb gjelbra.\/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/pse-serbia-%C3%ABsht%C3%AB-m%C3%AB-t%C3%ABrheq%C3%ABse-p%C3%ABr-kompanit%C3%AB-gjermane\/a-67182520\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DW<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria gjermane ka vendosur masa q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb t\u00eb lira investimet e kompanive gjermane n\u00eb 34 vende. A vlen kjo edhe p\u00ebr Serbin\u00eb? Garancit\u00eb e investimeve jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr politik\u00ebn gjermane t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme. N\u00ebse nj\u00eb kompani gjermane investon n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim ose n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":696537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-872946","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/872946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=872946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/872946\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/696537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=872946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=872946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=872946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}