{"id":8735,"date":"2019-03-23T18:12:30","date_gmt":"2019-03-23T17:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=8735"},"modified":"2019-03-23T19:31:39","modified_gmt":"2019-03-23T18:31:39","slug":"prokuroria-pritet-ti-intervistoje-kater-ish-ministra-per-privatizimin-e-keds","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/prokuroria-pritet-ti-intervistoje-kater-ish-ministra-per-privatizimin-e-keds\/","title":{"rendered":"Prokuroria pritet t\u2019i intervistoj\u00eb kat\u00ebr ish-Ministra p\u00ebr privatizimin e KEDS"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria Speciale shum\u00eb shpjet do t\u00eb ftoj\u00eb t\u2019i intervistoj\u00eb disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit lidhur me privatizimin e KEDS-it dhe kat\u00ebr hidrocentralet.<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, ka nxjerr\u00eb vendim p\u00ebr fillimin e hetimeve p\u00ebr privatizimin e kat\u00ebr hidrocentraleve bashk\u00eb me rrjetin e shp\u00ebrndarjes dhe furnizimit me energji elektrike -KEDS. Prokuroria kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs vendimin p\u00ebr nisjen e hetimeve ndaj disa personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shitjen e aseteve t\u00eb KEK-ut.<\/p>\n<p>Prokuroria pret q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb nis\u00eb me intervistimet e t\u00eb dyshuarve t\u00eb involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por fillimisht \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar krejt dokumentacion financiar q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procesin.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka pranuar ekspertiz\u00ebn financiare gjat\u00eb muajit shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, si dhe, jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj ekspertize. Po ashtu, do t\u00eb b\u00ebhet intervistimi i t\u00eb pandehurve lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ekrem Lutfiu, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebsuar se n\u00eb aktvendimin p\u00ebr hetime jan\u00eb disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministra, disa prej tyre jan\u00eb momentalisht pjes\u00eb e qeveris\u00eb. Hetimet kan\u00eb nisur edhe ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb KEK-ut dhe nj\u00eb zyrtari t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb implementimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i privatizimit t\u00eb KEDS-it ishte udh\u00ebhequr nga Komiteti i Privatizimit, i cili drejtohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte Besim Beqaj.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusar-i Lila (ish-ministre e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb), Dardan Gashi (minist\u00ebr i Mjedisit), Bedri Hamza (minist\u00ebr i Financave), Nenad Rashiq (ish- minist\u00ebr i Pun\u00ebs).<\/p>\n<p>Mimoza Kusari \u2013Lila ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb intervistuar nga policia n\u00eb vitin e kaluar n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitares, jo t\u00eb dyshuar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPo nj\u00eb her\u00eb jam intervistuar para nj\u00eb viti m\u00eb duket. Intervist\u00ebn e kam pas n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares nga nj\u00ebsiti p\u00ebr hetime t\u00eb policis\u00eb, jo nga prokuroria. P\u00ebr t\u00eb intervistuarit e tjer\u00eb nuk kam informacion t\u00eb sakt\u00eb, prandaj m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetjen t\u2019ia drejtoni Prokuroris\u00eb\u201d, tha Kusari \u2013Lila.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se njeri prej t\u00eb intervistuarve t\u00eb fundit i ish- komiteti drejtues \u00ebsht\u00eb Dardan Gashi. Lajmi.net ka provuar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb prononcim nga Gashi, pro deri m\u00eb tani ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Prokuroria kishte mbyllur hetimet p\u00ebr Bedri Hamz\u00ebn. Lajmi ishte konfirmuar nga prokurori special Syl\u00eb Hoxha.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb munges\u00eb provash hetimet p\u00ebr Bedri Hamz\u00ebn jan\u00eb mbyllur\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Hoxha duke mos dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr ministrat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr hidrocentrale ishin privatizuar bashk\u00eb me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike. P\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb pakon tenderuese ishte mbajtur e fsheht\u00eb, nd\u00ebrsa edhe ministrat q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendimet kryesore p\u00ebr privatizim kan\u00eb deklaruar se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar se n\u00eb pako \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shitja e hidrocentraleve.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr hidrocentrale jan\u00eb shitur s\u00eb bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikanc\u00ebs, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 tetor 2008, Qeveria e Kosov\u00ebs mori vendim p\u00ebr privatizimin e distribuimit dhe furnizimit t\u00eb Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb qeveria mori vendim p\u00ebr formimin e grupit punues nd\u00ebrqeveritar i cili do t\u00eb bartte procesin e privatizimit. Nd\u00ebrsa m\u00eb 12 dhjetor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, ky vendim i qeveris\u00eb mori edhe mb\u00ebshtetjen n\u00eb parim nga Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e aplikacioneve p\u00ebr parakualifikim, m\u00eb dat\u00ebn 6 prill 2011, shpallen kat\u00ebr kompanit\u00eb t\u00eb cilat kishin aplikuar. K\u00ebto ishin Calik Holding dhe Limak Holding t\u00eb regjistruara n\u00eb Turqi, Elsewedy Electric e regjistruar n\u00eb Egjipt, dhe koncorsiumi TAIB \u2013 Yildizlar e regjistruar n\u00eb Turqi dhe Bahrejn. T\u00eb kat\u00ebr kompanit\u00eb e kaluan faz\u00ebn e para-kualifikimit. Nd\u00ebrsa pas nj\u00eb afati prej 8 muajsh, kompanit\u00eb k\u00ebrkuan nga komiteti p\u00ebr privatizim t\u2019i lejoje t\u00eb krijojn\u00eb koncorsiume. K\u00ebshtu u formuan koncorsiumet Limak-Calik dhe Elsewedy. M\u00eb dat\u00ebn 9 qershor 2012, koncorsiumi Limak-Calik shpallet fitues p\u00ebr privatizimin e KEDS pasi kishte ofruar shum\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, 26.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit p\u00ebr struktur\u00ebn dhe profilin e kompanis\u00eb ashtu edhe planet p\u00ebr investime, nj\u00eb muaj pas shpalljes s\u00eb fituesit, konsorciumi Limak-Calik kishte premtuar investime prej 300 milion\u00eb euro n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitet e ardhshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin takim, ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur edhe disa detaje tjera rreth shitjes, si garantimi i vendit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr tri vite pas privatizimit p\u00ebr pun\u00ebtoret e KEDS, l\u00ebnia jasht\u00eb shitjes e nivelit 110 kV, dhe mbetjen e borxheve t\u00eb vjetra t\u00eb KEK-ut tek KEDS. M\u00eb 17 tetor 2012, u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe konsorciumit Limak-Calik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale shum\u00eb shpjet do t\u00eb ftoj\u00eb t\u2019i intervistoj\u00eb disa zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit lidhur me privatizimin e KEDS-it dhe kat\u00ebr hidrocentralet. Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018, ka nxjerr\u00eb vendim p\u00ebr fillimin e hetimeve p\u00ebr privatizimin e kat\u00ebr hidrocentraleve bashk\u00eb me rrjetin e shp\u00ebrndarjes dhe furnizimit me energji elektrike -KEDS. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8739,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-8735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8735\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}