{"id":874216,"date":"2023-10-27T12:14:21","date_gmt":"2023-10-27T10:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=874216"},"modified":"2023-10-27T12:37:47","modified_gmt":"2023-10-27T10:37:47","slug":"kushtetuta-materiale-e-albin-kurtit-dhe-modelet-me-te-mira-te-autonomise-ne-evrope","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kushtetuta-materiale-e-albin-kurtit-dhe-modelet-me-te-mira-te-autonomise-ne-evrope\/","title":{"rendered":"Kushtetuta materiale e Albin Kurtit dhe modelet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb autonomis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Marr\u00ebveshja <em>De Gaspari \u2013 Gruber<\/em> ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare, Aneksi Ohrit mbetet i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me synim t\u00eb qart\u00eb mbajtjen pezull e n\u00ebn vler\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u shpall m\u00eb 17 shkurt 2008. Kjo \u00ebsht\u00eb esenca e kushtetut\u00ebs materiale dhe e Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka krijuar kryeministri Albin Kurti.<\/strong><\/p>\n<h2>Mbi kushtetut\u00ebn materiale<\/h2>\n<p>N\u00eb teori dhe n\u00eb praktik\u00eb, me kushtetut\u00eb formale n\u00ebnkuptohet situata kur ekziston nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb tekste juridike, zakonisht nj\u00eb, ku n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar gjenden krejt normat q\u00eb rregullojn\u00eb materien kushtetuese. Me materie kushtetuese, nd\u00ebrkaq, n\u00ebnkuptohet materia q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me definimin e origjin\u00ebs, funksionimit dhe organizimit t\u00eb pushtetit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me individin dhe vetveten (marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit). E kund\u00ebrt me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb situata me kushtetut\u00ebn materiale, q\u00eb dallon nga kushtetuta n\u00eb kuptimin material, ku mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb tekst juridik q\u00eb kodifikon materien kushtetuese n\u00eb nj\u00eb kushtetut\u00eb t\u00eb shkruar, ose n\u00eb disa tekste juridike, por q\u00eb krahas dhe paralel me to ekzistojn\u00eb edhe tema kushtetuese q\u00eb normohen me akte juridike q\u00eb nuk kan\u00eb karakterin e kushtetut\u00ebs formale (nuk quhen kushtetut\u00eb, por normojn\u00eb materie kushtetuese, nuk i miraton organi kushtetues me juridiksion p\u00ebr nxjerrjen dhe ndryshim t\u00eb kushtetut\u00ebs, b\u00ebhen me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb zakonshme, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb). K\u00ebto dallime e diskutime, q\u00eb mund t\u00eb duken teorike por t\u00eb tilla nuk jan\u00eb, hasen n\u00eb secilin lib\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar kudo nga autor\u00eb serioz\u00eb n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebqind vitet e fundit, n\u00eb Evrop\u00eb e p\u00ebrtej saj.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, ajo q\u00eb dihet n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 praktik\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila p\u00ebrpunon kushtetut\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e saj, t\u00eb vetmet akte juridike q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohen si kushtetut\u00eb materiale, jan\u00eb ligjet me t\u00eb cilat ka nisur procesi i formimit t\u00eb <strong>Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong>. Pjesa tjet\u00ebr e materies kushtetuese normohet me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb fuqi, q\u00eb u miratua nga Kuvendi m\u00eb 15 prill 2008 dhe hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 15 qershor t\u00eb atij viti. Me kushtetut\u00eb, Kosova nuk definohet dhe nuk \u00ebsht\u00eb shtet i dyt\u00eb i shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb fuqish\u00ebm dhe qart\u00eb, sepse mbi k\u00ebt\u00eb premis\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb iluzion q\u00eb po prodhon aksion politik t\u00eb deformuar, krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt me realitetin q\u00eb sanksionon Kushtetuta e Kosov\u00ebs. Kjo kushtetut\u00eb flet p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb nuk definohet me terma t\u00eb nacionalitetit me origjin\u00eb etnike, por p\u00ebr nj\u00eb shtet civil n\u00eb t\u00eb cilin komunitetet etnike p\u00ebrcaktohen si pik\u00ebnisje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt nominale: substanca e origjin\u00ebs s\u00eb pushtetit dhe formimit t\u00eb vullnetit politik, organizimi dhe funksionim i tij n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i mb\u00ebshteten n\u00eb parametrat e demokracis\u00eb kushtetuese qytetare, me baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb konstitucionale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebsit\u00eb etnike dhe elitat diktojn\u00eb natyr\u00ebn dhe karakterin e shtetit dhe t\u00eb regjimit t\u00eb tij. Ideja fillestare e secil\u00ebs dispozit\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si nj\u00eb derivat i <strong>Planit Ahtisari<\/strong>, ka qen\u00eb krijimi nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr krejt qytetar\u00ebt e saj dhe komuniteteve q\u00eb u p\u00ebrkasin. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj barazie, nga niset kjo ide, pritja ka qen\u00eb se do t\u00eb nd\u00ebrtohej, me kalimin e koh\u00ebs, nj\u00eb kombi i ri kosovar, jo n\u00eb kuptimin etnik por n\u00eb at\u00eb kushtetues dhe nga aspekti i ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. K\u00ebsi procesi t\u00eb formimit t\u00eb shteteve ka pasur Evropa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por edhe vendet tjera n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Shembulli Austris\u00eb dhe Turqis\u00eb jan\u00eb si dy rast tipike t\u00eb af\u00ebrta me hap\u00ebsir\u00ebn ku jetojm\u00eb: Austria ishte quajtur \u201cAustria Gjermane\u201d dhe p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra ka pasur t\u00eb ndaluar shprehimisht me ligj nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndalimin e bashkimit me Gjermanin\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb sot austriak\u00ebt fare nuk e diskutojn\u00eb. Turqia, pas <strong>Ataturkut<\/strong>, u shnd\u00ebrrua n\u00eb shtet-komb, me dhun\u00eb e gjak e duke shtypur \u00e7do identitet fetar, etnik, kulturor, nacional, rajonal e tjet\u00ebr q\u00eb kishte ekzistuar nd\u00ebr shekuj n\u00eb Perandorin\u00eb Otomane, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vet\u00ebm identitetin me baz\u00eb etnike turke. Ka pafund raste si k\u00ebto dhe kryesisht lidhen me shtet-formim sipas modelit francez. Kjo u pa qart\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kur Franca njohu autonomin\u00eb e Korsik\u00ebs brenda kombit nj\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm francez, me kuptimin Franc\u00ebs si shtet-komb.<\/p>\n<p>Ky proces i form\u00ebsimit gradual t\u00eb identitetit t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb kosovar\u00ebve, q\u00eb e kemi par\u00eb t\u00eb shpaloset qet\u00eb dhe gradualisht pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, ka kuptim vet\u00ebm n\u00ebse i qasemi nga k\u00ebndi i kushtetut\u00ebs n\u00eb kuptimin material, ku objekt studimi jan\u00eb proceset shoq\u00ebrore q\u00eb zhvillohen n\u00eb baz\u00ebn shoq\u00ebrore dhe efektin q\u00eb kan\u00eb n\u00eb deformimin e kushtetut\u00ebs formale dhe materiale nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Doajen i k\u00ebsaj metode studimi \u00ebsht\u00eb konstitucionalisti italian me origjin\u00eb arb\u00ebreshe <strong>Costantino Mortati<\/strong>, gati nj\u00eb shekull m\u00eb her\u00ebt. Nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb vendet tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, identiteti kosovar me pik\u00eb referimi Kosov\u00ebn e pavarur dhe sovrane, nj\u00ebjt\u00eb si gjetiu, definohet n\u00eb f\u00ebrkim me aktor\u00eb dhe forca shoq\u00ebrore p\u00ebrreth vetes dhe m\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrmes kontakteve me bot\u00ebn, ku askush nga ne nuk mund t\u00eb definohet ndryshe ve\u00e7se si kosovar. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb pasaporta, ashtu thon\u00eb simbolet e shtetit t\u00eb ri me baz\u00eb qytetare, q\u00eb u krijua m\u00eb 17 shkurt 2008. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebrshtatjeje, simbolet dhe identiteti tradicional nacional, gradualisht i l\u00ebshojn\u00eb vendin k\u00ebtij identiteti t\u00eb ri shtet\u00ebror, i cili shtyhet n\u00eb periferin\u00eb e bot\u00ebs shqiptare n\u00eb Ballkan, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Serbin\u00eb e Jugut dhe Mal t\u00eb Z. P\u00ebr pasoj\u00eb, patron real p\u00ebr kultivimin dhe mir\u00ebmbajtjen e identitetit tradicional n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ngelet Shteti shqiptar, jo Kosova. \u00c7do sforcim dhe insistim n\u00eb iden\u00eb jo ekzistuese t\u00eb \u201cshtetit t\u00eb dyt\u00eb shqiptar n\u00eb Ballkan\u201d prodhon aksion politik t\u00eb papranuesh\u00ebm n\u00eb planin vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb rastin e par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb legjitimuar vetveten, t\u00eb gjitha forcat politike jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb prodhojn\u00eb vot\u00eb n\u00ebp\u00ebr grupime dhe struktura institucionale fetare me fytyr\u00eb fiktive t\u00eb nacionalizmit tradicional. K\u00ebto struktura jan\u00eb e kund\u00ebrta e nacionalizmit tradicional shqiptar, nuk p\u00ebrkojn\u00eb jo vet\u00ebm me te por m\u00eb asnj\u00eb variant t\u00eb nacionalizmit q\u00eb kan\u00eb kultivuar shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Lufta p\u00ebr legjitimitet politik q\u00eb nuk bazohet n\u00eb promovim t\u00eb identitetit t\u00eb ri kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs, ka fuqizuar me p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese versionin selafist t\u00eb <strong>Islamit politik<\/strong>, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht rr\u00ebnon <strong>Islamin tradicional kosovar<\/strong>, i cili kryesisht ka pasur baz\u00eb <strong>Hanefi<\/strong> dhe lidhet me praktikat fetare t\u00eb <strong>Sulltan Hamitit<\/strong>. K\u00ebto praktika jan\u00eb modeluar sipas ides\u00eb austro-hungareze mbi perandorin si baba i kombit dhe i fes\u00eb shtet\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb proces modelimi m\u00eb s\u00eb miri e ka p\u00ebrshkruar studiuesi Kemal Karpat n\u00eb vepr\u00ebn \u201cPolitizimi i Islamit\u201d (2001).<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shohim se ka ndodhur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb p\u00ebr legjitimitet politik q\u00eb rrjedh nga kutia e votimit n\u00eb Kosov\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj me shkarjet n\u00eb stofin politik e kulturor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb tradicionale kosovare q\u00eb ka ekzistuar n\u00eb Kosov\u00ebn para 17 shkurit 2008, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar gradualisht me nj\u00eb version m\u00eb radikal t\u00eb Islamit \u2013 <strong>Islamin selafist<\/strong> q\u00eb mir\u00ebmbahet dhe orkestrohet nga organizimet politike t\u00eb \u201cVllaz\u00ebris\u00eb Muslimane\u201d, por edhe t\u00eb rrymave t\u00eb tjera t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb Islamit politik. M\u00eb progresin q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shkuar kjo shkarje morbide n\u00eb kultur\u00ebn politike, p\u00ebr nj\u00eb gjenerat\u00eb, shteti-kombi i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb komb me baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb islamike, me veprim politik t\u00eb modeluar sipas ideologjive anti-per\u00ebndimore t\u00eb Islamit selafist. K\u00ebt\u00eb kemi pasur rastin ta shohim koh\u00eb pas koh\u00eb kur grat\u00eb dhe djemt\u00eb tan\u00eb vriteshin n\u00eb Siri p\u00ebr ISIS-in, duke l\u00ebn\u00eb prapa f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb, n\u00ebp\u00ebr protesta n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb akteve terroriste q\u00eb p\u00ebrgjakin evropian\u00ebt dhe vendet per\u00ebndimore n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, n\u00eb protestat q\u00eb udh\u00ebhiqen nga terrorist\u00eb t\u00eb ISIS n\u00eb p\u00ebrkrahje mu n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb terrorit barbar t\u00eb <strong>Hamasit<\/strong> dhe antisemitizmit t\u00eb \u00e7mendur q\u00eb artikulohet nj\u00ebjt\u00eb si te militant\u00ebt n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. K\u00ebt\u00eb trend e ka pasur parasysh <strong>Vasa \u00c7ubrilloviq<\/strong> kur ka shkruar elaboratin e tij p\u00ebr shfarosje t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se injektimi sa m\u00eb shum\u00eb i Islamit radikal nd\u00ebr shqiptar\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kushtin e domosdosh\u00ebm p\u00ebr fitim t\u00eb betej\u00ebs serbe ndaj tyre. Ky amanet, i rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nga <strong>Dobrica \u00c7osiq<\/strong> n\u00eb t\u00ebr\u00eb veprat e tij politike, duket se me hapa t\u00eb sigurt\u00eb po e realizojn\u00eb rrymimet p\u00ebr t\u00eb cilat askush nuk din si dhe nga financohen, dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb skajshme indoktrinimi, zelli dhe mostolerance fetare, t\u00eb papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dy fjal\u00eb sa i p\u00ebrket aspekti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb identitet kosovar, gjerat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta sepse aty \u00ebsht\u00eb terreni ku definohet ky identitet. Duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut substancial n\u00eb definimin fillestar t\u00eb k\u00ebtij identiteti kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt m\u00eb me shqet\u00ebsim e marrin veprimin politik kosovar q\u00eb devijon nga standardi kushtetues q\u00eb deformon demokracin\u00eb kushtetues laike, duke kthyer at\u00eb nj\u00eb demokraci jo kushtetuese me baz\u00eb Islamin politik selafist n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nacionalizmit etnik shqiptar. Nuk duhet leht\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb shohim. Sado q\u00eb duket paradoksale, n\u00ebse duhet zgjedhur n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb nacionalizmi populist shqiptar dhe nj\u00eb Kosove me baz\u00eb islamiste, per\u00ebndimor\u00ebt mund t\u00eb zgjedhin k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn dhe at\u00eb p\u00ebr dy arsye. E para, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb jet\u00eb, ai Islam do t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb akomodohet brenda strukturave transparente kushtetuese t\u00eb sistemit kushtetues aktual, u mur vesh t\u00eb zhveshur nga laiciteti pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet. Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb toleranc\u00ebs q\u00eb kultivon per\u00ebndimi ndaj diversitetit fetar, kulturor, etnik, gjuh\u00ebsor dhe tjet\u00ebr, q\u00eb me aq shum\u00eb sukses ka p\u00ebrbrend\u00ebsuar kulturat tjera t\u00eb huaja p\u00ebr te. S\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rrezik, Islami politik n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb aleanc\u00eb fizike m\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e vet imediate, nj\u00eb kusht ky par\u00ebsor p\u00ebr suksesin e \u00e7do projekti destabilizues. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse ndryshon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi rendi aktual bot\u00ebror dhe boshti kinez i vendeve autoritare fiton pesh\u00eb specifike aq t\u00eb madhe sa Kosov\u00ebs t\u2019i akordoj\u00eb rolin e kolon\u00ebs s\u00eb pest\u00eb n\u00eb truallin e Evrop\u00ebs. At\u00ebher\u00eb ngelet opsioni se ndryshimi i struktur\u00ebs kushtetuese dhe shnd\u00ebrrimi i saj n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb selafiste t\u00eb p\u00ebrthyhet n\u00eb kurrizin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj nj\u00eb element shtes\u00eb n\u00eb p\u00ebrqafimin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb Serbis\u00eb, duke par\u00eb interesin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes thjerr\u00ebzave islamiste, si bart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kulture politike thell\u00ebsisht t\u00eb huaj p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt si popull shumic\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse disa njer\u00ebz b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr islamizim t\u00eb <strong>Adem Jasharit<\/strong>, futjen e Xhafer Dev\u00ebs dhe ideolog\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nazist\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb panteonin e nacionalist\u00ebve t\u00eb kombit, projektimin e aleanc\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs me Sanxhakun dhe vendet myslimane p\u00ebrreth dhe k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<h2>24 shtatori i 2023 \u2013 Sedani i Kosov\u00ebs<\/h2>\n<p>\u201cMerruni me dialog, mos p\u00ebrdorni policin\u00eb\u201d, tha i af\u00ebrmi i heroit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo th\u00ebnie kumbon sot me vend sikur dit\u00ebn q\u00eb u tha, plot vizion e qart\u00ebsi. Akoma pa ardhur n\u00eb sht\u00ebpi trupi i heroit t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb nj\u00ebri apolitik e v\u00ebrejti se problemi ishte politik, jo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sundimit t\u00eb ligjit p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe imponimit t\u00eb strukturave drejtuese vendore pa asnj\u00eb legjitimitet. Kjo u tha me terma laik, p\u00ebr t\u00eb demantuar hipokrizin\u00eb e pushtetit aktual dhe pasojat q\u00eb sjell p\u00ebrdorimi i pakontrolluar dhe pa q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb politik i dhun\u00ebs policore n\u00eb veri. Nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme, tragjikomike, na kujton Franc\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb\u00a0<strong>Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb<\/strong>, kur lidershipi i saj me dekada t\u00eb t\u00ebra kishte projektuar forc\u00eb duke mb\u00ebshtetur l\u00ebvzjet nacionaliste n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb unifikimin gjerman dhe italian, por e lan\u00eb Franc\u00ebn n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mjer\u00eb dhe t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Republika e Tret\u00eb u krijua pas betej\u00ebs s\u00eb Sedanit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Gjermania ia kishte thyer hund\u00ebt Franc\u00ebs, duke e reduktuar Perandorin\u00eb e nipit t\u00eb Napoleonit n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb me president fiktiv. Ajo operonte sipas disa ligjeve kushtetuese kaotike, t\u00eb cilat ia hiqnin Franc\u00ebs idealet e Revolucionit t\u00eb vitit 1789 duke kthyer n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri egalitare n\u00eb kurriz t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe elit\u00ebs. K\u00ebt\u00eb gjendje m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb terma artistik e ka p\u00ebrshkuar dramaturgu francez\u00a0<strong>Gustave Le Bon<\/strong>\u00a0te vepra e tij \u201cTurma\u201d (1896). U mor vesh, Kosova dhe Franca nuk kan\u00eb asnj\u00eb paramet\u00ebr serioz p\u00ebr krahasim mes veti, p\u00ebrtej k\u00ebtij aspekti krejt\u00ebsisht kushtetues me mesazhe t\u00eb qarta normative. Sikund\u00ebr dihet, Franca e Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb tradhtin\u00eb e Mareshalit Petain, heroit t\u00eb dikursh\u00ebm n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. Mund t\u00eb ve\u00e7ohet, krahas k\u00ebtij em\u00ebruesi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kushtetues me mesazh normativ, edhe nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt mes dy republikave \u2013 Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb franceze dhe asaj q\u00eb po krijohet nga\u00a0<strong>Albin Kurti<\/strong>\u00a0p\u00ebrmes prodhimit jasht\u00eb syrit t\u00eb publikut \u2013 publik q\u00eb e ka legjitimuar mbi baz\u00ebn e agjendave t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb brendshme, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb raport me dialogun me Serbin\u00eb. Ai em\u00ebrues ka t\u00eb b\u00ebj me frustrimin njer\u00ebzor q\u00eb lind kur deformohet vullneti politik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare nga ata q\u00eb drejtojn\u00eb. Pas disfat\u00ebs s\u00eb Sedanit dhe kapitullimit posht\u00ebrues francez q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb 1781, Franca e Klemansos\u00eb m\u00eb 1920 n\u00eb Versaj\u00eb nxori hakun kund\u00ebr Gjermanis\u00eb. Kjo hakmarrje pat \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, sepse kontribuoi shum\u00eb p\u00ebr krijimin e klim\u00ebs s\u00eb frustrimit posht\u00ebrues dhe ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Hitlerit, \u00e7mim q\u00eb e pagoi krejt Evropa dhe bota, jo vet\u00ebm Franca. Mbi t\u00eb gjitha, at\u00eb \u00e7mim e pagoi m\u00eb s\u00eb shtrenjti nj\u00eb popull i tret\u00eb, hebrenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin fare t\u00eb b\u00ebnin me raportet franko \u2013 gjermane.<\/p>\n<p>Sedani i Kosov\u00ebs, q\u00eb ndodhi m\u00eb 24 shtator, pak ka gjas\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb moment frustrimi q\u00eb qart\u00ebson objektin dhe q\u00ebllimin e veprimit t\u00eb organeve shtet\u00ebrore. At\u00eb dit\u00eb t\u00eb kobshme q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebt e njer\u00ebzve, Kosova fitoi nj\u00eb hero, Afrim Bunjakun. At\u00eb dit\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, nuk mund t\u00eb jet\u00eb ditur n\u00ebse ai do t\u00eb ishte nj\u00eb hero; kishte shkuar n\u00eb pun\u00eb si \u00e7do dit\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb hero n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs; shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn u shpall hero ka qen\u00eb e \u00e7uditshme dhe nuk ka shpjegim tjet\u00ebr p\u00ebrtej efektit momental propagandistik t\u00eb politik\u00ebs ditore q\u00eb zhduket me ngjarjet q\u00eb pasojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ishte tejet dometh\u00ebn\u00ebs, prek\u00ebs dhe i\u00a0 paharruesh\u00ebm rr\u00ebfimi i vajz\u00ebs s\u00eb t\u00eb ndjerit q\u00eb e dha\u00a0\u00a0 \u201cEurone\u00ebs Albania\u201d, ku tha se \u201c\u00e7doher\u00eb e kam ditur se kam nja baba hero, por tani Kosova e mori vesh\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, hero si Afrimi jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata polic\u00eb, gra e burra, q\u00eb me dekada t\u00eb t\u00ebra n\u00eb veriun e vendit b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje titanike p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin e qet\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebtij heroizmi,\u00a0 asnj\u00eb frustrim tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb gjeneroj\u00eb mobilizim p\u00ebr veprim t\u00eb dobish\u00ebm shtet\u00ebror me q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb politik nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb akti terrorist i 24 shtatorit.<\/p>\n<h2>Mbi dialogun dhe draftin aktual<\/h2>\n<p>Vizita e fundit n\u00eb Prishtin\u00eb e emisar\u00ebve euro-amerikan\u00eb, m\u00eb 20 tetor 2023, shp\u00ebrfaqi t\u00ebr\u00eb tragjikomiken e pozit\u00ebs aktuale nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryeministrit t\u00eb saj : pes\u00eb emisar\u00ebt, me k\u00ebshilltar\u00ebt e tyre q\u00eb shihej qart\u00eb se jan\u00eb pushteti real prapa nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve, ia diktonin kushtet posht\u00ebruese Kosov\u00ebs dhe kryeministrit t\u00eb saj, me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb m\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb vet\u00ebm \u2013 pranimin e vazhdimit t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb jet\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Bruksel, e ngelur pezull shkaku ngjarjeve tragjike t\u00eb terrorit t\u00eb 24 shtatorit. As edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb manovrimi nuk iu la Kurtit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb orkestruar ndonj\u00eb fjalim t\u00eb fitores retorike t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr galerin\u00eb e fansave t\u00eb tij: nga pamja e jashtme qart\u00eb shihej raporti posht\u00ebrisht n\u00ebnshtrues i kryeministrit, q\u00eb nuk l\u00ebshonte nga goja fjal\u00ebn kryesore \u2013 Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie. Kishte harruar sundimin e ligjit, rikthimin e sovranitetit n\u00eb veri dhe bro\u00e7kullat tjera si k\u00ebto: Kosova tha tani e tutje p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr te nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie. Mbase kryeministri mendon se populli \u00ebsht\u00eb aq naiv dhe t\u00eb besoj se trupat shtes\u00eb t\u00eb vendeve mike t\u00eb NATO-s po vin\u00eb p\u00ebr pushime dim\u00ebrore n\u00eb Kopaonik apo se jan\u00eb n\u00eb transit n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb (sic!).<\/p>\n<p>Nga burimet rrethanore, koncepti i draft-statuti q\u00eb duhet p\u00ebrpiluar Kosova, q\u00eb ka pranuar Kurti dhe ekipi i tij, sanksion nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re normative q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb saj ka jo Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, por Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij viti. Origjina dhe legjitimiteti i pushtetit t\u00eb serb\u00ebve lokal n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet, gjithnj\u00eb sipas k\u00ebtij koncepti, bazohet dhe rrjedh nga vullneti i serb\u00ebve lokal, me t\u00eb drejt\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr form\u00ebsim t\u00eb tij p\u00ebrfundimtar si pushtet konstituiv politik kundrejt Prishtin\u00ebs zyrtare. Kjo qasje paraqet korniz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re t\u00eb serb\u00ebve lokal q\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb dat\u00ebn 17 shkurt 2008. Tani pranohet dhe njihet si legjitim n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs edhe nj\u00eb pushtet q\u00eb ka origjin\u00eb dhe prodhohet nga vota e lir\u00eb e serb\u00ebve lokal paralelisht dhe jasht\u00eb sistemit zgjedhor aktual, q\u00eb dirigjohet deri n\u00eb form\u00ebsim p\u00ebrfundimtar nga strukturat e shtetit serb sovran dhe t\u00eb pavarur. Organizimi dhe funksionimi i k\u00ebtij pushteti t\u00eb ri konstituiv q\u00eb m\u00ebton t\u00eb p\u00ebrligjet me statutin e ri p\u00ebr autonomin\u00eb serbe (politiko territoriale dhe kulturore), n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij bazohet n\u00eb strukturat normative t\u00eb\u00a0<strong>Marr\u00ebveshjeve t\u00eb Ohrit<\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong>Brukselit<\/strong>\u00a0t\u00eb k\u00ebsaj pranvere, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb dispozitat e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs: serb\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb si ombrell\u00eb t\u00eb tyre Bashk\u00ebsin\u00eb, pra jo Asociacionin e komunave, nj\u00eb struktur\u00eb institucionale brenda s\u00eb cil\u00ebs shprehet dhe organizohet pushteti paralel rival i serb\u00ebve lokal n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e e jet\u00ebs, me fillim nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik, ekonomik, hap\u00ebsinor, siguria, drejt\u00ebsia, kultura, arsimi, ekonomia , trash\u00ebgimia historike e kulturore serbe q\u00eb personifikohet me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht nxirret n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj jasht\u00eb juridiksioni t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me serb\u00ebt dhe territorin e komunave ku t\u00eb sh\u00ebnuara si serbe n\u00eb procesin e decentralizimit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu ato n\u00eb veri ku aktualisht jan\u00eb t\u00eb pushtuara nga kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i modelit te\u00a0<strong>Tirolit Jugor<\/strong>, q\u00eb si duket m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb pasur parasysh n\u00eb konceptimin draftit t\u00eb statutit p\u00ebr autonomin\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Tentimi p\u00ebr zbutje t\u00eb pasojave t\u00eb k\u00ebsaj \u201cRepublika Srspka\u201d , p\u00ebrmes futjes n\u00eb qarkullim t\u00eb tezave mbi vet\u00ebmenaxhim,\u00a0<strong>njohjen de facto<\/strong>\u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs, mosn\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit,\u00a0 k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb saj si nj\u00eb koncesion p\u00ebr\u00a0<strong>njohje de facto<\/strong>\u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs, hapja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrralla q\u00eb nuk i beson askush. Fundja, kur t\u00eb nis vitin n\u00eb vijim dhe tutje implementimi i dispozitave t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb re materiale t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb shihet qart\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr themelimin e nj\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d, e cila nuk ka asnj\u00eb lidhje reale politike, juridike, ekonomike, kulturore, historike dhe tjet\u00ebr me Kosov\u00ebn e 17 shkurtit 2008. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb sepse zotimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb u mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb n\u00eb Bruksel dhe Oh\u00ebr jan\u00eb kontrat\u00eb e re. Si t\u00eb tilla i njeh ligji zakonor nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cil\u00ebson si \u201cnovatio\u201d ose p\u00ebrt\u00ebritje e zotimit fillestar,\u00a0 ku pala pranon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb zotimi t\u00eb ri ose modifikimin e atij ekzistues. N\u00eb rastin ton\u00eb, n\u00eb Oh\u00ebr u pranua nd\u00ebrtimi i nj\u00eb pushteti dhe strukture t\u00eb re juridiko-politike, ekonomike, sociale, kulturor dhe tjet\u00ebr n\u00eb komunat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara si serbe q\u00eb nga procesi decentralizmit. P\u00ebr dallim nga \u00e7do zotim tjet\u00ebr, zotimi Ohrit, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb instalon autonomin\u00eb e plot\u00eb politiko\u2013territoriale dhe kulturore n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve lokal dhe shtetit t\u00eb tyre n\u00eb Beograd, brenda ka edhe disa cil\u00ebsi t\u00eb tjera edhe m\u00eb t\u00eb dhimbshme. N\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, n\u00eb Oh\u00ebr \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr paragjykim t\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me Serbin\u00eb, duke zyrtarizuar n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs pik\u00ebpamjet e pes\u00eb vendeve mosnjoh\u00ebse t\u00eb Kosov\u00eb. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrethan\u00eb r\u00ebnduese sepse p\u00ebrjashton njohjen e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen. S\u00eb dyti, integriteti territorial dhe sovraniteti i \u201cgarantuar\u201d n\u00eb Oh\u00ebr, ka kuptim diametralisht t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebt: p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmim se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rendit t\u00eb saj kushtetues, kurse p\u00ebr Kosov\u00ebn shpreh nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb pala p\u00ebrball\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr n\u00eb terren, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb gjendet n\u00eb Kushtetut\u00ebn serbe. S\u00eb treti,\u00a0<strong>njohja de facto<\/strong>\u00a0nuk ekziston, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse dikush n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ka zbuluar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb kategori tjet\u00ebr t\u00eb njohjes: p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e till\u00eb, njohja duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pohim nga shteti kontestues i shtet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrtej pohimit q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga aktor\u00ebt e ambientit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb cilin operon entiteti q\u00eb k\u00ebrkon njohje. Ky pohim konsiston n\u00eb konfirmimin e qart\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre\u2013shtetit q\u00eb konteston dhe aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb pajtohen me shtetin e till\u00eb dhe entitetit t\u00eb panjohur, zhvillohen dhe operojn\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb efektit t\u00eb\u00a0<strong>njohjes de facto<\/strong>, shkaku i rrethanave t\u00eb rastit t\u00eb konkret. Si\u00e7 dihet, deri m\u00eb sot, nga BE dhe nga Serbia n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti. Dhe, meq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb \u00e7do pohim se Ohri ka brenda njohjen\u00a0<strong>de facto<\/strong>\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. S\u00eb treti, p\u00ebr pasoj\u00eb, p\u00ebr themelim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes vendeve duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe q\u00eb bazohet n\u00eb njohjen paraprake n\u00eb mes t\u00eb pal\u00ebve : zyra e Kosov\u00ebs n\u00eb Beograd ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb pa imunitet dhe privilegje diplomatike q\u00eb i akordon Konventa e Vjen\u00ebs p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Diplomatike (1961). Zyrtar\u00ebt tan\u00eb atje jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb huaj dhe i n\u00ebnshtrohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi juridiksionit serb, p\u00ebrve\u00e7 aspekteve t\u00eb kufizuara funksionale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet e Serbis\u00eb me BE-n\u00eb me objekt Kosov\u00ebn dhe zyr\u00ebn e saj atje dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00ebse zyrtar\u00ebt tan\u00eb atje nuk besojn\u00eb, le t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb fshehin taksat, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb aksident n\u00eb komunikacion, t\u00eb kaloj\u00eb transit dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb tjera q\u00eb ndryshe imunizohen me standardet e Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs, dhe do t\u00eb shohin si p\u00ebrfundojn\u00eb. Mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb marrin me vete ndonj\u00ebrin prej k\u00ebtyre k\u00ebtu q\u00eb trumbetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekranet televizive se k\u00ebto zyre jan\u00eb ambasada, pos emrin nuk e kan\u00eb t\u00eb till\u00eb. S\u00eb fundi, dhe m\u00eb e keqja, Ohri nuk e mbyll dialogun me Serbi, e rihap at\u00eb n\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr n\u00eb pafund\u00ebsi , n\u00eb\u00a0 nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb rajonale, n\u00eb nj\u00eb problem evropian, zgjidhja e t\u00eb cilit do t\u00eb merr djers\u00ebn, mundin dhe, ndoshta edhe jet\u00ebt e atyre q\u00eb vijn\u00eb pas nesh.<\/p>\n<h2>Edhe dy fjal\u00eb shkurt p\u00ebr \u201cmodelet m\u00eb t\u00eb mira evropiane\u201d<\/h2>\n<p>Kur nisi t\u00ebr\u00eb kjo katrahur\u00eb p\u00ebr krijim t\u00eb autonomis\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, u tha se marr\u00ebveshja do t\u00eb jet\u00eb kuad\u00ebr, me njohjen n\u00eb qend\u00ebr dhe, si koncesion i Kosov\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb e modeluar sipas shembullit t\u00eb dy gjermanive. Nuk doli t\u00eb jet\u00eb as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi ashtu: dy gjermanit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shtete sovrane dhe t\u00eb pavarura, me misione diplomatike sipas standardeve t\u00eb ligjit zakonor nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs, t\u00eb shteteve q\u00eb kishin njohur nj\u00ebri tjetr\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb lumin Oder \u2013 Nise (nuk ka rend\u00ebsi q\u00eb linja komunikimit e diplomat\u00ebve t\u00eb lindjes gjermane ishte p\u00ebrmes qeveris\u00eb n\u00eb Bon, n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt). Gjermania, megjithat\u00eb, n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar kurr\u00eb nuk hoqi dor\u00eb nga e drejta e saj si p\u00ebrfaq\u00ebsuese legjitime e krejt territorit t\u00eb ish-Rajhut Gjerman q\u00eb\u00a0 kapitulloi m\u00eb 9 maj 1945. Me Kushtetut\u00ebn e Gjermanis\u00eb \u2013 apo\u00a0<strong>Ligjin Themelor\u00a0<\/strong>si\u00e7 quhet sot e k\u00ebsaj dite \u2013 shtetas gjerman konsideroheshin edhe ata q\u00eb jetonin n\u00eb shtetin komunist n\u00eb lindje. Kur ndryshoj natyra bipolare e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Gjermania Lindore humbi patronin e saj, Gjermania absorboi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi shtetin gjerman ish-komunist, mori p\u00ebrsip\u00ebr borxhet e tij nj\u00ebansh\u00ebm dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk u shtrua \u00e7\u00ebshtja e trash\u00ebgimit mes tyre: Gjermania u konsiderua si vazhdim\u00ebsi juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ish-Rajhut gjerman, i vetmi i till\u00eb. Gjermania Lindore u zhduk sikur mos t\u00eb kishte ekzistuar kurr\u00eb, u shkri n\u00eb rendin kushtetues gjerman gradualisht. N\u00eb dispozitat e Aneksit t\u00eb Ohrit fare nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me Serbin\u00eb, as p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shtetit serb p\u00ebr krimet n\u00eb Kosov\u00eb, as p\u00ebr d\u00ebmet e luft\u00ebs, as sa i takon kufirit, as borxhit t\u00eb jasht\u00ebm, as shtet\u00ebsis\u00eb, as arkivave, as objekteve shtet\u00ebrore, as p\u00ebr asnj\u00eb teme tjet\u00ebr. Ky aneks, thjesht\u00eb, ka natyr\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo mes dy gjermanive \u2013 as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nuk i ngjan asaj.<\/p>\n<p>Tani po thuhet se autonomia serbe n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr model praktikat m\u00eb t\u00eb avancuara evropiane, me kuptim n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb Tirolin e Jugut, gjykuar nga ajo q\u00eb po qarkullon zyrave t\u00eb ekzekutivit kosovar, por edhe p\u00ebr faktin se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit italian\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb aktiv dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsues paralel n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj pike. As ky model p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb arritur italian\u00ebt dhe austriak\u00ebt n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Baza e autonomis\u00eb s\u00eb\u00a0<strong>Tirolit t\u00eb Jugut<\/strong>\u00a0gjendet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb regjistruar n\u00eb OKB, e njohur si marr\u00ebveshja\u00a0<strong>De Gaspari \u2013 Gruber<\/strong>, e cila m\u00eb pastaj ka marr\u00eb status juridik-kushtetues me ndryshimet e m\u00eb pastajme kushtetuese dhe p\u00ebrmes praktik\u00ebs s\u00eb\u00a0 Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dekadave t\u00eb t\u00ebra. Mir\u00ebpo, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje Austris\u00eb nuk iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb status i privilegjuar i garantuesit, aq m\u00eb pak i bart\u00ebsit t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me Tirolin jugor. Kjo autonomi ka lul\u00ebzuar duke qen\u00eb nga fillimi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Shtetit italian, pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb.\u00a0 Mbi t\u00eb gjitha, Marr\u00ebveshja De Gaspari \u2013 Gruber ka likuiduar nj\u00eb problem t\u00eb vjet\u00ebr mes dy vendeve, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti me Kosov\u00ebn:\u00a0<strong>Aneksi Ohrit<\/strong>\u00a0ka \u00e7imentuar\u00a0<strong>status\u2013quon<\/strong>\u00a0e re n\u00eb pafund\u00ebsi, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje serioze statusin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs kundrejt Serbis\u00eb, por edhe vet\u00eb natyr\u00ebn e shtetit q\u00eb u shpall sovran dhe i pavarur m\u00eb 17 shkurt 2008, p\u00ebr shkak se e shnd\u00ebrron at\u00eb nga nj\u00eb shtet unitar n\u00eb nj\u00eb shtet rajonal, largon p\u00ebrfundimisht nga rendi dit\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr njohje reciproke me Serbin\u00eb dhe, s\u00eb fundi, hap dyert p\u00ebr inkursione t\u00eb vazhdueshme t\u00eb shtetit serb n\u00eb planin juridik-kushtetues, politik, t\u00eb siguris\u00eb dhe ushtarak n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vjen. Marr\u00ebveshja\u00a0<strong>De Gaspari \u2013 Gruber<\/strong>\u00a0ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare,\u00a0<strong>Aneksi Ohrit<\/strong>\u00a0mbetet i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me synim t\u00eb qart\u00eb mbajtjen pezull e n\u00ebn vler\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u shpall m\u00eb 17 shkurt 2008. Kjo \u00ebsht\u00eb esenca e kushtetut\u00ebs materiale dhe e Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka krijuar kryeministri Albin Kurti.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb kryetari i par\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe profesor i s\u00eb drejt\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja De Gaspari \u2013 Gruber ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare, Aneksi Ohrit mbetet i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me synim t\u00eb qart\u00eb mbajtjen pezull e n\u00ebn vler\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u shpall m\u00eb 17 shkurt 2008. Kjo \u00ebsht\u00eb esenca e kushtetut\u00ebs materiale dhe e Republik\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka krijuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":167719,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-874216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/874216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=874216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/874216\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/167719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=874216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=874216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=874216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}