{"id":876820,"date":"2023-11-03T14:16:47","date_gmt":"2023-11-03T13:16:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=876820"},"modified":"2023-11-06T11:26:39","modified_gmt":"2023-11-06T10:26:39","slug":"ekskluzive-reporteri-siguron-rapotin-50-faqesh-te-qeverise-per-sulmin-ne-banjske-si-ishte-planifikuar-te-pushtoheshin-komunat-veriore-dhe-si-ishte-perfshire-direkt-shteti-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ekskluzive-reporteri-siguron-rapotin-50-faqesh-te-qeverise-per-sulmin-ne-banjske-si-ishte-planifikuar-te-pushtoheshin-komunat-veriore-dhe-si-ishte-perfshire-direkt-shteti-serb\/","title":{"rendered":"Reporteri siguron raportin 50 faq\u00ebsh t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, si ishte planifikuar t\u00eb pushtoheshin komunat veriore dhe si ishte p\u00ebrfshir\u00eb direkt shteti serb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs ka p\u00ebrfunduar analiz\u00ebn fillestare p\u00ebr sulmin terrorist t\u00eb 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit.<\/strong><\/p>\n<p>Gazeta online Reporteri.net ka siguruar <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Preliminary_Report_%E2%80%93__Serbias_Aggression_on_Kosova_on_Sep_24_2023-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raportin 50 faq\u00ebsh<\/a>, ku ofrohen d\u00ebshmi t\u00eb qarta t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe koordinimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr aktin e agresionit ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator. N\u00eb raport tregohet me d\u00ebshmi plani i detajuar p\u00ebr pushtimin e kat\u00ebr komunave me shumic\u00eb serbe, pozicionimi n\u00eb 43 pika strategjike, n\u00eb udh\u00ebkryqe, kodra e ura. Fillimisht ishte planifikuar t\u00eb merrej n\u00ebn kontroll Leposaviqi, e m\u00eb pas komunat tjera.<\/p>\n<p>Raporti ka konstatuar se deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit serb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt. Sipas raportit, Serbia mb\u00ebshteti dhe ndihmoi k\u00ebt\u00eb sulm terrorist.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb grupit paraushtarak q\u00eb kreu sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb ishin 80 paraushtarak\u00eb t\u00eb armatosur, konstaton raporti. Grumbulli i dokumenteve dhe sasia e armatimit t\u00eb konfiskuar n\u00eb vendin e ngjarjes, d\u00ebshmojn\u00eb \u00a0se ky sulm ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nxitur nj\u00eb grusht shteti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pretekst p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb serbe, e cila ka qen\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe e grumbulluar pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, konstaton raporti.<\/p>\n<p>&#8220;Ky raport preliminar ofron d\u00ebshmi t\u00eb qarta t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe koordinimit t\u00eb Serbis\u00eb. Deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit serb, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe akte t\u00eb tjera destabilizuese. Serbia e mb\u00ebshteti, ndihmoi dhe drejtoi k\u00ebt\u00eb sulm terrorist.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/18-vDS_A2BJRq1YphfUvmCR5s21nLhGeH\/preview\" width=\"640\" height=\"480\"><\/iframe><\/p>\n<p>Nj\u00eb grumbull dokumentesh dhe nj\u00eb sasi e madhe arm\u00ebsh t\u00eb nivelit ushtarak, t\u00eb sekuestruara dhe ekzaminuara nga Organet e rendit t\u00eb Kosov\u00ebs, po d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm se ky sulm ishte krijuar p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nxitur nj\u00eb grusht shteti m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pretekst p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb serbe, e cila ka qen\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb dhe e grumbulluar pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb&#8221;,<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Preliminary_Report_%E2%80%93__Serbias_Aggression_on_Kosova_on_Sep_24_2023-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> thuhet n\u00eb raportin<\/a> e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Tutje aty potencohet se vet\u00ebm pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb SHBA-ve presidenti serb Vu\u00e7iq u detyrua t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pjesshme t\u00eb trupave t\u00eb pozicionuar pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrmendet se gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, mes terrorist\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb ishte edhe truproja e shefit t\u00eb BIA-s n\u00eb Serbi, Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb disponueshme, thekson raporti, m\u00eb shum\u00eb se 80 sulmues u t\u00ebrhoq\u00ebn dhe u arratis\u00ebn n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>&#8220;Nj\u00eb gam\u00eb e gjer\u00eb armatimesh ushtarake t\u00eb sekuestruara, s\u00eb bashku me dokumentacionin e origjin\u00ebs s\u00eb tyre, pa dyshim uron nga arka e ushtris\u00eb serbe dhe nuk gjendet as n\u00eb tregun e zi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb shtes\u00eb se ky sulm nuk ishte i kufizuar n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb vetme vendi por i ekzekutuar me q\u00ebllim t\u00eb zgjerimit t\u00eb p\u00ebrleshjeve, vrasjeve dhe nxitjes s\u00eb nj\u00eb konflikti ushtarak.<\/p>\n<p>Raporti thekson se armatimi i gjetur n\u00eb vendin e ngjarjes ishte p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb 400 trupa, dhe t\u00ebr\u00eb sasia e tij me dhjet\u00ebra mij\u00ebra fishek\u00eb p\u00ebr mitraloz\u00eb, raketa antitank, qart\u00eb demonstrojn\u00eb se sulmi i 24 shtatorit u pa si vet\u00ebm pik\u00ebnisja e di\u00e7kaje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Skenari i tmerrsh\u00ebm ishte edhe humbja e jet\u00ebve, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu, si\u00e7 thot\u00eb raporti edhe vrasjen e mundshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve forcave paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb KFOR-it dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Raportit, Radoi\u00e7iq i cili ishte n\u00eb krye t\u00eb grupit paraushtarak \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i ngulitur n\u00eb struktur\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb shtetit serb , duke filluar nga policia e deri te ushtria dhe sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb zinxhirit komandues.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrmenden lidhjet e ngushta t\u00eb Vu\u00e7iqit me Radi\u00e7iqiqin i cili ishte de fakto lider i List\u00ebs Serbe dhe rolin e tij n\u00eb vrasjen e politikanit serb n\u00eb Kosov\u00eb Oliver Ivanoviq.<\/p>\n<p>Derisa Vu\u00e7iq mohoi \u00e7do p\u00ebrfshirje t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb sulm, t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura para, gjat\u00eb, dhe pas sulmit d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. P\u00ebrfshirja e Serbis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e k\u00ebtij operacioni, p\u00ebrfshir\u00eb mb\u00ebshtetjen operative, logjistike, financiare dhe n\u00eb fund p\u00ebrkrahjen politike dhe legjitime, mund dhe do t\u00eb v\u00ebrtetohen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i lidhur me Vu\u00e7iqin ishte furnizuar me arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb prodhuara n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr strukturat ushtarake dhe jo t\u00eb lejueshme n\u00eb tregun e zi.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrmenden edhe dy organizatat q\u00eb Kosova i shpalli terroriste &#8220;Mbrojtja civile&#8221; dhe &#8220;Brigada e Veriut&#8221; t\u00eb cilat gjat\u00eb nj\u00eb periudhe dyvje\u00e7are, n\u00eb dhjet\u00ebra st\u00ebrvitje t\u00eb ndryshme, bashk\u00eb me pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit paraushtarak kryen st\u00ebrvitje p\u00ebr\u00a0 p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgatitur\u00a0 p\u00ebr t\u00eb sulmuar Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia speciale ushtarake &#8220;Kobra&#8221; ishte e p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitjet n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrgatiteshin sulme ndaj Kosov\u00ebs. Kjo nj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave Ushtarake Serbe.<\/p>\n<p>Raporti t\u00eb cilin e ka siguruar Gazet Online Reporteri.net, thot\u00eb se &#8220;nd\u00ebrhyrja e rreth 60 pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb policis\u00eb ushtarake p\u00ebr q\u00ebllime speciale &#8216;Kobra&#8217; e Forcave Ushtarake Serbe jan\u00eb regjistruar m\u00eb 05 shtator 2023, n\u00eb kufirin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo nj\u00ebsi e policis\u00eb ushtarake \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb(SAF), me t\u00eb cil\u00ebt lideri terrorist Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia \u201cKobra\u201d ka q\u00ebndruar n\u00eb lokacionin \u201cVranovicko Brdo\u201d n\u00eb zon\u00ebn kufitare me Kosov\u00ebn, dhe dyshohet se 10 trupa nga &#8220;Kobra&#8221; me vet\u00ebdije dhe ilegalisht kan\u00eb hyr\u00eb qindra metra territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Hyrja \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vendbanimin Kle\u00e7k\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut, af\u00ebr pik\u00ebs kufitare B\u00ebrnjak\/Zubin Potok.<\/p>\n<p>K\u00ebta pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb &#8220;Kobr\u00ebs&#8221; me uniforma t\u00eb zeza, mes tyre disa t\u00eb maskuar, ishin t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>St\u00ebrvitje u zhvilluan edhe n\u00eb Qendr\u00ebn Trajnuese t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme \u201cMitrovo Polje&#8221; t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Vrnja\u00e7ka Banja dhe Kopaonik n\u00eb malet af\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb e deri t\u00eb pakt\u00ebn disa dit\u00eb para sulmit t\u00eb 24 shtatorit, shumica e terrorist\u00ebve u ri-organizuan n\u00eb nj\u00eb grup, duke marr\u00eb trajnim intensiv nga instruktor\u00eb ushtarak\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb. Grupi filluan t\u00eb intensifikojn\u00eb p\u00ebrgatitjet e tyre p\u00ebr nj\u00eb sulm ushtarak kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kazerma e forcave serbe n\u00eb Rashk\u00eb ka sh\u00ebrbyer si lokacion p\u00ebr trajnimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij formacioni ilegal para dhe sidomos gjat\u00eb gjith\u00eb vitit para sulmit t\u00eb 24 shtatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendngjarje jan\u00eb gjetur edhe harta satelitore, topografike dhe skica. K\u00ebto d\u00ebshmi v\u00ebrtetojn\u00eb se paramilitar\u00ebt ishin t\u00eb trajnuar n\u00eb taktika ushtarake p\u00ebr operacionin q\u00eb synonte t\u00eb gjitha\u00a0 pikat strategjike n\u00eb drejtimet Mitrovic\u00eb-Jarinj\u00eb dhe Mitrovic\u00eb-B\u00ebrnjak, me synimin p\u00ebr t\u00eb pushtuar dhe kontrolluar nj\u00eb territor t\u00eb t\u00ebr\u00eb komunash n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive, operacioni ishte planifikuar t\u00eb kryhej n\u00eb tre faza, me nj\u00eb total prej 43 pikash strategjike\u00a0 t\u00eb vendosura n\u00eb udh\u00ebkryqe, kodra dhe ura.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"dazJ06xMpx\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/tri-fazat-si-planifikohej-sulmi-terrorist-ne-banjske-e-perfshire-edhe-njesia-speciale-ushtarake-kobra\/\">Tri fazat si planifikohej sulmi terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00ebsia speciale ushtarake &#8220;Kobra&#8221;<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cTri fazat si planifikohej sulmi terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb, e p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00ebsia speciale ushtarake \u201cKobra\u201d\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/tri-fazat-si-planifikohej-sulmi-terrorist-ne-banjske-e-perfshire-edhe-njesia-speciale-ushtarake-kobra\/embed\/#?secret=UjqyY1mfxt#?secret=dazJ06xMpx\" data-secret=\"dazJ06xMpx\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>S\u00eb pari ishte planifikuar nj\u00eb sulm n\u00eb postbllokun e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb udh\u00ebkryqin e Bistric\u00ebs \u00a0p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin mbi Leposaviq.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, q\u00ebllimi ishte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll\u00eb dy rrug\u00ebt q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Jarinj\u00eb dhe fshatit Zerovnic\u00eb. Faza e tret\u00eb gjoja parashikonte dislokimin e paraushtarak\u00ebve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasonte marrja n\u00ebn kontroll e Manastirit dhe rrug\u00ebs nga vendkalimi &#8216;Izvor&#8217; p\u00ebr n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto hapa sipas planit serb do t\u00eb siguronin hapjen e nj\u00eb korridori t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb tjera furnizime nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>Bazuar n\u00eb provat e mbledhura, k\u00ebta jan\u00eb 6 element\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb raporti zbulon\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>1.<\/strong> Sulmi i Banjsk\u00ebs m\u00eb 24 shtator 2023, u krye nga nj\u00eb grup paraushtarak q\u00eb kishte ishin rekrutuar, trajnuar dhe caktuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb pajisur me arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ofruara nga shteti i Serbis\u00eb. Grupi paraushtarak ka vepruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit komandues t\u00eb strukturave qeveritare serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht ushtris\u00eb serbe dhe agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs serbe.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>. Q\u00ebllimi i sulmit ishte nxitja e nj\u00eb konflikti dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb strukturat shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe humbje t\u00eb jet\u00ebve. Kjo p\u00ebrfshinte sfidimin, k\u00ebrc\u00ebnimin dhe vrasjen e mundshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve forcave paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb KFOR-it, si dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Vrasja e q\u00ebllimshme e oficerit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs z.Afrim Bunjaku dhe tentativa p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb zyrtar\u00ebt tjer\u00eb policor\u00eb, ilustron brutalitetin e pam\u00ebshirsh\u00ebm me t\u00eb cilin u realizua strategjia. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb rast se jan\u00eb realizuar planet p\u00ebr zgjerimin e konfliktit, KFOR-i dhe personele tjera t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ishin i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong> Vendndodhja e Manastirit dhe m\u00ebnyra se si u planifikua dhe u realizua operacioni l\u00eb n\u00eb dyshim se llogaritja e viktimave gjat\u00eb nj\u00eb operacioni policor kund\u00ebr terrorist\u00ebve n\u00eb manastirin e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kontribuonte n\u00eb pretekstin p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ushtarake p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gjoja qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb rrezikuar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pelegrin\u00ebt nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong> Provat d\u00ebshmojn\u00eb se zinxhiri komandues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb operacion e ka origjin\u00ebn n\u00eb strukturat e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm nj\u00eb akt agresioni kund\u00ebr integritetit territorial t\u00eb vendit fqinj.<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrfshirje e mundshme nga shteti i Rusis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet oficer\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe t\u00eb akter\u00ebve tjer\u00eb shtet\u00ebror\u00eb brenda Serbis\u00eb dhe struktur\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb ende subjekt i m\u00ebtejsh\u00ebm i hetimit.<\/p>\n<p>Forca e p\u00ebrdorur nga Serbia kund\u00ebr Kosov\u00ebs, dep\u00ebrtimi i saj n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe vrasja e an\u00ebtarit t\u00eb personelit t\u00eb siguris\u00eb me plane p\u00ebr t\u00eb zgjeruar zon\u00ebn e veprimit, s\u00eb bashku me p\u00ebrfshirjen e paq\u00ebruajt\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb p\u00ebrleshjen e mundshme me pajisje ushtarake, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krim sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i forc\u00ebs nga Serbia kund\u00ebr Kosov\u00ebs, dep\u00ebrtimi n\u00eb territorin e saj dhe vrasja e an\u00ebtar\u00ebt e personelit t\u00eb siguris\u00eb me plane p\u00ebr t\u00eb zgjeruar zon\u00ebn e veprimit, s\u00eb bashku me p\u00ebrfshirja e paqeruajt\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb mundshme me pajisje ushtarake, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb a krim sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim e ka presidenti i Serbia dhe strukturat e tij t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim q\u00ebndron n\u00eb Presidentin e Serbis\u00eb dhe strukturat e tij t\u00eb p\u00ebrfshira t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong> Pamund\u00ebsia e p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht pjes\u00ebtar\u00ebt paraushtarak t\u00eb grupit terrorist si pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ekstradimin e tyre ndihmon n\u00eb mosnd\u00ebshkimin e krimeve dhe p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb liri veprimi p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e tentativave t\u00eb reja t\u00eb sulmeve terroriste paraushtarake edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/p>\n<p><strong>6.<\/strong> P\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetjes operative dhe organizative, udh\u00ebheqja e Serbis\u00eb vazhdon ta t\u00eb nxis\u00eb\u00a0 konfliktin n\u00eb Kosov\u00eb, deri n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb armatosur. Ky agresion, p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe detyrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs u t\u00ebrhoq vet\u00ebm pas operacionit t\u00eb d\u00ebshtuar. Presidenti Vu\u00e7iq iu drejtua serb\u00ebve qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, duke sugjeruar se do t\u00eb vinte koha q\u00eb ata t\u00eb largoheshin nga Kosova \u201cn\u00eb traktor\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebto paralajm\u00ebrime jan\u00eb absolutisht t\u00eb fabrikuara dhe synojn\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb situat\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb rebelim t\u00eb armatosur kund\u00ebr institucioneve demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pushtim ushtarak t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb duke mbajtur deri n\u00eb 48 baza \u201cp\u00ebrpara operacionale\u201d t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj af\u00ebr kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb forcuar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr luft\u00eb, Vu\u00e7iq po organizon murale t\u00eb m\u00ebdha dhe grafite \u00a0n\u00eb Serbia, duke promovuar sloganin \u201cKur ushtria jon\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Propaganda e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Serbi p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ardhshme ka arritur nivele t\u00eb paprecedent\u00eb, edhe n\u00eb krahasim me gjuh\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb urrejtjes t\u00eb promovuar nga serb\u00ebt agresiv, nacionalist t\u00eb\u00a0 lidershipit p\u00ebrmes mediave t\u00eb tij. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"Ok9iiq4SCj\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/fotografia-qe-deshmon-lidhjen-e-ushtrise-serbe-me-sulmin-terrorist-ne-banjske\/\">Fotografia q\u00eb d\u00ebshmon lidhjen e ushtris\u00eb serbe me sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cFotografia q\u00eb d\u00ebshmon lidhjen e ushtris\u00eb serbe me sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/fotografia-qe-deshmon-lidhjen-e-ushtrise-serbe-me-sulmin-terrorist-ne-banjske\/embed\/#?secret=pNvnixr402#?secret=Ok9iiq4SCj\" data-secret=\"Ok9iiq4SCj\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs ka p\u00ebrfunduar analiz\u00ebn fillestare p\u00ebr sulmin terrorist t\u00eb 24 shtatorit n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit. Gazeta online Reporteri.net ka siguruar raportin 50 faq\u00ebsh, ku ofrohen d\u00ebshmi t\u00eb qarta t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe koordinimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr aktin e agresionit ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator. N\u00eb raport tregohet me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":876825,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1937,1790,825,1938,1884,549],"class_list":["post-876820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-banjske","tag-ekskluzive","tag-qeveria-e-kosoves","tag-raporti","tag-sulmi-terrorist","tag-veri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/876820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=876820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/876820\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=876820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=876820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=876820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}