{"id":879186,"date":"2023-11-09T08:15:43","date_gmt":"2023-11-09T07:15:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=879186"},"modified":"2023-11-09T08:15:43","modified_gmt":"2023-11-09T07:15:43","slug":"cka-permban-pakoja-e-zgjerimit-per-vendet-e-ballkanit-perendimor-e-cka-per-ukrainen-moldavine-gjeorgjine-e-turqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/cka-permban-pakoja-e-zgjerimit-per-vendet-e-ballkanit-perendimor-e-cka-per-ukrainen-moldavine-gjeorgjine-e-turqine\/","title":{"rendered":"\u00c7ka p\u00ebrmban Pakoja e Zgjerimit p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor e \u00e7ka p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb, Gjeorgjin\u00eb e Turqin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Evropian t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn miratoi Pakon e Zgjerimit 2023, duke ofruar nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb detajuar t\u00eb gjendjes dhe progresit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria, Bosnj\u00eb dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia n\u00eb rrug\u00ebt e tyre p\u00ebrkat\u00ebse drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb, dh\u00ebnien e statusit kandidat Gjeorgjis\u00eb, si dhe hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BeH, pasi t\u00eb arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, raporti fokusohet n\u00eb progresin n\u00eb zbatimin e reformave themelore, si dhe n\u00eb dh\u00ebnien e udh\u00ebzimeve t\u00eb qarta p\u00ebr prioritetet e reformave t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merita, plot\u00ebsisht i varur nga progresi objektiv i arritur nga secili vend\u201d, thuhet n\u00eb pakon e zgjerimit.<\/p>\n<p><strong>Ballkani Per\u00ebndimor \u2013 \u00c7ka thot\u00eb Pakoja e Zgjerimit<\/strong><\/p>\n<p>Kosova mbeti e p\u00ebrkushtuar n\u00eb rrug\u00ebn e saj evropiane. Vendi vazhdoi t\u00eb p\u00ebrafrohet plot\u00ebsisht vullnetarisht me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebnimin e luft\u00ebs s\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe miratimin e masave kufizuese kund\u00ebr saj. Periudha raportuese d\u00ebshmoi arritje legjislative, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zgjedhore. Megjithat\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb planin e veprimit p\u00ebr reformat n\u00eb drejt\u00ebsi. M\u00eb 1 janar 2024 do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb prekur nga disa kriza, ku e fundit ishte sulmi i dhunsh\u00ebm kund\u00ebr policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator 2023. N\u00eb lidhje me normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, teksa \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia ende nuk e kan\u00eb filluar zbatimin e detyrimeve t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr pal\u00ebt dhe pjes\u00eb ky\u00e7e e rrug\u00ebve t\u00eb tyre evropiane.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u2013 Progresi n\u00eb reformat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb kryesisht i ngecur, pasi q\u00eb Mali i Zi ka vuajtur nga polarizimi i thell\u00eb dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike n\u00eb periudh\u00ebn raportuese. BE-ja mir\u00ebpret konstituimin e parlamentit t\u00eb ri dhe formimin e qeveris\u00eb, e cila ne presim t\u00eb demonstroj\u00eb me shpejt\u00ebsi kapacitetin dhe p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr rrug\u00ebn e Malit t\u00eb Zi drejt BE-s\u00eb, si dhe t\u00eb zbatoj\u00eb reformat n\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, progresi n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit do t\u00eb varet nga reformat n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit (d.m.th. p\u00ebrmbushja e standardeve t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kapitujt 23 dhe 24). Mali i Zi vazhdon t\u00eb p\u00ebrafrohet plot\u00ebsisht me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Serbia vazhdoi zbatimin e reformave n\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit. Serbia filloi zbatimin e amendamenteve kushtetuese t\u00eb vitit 2022 p\u00ebr t\u00eb forcuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, si dhe miratoi legjislacionin e ri p\u00ebr media. Zbatimi i k\u00ebtij ligji p\u00ebr media mund ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb ndjesh\u00ebm mjedisin rregullator.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, do t\u00eb nevojiten ndryshime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis t\u00eb BE-s\u00eb dhe standardet evropiane. Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb, si \u00e7\u00ebshtje prioritare, p\u00ebrafrimin e saj me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb masat kufizuese dhe deklaratat ndaj Rusis\u00eb. Nevojitet gjithashtu pun\u00eb e m\u00ebtejshme dhe angazhim politik p\u00ebr zbatimin e reformave n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit. Vler\u00ebsimi i Komisionit mbetet se Serbia i ka p\u00ebrmbushur teknikisht standardet p\u00ebr hapjen e grupit 3 (konkurrueshm\u00ebria dhe rritja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse).<\/p>\n<p>Serbia duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb plot\u00ebsisht dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar llogaridh\u00ebnie p\u00ebr sulmin e dhunsh\u00ebm ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb 24 shtatorit dhe sulmin ndaj KFOR-it m\u00eb 29 maj. N\u00eb lidhje me normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, teksa \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosova ende nuk e kan\u00eb filluar zbatimin e detyrimeve t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr pal\u00ebt dhe pjes\u00eb ky\u00e7e e rrug\u00ebve t\u00eb tyre evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, autoritetet kan\u00eb deklaruar vazhdimisht se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE mbetet q\u00ebllimi i tyre strategjik. Maqedonia e Veriut ka vazhduar t\u00eb p\u00ebrafrohet plot\u00ebsisht me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Vendi ka arritur gjithashtu progres deri diku n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe siguris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe menaxhimin e migracionit.<\/p>\n<p>Si vend negociues, Maqedonia e Veriut duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb zbatimin e reformave t\u00eb lidhura me BE-n\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjyq\u00ebsorin, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike, duke p\u00ebrfshir\u00eb menaxhimin e financave publike dhe prokurimin publik. Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb zotuar t\u2019i lansoj\u00eb dhe t\u2019i arrij\u00eb ndryshimet relevante kushtetuese si \u00e7\u00ebshtje prioritare, me synimin q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e popujve t\u00eb tjer\u00eb. Ka pasur mbar\u00ebvajtje t\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb acquis t\u00eb BE-s\u00eb dhe autoritetet kan\u00eb treguar nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrkushtimi. Komisioni i paraqiti K\u00ebshillit raportet e shqyrtimit p\u00ebr grupin themelor p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb korrik dhe pret p\u00ebrcjellje t\u00eb shpejt\u00eb, me synimin p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vazhdoi t\u00eb demonstronte vendosm\u00ebrin\u00eb e vet p\u00ebr t\u00eb zbatuar reformat e BE-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb arritur progres n\u00eb reformat e \u201cgrupit themelor\u201d. P\u00ebrafrimi i vazhduesh\u00ebm dhe i plot\u00eb me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb sinjal i fort\u00eb i zgjedhjes strategjike t\u00eb vendit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, \u00e7\u00ebshtjet e pakicave dhe t\u00eb drejtat pron\u00ebsore, si dhe n\u00eb fusha ky\u00e7e t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, si lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Ka pasur mbar\u00ebvajtje t\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb Acquis t\u00eb BE-s\u00eb dhe autoritetet kan\u00eb treguar nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrkushtimi. Komisioni i paraqiti K\u00ebshillit raportet e shqyrtimit p\u00ebr grupin themelor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb korrik dhe pret p\u00ebrcjellje t\u00eb shpejt\u00eb. Ai synon q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb hap\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr grupin 1 (themeloret).<\/p>\n<p>Bosnj\u00eb dhe Hercegovina \u2013 Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebn, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebn pasi t\u00eb arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshm\u00ebris\u00eb me kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Vendi duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur prioritetet ky\u00e7e t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Opinionin e Komisionit p\u00ebr aplikimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Komisioni do ta monitoroj\u00eb vazhdimisht progresin dhe pajtueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat q\u00eb lidhen me hapjen e negociatave dhe do t\u2019i raportoj\u00eb K\u00ebshillit m\u00eb s\u00eb voni n\u00eb mars 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, statusi i kandidatit i marr\u00eb vitin e shkuar solli nj\u00eb dinamik\u00eb pozitive shum\u00eb t\u00eb nevojshme. Qeveria e re \u00ebsht\u00eb krijuar me shpejt\u00ebsi pas zgjedhjeve dhe ka filluar t\u00eb realizoj\u00eb reforma, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes amendamenteve q\u00eb vendosin kontrollin e integritetit n\u00eb gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, k\u00ebrkohen p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme. Kjo p\u00ebrfshin miratimin e reformave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe gjyq\u00ebsorit, si dhe p\u00ebrparimin me reformat kushtetuese dhe zgjedhore, t\u00eb cilat jan\u00eb prioriteti m\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ruhet rendi kushtetues i vendit.<\/p>\n<p>Masat secesioniste dhe autoritare t\u00eb prezantuara n\u00eb entitetin e \u2018Republika Srpska\u2019 nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rrug\u00ebn e BE-s\u00eb. K\u00ebrkohen p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb prioritetet ky\u00e7e t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Opinionin e Komisionit p\u00ebr aplikimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Prandaj, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn, pasi t\u00eb arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshm\u00ebris\u00eb me kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb Pakoja e Zgjerimit p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Moldavin\u00eb dhe Gjeorgjin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport b\u00ebhet e ditur se Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb, dh\u00ebnien e statusit kandidat Gjeorgjis\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh rezultatet e arritura nga Ukraina dhe Moldavia, si dhe p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme p\u00ebr reforma, Komisioni i ka rekomanduar q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb hap\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Komisioni rekomandon q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb miratoj\u00eb kornizat e negociatave pasi Ukraina dhe Moldavia t\u00eb ken\u00eb miratuar disa masa ky\u00e7e. Komisioni \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i raportoj\u00eb K\u00ebshillit deri n\u00eb mars 2024 p\u00ebr progresin n\u00eb lidhje me k\u00ebto masa.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Gjeorgjis\u00eb, marr\u00eb parasysh rezultatet e arritura, Komisioni rekomandon q\u00eb K\u00ebshilli t\u2019i jap\u00eb Gjeorgjis\u00eb statusin e nj\u00eb vendi kandidat duke e kuptuar se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb hapash.<\/p>\n<p><strong>Pakoja e Zgjerimit p\u00ebr Turqin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Turqia mbetet nj\u00eb partner ky\u00e7 p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe nj\u00eb vend kandidat, por negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit mbeten t\u00eb ngecura q\u00eb nga viti 2018, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e K\u00ebshillit Evropian.<\/p>\n<p>Vendi nuk e ka p\u00ebrmbysur trendin negativ t\u00eb largimit nga Bashkimi Evropian dhe reformat e lidhura me an\u00ebtar\u00ebsimin i ka kryer n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb kufizuar. Bashk\u00ebpunimi me Turqin\u00eb n\u00eb fusha me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt vazhdoi n\u00eb fusha esenciale si lufta kund\u00ebr terrorizmit, ekonomia, energjia, siguria ushqimore, migrimi dhe transporti.<\/p>\n<p>Turqia duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm p\u00ebrafrimin me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin p\u00ebr parandalimin dhe zbulimin e anashkalimit t\u00eb masave kufizuese. Pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs nga K\u00ebshilli Evropian, P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb dhe Komisioni do t\u2019i paraqesin K\u00ebshillit, n\u00eb muajin n\u00ebntor, nj\u00eb raport p\u00ebr gjendjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve BE-Turqi, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb instrumentet dhe opsionet e identifikuara nga K\u00ebshilli Evropian dhe me synimin p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike dhe largpam\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Hapat vijues<\/strong><\/p>\n<p>Tani i takon K\u00ebshillit t\u2019i marr\u00eb parasysh rekomandimet e sotme t\u00eb Komisionit dhe t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr hapat vijues n\u00eb procesin e zgjerimit. \/Telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn miratoi Pakon e Zgjerimit 2023, duke ofruar nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb detajuar t\u00eb gjendjes dhe progresit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria, Bosnj\u00eb dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia n\u00eb rrug\u00ebt e tyre p\u00ebrkat\u00ebse drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":878888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-879186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/879186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=879186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/879186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/878888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=879186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=879186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=879186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}