{"id":880970,"date":"2023-11-13T13:00:35","date_gmt":"2023-11-13T12:00:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=880970"},"modified":"2023-11-13T13:22:24","modified_gmt":"2023-11-13T12:22:24","slug":"a-ka-kosova-sistem-alarmi-te-urgjences","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-ka-kosova-sistem-alarmi-te-urgjences\/","title":{"rendered":"A ka Kosova sistem alarmi t\u00eb urgjenc\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201c\u00c7do disa jav\u00eb m\u00eb vijn\u00eb mesazhe n\u00eb telefon nga institucionet, p\u00ebr gj\u00ebra aspak urgjente. E kur duhej ta merrja nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sh\u00ebndetin, ai nuk erdhi. Isha e painformuar\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb F.E., banore e Prishtin\u00ebs, teksa i referohet njoftimit t\u00eb l\u00ebshuar nga Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKSHPK) dhe Kompania Rajonale e Uj\u00ebsjell\u00ebsit \u201cPrishtina\u201d (KRUP), se uji nga liqeni i Badocit nuk rekomandohet p\u00ebr pije dhe gatim, p\u00ebr shkak t\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb manganit n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Amvisja nga kryeqyteti kosovar thot\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net se mori vesh me shum\u00eb vones\u00eb p\u00ebr rekomandimin e IKSHPK-s\u00eb. Ajo tregon se u njoftua rreth ujit nga t\u00eb af\u00ebrm, t\u00eb cil\u00ebt informacionin e kishin marr\u00eb p\u00ebrmes rrjeteve sociale n\u00eb internet &#8211; p\u00ebrdoruese e t\u00eb cilave thot\u00eb se vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<h2>Uji i papijsh\u00ebm<\/h2>\n<p>M\u00eb 19 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/apelon-ikshpk-mos-e-pini-ujin-nga-fabrika-ne-liqenin-e-badovcit\/\">IKSHPK<\/a>-ja dhe <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/alarmi-per-te-mos-pire-ujin-qe-vjen-nga-liqenit-i-badovcit-kru-prishtinadel-me-nje-njoftim\/\">KRUP<\/a>-i e l\u00ebshuan fillimisht n\u00eb platform\u00ebn sociale \u201cFacebook\u201d, e pastaj n\u00eb adres\u00eb elektronike t\u00eb gazetar\u00ebve, nj\u00eb njoftim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ujin. I njoftuan qytetar\u00ebt q\u00eb furnizohen nga Badoci, t\u00eb mos e pin\u00eb n\u00eb asnj\u00eb variant ujin, sepse ka prezenc\u00eb t\u00eb elementit kimik, mangan. (Nj\u00eb sasi e vog\u00ebl e manganit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut, por pirja e ujit me shum\u00eb mangan mund t\u00eb jet\u00eb rrezik i madh). Madje, ata u porosit\u00ebn t\u00eb mos e p\u00ebrdorin ujin nga Badoci as p\u00ebr gatim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb njoftimit t\u00eb pranuar nga IKSHPK-ja, mir\u00ebpo edhe me monitorimet dhe kontrollet e cil\u00ebsis\u00eb q\u00eb b\u00ebn KRU \u2018Prishtina\u2019 me departamentin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re ngritje e prezenc\u00ebs s\u00eb manganit n\u00eb burimin e ujit (liqeni Badoc). Andaj, bazuar n\u00eb gjendjen momentale, me rekomandim t\u00eb IKSHPK-s\u00eb, KRU \u2018Prishtina\u2019 njofton qytetar\u00ebt q\u00eb furnizohen nga ITU Badoc, se uji nuk rekomandohet p\u00ebr pije dhe p\u00ebr gatim, deri n\u00eb njoftimin e radh\u00ebs\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e KRUP-it.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga organet kompetente q\u00eb ky njoftim t\u2019u kishte shkuar qytetar\u00ebve me SMS n\u00eb telefonat mobil\u00eb, sepse jo doemos secili qytetar, n\u00eb ve\u00e7anti ata m\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, ka qasje n\u00ebp\u00ebr platformat sociale, por nga kjo kompani kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb e arsyeshme nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe SMS nuk e kemi parapar\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke e pasur parasysh q\u00eb p\u00ebrmes mediave, qoft\u00eb t\u00eb shkruara, qoft\u00eb elektronike, lajmi shp\u00ebrndahet n\u00eb \u00e7do shtres\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja p\u00ebr media n\u00eb KRUP, Arjeta Mjeku, duke shtuar se \u201cgjendja nuk \u00ebsht\u00eb alarmante\u201d.<\/p>\n<p>IKSHPK-ja, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij teksti, nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb disa pyetje q\u00eb i ka d\u00ebrguar Reporteri.net para disa dit\u00ebsh.<\/p>\n<h2>Sa kan\u00eb kosovar\u00ebt qasje n\u00eb internet?<\/h2>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, gati 99 p\u00ebr qind e kosovar\u00ebve kan\u00eb qasje n\u00eb internet, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) t\u00eb nxjerra n\u00eb fund t\u00eb tetorit. Prej vitit 2017 e deri k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrqindja e familjeve q\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb internet n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur vazhdimisht. Vet\u00ebm 1.4 p\u00ebr qind e familjeve jan\u00eb pa qasje n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit p\u00ebrdoruesit kryesor\u00eb t\u00eb internetit ishin personat nga 16 deri n\u00eb 34 vje\u00e7. Ata mbi 65 vje\u00e7 kan\u00eb p\u00ebrdorur internetin m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb vend, tregojn\u00eb statistikat.<\/p>\n<p>Edhe pse shumica e banor\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb internet, shum\u00eb pak prej tyre e p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb materiale m\u00ebsimore, informacione apo p\u00ebr marrje t\u00eb sh\u00ebrbimeve qeveritare, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ASK-s\u00eb.<\/p>\n<h2>Sistemi i alarmit p\u00ebr urgjenca n\u00eb Kosov\u00eb<\/h2>\n<p>Sistemi i alarmit t\u00eb urgjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem paralajm\u00ebrimi komb\u00ebtar, q\u00eb lejon zyrtar\u00ebt e autorizuar t\u00eb transmetojn\u00eb te populli alarme emergjente apo mesazhe paralajm\u00ebruese. Alarmet b\u00ebhen fillimisht p\u00ebrmes njoftimeve apo mesazheve n\u00ebp\u00ebr telefona celular\u00eb, m\u00eb pas edhe n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit kabllor ose satelitor. Madje, n\u00eb disa vende per\u00ebndimore, alarmin urgjent qytetar\u00ebt e pranojn\u00eb n\u00eb telefon edhe n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i fikur. Por, Kosova nuk e ka aktiv nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), q\u00eb funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB), n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net ka treguar p\u00ebr nj\u00eb projekt-marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar para disa vitesh lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, porse kurr\u00eb nuk nisi implementimin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka marr\u00eb Ekipi K\u00ebshillues dhe Nd\u00ebrlidh\u00ebs i NATO-s (NALT) \u2013 subjekt nd\u00ebrlidh\u00ebs i misionit paqeruajt\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket aspektit &#8211; njoftimit publik n\u00eb rast rreziku, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka iniciuar nj\u00eb projekt-marr\u00ebveshje me ofruesit e sh\u00ebrbimeve t\u00eb Telekomit n\u00eb vitin 2021, dhe at\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt relevant\u00eb, e cila edhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb MPB, pas t\u00eb cilit veprim jan\u00eb zhvilluar edhe negociatat p\u00ebr implementim. Por, p\u00ebrgjegj\u00ebsit n\u00eb inicim dhe zbatim t\u00eb modelit t\u00eb \u2018njoftimit publik n\u00eb raste rreziku\u2019, p\u00ebrmes krijimit t\u00eb nj\u00eb platforme t\u00eb porosive SMS, e ka pranuar subjekti nd\u00ebrlidh\u00ebs i KFOR-it, i njohur si NALT, i cili, p\u00ebr arsye p\u00ebr neve t\u00eb panjohura, deri m\u00eb sot nuk ka arritur t\u00eb filloj\u00eb me implementim\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e AME-s\u00eb.<\/p>\n<h2>P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e NATO-s<\/h2>\n<p>NATO-ja ka th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi e till\u00eb bie vet\u00ebm mbi institucionet e Kosov\u00ebs\u201d, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb NALT-i vepron ndaras nga misioni i KFOR-it.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr inicimin dhe zbatimin e nismave dhe politikave lokale bie mbi institucionet n\u00eb Kosov\u00eb. Ekipi K\u00ebshillues dhe Nd\u00ebrlidh\u00ebs i NATO-s vepron ndaras nga misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR-i. Mandati i tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ofroj\u00eb k\u00ebshilla p\u00ebr organizatat e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke u fokusuar n\u00eb struktur\u00ebn civile q\u00eb mbik\u00ebqyr Forcat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs brenda mandatit fillestar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i NATO-s.<\/p>\n<h2>Alarmet p\u00ebrmes telefonave<\/h2>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ka shum\u00eb raste kur njoftime t\u00eb ndryshme institucionale \u2013 kryesisht t\u00eb natyr\u00ebs jourgjente &#8211; u shkojn\u00eb qytetar\u00ebve me SMS. Para pak jav\u00ebsh, MPB-ja u ka d\u00ebrguar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve mesazh p\u00ebr vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se \u201cduhet regjistruar veturat me targa RKS\u201d, q\u00eb prek kryesisht komunitetin serb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ekziston alarmi i urgjenc\u00ebs, q\u00eb njihet edhe si \u201cSistemi i Alarmeve Komerciale Mobile\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrjet alarmi i krijuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb alarmet e urgjenc\u00ebs n\u00eb pajisjet mobile si telefonat celular\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria amerikane l\u00ebshon tre lloje alarmesh p\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi: &#8220;Alarmin komb\u00ebtar&#8221; (m\u00eb par\u00eb i njohur si &#8220;Alarmi Presidencial&#8221;), q\u00eb p\u00ebrfshin alarmet e l\u00ebshuara nga Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara ose Administratori i Agjencis\u00eb Federale t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Emergjencave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lloj tjet\u00ebr alarmesh jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr sigurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb dy kategori t\u00eb ndryshme: k\u00ebrc\u00ebnime ekstreme dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, sinjalizimi te qytetar\u00ebt b\u00ebhet me nj\u00eb tingull edhe n\u00ebse telefoni \u00ebsht\u00eb i fikur.<\/p>\n<p>Alarm tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb njihet si \u201cAmber Alert\u201d. Nj\u00eb alarm i till\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit ka nisur p\u00ebrdorimin edhe n\u00eb Kroaci, Serbi dhe Maqedoni t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cAmber Alert\u201d u d\u00ebrgohet t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve kur ndodhin raste t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, dhe i k\u00ebrkohet publikut ndihm\u00eb p\u00ebr gjetjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb rr\u00ebmbyer. Sistemi e ka origjin\u00ebn n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Emri u krijua duke iu referuar Amber Rene Hagerman, nj\u00eb vajz\u00eb e cila u rr\u00ebmbye dhe m\u00eb von\u00eb u gjet e vrar\u00eb n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, njoftime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr platformat sociale si \u201cFacebook\u201d, apo u d\u00ebrgohen mediave, t\u00eb cilat m\u00eb pas i publikojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>AME-ja ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net se n\u00eb cil\u00ebndo situat\u00eb rreziku ose k\u00ebrc\u00ebnimi nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore apo edhe fatkeq\u00ebsi tjera, ajo p\u00ebrgatit dhe publikon n\u00eb faqen e saj zyrtare, <a href=\"https:\/\/ame.rks-gov.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ame.rks-gov.net<\/a>, apele e njoftime p\u00ebr gjendjen e gatishm\u00ebris\u00eb, \u201cme aktivizimin e resurseve p\u00ebr gatishm\u00ebri dhe reagim emergjent\u201d. \/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7do disa jav\u00eb m\u00eb vijn\u00eb mesazhe n\u00eb telefon nga institucionet, p\u00ebr gj\u00ebra aspak urgjente. E kur duhej ta merrja nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sh\u00ebndetin, ai nuk erdhi. Isha e painformuar\u201d. K\u00ebshtu thot\u00eb F.E., banore e Prishtin\u00ebs, teksa i referohet njoftimit t\u00eb l\u00ebshuar nga Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":880967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1943,451],"class_list":["post-880970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-alarmi-i-urgjences","tag-kosova"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/880970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=880970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/880970\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=880970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=880970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=880970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}