{"id":882357,"date":"2023-11-16T15:06:17","date_gmt":"2023-11-16T14:06:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=882357"},"modified":"2023-11-16T15:06:25","modified_gmt":"2023-11-16T14:06:25","slug":"konferenca-rajonale-per-lehtesimin-e-tregtise-riformeson-bashkepunimin-dhe-integrimin-e-ekonomive-te-ballkanit-perendimor-ne-epoken-dixhitale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/konferenca-rajonale-per-lehtesimin-e-tregtise-riformeson-bashkepunimin-dhe-integrimin-e-ekonomive-te-ballkanit-perendimor-ne-epoken-dixhitale\/","title":{"rendered":"Konferenca Rajonale p\u00ebr Leht\u00ebsimin e Tregtis\u00eb riform\u00ebson Bashk\u00ebpunimin dhe Integrimin e ekonomive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Epok\u00ebn Dixhitale"},"content":{"rendered":"<p><strong>TIRAN\u00cb, SHQIP\u00cbRI [8-9 n\u00ebntor] &#8211; Doganat dhe agjencit\u00eb e tjera shtet\u00ebrore t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb edhe m\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar potencialin e partneriteteve t\u00eb krijuara n\u00eb peizazhin dixhital, q\u00eb evoluon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto ishin konkluzionet kryesore nga Konferenca Rajonale mbi Leht\u00ebsimet Tregtare \u201cFuqizimi i Partneriteteve Bashk\u00ebpunuese n\u00eb Epok\u00ebn Digjitale\u201d, mbajtur m\u00eb 8-9 n\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb. Konferenca mblodhi s\u00eb bashku rreth 200 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb nga shteti dhe biznesi nga Ballkani Per\u00ebndimor, Moldavia, Shtetet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, Komisioni Evropian, Organizata Bot\u00ebrore e Doganave dhe Shtetet e Bashkuara. Konferenca u organizua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb GIZ, &#8220;Mb\u00ebshtetje p\u00ebr Integrimin Ekonomik Rajonal&#8221;, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermane, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Ervin Mete, Minister i Financave dhe Ekonomis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebnvizoi progresin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb integrimin ekonomik rajonal, duke theksuar se procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur synimet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit t\u00eb Ballkanit. \u201cHarmonizimi i procedurave doganore me ato t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Evropian ka r\u00ebnd\u00ebsi prioritare n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Kjo konferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb vizione dhe ide, por edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar ura t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi dhe uroj q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si e till\u00eb\u201d: tha Z. Mete.<\/p>\n<p>SH.T Karl Bergner, Ambasador i Gjermanis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve bashk\u00ebpunuese p\u00ebr rritjen ekonomike t\u00eb rajonit. &#8220;Integrimi ekonomik rajonal \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb patur sukses me reformat ekonomike n\u00eb ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor, si dhe duhet p\u00ebrforcuar p\u00ebrkushtimi i tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar politika tregtare efikase q\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb detyrimet e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb BE. Prioriteti madhor i k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtohet agjenda e zgjerimit n\u00eb rajon dhe zbatimi i nismave t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb integrale e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb ndaj rajonit&#8221;, theksoi ai.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ekonomi\/konferenca-rajonale-per-lehtesimin-e-tregtise-riformeson-bashkepunimin-dhe-integrimin-e-ekonomive-te-ballkanit-perendimor-ne-epoken-dixhitale\/attachment\/foto-3543654\/\" rel=\"attachment wp-att-882359\"><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-882359\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654.jpeg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"898\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654.jpeg 1600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654-300x168.jpeg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654-1024x575.jpeg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654-768x431.jpeg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Foto-3543654-1536x862.jpeg 1536w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Z. Genti Gazheli, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave, n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e strategjive p\u00ebrshtat\u00ebse n\u00eb leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb. \u201cDoganat jan\u00eb porta e par\u00eb n\u00eb procesin e integrimit evropian dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye harmonizimi i procedurave doganore me ato t\u00eb Tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Evropian merr r\u00ebnd\u00ebsi prioritare. \u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb leht\u00ebsimi i aktiviteteve t\u00eb tregtis\u00eb ka nj\u00eb impakt pozitiv p\u00ebr ekonomin\u00eb kur procedurat zbatohen me eficens\u00eb dhe efikasitet. Leht\u00ebsimi i procedurave doganore p\u00ebr importet, eksportet dhe transitet e mallrave ka p\u00ebrfitime disaplan\u00ebshe p\u00ebr rritjen e volumeve tregtare nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb redukton burokracin\u00eb eksesive (t\u00eb tepruar) dhe vonesat e kushtueshme p\u00ebr biznesin si dhe kostot administrative n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Dr. Hubert Perr, Shefi i Bashk\u00ebpunimit, Delegacioni i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, deklaroi se puna p\u00ebr leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb \u00ebsht\u00eb themelore, si p\u00ebr zhvillimin e tregut rajonal, ashtu edhe p\u00ebr integrimin n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb. Ai konfirmoi p\u00ebrkushtimin e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb thelluar bashk\u00ebpunimin dhe integrimin n\u00eb rajon: &#8220;Plani i ri i Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor d\u00ebshmon p\u00ebrkushtimin e BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin dhe p\u00ebrshpejtimin e integrimit, me q\u00ebllim adresimin e konvergjenc\u00ebs socio-ekonomike q\u00eb tani&#8221;.<\/p>\n<p>Z. Philippe Duponteil, Drejtor i Politikave Doganore dhe Tatimore Dixhitale (DG TAXUD) i Komisionit Evropian deklaroi se &#8220;bashk\u00ebpunimi, partneriteti dhe besimi jan\u00eb tri fjal\u00eb q\u00eb ecin dor\u00eb p\u00ebr dore n\u00eb bot\u00ebn e doganave. K\u00ebto tri fjal\u00eb ishin pishtar\u00ebt e Komisionit Evropian n\u00eb dy vitet e fundit. M\u00eb 17 maj 2023, Komisioni miratoi Paket\u00ebn e Reform\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Doganat. Kjo \u00ebsht\u00eb reforma m\u00eb e madhe dhe m\u00eb ambicioze q\u00eb nga krijimi i Bashkimit Doganor n\u00eb vitin 1968. Bashk\u00ebpunimi, partneriteti dhe besimi mes tregtar\u00ebve, partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe autoriteteve doganore q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themelet e saj. Q\u00ebllimi krysor i reform\u00ebs \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsimi edhe m\u00eb shum\u00eb i procedurave t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb respektojn\u00eb rregullat dhe jan\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm. Programi OEA shtroi bazat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besim, por ne duam ta ngrem\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nj\u00eb nivel m\u00eb lart&#8221;, shpegoi ai, duke shtuar se, fakti q\u00eb ndryshon gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia drejt nj\u00eb niveli m\u00eb lart do t\u00eb shpaloset plot\u00ebsisht p\u00ebrmes mjeteve dixhitale, prandaj jam i k\u00ebnaqur edhe me titullin e k\u00ebsaj konference t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Operator\u00ebt q\u00eb besojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb sistem elektronik q\u00eb u mund\u00ebson informacion n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr l\u00ebvizjen e ngarkesave t\u00eb tyre dhe respektimin e t\u00eb gjitha kritereve p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrmes Qendr\u00ebs s\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave Doganore t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Kunio Mikuriya, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Doganave pohoi se promovimi i leht\u00ebsimit t\u00eb tregtis\u00eb rajonale q\u00ebndron lart n\u00eb agjend\u00ebn e OBD-s\u00eb. &#8220;N\u00eb praktik\u00eb, qasja \u201cDritarja e Vetme\u201d si platform\u00eb bashk\u00ebpunimi dixhital do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Doganat t&#8217;u ofrojn\u00eb bizneseve sh\u00ebrbime me nj\u00eb ndales\u00eb, fal\u00eb menaxhimit m\u00eb t\u00eb koordinuar t\u00eb kufirit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb agjenci shtet\u00ebrore, si dhe do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb drejt nj\u00eb tregtie pa shkresa dhe madje pa kontakte n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky hap k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim jo vet\u00ebm komb\u00ebtar por edhe rajonal nd\u00ebrmjet administratave doganore dhe mes agjencive t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vullnet politik dhe besim, t\u00eb dyja k\u00ebto relevante p\u00ebr tem\u00ebn e k\u00ebsaj konference&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n<p>Znj. Tanja Bo\u0161kovi\u0107, Drejtuese e projektit t\u00eb GIZ, n\u00ebnvizoi pesh\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb integrimin ekonomik t\u00eb rajonit, duke v\u00ebn\u00eb theksin te r\u00ebnd\u00ebsia e leht\u00ebsimit t\u00eb tregtis\u00eb rajonale, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje shum\u00ebsektoriale, shum\u00ebdimensionale dhe shuminstitucionale, e cila k\u00ebrkon q\u00eb doganat dhe agjencit\u00eb e tjera shtet\u00ebrore t\u00eb punojn\u00eb krah p\u00ebr krah, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara bashk\u00ebpunimin dhe integrimin rajonal.<\/p>\n<p>Znj. Ines Mucostepa, Kryetare e Unionit t\u00eb Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deklaroi se Forumi i Investimeve i 6 Dhomave t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ka realizuar nj\u00eb studim q\u00eb prezanton propozimet e sektorit t\u00eb biznesit p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb investime n\u00eb korsi m\u00eb t\u00eb gjelbra dhe blu, duke vendosur fillimisht Korsit\u00eb e Gjelbra n\u00eb mbar\u00eb rajonin dhe m\u00eb pas n\u00eb kufijt\u00eb e BE-s\u00eb, njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb Certifikatave t\u00eb Operatorit t\u00eb Autorizuar, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrcaktimin e korsive t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr pik\u00ebkalimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura me BE-n\u00eb, harmonizimin e procedurave administrative dhe p\u00ebrdorimin e sistemeve t\u00eb vetme dixhitale, etj.<\/p>\n<p>Konferenca ishte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb praktika t\u00eb mira, jo vet\u00ebm brenda BE-s\u00eb por edhe nga mbar\u00eb bota, me q\u00ebllim promovimin e bashk\u00ebpunimit m\u00eb efektiv brenda Ballkanit Per\u00ebndimor dhe me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Konferenca nxiti diskutime dinamike q\u00eb projektojn\u00eb udh\u00ebn drejt s\u00eb ardhmes ekonomike t\u00eb rajonit dhe avokojn\u00eb bashk\u00ebpunimet progresive. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit theksuan nevoj\u00ebn p\u00ebr novacion dhe nj\u00eb qasje t\u00eb re drejt leht\u00ebsimit t\u00eb tregtis\u00eb, si premis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajektore t\u00eb ndritshme dhe solide p\u00ebr lul\u00ebzimin ekonomik t\u00eb rajonit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TIRAN\u00cb, SHQIP\u00cbRI [8-9 n\u00ebntor] &#8211; Doganat dhe agjencit\u00eb e tjera shtet\u00ebrore t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb edhe m\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar potencialin e partneriteteve t\u00eb krijuara n\u00eb peizazhin dixhital, q\u00eb evoluon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. K\u00ebto ishin konkluzionet kryesore nga Konferenca Rajonale mbi Leht\u00ebsimet Tregtare \u201cFuqizimi i Partneriteteve Bashk\u00ebpunuese n\u00eb Epok\u00ebn Digjitale\u201d, mbajtur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":882358,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-882357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/882357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=882357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/882357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/882358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=882357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=882357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=882357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}