{"id":887229,"date":"2023-11-27T13:23:19","date_gmt":"2023-11-27T12:23:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=887229"},"modified":"2023-11-27T13:27:47","modified_gmt":"2023-11-27T12:27:47","slug":"ujkani-smund-te-flitet-per-asociacionin-pa-pasur-marreveshje-te-plote-ajo-duhet-te-zbatohet-ne-teresine-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ujkani-smund-te-flitet-per-asociacionin-pa-pasur-marreveshje-te-plote-ajo-duhet-te-zbatohet-ne-teresine-e-saj\/","title":{"rendered":"Ujkani: S\u2019mund t\u00eb flitet p\u00ebr Asociacionin pa pasur marr\u00ebveshje t\u00eb plot\u00eb, ajo duhet t\u00eb zbatohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Fjolla Ujkani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net ka folur p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend, derisa ka komentuar proceset kryesore, sipas saj, q\u00eb jan\u00eb arritur p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes Kurti.<\/strong><\/p>\n<p>Ujkani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, i ka komentuar edhe masat e v\u00ebna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat thot\u00eb se jan\u00eb t\u00eb padrejta derisa ka th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb ato t\u00eb hiqen sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Deputetja nga partia n\u00eb pushtet, ka folur edhe p\u00ebr draft-statutin p\u00ebr Asociacionin, i cili zyrtarisht nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende publik, ndon\u00ebse, ka rrjedhur nj\u00eb verzion p\u00ebr t\u00eb cilin opozita ka paraqitur kritikat e veta.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: Zonja Ujkani, pse mendoni se nuk po largohen masat e v\u00ebna nga Bashkimi Evropian, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Fillimisht m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb k\u00ebto masa q\u00eb BE i ka vendosur ndaj Kosov\u00ebs jan\u00eb edhe t\u00eb padrejta, edhe t\u00eb pakuptimta. K\u00ebto masa q\u00eb i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse jan\u00eb masa t\u00eb p\u00ebrkohshme, kan\u00eb ardh pas tensioneve q\u00eb i krijuan grupet kriminale dhe strukturat paralele n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, p\u00ebr pengimin dhe moslejimin e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave veriore t\u00eb fillonin pun\u00ebn zyrtare n\u00eb objektet e tyre komunale. Mos harroni q\u00eb strukturat kriminale atje, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Radoi\u00e7iq si n\u00ebnkryetar asokohe i List\u00ebs Serbe, e figura t\u00eb tjera t\u00eb err\u00ebta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, filluan me bllokimin e rrug\u00ebve, dhun\u00ebn ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dhun\u00ebn ndaj trupave t\u00eb NATO-s dhe dhun\u00ebn ndaj gazetar\u00ebve. Pra, n\u00eb vend se t\u00eb kishte masa p\u00ebr organizator\u00ebt e protestave t\u00eb dhunshme atje, masat ju vendos\u00ebn padrejt\u00ebsisht Kosov\u00ebs. Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr zbatueshm\u00ebri t\u00eb ligjit n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebn veriore, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur rendin dhe ligjin, integritetin e sovranitetin territorial t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb Rezolut\u00ebn e para nj\u00eb muaji Parlamenti Evropian, i k\u00ebrkoi Komisionit dhe K\u00ebshillit Evropian q\u00eb masat e vendosura ndaj Kosov\u00ebs t\u00eb hiqen sa m\u00eb shpejt\u00eb, e gjithashtu n\u00eb Rezolut\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb vendosen masa ndaj Serbis\u00eb, sidomos pas sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb. Prandaj, ndon\u00ebse t\u00eb padrejta, po presim q\u00eb k\u00ebto masa t\u2019i hiqen Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Kur flasim p\u00ebr aspektin diplomatik, a mendoni q\u00eb ka stagnim sa i p\u00ebrket fushat\u00ebs p\u00ebr lobim ndaj Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Fushata e lobimit nuk ka stagnuar asnj\u00ebher\u00eb, mir\u00ebpo problem natyrisht q\u00eb po p\u00ebrb\u00ebn pes\u00ebshja e shteteve evropiane q\u00eb edhe m\u00eb tutje nuk po e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. T\u00eb gjitha institucionet e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ministren e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, po punojn\u00eb dhe po angazhohen shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 32 muaj qeverisje n\u00eb krye me kryeministrin Albin Kurti. Cilat procese do t\u2019i ve\u00e7oje se jan\u00eb kryer?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Si procese m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mund t\u2019i num\u00ebrojm\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb drejtuar nga kryeministri Kurti kemi arritur q\u00eb t\u00eb kemi:<\/p>\n<p>Liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, e cila hyn n\u00eb fuqi nga 1 janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm,<\/p>\n<p>Antar\u00ebsimin n\u00eb Open Government Partnership (Partneriti p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur) e cila promovon qeverisjen e mir\u00eb, fuqizimin e qytetaris\u00eb aktive, luftimin e korrupsionit dhe p\u00ebrdorimin e teknologjive digjitale p\u00ebr qeverisje.<\/p>\n<p>Aplikimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian,<\/p>\n<p>Jemi pjes\u00eb e Programit t\u00eb BE-s\u00eb \u201cTregu i P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d n\u00eb vler\u00eb prej 4.2 miliard\u00eb EURO p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb bizneseve dhe organizatave 2021\/2027<\/p>\n<p>Kemi mbi 700 milion euro investime t\u00eb siguruara p\u00ebr energji<\/p>\n<p>Kemi projektin mbi 80 milion\u00eb euro p\u00ebr ngrohje qendrore me panele solare dhe projekte t\u00eb tjera t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme, dhe duhet ta p\u00ebrmend k\u00ebtu q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb mbajtur zgjedhjet e Serbis\u00eb n\u00eb teritorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net<\/strong>: Flasim pak p\u00ebr aspektin e siguris\u00eb. I keni dh\u00ebn\u00eb 5 mij\u00eb euro p\u00ebr Ushtrin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fondit, a \u00ebsht\u00eb FSK duke u rritur?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pazakont\u00eb p\u00ebr neve si familje dh\u00ebnia e donacioneve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb. Si familje thirrjes p\u00ebr kontribut ju kemi p\u00ebrgjigjur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pra n\u00eb vitet 98\/99, dhe do ti p\u00ebrgjigjemi sa her\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Fondin e Siguris\u00eb p\u00ebr FSK kemi kontribuar edhe ne me 5000\u20ac, sikurse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb qytetar\u00eb e familje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ushtria e Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb po fuqizohet, reformohet e modernizohet, prandaj edhe si Qeveri e Kosov\u00ebs kemi shtuar buxhetin p\u00ebr FSK, nd\u00ebr vite, dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb theksoj q\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi dyfishim t\u00eb buxhetit p\u00ebr ushtrin\u00eb e cila p\u00ebr vitin 2024 do t\u00eb jet\u00eb mbi 153 milion\u00eb euro<\/p>\n<p>Mbi 190% \u00ebsht\u00eb shtuar buxheti p\u00ebr armatim t\u00eb ri<\/p>\n<p>Kemi mbi 1800 ushtar t\u00eb rinj, e q\u00eb FSK vitin tjet\u00ebr do ti shtohen edhe 600 ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<p>FSK ka bler\u00eb disa dron\u00eb Bayraktar<\/p>\n<p>FSK merr pjes\u00eb n\u00eb misione t\u00eb ndryshme bashk\u00eb me ushtrit\u00eb amerikane e britanike<\/p>\n<p>Kemi mbi 3000 ushtar\u00eb t\u00eb trajnuar jasht\u00eb vendit<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb Ushtria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e duhur p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ushtri moderne dhe profesionale.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Jan\u00eb shtuar z\u00ebrat p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja. Lidhja Demokratike s\u00eb fundi shprehi gatishm\u00ebri n\u00eb rast se ato do t\u00eb mbaheshin. A jeni t\u00eb gatsh\u00ebm ju p\u00ebr zgjedhje?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Nuk e di \u00e7far\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga LDK apo nga partit\u00eb tjera, por ajo q\u00eb e di \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa kemi rritje t\u00eb buxhetit, rritje ekonomike, dyfishim t\u00eb eksportit, dyfishim t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte, deficitin m\u00eb t\u00eb ult\u00eb buxhetor krahasuar me buxhetet paraprake, dhe p\u00ebrderisa t\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb p\u00ebr stabilitet qeveris\u00ebs, p\u00ebr progres n\u00eb sundimin e ligjit dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebr progres n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk besoj q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Zgjedhjet do t\u00eb mbahen n\u00eb afatin e rregullt t\u00eb tyre q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vitin 2025, dhe at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, edhe ato opozitare, edhe ne si parti qeveris\u00ebse aktuale do t\u00eb rikthehemi tek sovrani, p\u00ebr vler\u00ebsim e rivler\u00ebsim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Flasim pak edhe p\u00ebr draft-statutin p\u00ebr Asociacionin. Zyrtarisht ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik ai, por si i komentoni kritikat e opozit\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ujkani:<\/strong> Nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr asociacionin pa pasur marr\u00ebveshje t\u00eb plot\u00eb. Pra nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje parciale, ku di\u00e7ka zbatohet e di\u00e7ka jo. Kosova ka pranuar q\u00eb marr\u00ebveshja duhet t\u00eb zbatohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, por kurrsesi ndaras nga nj\u00ebra \u2013 tjetra. Meqen\u00ebse Serbia ka refuzuar t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb 3t\u00ebn her\u00eb, \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb flasim ne k\u00ebtu p\u00ebr detaje t\u00eb draft-statutit. Pra, duhet t\u00eb flasim n\u00eb kontekst t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb marr\u00ebveshjes.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Fjolla Ujkani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net ka folur p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend, derisa ka komentuar proceset kryesore, sipas saj, q\u00eb jan\u00eb arritur p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes Kurti. Ujkani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, i ka komentuar edhe masat e v\u00ebna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat thot\u00eb se jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":887236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-887229","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/887229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=887229"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/887229\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/887236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=887229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=887229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=887229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}