{"id":888573,"date":"2023-11-30T14:22:59","date_gmt":"2023-11-30T13:22:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=888573"},"modified":"2023-11-30T14:22:59","modified_gmt":"2023-11-30T13:22:59","slug":"alfabeti-i-kultures-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/alfabeti-i-kultures-demokratike\/","title":{"rendered":"\u201cAlfabeti i kultur\u00ebs demokratike\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Fragmente nga libri testamentar q\u00eb do t\u00eb botohet me titullin \u201cAlfabeti i kultur\u00ebs demokratike\u201d. Shkruan Rexhep Qosja<\/strong><\/em><\/p>\n<p>1.<br \/>\nKur shkat\u00ebrrohen sistemet e vlerave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e t\u00eb shtetit at\u00ebher\u00eb jeta b\u00ebhet jo vet\u00ebm e padurueshme por edhe e neveritshme. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim po shtohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kur shum\u00ebsia e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb jet\u00eb e dukshme edhe p\u00ebr syt\u00eb e atyre q\u00eb nuk shikojn\u00eb edhe me mendje dhe t\u00eb atyre q\u00eb din\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00ebm me goj\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb \u00e7ka nuk mund t\u00eb pritet. K\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar fati i Perandoris\u00eb Romake dhe fati i Perandoris\u00eb Bizantine.<br \/>\n2.<br \/>\nFati i tij, emrin e t\u00eb cilit nuk po jua them k\u00ebsaj here, e d\u00ebshmon plot\u00ebsisht pohimin e Mahatma Gandit: \u201cS\u00eb pari t\u00eb injorojn\u00eb plot\u00ebsisht; s\u00eb dyti t\u00eb p\u00ebrqeshin dit\u00eb e nat\u00eb; s\u00eb treti nuk l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb kund\u00ebr teje, n\u00eb fund, pas t\u00eb par\u00ebs, t\u00eb dyt\u00ebs dhe t\u00eb tret\u00ebs her\u00eb ti del fitimtar, dometh\u00ebn\u00eb fiton.<br \/>\n3.<br \/>\nKush e ka th\u00ebn\u00eb i pari bukur e ka th\u00ebn\u00eb: kurr\u00eb nuk mund t\u2019i n\u00ebn\u00e7mosh sa duhet e si duhet mendjen dhe shijen e atyre q\u00eb gjithnj\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen zhagas p\u00ebr hunde!<br \/>\n4.<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb i men\u00e7ur, ai \u00ebsht\u00eb i talentuar, ai ka shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb politike e t\u00eb p\u00ebrgjithshme, prandaj edhe e di, \u00ebsht\u00eb i bindur se ekzistojn\u00eb kufizime shoq\u00ebrore, politike, kulturore dhe historike q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb se \u00e7ka mund t\u00eb arrihet p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kryetarit. E me t\u00eb arriturat vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb mandati masa nuk k\u00ebnaqet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u2019i mobilizoj\u00eb dijet e forcat q\u00eb ato q\u00eb s\u2019ka arritur t\u2019i realizoj\u00eb n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u2019i realizoj\u00eb n\u00eb t\u00eb dytin. Ky \u00ebsht\u00eb parim frytdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb demokraci, natyrisht n\u00eb qoft\u00eb se nuk i dor\u00ebzohet korrupsionit.<br \/>\n5.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb interesant, e tha me goj\u00eb dhe mandej e shkroi me dor\u00eb, se n\u00eb histori kan\u00eb mbetur p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb \u00e7muar, jo ata q\u00eb i ka ngritur por ata q\u00eb i ka mohuar feja.<br \/>\n6.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb prej mendimtar\u00ebve t\u00eb shekujve t\u00eb ndrysh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb i madh numri i sundimtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ardhur, q\u00eb vijn\u00eb e q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet me posht\u00ebrsi, q\u00eb mbahen n\u00eb pushtet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb marr\u00ebzive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve; q\u00eb bien prej pushtetit kur iu mbushet mendja t\u00eb huajve ndaj t\u00eb cil\u00ebve ata ishin vazhdimisht puthador\u00ebs. Edhe ky \u00ebsht\u00eb parim, q\u00ebndrim q\u00eb e cil\u00ebson demokracin\u00eb.<br \/>\n7.<br \/>\nNj\u00ebra prej fjalive politike e shtet\u00ebrore q\u00eb zyrtar\u00eb e jozyrtar\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrisin shum\u00eb shpesh, n\u00eb mbledhje zyrtare dhe jasht\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb: t\u00eb b\u00ebhemi Evrop\u00eb. Nuk thon\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi Amerik\u00eb por Evrop\u00eb sepse Evrop\u00ebn e kemi m\u00eb af\u00ebr dhe ua merr mendja se prej m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit m\u00ebsohemi m\u00eb shpejt dhe si ai b\u00ebhemi m\u00eb leht\u00eb. Kur e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali mendojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi si francez\u00ebt, si anglez\u00ebt, si italian\u00ebt, si gjerman\u00ebt. Asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb thot\u00eb: t\u00eb b\u00ebhemi \u00e7ka jemi. Prej asaj q\u00eb kemi, prej asaj si jemi, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb ren\u00eb, t\u00eb vlefshmen, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen, t\u00eb dobishmen, t\u00eb nevojshmen, t\u00eb domosdoshmen, t\u00eb d\u00ebshirueshmen, t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb gjithmonshmen. Dhe, ashtu do t\u00eb b\u00ebhemi Evrop\u00eb dhe do b\u00ebhemi Evrop\u00eb sepse edhe Evropa do ta \u00e7moj\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe si e kemi b\u00ebr\u00eb dhe nuk do t\u00eb ngurroj\u00eb t\u00eb na nderoj\u00eb e t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb di\u00e7ka edhe prej nesh.<br \/>\n8.<br \/>\nMungesa e marr\u00ebveshjeve mes atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb sjell bredhjen e qeverisjeve mes autoritarizmit dhe demokracis\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sjell p\u00ebrdorimin autokratik dhe totalitar t\u00eb demokracis\u00eb!<br \/>\n9.<br \/>\nKorrupsioni, nepotizmi, privilegjet e ndryshme, t\u00eb vogla e t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pushtetar\u00ebve e lodhin dhe e tendosin shoq\u00ebrin\u00eb politikisht, ekonomikisht dhe moralisht. Deri kur do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu pa p\u00ebrgjigjen e duhur q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb jepte sovrani \u2013 populli, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dihet dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet.<br \/>\nShkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj tendosjeje, e k\u00ebsaj lodhjeje nuk duan ta din\u00eb se pasojat e privilegjeve t\u00eb tyre nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb godasin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kok\u00ebn e tyre!<br \/>\n10.<br \/>\nImanuel Kanti: Obligimi q\u00eb ka njeriu ndaj vetvetes m\u00eb s\u00eb shpeshti dhe m\u00eb s\u00eb shumti cenohet prej t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs: prej g\u00ebnjeshtr\u00ebs.<br \/>\n11.<br \/>\nVolfgang G\u00ebte: Q\u00eb njeriu t\u00eb mund dhe t\u00eb dij\u00eb t\u00eb nderoj\u00eb nj\u00eb personalitet edhe vet\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb dikush e di\u00e7ka.<br \/>\n12.<br \/>\nMos e dh\u00ebnt\u00eb Zoti q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb jem p\u00ebrkrah\u00ebs i atij kryetaria a atij kryeministri q\u00eb shp\u00ebrfill, q\u00eb cenon detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb kryetari, t\u00eb nj\u00eb kryeministri atdhetar: krijimin e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. T\u00eb till\u00eb, kryetar\u00ebt dhe kryeministrat, u krijojn\u00eb mund\u00ebsi vet\u00ebm t\u00eb vet\u00ebve!<br \/>\n13.<br \/>\nN\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore, politike, kulturore, sh\u00ebndet\u00ebsore kur e kur m\u00ebnjanohen pasojat, por zakonisht mbesin shkaqet!<br \/>\n\u00c7ka t\u00eb thuhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebri?<br \/>\nM\u00ebnjanimi i pasojave e i t\u00eb k\u00ebqijave duke i heshtur shkaqet \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebri demagogjike me t\u00eb cil\u00ebn mburren demagog\u00ebt. Le t\u2019i quajm\u00eb njer\u00ebz mendjepakt\u00eb dhe shpirtmjer\u00eb!<br \/>\n14.<br \/>\nVjen n\u00eb pushtet me posht\u00ebrsi, mbahet n\u00eb pushtet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb servilizmit dhe marr\u00ebzive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, kurse m\u00ebnjanohet prej pushtetit kur u mbushet mendja t\u00eb huajve q\u00eb n\u00eb jet\u00ebt tona politike denj\u00ebsohen me fjal\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<br \/>\n15.<br \/>\nMadh\u00ebshtin\u00eb e popujve barbar\u00ebt e matin me sasin\u00eb e arm\u00ebve q\u00eb kan\u00eb, tha mendimtari i dikursh\u00ebm evropian, kurse t\u00eb qytet\u00ebruarit me sasin\u00eb, me cil\u00ebsin\u00eb, me kuptimin, me dometh\u00ebnien, me vler\u00ebn e arteve, t\u00eb shkencave, t\u00eb filozofive.<br \/>\n16.<br \/>\nNj\u00eb publicist i moshuar m\u00eb tha, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mu lut t\u00eb mos ia sh\u00ebnoj emrin, se foltoret e sotme shqiptare do t\u00eb ishte mir\u00eb, dhe do t\u00eb ishte mir\u00eb sepse do t\u00eb shpjegoheshin mir\u00eb paraqitjet, deklaratat, diskutimet, polemikat n\u00eb to, sikur t\u00eb quheshin me fjal\u00ebn e huaj t\u00eb p\u00ebrkthyer shqip lehore. Nuk jam i sigurt se gjuh\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb pajtohen me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb re shqipe t\u00eb krijuar prej p\u00ebrkthimit t\u00eb fjal\u00ebs latine, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb italiane.<br \/>\n17.<br \/>\nKultura \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtje e trajt\u00eb e ekzistenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historike.<br \/>\nKultura, q\u00eb moti thuhet e shkruhet, \u00ebsht\u00eb identiteti i popullit; ajo ruan vlerat thelb\u00ebsore t\u00eb tij; ajo \u00ebsht\u00eb shpirt\u00ebsia e tij. Si shihet prej veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, Ministria e Kultur\u00ebs e Kosov\u00ebs sikur nuk kujdeset t\u2019i d\u00ebshmojn\u00eb si duhet e sa duhet k\u00ebto virtyte t\u00eb Kultur\u00ebs son\u00eb.<br \/>\n18.<br \/>\nVendimet politike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb bindshme, m\u00eb t\u00eb sigurta, n\u00eb t\u00eb \u00e7muara n\u00eb qoft\u00eb se bazohen n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb sjell hulumtimi shkencor.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e kuptueshme, prandaj, pse disa prej shteteve t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet, kan\u00eb institute shkencore t\u00eb cilat me veprimtarin\u00eb e tyre iu sh\u00ebrbejn\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<br \/>\n19.<br \/>\nMendjepakti, e ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb poet i madh evropian me prejardhje etiopiase, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb lokal, derisa gjeniu \u00ebsht\u00eb universal.<br \/>\nI nj\u00ebjti krijues e ka th\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb mendim: Gjen\u00ed e lig\u00ebs\u00ed nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb.<br \/>\n20.<br \/>\nHeshtja e intelektual\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e politike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pamoralshme sesa dhuna e diktator\u00ebve.<br \/>\n21.<br \/>\nN\u00eb jet\u00ebn politike sot natyra dikujt ia ka marr\u00eb mendjen, dikujt syt\u00eb e ballit, dikujt vesh\u00ebt, dikujt fatin, kurse disa politikan\u00ebve ua ka marr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto.<br \/>\n22.<br \/>\nKush harron apo e shp\u00ebrfill historin\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i detyruar ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00e7far\u00eb ishte!<br \/>\n23.<br \/>\nMinistri frances Aleksis de Tok\u00ebvill, shum\u00eb shkurt minist\u00ebr, n\u00eb gjysm\u00ebn e shekullit n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb an\u00eb t\u00eb votimit mund t\u00eb triumfojn\u00eb edhe figurat m\u00eb banale t\u00eb koh\u00ebs. Triumfet e k\u00ebtilla n\u00eb koh\u00ebn e tij nuk ishin t\u00eb rralla. E sot? Sot nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rralla as n\u00eb Evrop\u00ebn e madhe, thon\u00eb, e as n\u00eb vende t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb e q\u00eb s\u2019kan\u00eb kultur\u00ebn evropiane p\u00ebr rregullimin demokratik t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve politike, shoq\u00ebrore, kulturore, t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Si t\u00eb parandalohen triumfet e k\u00ebtilla n\u00eb votime? Natyrisht, me sundimin e ligjit.<br \/>\n24.<br \/>\nMe politik\u00ebn e tyre disa nga pushtetar\u00ebt ton\u00eb t\u00eb sot\u00ebm i kan\u00eb p\u00ebrmbysur kodet historike, demokratike, kulturore dhe sociale!<br \/>\n25.<br \/>\nGalileo i lavdish\u00ebm ka th\u00ebn\u00eb se numri i atyre q\u00eb i shpjegojn\u00eb drejt \u00e7\u00ebshtjet e v\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se numri i atyre q\u00eb i shpjegojn\u00eb gabimisht. Shpjegimi \u00ebsht\u00eb si vrapimi. Nj\u00eb kal\u00eb arab do t\u2019ia kaloj\u00eb nj\u00eb grumbulli t\u00eb gomar\u00ebve.<br \/>\n26.<br \/>\nTerrorizmi! Fatkeq\u00ebsi e madhe p\u00ebr njeriun, shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin. Terrorizmi nuk rrezikon vet\u00ebm sigurin\u00eb si\u00e7 po e trajtojn\u00eb zyrtar\u00ebt sot, por edhe demografin\u00eb, qytet\u00ebrimin e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb sulmuar e t\u00eb popullit t\u00eb tij.<br \/>\n27.<br \/>\nThuhet, por kjo q\u00eb thuhet shpejt harrohet, se asgj\u00eb nuk e komprometon nj\u00eb pushtet sesa ai veten kur i sh\u00ebrben vet\u00ebm vetvetes.<br \/>\n28.<br \/>\nHistoria do t\u00eb duhej t\u2019i m\u00ebsonte njer\u00ebzit se rrezik m\u00eb i madh se mbi\u00e7mimi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00e7mimi i armikut.<br \/>\n29.<br \/>\nInteresi komb\u00ebtar n\u00eb politik\u00eb ndodh t\u00eb vendoset mbi baz\u00eb t\u00eb shtetit, mbi baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb dhe mbi baz\u00eb t\u00eb kombit. Nuk ka dyshim se interesi komb\u00ebtar m\u00eb s\u00eb shumti shp\u00ebrfillet e d\u00ebmtohet kur vendoset mbi baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Kur shikojm\u00eb dhe d\u00ebgjojm\u00eb se si sillen partit\u00eb e opozit\u00ebs ndaj partis\u00eb apo partive q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet bindemi se edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn interesat komb\u00ebtare vendosen mbi baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Dhe k\u00ebshtu e cenojn\u00eb interesin komb\u00ebtar.<br \/>\n30.<br \/>\nMendimtari dhe politikani i lavdish\u00ebm Tomas Karlajl ka th\u00ebn\u00eb dhe ka shkruar se Shekspiri vlen m\u00eb shum\u00eb se krejt Mbret\u00ebria Britanike.<br \/>\nPse jo? Mbret\u00ebria Britanike mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet dhe mund t\u00eb pushtohet prej ndonj\u00eb pushtuesi t\u00eb \u00e7mendur, por veprat e Shekspirit as nuk mund t\u2019i shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb, as nuk mund t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb dhe as nuk mund t\u2019i pushtoj\u00eb asnj\u00eb pushtues. Ato jan\u00eb t\u00eb papushtueshme dhe t\u00eb paharrueshme. Mos do t\u00eb thot\u00eb kjo se p\u00ebrkushtimi ndaj krijimtaris\u00eb shpirt\u00ebrore duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkushtimi kryesor n\u00eb \u00e7do program shtet\u00ebror.<br \/>\n31.<br \/>\nSi po shihet sot dhe si \u00ebsht\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjuar edhe m\u00eb her\u00ebt kur e sundonte Shqip\u00ebrin\u00eb, her\u00eb si kryeminist\u00ebr, her\u00eb si kryetar i shtetit e gjithnj\u00eb si kryetar i Partis\u00eb Demokratike, politika e tij p\u00ebrcaktohej prej shfrenimeve t\u00eb pushtetshme t\u00eb cilat as kultura dhe as etika nuk kan\u00eb mundur t\u2019i ndalojn\u00eb e as t\u2019i frenojn\u00eb. Dhe, s\u2019po mund t\u2019i frenojn\u00eb as sot. E kuptueshme. Ato nuk udh\u00ebhiqen nga vet\u00ebdija e nd\u00ebrgjegjja.<br \/>\n32.<br \/>\nN\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb politike e shtet\u00ebrore shqiptare pushteti ekzekutiv vazhdon t\u00eb jet\u00eb pushtet mbisundues. Dhe, si pasoj\u00eb e k\u00ebtij mbisundimi n\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb ton\u00eb politike e shtet\u00ebrore nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet demokraci e v\u00ebrtet\u00eb. Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb dy shtetet tona jurisprudenca nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet si pushtet i tret\u00eb. Fatmir\u00ebsisht n\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb, ajo, jurisprudenca, ka filluar t\u00eb pavar\u00ebsohet si pushtet i tret\u00eb.<br \/>\n33.<br \/>\nN\u00eb jet\u00ebn shqiptare politike mund t\u00eb d\u00ebgjohen zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sillen si perandori i Bizantit, Kodima, i cili thoshte: sundimtari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ua nd\u00ebrroj\u00eb dometh\u00ebnien fjal\u00ebve. O sa fjala e zyrtar\u00ebve emetohet me dometh\u00ebnie t\u00eb ndryshuar kur e kur edhe gramatikisht e sakatuar. T\u00eb shkretat fjal\u00eb e t\u00eb shkret\u00ebt d\u00ebgjues!<br \/>\n34.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb prej nj\u00eb vargu studiuesish tan\u00eb se p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr gjuh\u00ebs standarde realizohen si p\u00ebrpjekje kund\u00ebr identitetit kolektiv t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb prej shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr krijimin dhe njohjen e kombit kosovar realizohen si p\u00ebrpjekje kund\u00ebr identitetit kolektiv t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nSi t\u00eb parat ashtu edhe t\u00eb dytat jan\u00eb p\u00ebrpjekje kund\u00ebr Kombit shqiptar.<br \/>\n35.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bindet njeriu, q\u00eb e p\u00ebrcjell gjendjen politike, shoq\u00ebrore, shtet\u00ebrore shqiptare se disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike m\u00eb shum\u00eb mendojn\u00eb e p\u00ebrpiqen t\u00eb marrin prej Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs sesa t\u2019u japin atyre. Ajo q\u00eb japin \u00e7mohet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, kurse ajo q\u00eb marrin quhet korrupsion, ryshfet, pla\u00e7kitje, uzurpim, vjedhje e ku ta dim\u00eb si ndryshe.<br \/>\n36.<br \/>\nKonflikti i interesave midis t\u00eb pushtetshm\u00ebve, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe t\u00eb tjer\u00ebve, kryesisht t\u00eb shp\u00ebrfillurve, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ende \u00ebsht\u00eb i heshtur dhe i pashprehur. Do t\u00eb vij\u00eb koha kur do t\u00eb shprehet duke i sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore e shpirt\u00ebrore. E kuptueshme. Klasa politike i ka mjetet p\u00ebr at\u00eb uzurpim t\u00eb interesave: i ka mediat q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb, e ka policin\u00eb, i ka argat\u00ebt e paem\u00ebrtuar dhe i ka mjetet e tjera t\u00eb ndryshme t\u00eb kontrollit.<br \/>\nShtresat e tjera, duke i p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe shtres\u00ebn e intelektual\u00ebve, jan\u00eb dhe mbeten t\u00eb heshtura, t\u00eb pranguara kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb!<br \/>\n37.<br \/>\nPopulli shqiptar i ndar\u00eb n\u00eb dy shtete sot p\u00ebr sot nuk ka fuqi biologjike, ekonomike, shpirt\u00ebrore, qytet\u00ebruese, kulturore, p\u00ebr t\u2019iu shmangur zvet\u00ebnimit t\u00eb identitetit t\u00eb tij n\u00eb Bashkimin Evropian. Ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e identitetit t\u00eb tij nuk mund ta gjej\u00eb n\u00eb Bashkimin e sot\u00ebm Evropian qoft\u00eb edhe p\u00ebr arsye se n\u00eb t\u00eb jan\u00eb forcuar nacionalizmat e vjet\u00ebr e po krijohen edhe nacionalizma t\u00eb rinj.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bashkimi i dy shteteve shqiptare, i Shqip\u00ebris\u00eb e i Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat vet\u00ebm ashtu t\u00eb bashkuara mund t\u00eb krijojn\u00eb e t\u00eb zhvillojn\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, integruese, b\u00ebhet kusht p\u00ebr ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e Identitetit komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb Bashkimin Evropian.<br \/>\n38.<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e n\u00eb qytet\u00ebrimin si\u00e7 jan\u00eb koha, shoq\u00ebria dhe qytet\u00ebrimi i p\u00ebrtash\u00ebm \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dihet e t\u00eb \u00e7mohet mendimi shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i shkrimtarit t\u00eb madh gjerman, G\u00ebte, i shprehur shkurt: \u201cN\u00eb disa koh\u00eb, p\u00ebr shkrime (p\u00ebr mendime e p\u00ebr vendime) karakteri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sesa talenti\u201d.<br \/>\n39.<br \/>\nDisa njer\u00ebz i njohim, por kurr\u00eb nuk mund t\u2019i kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Na b\u00ebhen t\u00eb pakuptuesh\u00ebm me disa mendime t\u00eb tyre. Nj\u00eb prej mendimeve t\u00eb k\u00ebtilla \u00ebsht\u00eb mendimi p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ndaj Evrop\u00ebs i quajtur evropianizmi. Evropianizmi i disa prej tyre, mjerisht, nuk bazohet n\u00eb dashurin\u00eb ndaj Evrop\u00ebs por n\u00eb urrejtjen dhe n\u00eb p\u00ebrbuzjen e Lindjes, sidomos n\u00eb urrejtjen dhe n\u00eb p\u00ebrbuzjen e fes\u00eb islame. Le t\u2019i m\u00ebshirojm\u00eb evropianist\u00ebt e till\u00eb t\u00eb rrejsh\u00ebm.<br \/>\nP\u00ebrkushtimin ndaj Evrop\u00ebs disa nga ata tani kan\u00eb filluar ta plot\u00ebsojn\u00eb e disa t\u00eb tjer\u00eb ta nd\u00ebrrojn\u00eb me Amerik\u00ebn e amerikanizmin. Ata nuk e adhurojn\u00eb amerikanizmin p\u00ebr shkak t\u00eb arriturave e vlerave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb SHBA-ve, p\u00ebr shkak t\u00eb qytet\u00ebrimit, kultur\u00ebs, demokracis\u00eb liberale, shkenc\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn i soll\u00ebn fryte t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzimit, por p\u00ebr shkak tjet\u00ebr: p\u00ebr shkak se amerikanizmi, thon\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb koniunktural, m\u00eb i leverdish\u00ebm sesa evropianizmi.<br \/>\n40.<br \/>\nPolitikani q\u00eb nuk sheh p\u00ebrtej kthes\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe politikani q\u00eb nuk e di se si do t\u00eb jet\u00eb shteti, populli, kombi i tij pas nj\u00ebzet vjet\u00ebve nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb etike t\u00eb merren me politik\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi politik q\u00eb Evropa ia ka dhuruar me koh\u00eb Bot\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-888574\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q.jpg\" alt=\"\" width=\"1383\" height=\"1937\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q.jpg 1383w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q-214x300.jpg 214w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q-731x1024.jpg 731w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q-768x1076.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/r-q-1097x1536.jpg 1097w\" sizes=\"(max-width: 1383px) 100vw, 1383px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fragmente nga libri testamentar q\u00eb do t\u00eb botohet me titullin \u201cAlfabeti i kultur\u00ebs demokratike\u201d. Shkruan Rexhep Qosja 1. Kur shkat\u00ebrrohen sistemet e vlerave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e t\u00eb shtetit at\u00ebher\u00eb jeta b\u00ebhet jo vet\u00ebm e padurueshme por edhe e neveritshme. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim po shtohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kur shum\u00ebsia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21175,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-888573","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/888573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=888573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/888573\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=888573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=888573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=888573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}