{"id":891162,"date":"2023-12-06T12:43:00","date_gmt":"2023-12-06T11:43:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=891162"},"modified":"2023-12-06T12:43:00","modified_gmt":"2023-12-06T11:43:00","slug":"i-ekspozuar-ne-media-aktiv-ne-politike-dhe-biznesmen-i-dyshuar-kush-eshte-i-dyshuari-per-vrasjen-e-14-vjecares-ne-shkup","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/i-ekspozuar-ne-media-aktiv-ne-politike-dhe-biznesmen-i-dyshuar-kush-eshte-i-dyshuari-per-vrasjen-e-14-vjecares-ne-shkup\/","title":{"rendered":"I ekspozuar n\u00eb media, aktiv n\u00eb politik\u00eb dhe biznesmen i dyshuar &#8211; kush \u00ebsht\u00eb i dyshuari p\u00ebr vrasjen e 14 vje\u00e7ares n\u00eb Shkup"},"content":{"rendered":"<p><strong>I ekspozuar n\u00eb media, aktiv n\u00eb politik\u00eb dhe biznesmen i dyshuar, k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet profili i Lup\u00e7o Palevskit \u2013 Pal\u00e7o, i dyshuar p\u00ebr vrasjen e 14-vje\u00e7ares, Vanja Gjor\u00e7evska nga Shkupi dhe 74-vje\u00e7arit, Pan\u00e7e Zhezhovski nga Velesi.<\/strong><\/p>\n<p>Palevski ishte aktiv n\u00eb rrjetet sociale me podkastin e tij \u201cKrsh\u201d, si drejtues i l\u00ebvizjes \u201cE treta\u201d, nj\u00eb grupim politik me bindje pro-ruse ku ai p\u00ebr\u00e7onte mesazhe me nxitje nacionaliste.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 21 n\u00ebntorit, nj\u00eb dit\u00eb para rr\u00ebmbimit t\u00eb 74-vje\u00e7arit Pan\u00e7e Zhezhovski, ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb njoftim n\u00eb rrjetin social Facebook se emisioni i radh\u00ebs i parapar\u00eb p\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn, do t\u00eb shtyhej p\u00ebr t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 23 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e rr\u00ebmbimit t\u00eb Zhezhovskit ai nuk b\u00ebri asnj\u00eb postim, nd\u00ebrsa pas rr\u00ebmbimit t\u00eb 14-vje\u00e7ares n\u00eb disa raste ka shkruar se f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kishte kaluar pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cPestaloci\u201d, e nj\u00ebjta ku m\u00ebsonte Vanja Gjor\u00e7evska.<\/p>\n<p>Derisa vazhdonin k\u00ebrkimet p\u00ebr Vanj\u00ebn, n\u00eb postimet e tij, i dyshuari p\u00ebr rr\u00ebmbimin dhe vrasjen e saj, p\u00ebrdorte gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes dhe nacionaliz\u00ebm ekstrem.<\/p>\n<p>Lup\u00e7o Palevski dhe kat\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb atin e vajz\u00ebs, pas nj\u00eb hetimi intensiv nga policia dhe prokuroria maqedonase, rezultuan t\u00eb jen\u00eb autor\u00ebt e rr\u00ebmbimit, nd\u00ebrsa Palevski edhe ekzekutor i tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para publikimit t\u00eb hetimeve, Palevski ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, nd\u00ebrsa m\u00eb 5 dhjetor, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se ai ishte arrestuar n\u00eb Turqi dhe se tashm\u00eb kan\u00eb nisur procedurat p\u00ebr ekstradimin e tij, derisa t\u00eb dyshuarit e tjer\u00eb tashm\u00eb ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Lup\u00e7o Palevski-Pal\u00e7o, ish-themelues i javores \u201cStart\u201d, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ai donte t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb media, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 podkast-it t\u00eb tij personal, i cili ka 2500 ndjek\u00ebs, ai mori hap\u00ebsir\u00eb edhe n\u00eb portalin pro-rus \u201cInfomax\u201d, sipas hulumtimeve mbi ndikimin rus n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Pal\u00e7o p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb njihet q\u00eb nga viti 1998 kur u b\u00eb kryetar i deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes Social Demokrate t\u00eb Maqedonis\u00eb (LSDM) n\u00eb Shkup, e cila tani drejtohet nga kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb thon\u00eb se pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb periudha kur atij i jepet mund\u00ebsia t\u00eb afrohet me ish-drejtorin e policis\u00eb sekrete n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Zoran Verushevski.<\/p>\n<p><strong>Kush dhe pse e \u201cmbronte\u201d Pal\u00e7on?<\/strong><\/p>\n<p>Emri i Lup\u00e7o Paleskit-Pal\u00e7o u b\u00eb \u201ci pak\u00ebndsh\u00ebm\u201d p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd kur u b\u00eb e ditur se ai u arrestua me dyshimin se fshihej pas kanalit n\u00eb Youtube \u201cNikola Tesla\u201d ku n\u00eb vitin 2017 ishin publikuar bisedat e p\u00ebrgjuara t\u00eb politikan\u00ebve, gazetar\u00ebve, biznesmen\u00ebve dhe personazheve publike.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale Publike q\u00eb ishte formuar n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr hetimin e p\u00ebrgjimeve, kishte zbuluar se p\u00ebrmes kanalit \u201cTesla\u201d, Palevski ka b\u00ebr\u00eb shantazhe t\u00eb ndryshme mbi personat e p\u00ebrgjuar, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj ai \u00ebsht\u00eb liruar.<\/p>\n<p>Ai arriti deri aty saq\u00eb disa nga bisedat e p\u00ebrgjuara i kishte l\u00ebshuar t\u00eb d\u00ebgjoheshin n\u00eb sheshin e qytetit t\u00eb Prilepit, por edhe at\u00ebher\u00eb u arrestua dhe m\u00eb pas u lirua.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish-ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Pavle Trajanov, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka pasur mbrojtje nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb edhe tani.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ministria e Brendshme kishte dyshime se ai po i p\u00ebrdorte p\u00ebr shantazh, por at\u00ebher\u00eb ishte aktuale dhe kaloi. Por, supozoj se ai ka qen\u00eb n\u00eb komunikim me njer\u00ebz t\u00eb MPB-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe kjo pyetje duhet t\u2019i drejtohet drejtp\u00ebrdrejt ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tani mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe duhet t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse Palevski ka komunikuar me sh\u00ebrbimet. Fakti q\u00eb deri m\u00eb tani nuk ka epilog m\u00eb serioz p\u00ebr kaq shum\u00eb prej veprave t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb befasues\u201d, thot\u00eb Trajanov.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb merrej me biznese n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe nd\u00ebrtoi objekte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit, disa prej tyre nd\u00ebrtime pa leje, e m\u00eb i famshmi nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb objekti i njohur si \u201cTifani\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Palevskit u regjistrua Shoqata e qytetar\u00ebve p\u00ebr popullarizimin e mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe mediave \u201cDesna Republika\u201d (Republika e Djatht\u00eb), adresa e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit.<\/p>\n<p>Themelues t\u00eb saj jan\u00eb edhe 14 persona t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb mesin e tyre jan\u00eb edhe disa nga t\u00eb dyshuarit aktual\u00eb p\u00ebr dy vrasjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb janar, u themelua partia politike djathtiste Desna, adresa e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendbanimin Kisella Voda.<\/p>\n<p>Emri i saj do t\u00eb thot\u00eb se Lup\u00e7o Palevski-Pal\u00e7o \u00ebsht\u00eb i djatht\u00eb, i cili promovon ide radikale p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ctradhtive\u201d q\u00eb po i ndodhnin Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve, ai kund\u00ebrshtonte fuqish\u00ebm integrimin euroatlantik t\u00eb vendit dhe promovon disa nga idet\u00eb p\u00ebr afrim me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Tubimet q\u00eb ai organizonte me p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij shpesh mbaheshin n\u00ebp\u00ebr objektet e kishave.<\/p>\n<p>Partia ka krijuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mosndryshimin e emrit, statusit dhe dinjitetit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Maqedonase \u2013 Kryepeshkopata e Ohrit.<\/p>\n<p><strong>Partia distancohet nga Pal\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi n\u00eb profilin e saj n\u00eb Facebook, partia Desna ka l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pretendon se pjesa tjet\u00ebr e an\u00ebtar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me tronditje dhe mosbesim p\u00ebr zhvillimet. Sipas njoftimit, kjo parti k\u00ebrkon d\u00ebnim t\u00eb rrept\u00eb p\u00ebr Lup\u00e7o Palevskin dhe an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb dyshohen p\u00ebr kryerjen e aktit mizor t\u00eb vrasjes s\u00eb 14-vje\u00e7ares, Vanja Gjor\u00e7evska dhe 74-vje\u00e7arit, Pan\u00e7e Zhezhovski.<\/p>\n<p>Partia njofton se do t\u00eb ngrij\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin, funksionet dhe aktivitetet e t\u00eb akuzuarve deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Spasovski e quajti \u201cp\u00ebrbind\u00ebsh\u201d, opozita e akuzon si \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u201d<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Oliver Spasovski, dit\u00ebn q\u00eb doli me detajet e hetimin, ishte zotuar se do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr arrestimin e rr\u00ebmbyesit dhe ekzekutorit t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka, ju premtoj, q\u00eb ky person ose n\u00ebse preferoni, ky p\u00ebrbind\u00ebsh, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit po e ndjekim sapo t\u00eb shkel\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb dal\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, pati deklaruar Spasovski.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, opozita e akuzoi Spasovskin se ka palogjikshm\u00ebri n\u00eb hetim dhe e pyeti ministrin e Brendsh\u00ebm n\u00ebse Pal\u00e7o kishte v\u00ebrtet informacion p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte arratisur p\u00ebrtej kufirit.<\/p>\n<p>Por, Spasovski i mohoi k\u00ebto akuza, nd\u00ebrsa mbr\u00ebmjen e 5 dhjetorit kur njoftimin arrestimin e Palevskit n\u00eb Turqi tha se t\u00eb gjitha ata q\u00eb e keqp\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb rast, jan\u00eb \u201cpolitikan\u00eb amator\u00eb\u201d, kurse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nxisin urrejtje dhe t\u00eb p\u00ebrhapin dezinformata, do t\u00eb japin llogari, raporton REL.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I ekspozuar n\u00eb media, aktiv n\u00eb politik\u00eb dhe biznesmen i dyshuar, k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet profili i Lup\u00e7o Palevskit \u2013 Pal\u00e7o, i dyshuar p\u00ebr vrasjen e 14-vje\u00e7ares, Vanja Gjor\u00e7evska nga Shkupi dhe 74-vje\u00e7arit, Pan\u00e7e Zhezhovski nga Velesi. Palevski ishte aktiv n\u00eb rrjetet sociale me podkastin e tij \u201cKrsh\u201d, si drejtues i l\u00ebvizjes \u201cE treta\u201d, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":891163,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-891162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/891162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=891162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/891162\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/891163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=891162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=891162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=891162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}