{"id":8933,"date":"2019-03-24T10:53:09","date_gmt":"2019-03-24T09:53:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=8933"},"modified":"2019-03-24T10:53:09","modified_gmt":"2019-03-24T09:53:09","slug":"te-pergjumur-ne-pervjetorin-e-fillimit-te-clirimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/te-pergjumur-ne-pervjetorin-e-fillimit-te-clirimit\/","title":{"rendered":"T\u00eb p\u00ebrgjumur n\u00eb p\u00ebrvjetorin e fillimit t\u00eb \u00e7lirimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Se Kosova nuk ka as institucione serioze, as shoq\u00ebri civile me rrezatim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as personalitete t\u00eb v\u00ebmendshme publike &#8211; po shihet s\u00ebrish, k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e intervenimit t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb: nd\u00ebrsa s\u00ebrish jan\u00eb ngjallur kund\u00ebrshtar\u00ebt e aksionit t\u00eb NATO-s dhe masakra e Re\u00e7akut quhet inskenim, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shfaj\u00ebsuar krer\u00ebt e shtetit serb p\u00ebr krimet n\u00eb Kosov\u00eb, shteti dhe shoq\u00ebria kosovare duket se ndihen ende rehat n\u00eb gjumin dim\u00ebror.Nj\u00eb shikim n\u00eb arkiv tregon se Kosova ka aq shum\u00eb argumente p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Dhe nj\u00eb lutje: shikojeni k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb Yannis Behrakis t\u00eb Reutersit.Shihet nj\u00eb djal\u00eb shqiptar i Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1998. Ai bart nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lodhur, i cili bashk\u00eb me refugjat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kishte ecur mbi 30 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga forcat serbe.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm mediat propagandistike ruse, nuk jan\u00eb vet\u00ebm mediat e Beogradit, nuk jan\u00eb vet\u00ebm hajvan\u00ebt tashm\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur dhe promillosheviqian t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb jan\u00eb mobilizuar k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mallkuar NATO-n, e cila m\u00eb 24 mars 1999 filloi nj\u00eb aksion \u00abilegal\u00bb duke sulmuar Serbin\u00eb, k\u00ebsisoj duke shkelur edhe t\u00eb \u00abdrejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00bb.<\/p>\n<p>Edhe redaksia serbe e Deutsche Welles, nj\u00eb mediumi q\u00eb financohet me parat\u00eb e taksapaguesve gjerman\u00eb, e ka par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb jap\u00eb kontributin e vet n\u00eb revizionimin e historis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb shkrim tendencioz akuzohen korrespondent\u00ebt e mediave gjermane p\u00ebr luft\u00ebnxitje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim tentohet t\u00eb njolloset ministri i Jasht\u00ebm gjerman Joschka Fischer, i cili m\u00eb 1999 p\u00ebrkrahu intervenimin e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb me argumentin se nuk do t\u00eb lejohej nj\u00eb Auschwitz i ri.<\/p>\n<p>Ka edhe gazeta serioze gjermane q\u00eb n\u00eb 20-vjetorin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s p\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebng\u00ebn vajtimtare: \u00abN\u00eb konfliktin e Kosov\u00ebs NATO shkeli t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00bb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj fushate \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e habitshme, absurde dhe e neveritshme heshtja e opinionit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrpiqen t\u00eb plasojn\u00eb n\u00eb opinion rr\u00ebfimin mbi m\u00ebkatin e NATO-s m\u00eb 1999 mbi \u00abSerbin\u00eb e pafajshme\u00bb, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb indiferent.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb organizuar kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb 1999 n\u00eb ballafaqimin me propagand\u00ebn serbe se sa sot, 11 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe 20 vjet pas fillimit t\u00eb \u00e7lirimit. Institucionet ashiqare jan\u00eb t\u00eb paafta.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb kushtonte asgj\u00eb, gati asgj\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb krijohej nj\u00eb komision, nj\u00eb ekip q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb argumenteve n\u00eb favor t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga NATO-ja. K\u00ebto argumente do t\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin edhe n\u00eb mediat sociale, sidomos n\u00eb Twitter, i cili \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb komunikimit dhe ndikimit edhe n\u00eb diplomacin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt harxhojn\u00eb para pa fund p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb kota n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, shpenzohen mij\u00ebra euro e dollar\u00eb p\u00ebr dreka e darka t\u00eb shtrenjta n\u00ebp\u00ebr metropole t\u00eb bot\u00ebs, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu lobist\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb paguar nga krer\u00ebt e shtetit jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtetin, por p\u00ebr t\u00eb ujdisur imazhin e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi vet\u00ebm te institucionet e dob\u00ebta.<\/p>\n<p>Nuk ka Kosova as shoq\u00ebri civile me rrezatim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as intelektual\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mediat serioze jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk kan\u00eb kapacitet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rrafshin e informimit t\u00eb opinionit bot\u00ebror. Nj\u00eb nd\u00ebr krimet e m\u00ebdha t\u00eb partive t\u00eb krahut t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i sistemit medial, duke themeluar portale p\u00ebr t\u00eb njollosur kund\u00ebrshtarin politik dhe duke i shnd\u00ebrruar mediat publike n\u00eb instrumente t\u00eb propagand\u00ebs partiake.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 vjetorin e fillimit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga NATO-ja lajm dite \u00ebsht\u00eb se revista \u00abDer Spiegel\u00bb e pask\u00ebsh lavd\u00ebruar Ramush Haradinajn, por kjo \u2013 s\u00eb pari \u2013 \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb interpretuar dhe \u2013 s\u00eb dyti \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb e mb\u00ebshtjell\u00eb me helm. Haradinaj nga \u00abDer Spiegel\u00bb p\u00ebrshkruhet si politikan q\u00eb po i thot\u00eb Amerik\u00ebs se \u00abPrishtina nuk \u00ebsht\u00eb koloni e Washingtonit\u00bb.<\/p>\n<p>Kosova duhet t\u00eb emancipohet politikisht, por p\u00ebrfundimisht n\u00eb k\u00ebto rrethana gjeostrategjike nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Haradinaj nuk \u00ebsht\u00eb antiamerikan, por po u krijon hap\u00ebsir\u00eb mediave si \u00abDer Spiegel\u00bb p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb personifikim t\u00eb antiamerikanizmit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb 20-vjetori i fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s i ka ringjallur fantazmat e vjetra. Masakra e Re\u00e7akut quhet inskenim, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shfaj\u00ebsuar krer\u00ebt e shtetit serb p\u00ebr krimet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb numrin e s\u00eb shtun\u00ebs gazeta zvicerane \u00abNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u00bb shkruan se \u00ebsht\u00eb e diskutueshme n\u00ebse krimet jan\u00eb planifikuar n\u00eb Beograd apo nga komandant\u00ebt (serb\u00eb) n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebso konstatimesh, kur dihet se gati komplet udh\u00ebheqja shtet\u00ebrore serbe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Hag\u00ebs p\u00ebr planifikimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00ebs? \u00abKrimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha u kryen pas fillimi t\u00eb intervenimit. Lufta ajrore nuk ishte mjet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i penguar ato\u00bb, shkruan \u00abNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u00bb.<\/p>\n<p>E cili pask\u00ebsh qen\u00eb mjeti i p\u00ebrshtatsh\u00ebm? Vrasja e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes masakrave t\u00eb vogla, simpatike, t\u00eb lezetshme, aty 5 t\u00eb vrar\u00eb, k\u00ebtu 10 t\u00eb plagosur, pastaj 20 t\u00eb p\u00ebrndjekur?<\/p>\n<p>P\u00ebr masakr\u00ebn e Re\u00e7akut \u00abNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u00bb rendit dy versione: policia serbe thoshte se t\u00eb vrar\u00ebt n\u00eb Re\u00e7ak kan\u00eb qen\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vendin ku u gjet\u00ebn ishin sjell\u00eb nga bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb mashtruar opinionin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr masak\u00ebr serbe. Shefi amerikan i OSBE-s\u00eb William Walker k\u00ebt\u00eb e kund\u00ebrshtonte.<\/p>\n<p>E cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Po t\u00eb ishte e interesuar \u00abNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u00bb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, leht\u00eb do ta gjente. N\u00eb arkivin e mediave zvicerane gjendet nj\u00eb shkrim i gazetarit Bernhard Odehnal. Shkrimi \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 20 qershor 2002 n\u00eb gazet\u00ebn javore \u00abWeltwoche\u00bb t\u00eb Z\u00fcrichut.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb portret i Helena Ranta, mjeke finlandeze e forenzik\u00ebs, e cila kishte kontrolluar viktimat e masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut. Ranta tregon: pas hulumtimeve \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se plumbat mbi banor\u00ebt e Re\u00e7akut jan\u00eb shkrepur nga af\u00ebrsia dhe jo nga distanca prej 200 metrash, si\u00e7 pretendonin ekspert\u00ebt serb\u00eb dhe bjellorus\u00eb; ekspertja finlandeze e di se nga cilat arm\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebn\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb fishek\u00ebsh, ajo e di se t\u00eb vrar\u00ebt n\u00eb momentin e vrasjes kan\u00eb bartur ato rrobe me t\u00eb cilat jan\u00eb gjetur (dhe jo uniforma t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb) dhe se viktimat jan\u00eb vrar\u00eb aty ku jan\u00eb gjetur (nuk ka pasur zhvendosje t\u00eb tyre). M\u00eb 2001 Ranta i kishte t\u00eb gjitha d\u00ebshmit\u00eb se Re\u00e7aku nuk ka qen\u00eb i inskenuar, si\u00e7 llomotisin shum\u00eb propagandist\u00eb proserb\u00eb. Q\u00eb nga viti 1999 gazeta franceze \u00abLe Monde\u00bb, por edhe \u00abDer Spiegel\u00bb dhe \u00abBerliner Zeitung\u00bb kan\u00eb shprehur dyshime ndaj masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e intervenimit theksojn\u00eb se NATO ka shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ka shum\u00eb argumente q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Le t\u00eb citojm\u00eb k\u00ebtu sekretarin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, Kofi Annan, i cili v\u00ebrtet nuk mund t\u00eb akuzohet p\u00ebr luft\u00ebnxitje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari: \u00abDeklaroj po ashtu se refuzimi i marr\u00ebveshjes politike nga ana e autoriteteve jugosllave e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion t\u00eb domosdosh\u00ebm. (\u2026) Ka koh\u00ebra kur p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb paqes \u00ebsht\u00eb legjitim\u00bb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: \u00abN\u00ebse K\u00ebshilli i Sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb unik p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me shkeljen masive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb nivelin e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb tradhtohen idealet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb themelimin e OKB-s\u00eb\u00bb. S\u00eb treti: \u00abE drejta ultimative e shteteve nuk mund dhe nuk guxon t\u00eb jet\u00eb e drejta p\u00ebr t\u2019i skllav\u00ebruar, p\u00ebrndjekur apo torturuar qytetar\u00ebt e vet\u00bb.<\/p>\n<p>Ja edhe nj\u00eb argument nga profesori zviceran i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Walter K\u00e4lin: \u00abE drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kodifikuar s\u00eb paku lejon nj\u00eb interpretim se p\u00ebr konsiderata humanitare, pra mbrojtje t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrjashtim\u00bb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ka edhe shum\u00eb argumente t\u00eb tjera, t\u00eb cilat do shp\u00ebrthenin kuadrin e k\u00ebtij teksti. K\u00ebta shembuj m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2019 Kosov\u00ebn nuk ka kush e mbron.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ahur i nepotizmit dhe simbol i ndyr\u00eb i paaft\u00ebsis\u00eb q\u00eb buron nga kreu i saj. Kryeministri e ndjen veten n\u00eb nivel kur takon biznesmen\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb nga India dhe kur ndan dekorata me emrin \u00abSkenderbeu\u00bb. Presidenti? I z\u00ebn\u00eb me shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>*Marr\u00eb nga Dialogplus.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Se Kosova nuk ka as institucione serioze, as shoq\u00ebri civile me rrezatim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as personalitete t\u00eb v\u00ebmendshme publike &#8211; po shihet s\u00ebrish, k\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e intervenimit t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb: nd\u00ebrsa s\u00ebrish jan\u00eb ngjallur kund\u00ebrshtar\u00ebt e aksionit t\u00eb NATO-s dhe masakra e Re\u00e7akut quhet inskenim, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shfaj\u00ebsuar krer\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8935,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-8933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}