{"id":896329,"date":"2023-12-19T12:39:34","date_gmt":"2023-12-19T11:39:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=896329"},"modified":"2023-12-19T12:40:04","modified_gmt":"2023-12-19T11:40:04","slug":"nje-shtytje-per-zgjerimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-shtytje-per-zgjerimin\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb shtytje p\u00ebr zgjerimin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dhjet\u00eb vjet pasi shp\u00ebrthyen protestat pro BE-s\u00eb n\u00eb sheshin \u201cMaidan\u201d t\u00eb Kievit \u2013 p\u00ebr shkak se presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm ukrainas refuzoi t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen e asociimit me BE-n\u00eb \u2013 udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb, n\u00eb mbledhjen e fundvitit mor\u00ebn nj\u00eb vendim me p\u00ebrmasa historike: hapjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim p\u00ebr Ukrain\u00ebn, e goditur nga agresioni rus, si dhe p\u00ebr Moldavin\u00eb e cila dy vitet e fundit ka nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00ebse kjo mbledhje do t\u00eb p\u00ebrfundonte pa nj\u00eb vendim p\u00ebr Ukrain\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb Hungaris\u00eb, BE-ja do t\u00eb dukej e dob\u00ebt dhe Komisioni do t\u00eb akuzohej se kishte premtuar tep\u00ebr p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebmi q\u00eb kjo do t\u2019i sillte reputacionit t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb ishte i pakthyesh\u00ebm. N\u00eb shenj\u00eb inkurajimi, gjithashtu, BE-ja i dha Gjeorgjis\u00eb statusin e vendit kandidat. Nd\u00ebrsa, Bosnje-Hercegovina b\u00ebri hapa milimetrik\u00eb drejt tryez\u00ebs s\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi i par\u00eb i mir\u00eb nga mbledhja e fundvitit e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb BE-s\u00eb. Kur Komisioni Evropian n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022 rekomandoi statusin e kandidatit p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb, ai parashtroi respektivisht shtat\u00eb dhe n\u00ebnt\u00eb kushte p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur nga k\u00ebto vende, me q\u00ebllim fillimin e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>K\u00ebto kushte ishin kryesisht, por jo ekskluzivisht, t\u00eb lidhura me reformat e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Sipas paket\u00ebs s\u00eb zgjerimit t\u00eb paraqitur nga Komisioni Evropian, m\u00eb 8 n\u00ebntor 2023, Ukraina ka plot\u00ebsuar vet\u00ebm kat\u00ebr nga shtat\u00eb kushte dhe Moldavia gjasht\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb kushte. Nd\u00ebrsa Gjeorgjia ka plot\u00ebsuar vet\u00ebm tri nga dymb\u00ebdhjet\u00eb kushtet e vendosura ver\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb paketa e zgjerimit, ashtu dhe vendimmarrja e BE-s\u00eb reflektojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr zgjerimin, krahasuar me vitet e shkuara. Pushtimi rus i Ukrain\u00ebs ka ringjallur debatin e zgjerimit dhe t\u00eb ardhmen e projektit evropian. Shumica e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb e shohin at\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur realitetit gjeopolitik dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar BE-n\u00eb n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb af\u00ebrt. Megjithat\u00eb, mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse zgjerimi i BE-s\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb materializohet.<\/p>\n<p>Treshja e vendeve t\u00eb Fqinj\u00ebsis\u00eb Lindore \u00ebsht\u00eb n\u00ebn trajtat e ndryshme t\u00eb presionit e pushtimit nga ana e Rusis\u00eb. K\u00ebsisoj, vendimmarrja e BE-s\u00eb p\u00ebrcakton jo vet\u00ebm nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse mes bot\u00ebs euroatlantike dhe asaj euroaziatike, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht d\u00ebshmon se shtytja e zgjerimit nga ana e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i fort\u00eb gjeopolitik, p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb saj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb, vendimi p\u00ebr Ukrain\u00ebn u mor n\u00eb kushtet e abstenimit t\u00eb Hungaris\u00eb, kryeministri i s\u00eb cil\u00ebs la sall\u00ebn n\u00eb momentin e vendimmarrjes, duke e konsideruar at\u00eb si nj\u00eb vendim t\u00eb gabuar nga ana e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri Orb\u00e1n pengoi vendimmarrjen e BE-s\u00eb p\u00ebr disbursimin e fondeve aq shum\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr Ukrain\u00ebn, me argumentin se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb sjell pasoja n\u00eb zbatimin e projekteve t\u00eb parashikuara t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit t\u00eb tij. Negociatat me Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb nuk do t\u00eb nisin menj\u00ebher\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb ngarkuan K\u00ebshillin q\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb kornizat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb negociatave, pasi t\u00eb p\u00ebrmbushen rekomandimet e Komisionit Evropian t\u00eb dat\u00ebs 8 n\u00ebntor 2023. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, vendimi i K\u00ebshillit Evropian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb parim.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb miratojn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime korniz\u00ebn negociuese. Nj\u00eb minimum prej 70 vendimesh unanime do t\u00eb k\u00ebrkohen gjat\u00eb viteve t\u00eb ardhshme n\u00eb rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb BE.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Evropian i dha Gjeorgjis\u00eb statusin e vendit kandidat, me mir\u00ebkuptimin se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb rekomandimin e Komisionit Evropian, nd\u00ebrsa Bosnje-Hercegovina do t\u00eb hap\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit, pasi t\u00eb arrihet shkalla e nevojshme e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit. K\u00ebshilli fton Komisionin t\u00eb raportoj\u00eb mbi progresin e b\u00ebr\u00eb nga Bosnje-Hercegovina n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, jo m\u00eb von\u00eb se marsin e ardhsh\u00ebm, me synimin marrjen e nj\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Ky formulim i shoq\u00ebruar me nj\u00eb afat kohor t\u00eb p\u00ebrcaktuar e vendos Bosnje-Hercegovin\u00ebn para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e listuara nga Komisioni Evropian, me q\u00ebllim nisjen e procesit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se vendimmarrjet e m\u00ebsip\u00ebrme u prit\u00ebn me entuziaz\u00ebm dhe festime n\u00eb Ukrain\u00eb, Moldavi e Gjeorgji, nd\u00ebrsa n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb me heshtje. P\u00ebr ta kuptuar \u201cudh\u00ebtimin e nj\u00eb vendi drejt BE-s\u00eb\u201d, mund t\u00eb vlej\u00eb shembulli i udh\u00ebtimit me avion. Statusi i vendit kandidat \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb i ngjash\u00ebm me situat\u00ebn kur blejm\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar. Vendimi p\u00ebr hapjen e bisedimeve me marrjen e kart\u00ebs s\u00eb imbarkimit dhe kalimin e kontrollit policor e fizik n\u00eb aeroport, q\u00eb na b\u00ebn gati p\u00ebr udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miratimi i korniz\u00ebs s\u00eb negociatave ngjan me momentin e hipjes n\u00eb avion. Vet\u00eb procesi i bisedimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fluturim i gjat\u00eb me shpres\u00ebn dhe urimin q\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb destinacion dhe pa turbulenca.<\/p>\n<p><strong>Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb karusel<\/strong><\/p>\n<p>Zhvillimet n\u00eb lindje t\u00eb kontinentit jan\u00eb n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me Ballkanin Per\u00ebndimor, ku elitat politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb kultivuar ndjenj\u00ebn e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb duke ofruar zgjidhje t\u00eb thjeshta p\u00ebr probleme komplekse dhe bindjen se mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike fabul\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, pa pron\u00ebsi mbi reformat q\u00eb sigurojn\u00eb transformim thelb\u00ebsor. Diferenca q\u00ebndron tek mungesa e vullnetit politik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb karusel.<\/p>\n<p>Po aq larg BE-s\u00eb sa edhe para realitetit t\u00eb ri gjeopolitik q\u00eb jetojm\u00eb, si pasoj\u00eb e pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga ana e Rusis\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb retorik\u00ebs p\u00ebrbetuese t\u00eb dyanshme p\u00ebr integrimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE, si synim strategjik i dyansh\u00ebm. Takimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb BE-s\u00eb me Ballkanin Per\u00ebndimor nuk e mbulojn\u00eb dot simbioz\u00ebn e pandershm\u00ebris\u00eb intelektuale q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Nj\u00eb pjes\u00eb e vendeve t\u00eb rajonit presin q\u00eb t\u00eb promovohen duke identifikuar dob\u00ebsit\u00eb ekzistuese t\u00eb vet\u00eb BEs\u00eb, n\u00eb lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Zhbllokimi i fondeve t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Hungaris\u00eb, pavar\u00ebsisht rr\u00ebnimit t\u00eb standardeve t\u00eb sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb lejimit t\u00eb vendimmarrjes p\u00ebr hapjen e negociatave me Ukrain\u00ebn, vendos pik\u00ebpyetje t\u00eb forta p\u00ebr kusht\u00ebzimin demokratik e financiar si element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e transformimit demokratik. Po t\u00eb shtosh k\u00ebtu edhe raportet e Komisionit Evropian, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshkruese sesa diagnostikuese, kuptohet qart\u00eb se konsolidimi i projektit evropian n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnd t\u00eb Evrop\u00ebs k\u00ebrkon para s\u00eb gjithash vullnet politik t\u00eb dyansh\u00ebm. Faktet flasin qart\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2017, kur mbylli tre kapituj t\u00eb negociatave me BE-n\u00eb, Mali i Zi nuk ka hedhur asnj\u00eb hap t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve me BE-s\u00eb prej rreth nj\u00eb dekade, Serbia vijon t\u00eb sfidoj\u00eb rregullat baz\u00eb t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendosur n\u00eb rajon pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, funksionalitetin e Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Fotografia e tubimit t\u00eb fitores s\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 17 dhjetorit, ku Presidenti i Serbis\u00eb shoq\u00ebrohej nga Presidenti i Republik\u00ebs Srpska t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, kryetari i Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ministri i \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, sikur t\u00eb ishin pjes\u00eb e skuadr\u00ebs elektorale, flet m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00ebmij\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtarizimi i kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr hapjen e bisedimeve me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr grup kapitullin e par\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs ishte nj\u00eb aksident q\u00eb duhej evituar. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb episodi t\u00eb ve\u00e7uar n\u00eb vitin 1995 ku Shqip\u00ebris\u00eb iu bllokua paketa e ndihm\u00ebs financiare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb lidhje me \u201cincidentin e Peshk\u00ebpis\u00eb\u201d, kjo e fundit ka qen\u00eb gjithnj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e rrug\u00ebs evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vetoja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i fuqish\u00ebm, por q\u00eb p\u00ebrdoret rrall\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e fqinj\u00ebve na tregon se Greqia mund t\u00eb shpenzoj\u00eb kapital politiko-diplomatik deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e objektivit, edhe pse e izoluar nga vendet e tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Ndaj, nevojitet angazhim i nj\u00ebmendt\u00eb politiko-diplomatik p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebsaj situat\u00eb, bazuar mbi parimet dhe vlerat evropiane. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur dihet se n\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 2018, Greqia ishte promotore e nisjes s\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Horizonti p\u00ebr hapjen e bisedimeve p\u00ebr grup kapitullin e par\u00eb ana e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mbetet i mbyllur, p\u00ebr shkak t\u00eb zotimit t\u00eb pap\u00ebrmbushur e t\u00eb sanksionuar n\u00eb korniz\u00ebn negociuese, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar ndryshimet kushtetuese. Me gjas\u00eb kjo tem\u00eb delikate do t\u00eb rimerret e trajtohet nga fituesit e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa BE-ja nuk e ka shqyrtuar aplikimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, ndon\u00ebse ka kaluar nj\u00eb vit, pyetja q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse i mohohet Kosov\u00ebs mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb demonstruar vullnetin politik p\u00ebr transformim?<\/p>\n<p>A ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kjo ve\u00e7 me pozicionin e ngurt\u00eb t\u00eb pes\u00ebshes mosnjoh\u00ebse ndaj Kosov\u00ebs apo edhe me munges\u00ebn e kapacitetit t\u00eb BE p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar projektet e shtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb? Kontrasti tjet\u00ebr mes lindjes dhe jugut t\u00eb kontinentit \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si shikohet BE-ja nga elitat politike. N\u00eb Ukrain\u00eb e Moldavi ajo shikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb idilike, si nj\u00eb komunitet vlerash. N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor shikohet si nj\u00eb mund\u00ebsi se si BE-ja mund t\u00eb \u201cballkanizohet\u201d apo riformatohet, p\u00ebr shkak t\u00eb kompromentimit t\u00eb vlerave dhe standardeve t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit, sidomos gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb hart\u00eb rruge p\u00ebr zgjerimin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, lajmi i dyt\u00eb i mir\u00eb nga mbledhja e fundvitit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurimi i mb\u00ebshtetjes politike p\u00ebr procesin e reformimit t\u00eb BE-s\u00eb, krahas zgjerimit. Pra, angazhimi p\u00ebr miratimin e nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi brenda ver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, p\u00ebr reformat q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb BE-ja, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb gati p\u00ebr procesin e zgjerimit dhe qasjen q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb me kandidat\u00ebt q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin.<\/p>\n<p>N\u00eb Deklarat\u00ebn e Granad\u00ebs t\u00eb 6 tetorit 2023, BE-ja theksoi se zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim gjeostrategjik n\u00eb paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet dhe nj\u00eb shtyt\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve ekonomike dhe sociale t\u00eb qytetar\u00ebve evropian\u00eb, duke reduktuar pabarazit\u00eb nd\u00ebrmjet vendeve dhe duke nxitur nj\u00ebkoh\u00ebsisht respektimin e vlerave mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar BE-ja. Duke par\u00eb perspektiv\u00ebn e nj\u00eb BE-je t\u00eb zgjeruar me gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe tre vendet e Fqinj\u00ebsis\u00eb Lindore, si aspirant\u00ebt ashtu edhe BE-ja duhet t\u00eb jen\u00eb gati p\u00ebr procesin dhe koh\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb t\u00eb dy frontet duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb paralelisht. Aspirant\u00ebt duhet t\u00eb tregojn\u00eb vullnet politik p\u00ebr reforma, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nd\u00ebrsa vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb piketat e reformave t\u00eb brendshme duke projektuar nj\u00eb BE me ambicie afatgjata, duke adresuar k\u00ebshtu \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e q\u00eb lidhen me prioritetet dhe politikat sikund\u00ebr me kapacitetin e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n<p>Udh\u00ebrr\u00ebfyesi q\u00eb pritet t\u00eb miratohet para ver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb parashikoj\u00eb miratimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reformash q\u00eb pritet t\u00eb shtyhen p\u00ebrpara gjat\u00eb presidenc\u00ebs polake ose daneze n\u00eb vitin 2025. Nj\u00eb proces i ngjash\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket fush\u00ebs s\u00eb veprimit me Agjend\u00ebn e Berlinit t\u00eb vitit 2000, q\u00eb p\u00ebrgatiti terrenin p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb vitit 2004. Nj\u00eb agjend\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb reformat kryesore p\u00ebr buxhetin e BE-s\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsimin e votimit unanim me at\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb disa fusha t\u00eb politikave t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit gati p\u00ebr procesin e zgjerimit. Buxheti i ardhsh\u00ebm i BE-s\u00eb 2028-2034 duhet t\u2019i paraprij\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb vendeve t\u00eb reja. P\u00ebr t\u00eb realizuar premtimin e nj\u00eb Evrope t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paqe, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor nj\u00eb riangazhim ndaj vlerave t\u00eb demokracis\u00eb liberale.<\/p>\n<p>Prosperiteti i q\u00ebndruesh\u00ebm mund t\u00eb pasoj\u00eb vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb nevojshme. BE-ja duhet t\u00eb provoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i gabuar q\u00ebndrimi i atyre q\u00eb mendojn\u00eb se mund t\u00eb manipulojn\u00eb me vlerat dhe parimet e BEs\u00eb, respektimi i t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn domosdoshm\u00ebri p\u00ebr transformim demokratik e zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik. \/Analiza \u00ebsht\u00eb botim i Fondacionit \u201cFriedrich Ebert\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhjet\u00eb vjet pasi shp\u00ebrthyen protestat pro BE-s\u00eb n\u00eb sheshin \u201cMaidan\u201d t\u00eb Kievit \u2013 p\u00ebr shkak se presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm ukrainas refuzoi t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen e asociimit me BE-n\u00eb \u2013 udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb, n\u00eb mbledhjen e fundvitit mor\u00ebn nj\u00eb vendim me p\u00ebrmasa historike: hapjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim p\u00ebr Ukrain\u00ebn, e goditur nga agresioni rus, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":32113,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-896329","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/896329","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=896329"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/896329\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=896329"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=896329"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=896329"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}