{"id":896485,"date":"2023-12-19T19:09:10","date_gmt":"2023-12-19T18:09:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=896485"},"modified":"2023-12-19T19:09:10","modified_gmt":"2023-12-19T18:09:10","slug":"zilli-schmidt-sinteca-qe-mbijetoi-kampet-naziste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/zilli-schmidt-sinteca-qe-mbijetoi-kampet-naziste\/","title":{"rendered":"Zilli Schmidt, sinteca q\u00eb mbijetoi kampet naziste"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Gjermania e ka njohur shum\u00eb von\u00eb gjenocidin e nazist\u00ebve ndaj sintit dhe rom\u00ebve. Nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarat, Zilli Schmidt, i ka p\u00ebrmbledhur kujtimet e saj n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&#8220;Kam qen\u00eb n\u00eb tre kampe. Nj\u00eb prej tyre ishte Aushvic-Birkenau. Kampi q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet ishte p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb.&#8221; Zilli Schmidt ishte mbi 90 vje\u00e7, kur filloi t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb publikisht historin\u00eb e persekutimit t\u00eb saj. Ajo botoi edhe nj\u00eb lib\u00ebr. &#8220;Zoti kishte di\u00e7ka parasysh me mua. Kujtimet e nj\u00eb sinteje.&#8221; Premtimi i saj ndaj lexuesve. &#8220;P\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb jem, do t&#8217;jua rr\u00ebfej historin\u00eb time deri sa t\u00eb mbyll syt\u00eb dhe t\u00eb shkoj te Zoti im.&#8221; E k\u00ebt\u00eb premtim e mbijetuara e Holokaustit e mbajti. N\u00eb vitin 2021 ajo u nderua me Kryqin e Merit\u00ebs s\u00eb presidentit gjerman p\u00ebr angazhimin e saj kund\u00ebr urrejtjes, p\u00ebrjashtimit dhe ekstremizmit t\u00eb djatht\u00eb. Kur kreut t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Manhaimit q\u00eb ia dha dekorat\u00ebn iu desh pak m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta fiksuar, ajo i tha miq\u00ebsisht. &#8220;Zilli nuk dor\u00ebzohet.&#8221;<\/p>\n<p>Zilli Schmidt nuk u dor\u00ebzua asnj\u00ebher\u00eb. Gruaja e vog\u00ebl e im\u00ebt me besim t\u00eb fort\u00eb ishte e bindur se ajo i kishte mbijetuar p\u00ebr nj\u00eb fije terrorit nazist p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer m\u00eb von\u00eb gjenocidin nazist mbi sinti dhe rom\u00ebt. Zilli rr\u00ebfente p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e lumtur pas lindjes si Zilli Reichmann n\u00eb Tyringji, p\u00ebr udh\u00ebtimet me familjen dhe ofendimet n\u00eb shkoll\u00eb. N\u00eb luft\u00eb v\u00ebllai i saj i sh\u00ebrbente Wehrmachtit. Por kjo nuk e mbrojti familjen nga p\u00ebrndjekja e nazist\u00ebve. Ajo bashk\u00eb me kush\u00ebrirat u kap n\u00eb Stra\u00dfburg. &#8220;Vepra penale: cigane&#8221;, ishte sh\u00ebnuar nga policia. Nga kampi i par\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndrimit Lety n\u00eb Bohemi ajo ia doli t\u00eb arratiset.<\/p>\n<h2>Me rrezik p\u00ebr jet\u00ebn<\/h2>\n<p>Por n\u00eb mars 1943, Zilli n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, u d\u00ebrgua e para nga familja Reichmann n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin &#8220;kamp i familjeve cigane&#8221; n\u00eb Aushvic-Birkenau. P\u00ebr t\u00eb ndihmuar f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt ajo vidhte patate n\u00eb kuzhin\u00eb, \u00e7izme n\u00eb depo duke rrezikuar edhe jet\u00ebn. Edhe familja e saj u deportua n\u00eb Aushvic, bashk\u00eb me t\u00eb bij\u00ebn Gretel. Aty u p\u00ebrball\u00ebn me dhun\u00eb, me uri, me plumba ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, vrasje masive. Zilli ishte e vetmja n\u00eb familje q\u00eb m\u00eb 2 gusht 1944 u deportua nga Aushvici n\u00eb kampin e p\u00ebrq\u00ebndrimit Ravensbryk. Aty ajo m\u00ebsoi se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbeturit n\u00eb kampin e ashtuquajtur &#8220;kampi i cigan\u00ebve&#8221; ishin vrar\u00eb n\u00eb dhomat e gazit: prind\u00ebrit, motra Guki me f\u00ebmj\u00ebt, vajza e saj kat\u00ebr vje\u00e7are, Gretel. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb SS-t vran\u00eb rreth 4 300 njer\u00ebz q\u00eb qanin dhe b\u00ebrtisnin, nj\u00eb dit\u00eb tmerri e gjenocidit nazist ndaj sinti dhe rom\u00ebve n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<h2>&#8220;Rinia nuk ka m\u00ebsuar ende&#8221;<\/h2>\n<p>M\u00eb 2 gusht 2018, 74 vite me von\u00eb ajo foli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikisht p\u00ebr jet\u00ebn e saj, p\u00ebr vrasjen e sinti dhe rom\u00ebve n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Berlin p\u00ebr gjenocidin ndaj sintit dhe rom\u00ebve. Zilli ishte e g\u00ebzuar q\u00eb kishte shum\u00eb t\u00eb rinj. &#8220;Rinia nuk ka m\u00ebsuar ende, nuk e ka m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb&#8221;. Nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr Zillin t\u00eb rr\u00ebfente historin\u00eb e saj. E mbijetuara vuante nga depresione dhe \u00ebndrra makthi. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Deutsche Welle n\u00eb vitin 2020 ajo tha me z\u00eb t\u00eb bindur se detyra ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb rr\u00ebfej, se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nazist\u00ebt me ne. &#8220;Ata u vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb dhomat me gaz, familja ime, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e mi.&#8221; Pas lufte gati askush nuk e dinte k\u00ebt\u00eb. Zilli Schmidt nuk e kishte t\u00eb leht\u00eb pas \u00e7lirimit nga nacionalsocializmi n\u00eb vitin 1945. Ajo luftoi me vite me autoritetet gjermane p\u00ebr &#8220;d\u00ebmshp\u00ebrblimin&#8221;, nj\u00eb kompensim financiar p\u00ebr vuajtjen dhe padrejt\u00ebsin\u00eb e b\u00ebr\u00eb. Pas shum\u00eb vitesh luft\u00eb burokratike ajo mori pak d\u00ebmshp\u00ebrblim. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1982 Gjermania pranoi p\u00ebrndjekjen raciste kund\u00ebr pakic\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe europiane.<\/p>\n<p>Gati nj\u00eb shekull ajo u p\u00ebrball me p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrjashtimit dhe p\u00ebrndjekjes si grua sinte. N\u00eb vitin 2020 tha para f\u00ebmij\u00ebve: &#8220;t\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb jeni t\u00eb fort\u00eb&#8221;, duke shtuar se jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, hitlerian\u00ebt veprojn\u00eb. Romeo Franz, sintoja i par\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, edhe atij nj\u00eb pjes\u00eb e familjes i \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Aushvic i dha asaj premtimin se do t\u00eb angazhohet kund\u00ebr ekstremizmit djathtist nacionalist dhe anticiganizmit. Vet\u00eb Romeo Franz e ka p\u00ebrjetuar diskriminimin si f\u00ebmij\u00eb kur kthehej nga shkolla dhe e fyenin duke e quajtur &#8220;cigan i f\u00ebllliqur&#8221;.<\/p>\n<h2>T\u00eb mos harrohet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me sintit<\/h2>\n<p>Zilli Schmidt megjithat\u00eb dinte t\u00eb jetonte dhe e p\u00ebrballonte jet\u00ebn me shum\u00eb humor. &#8220;Nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nazist\u00eb. Ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb&#8221;, tha ajo e pyetur se si ia del t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Gjermani, duke pasur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Zilli Schmidt nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2023 n\u00eb mosh\u00ebn 98-vje\u00e7are n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb Mannheim. Librin e saj ajo e ka p\u00ebrfunduar me fjal\u00ebt. &#8220;Dua q\u00eb bota ta dij\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me sintit. Dua t\u00eb q\u00eb ta din\u00eb, se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb kampe, se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt. Dua q\u00eb ta din\u00eb si \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdosh t\u00eb jetosh edhe kur ke humbur gjith\u00e7ka q\u00eb ke dashur. K\u00ebt\u00eb dua t&#8217;ua them, sa t\u00eb mundem. Dua q\u00eb njer\u00ebzit edhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb dhe t\u00eb mos harrojn\u00eb. Por tani, tani Zilli po i jep fund.&#8221;<\/p>\n<p>Andrea Grunau &#8211; gazetare dhe autore, e cila k\u00ebt\u00eb artikull e ka shkruar p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/dua-q%C3%AB-njer%C3%ABzit-ta-din%C3%AB-se-%C3%A7far%C3%AB-ka-ndodhur-e-mbijetuara-e-holokaustit-zilli-schmidt\/a-63524899\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DW<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjermania e ka njohur shum\u00eb von\u00eb gjenocidin e nazist\u00ebve ndaj sintit dhe rom\u00ebve. Nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarat, Zilli Schmidt, i ka p\u00ebrmbledhur kujtimet e saj n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. &#8220;Kam qen\u00eb n\u00eb tre kampe. Nj\u00eb prej tyre ishte Aushvic-Birkenau. Kampi q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet ishte p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb.&#8221; Zilli Schmidt ishte mbi 90 vje\u00e7, kur filloi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":896486,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-896485","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/896485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=896485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/896485\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/896486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=896485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=896485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=896485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}