{"id":898674,"date":"2023-12-25T13:29:35","date_gmt":"2023-12-25T12:29:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=898674"},"modified":"2023-12-25T13:29:35","modified_gmt":"2023-12-25T12:29:35","slug":"kush-e-vrau-jezu-krishtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kush-e-vrau-jezu-krishtin\/","title":{"rendered":"Kush e vrau Jezu Krishtin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Jezu Krishti duhet t\u00eb jet\u00eb i vetmi njeri n\u00eb histori q\u00eb ndryshoi bot\u00ebn pa e patur n\u00eb plan.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte t\u00eb ishte i krishter\u00eb. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb themeluesi i Krisht\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Jezu Krishti kishte disa talente t\u00eb cilat n\u00eb koh\u00ebn e tij ishin t\u00eb rralla. Fliste rrjedhsh\u00ebm, dinte t\u00eb lexonte, ishte karizmatik dhe kishte aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb mblidhte pasues t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e ndoq\u00ebn edhe pas vdekjes.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb njer\u00ebzit nuk mund t\u00eb beheshin as mbret\u00ebr dhe as prij\u00ebsa pasi k\u00ebto funksione ose trash\u00ebgoheshin ose jepeshin nga romak\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha profesionet drejtuese vet\u00ebm nj\u00ebrin nuk ta jepnin dot romak\u00ebt, por ta jepte populli : profesionin e profetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Jezu Krishti u shpall profet dhe shk\u00eblqeu mbi t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt e tjer\u00eb para tij.<\/p>\n<p>Por 2000 vjet m\u00eb par\u00eb, q\u00eb t\u00eb ishe profet, duhet t\u00eb bindje njer\u00ebzit se ishe i gatsh\u00ebm t\u00eb vdisje p\u00ebr ta. Megjith\u00ebse kishte frik\u00eb Jezu Krishti e k\u00ebrkoi vdekjen me guxim dhe pa asnj\u00eb dilem\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpara se t\u00eb vdiste ai d\u00ebshmoi se ishte shum\u00eb ambicjoz.Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i ri, idealist i pak\u00ebnaqur q\u00eb donte t\u00eb ndryshonte m\u00ebnyr\u00ebn se di drejtohej populli hebre.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak hebrenjt\u00eb dhe romak\u00ebt e vran\u00eb. Si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Jezu Krishti ishte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr pushtetin politik dhe at\u00eb fetar. Ai ishte k\u00ebrc\u00ebnim n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>Pas vdekjes, jeta e tij ndryshoi totalisht. Ringjallja ishte mohimi i jet\u00ebs s\u00eb tij para vdekjes.Jezu Krishti u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fe e cila n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve q\u00eb iu dhan\u00eb, b\u00ebri gjithshka q\u00eb ai nuk e kishte dashur. Kjo fe vrau dhe persekutoi pak a shum\u00eb k\u00ebdo, pagan\u00eb,t\u00eb krishter\u00eb, musliman\u00eb, hebrenj, duke k\u00ebrkuar dominim, pasuri dhe pushtet.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb instrument dashurije, Krisht\u00ebrimi u kthye n\u00eb nj\u00eb instrument force. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb helmoi dhe fet\u00eb e tjera duke i udh\u00ebhequr n\u00eb rrug\u00ebn e ndarjes, dhun\u00ebs dhe izolimit.<\/p>\n<p>Krisht\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Jezu Krishti nuk ka menduar asnj\u00eb cast. Krisht\u00ebrimi lindi nga vdekja e Jezu Krishtit dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ai nuk duhet t\u00eb kishte vdekur.<\/p>\n<p>Vdekja e tij la nj\u00eb zbraz\u00ebti q\u00eb u mbush me urrejtje, kur jeta e tij ishte e mbushur me dashuri.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse romak\u00ebt jan\u00eb direkt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e tij, ata faj\u00ebsuan hebrenjt\u00eb p\u00ebr at\u00eb vrasje. Kjo loj\u00eb fetare mes dy popujve \u00ebsht\u00eb shkaku i t\u00eb gjitha peripecive t\u00eb hebrenjve n\u00eb histori. Ata u akuzuan si tradhtar\u00eb t\u00eb Krishtit dhe prandaj u p\u00ebrsekutuan nga t\u00eb krishter\u00ebt vazhdimisht, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara Hitlerit. Ky paragjykim p\u00ebr hebrenjt\u00eb vazhdon ende dhe sot quhet antisemitiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrvec romak\u00ebve dhe hebrenjve n\u00eb vdekjen e Jezu Krishtit ka m\u00ebrr\u00eb pjes\u00eb edhe nj\u00eb i tret\u00eb: Zoti.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse romak\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr vdekjen, t\u00eb krishter\u00ebt nuk e fshehin pjes\u00ebmarrjen e Zotit n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim. Edhe vet\u00eb Zoti nuk e fsheh. Ai e pranon se donte q\u00eb Jezu Krishti t\u00eb vdiste dhe kombinoi t\u00eb gjitha rrethanat q\u00eb vdekja e tij t\u00eb ndodhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore. Me vuajtje, me tortura dhe me shum\u00eb posht\u00ebrim.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse romak\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb kishin arsye p\u00ebr ta vrar\u00eb Jezu Krishtin, cfar\u00eb arsye kishte Zoti q\u00eb e vrau kur ai mund ta ndalonte k\u00ebt\u00eb vrasje ?<\/p>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt thon\u00eb se Zoti e vrau birin e tij p\u00ebr ti treguar bot\u00ebs se i do aq shum\u00eb njer\u00ebzit sa sakrifikon edhe birin e tij p\u00ebr dashurin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsh\u00eb paqart\u00ebsia m\u00eb e madhe e historis\u00eb dhe k\u00ebtu t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb gjithmon\u00eb konfuz\u00eb. Sipas meje ata nuk din\u00eb se c\u2019flasin. P\u00ebrpiqen t\u00eb justifikojn\u00eb nj\u00eb vrasje duke themeluar fen\u00eb e tyre mbi nj\u00eb t\u00eb vdekur q\u00eb u vra pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb m\u00ebkat.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pse duhej ta vriste Zoti birin e tij?<\/p>\n<p>Po sikur Zoti t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr? Pra n\u00eb vend q\u00eb ta sakrifikonte, ta linte Jezu Krishtin t\u00eb gjall\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb fuqi t\u00eb bashkonte popujt, duke i bindur ata se ndjekja e t\u00eb mir\u00ebs q\u00eb predikonte Jezu Krishti do i conte n\u00eb rrug\u00ebn e paqes dhe lumturis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme, pa vrasje, pa m\u00ebkate dhe pa dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti t\u00eb ishte gjall\u00eb. Sikur ai t\u00eb kishte jetuar 80 vjet apo 120 sic jetonin profet\u00ebt zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fis\u00ebm do vazhdonte t\u00eb na drejtonte n\u00eb udh\u00ebn e mir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ai ishte medjehapur dhe modern, shkenca do p\u00ebrparonte m\u00eb shpejt, kisha nuk do vriste shkenc\u00ebtar\u00ebt, grat\u00eb do ishin m\u00eb t\u00eb lira, fet\u00eb e tjera nuk do ishin kaq agresive,ndoshta fe t\u00eb tjera nuk do kishte nevoj\u00eb t\u00eb kishte dhe bota mund t\u00eb mos njihte asnj\u00eb luft\u00eb fetare mes t\u00eb krishter\u00ebve muslimave dhe hebrenjve.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai nuk do vritej, hebrenjt\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00ebt nuk do ishin ndar\u00eb dhe musliman\u00ebt q\u00eb e njohin Jezu Krishtin mund t\u00eb mos kishin nevoj\u00eb p\u00ebr profet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Jet\u00ebt e miliona njer\u00ebzve do ishin shp\u00ebtuar dhe barazia do kishte mbret\u00ebruar mbi bot\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jezu Krishti sic e tha vet\u00eb do ishte Mbreti i k\u00ebsaj parajse.<\/p>\n<p>Jezu Krishti do e kishte bashkuar bot\u00ebn i gjall\u00eb, cka nuk nuk e b\u00ebri dot i vdekur.<\/p>\n<p>Por Zoti nuk mendoi k\u00ebshtu. Ai zgjodhi rrug\u00ebn tjet\u00ebr dhe ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas dihet. Bota jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur se 2000 vjet m\u00eb par\u00eb por poaq e eg\u00ebr, makute dhe e ndar\u00eb n\u00eb popuj q\u00eb urrejn\u00eb nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb duhet ta pranoj\u00eb se vdekja e Jezu Krishtit ishte nj\u00eb gabim i Zotit. Ishte nj\u00eb llogari e b\u00ebr\u00eb keq pa marr\u00eb parasysh pasojat.Ishte nj\u00eb egozi\u00ebm i s\u00ebmur\u00eb. Mjafton kjo vrasje p\u00ebr t\u00eb dyshuar realisht tek Zoti dhe q\u00ebllimet e tij.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb duhet t\u00eb pranoj\u00eb gjithashtu se ringjallja nuk ka funksionuar. N\u00eb fund t\u00eb fundit pse duhej t\u00eb ringjallej Jezu Krishti kur mund t\u00eb mbetej gjall\u00eb ?<\/p>\n<p>A nuk mendon cdo i krishter\u00eb se i gjall\u00eb Jezu Krishti do ishte m\u00eb i mir\u00eb se i vdekur?<\/p>\n<p>Un\u00eb them se po.<\/p>\n<p>Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gabimet e shumta t\u00eb Zotit. Ndoshta gabimi q\u00eb r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb.Ky \u00ebsht\u00eb gabimi q\u00eb devijoi historin\u00eb dhe e futi n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb nga e cila nuk po dalim dot.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto arsye q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besoj se Jezu Krishti \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i abuzuar n\u00eb histori. Atij ju vodh jeta nga hebrenjt\u00eb, ju vodh emri nga grek\u00ebt, ju vodh vdekja nga t\u00eb krishter\u00ebt dhe ju nd\u00ebrpre vepra nga Zoti.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb fundit Jezu Krishti nuk ka asnj\u00eb faj.<\/p>\n<p>At\u00eb e vran\u00eb. Njer\u00ebzit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zotin.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse, sic thot\u00eb ai vet\u00eb, njer\u00ebzve u falet sepse ata nuk din\u00eb se c\u2019b\u00ebjn\u00eb, Zotit nuk i falet.<\/p>\n<p>Zoti e dinte se c\u2019mund ti ndodhte bot\u00ebs pa Jezu Krishtin. N\u00ebse nuk e dinte at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Zot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jezu Krishti duhet t\u00eb jet\u00eb i vetmi njeri n\u00eb histori q\u00eb ndryshoi bot\u00ebn pa e patur n\u00eb plan. Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte t\u00eb ishte i krishter\u00eb. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb themeluesi i Krisht\u00ebrimit. Jezu Krishti kishte disa talente [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":349612,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-898674","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/898674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=898674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/898674\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/349612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=898674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=898674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=898674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}