{"id":90529,"date":"2019-08-27T13:05:18","date_gmt":"2019-08-27T11:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=90529"},"modified":"2019-08-27T13:05:18","modified_gmt":"2019-08-27T11:05:18","slug":"shkencetari-shqiptar-vjen-me-nje-lajm-te-mire-per-te-semuret-nga-semundja-vdekjeprurese-e-kancerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/shkencetari-shqiptar-vjen-me-nje-lajm-te-mire-per-te-semuret-nga-semundja-vdekjeprurese-e-kancerit\/","title":{"rendered":"Shkenc\u00ebtari shqiptar vjen me nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga s\u00ebmundja vdekjeprur\u00ebse e kancerit"},"content":{"rendered":"<p><strong>S\u00ebmundja e kancerit pritet q\u00eb prej shtatorit t\u00eb ket\u00eb lajme pozitive n\u00eb kurim e tij.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebrkimet n\u00eb Universitetin e Harvardit po ecin me hapa pozitiv\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00ebn me mij\u00ebra njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb prekur nga s\u00ebmundja vdekjeprur\u00ebse. Pjes\u00eb e k\u00ebtij ekipi shkenc\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt po punojn\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn ndaj kancerit, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shqiptar, Bashkim Ziberi.<\/p>\n<p>Ai tregon p\u00ebr \u201cShekullin\u201d-n n\u00eb \u00e7far\u00eb faze jan\u00eb studimet, dhe se si arriti t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb k\u00ebtij ekipi shkenc\u00ebtar\u00ebsh. \u201cRezultatet paraklinike tregojn\u00eb suksese n\u00eb 90% t\u00eb rasteve dhe nga fundi i shtatorit do t\u00eb fillojm\u00eb me studime klinike te pacient\u00ebt me kancer t\u00eb prostat\u00ebs. Shpresojm\u00eb q\u00eb rezultate t\u00eb ngjashme t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb edhe te njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se interes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kan\u00eb ngjallur edhe produktet e kanabisit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore dhe grupi ku punoj merret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Rezultatet preliminare tregojn\u00eb potencial p\u00ebr p\u00ebrdorimin e produkteve t\u00eb kanabisit n\u00eb trajtimin e kancerit t\u00eb pankreasit si n\u00eb faz\u00ebn e hershme ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb avancuar (m\u00eb e detajuar n\u00eb artikullin: Flavonoid Derivative of Cannabis Demonstrates Therapeutic Potential in Preclinical Models of Metastatic Pancreatic Cancer).<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb kemi nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb para nesh, por me pun\u00ebn e shum\u00eb grupeve shkencore shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb gjetjen e kur\u00ebs p\u00ebr s\u00ebmundjet kancerogjene \u201c, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kontributi<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, shkenc\u00ebtari thot\u00eb se s\u00eb bashku me ekipin e tij merren me studime paraklinike t\u00eb cilat luftojn\u00eb kancerin n\u00eb prostat\u00eb dhe n\u00eb stomak. Ai sqaron se metodat q\u00eb po ndiqen prej tyre, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb asgj\u00ebsimin t\u00eb plot\u00eb t\u00eb zonave tumorale.\u201dS\u00ebmundjet e kancerit jan\u00eb shkaktar\u00ebt e dyt\u00eb t\u00eb vdekjeve n\u00eb bot\u00eb, me rreth 17 milion\u00eb raste t\u00eb paraqitura n\u00eb vitin 2018. Studimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb sfidues ku nd\u00ebrthuren shum\u00eb fusha shkencore si Fizika, Kimia, Biologjia, Mjek\u00ebsia, Teknologjia e Informacionit, etj. Konkretisht merrem me studime paraklinike (tek minjt\u00eb) n\u00eb trajtimin e kancerit t\u00eb Prostat\u00ebs dhe Pankreasit me an\u00eb t\u00eb biomaterialeve t\u00eb men\u00e7ura rrezatuese t\u00eb ngarkuar me nanogrimca t\u00eb Arit. Q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebtij studimi \u00ebsht\u00eb rritja e efektshm\u00ebris\u00eb s\u00eb trajtimit t\u00eb kancerit dhe t\u00eb metastazave duke d\u00ebrguar biomaterialet e men\u00e7ura drejt\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kancerogjene. Duke shfryt\u00ebzuar terapin\u00eb e rrezatimit, bazuar n\u00eb dukurin\u00eb fizike t\u00eb fotoefektit dhe elektroneve Auge, aktivizohen nanogrimcat duke gjeneruar nj\u00eb rrezatim lokal intensiv q\u00eb i shkat\u00ebrron qelizat kancerogjene. Gjithashtu, antigjenet e krijuara nga qelizat kancerogjene n\u00eb vdekje e sip\u00ebr, s\u00eb bashku me imunoterapeutik\u00ebt shfryt\u00ebzohen si vaksin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur efektin abskopal, t\u00eb trajtimit t\u00eb metastazave. Pra thjesht, gjat\u00eb trajtimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kancerit inicojm\u00eb procese q\u00eb mund t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb deri n\u00eb asgj\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb trajtuar tumorale por edhe t\u00eb metastazave t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb trup\u201d, sqaron Ziberi.<\/p>\n<p>Metoda e re<\/p>\n<p>Ziberi mes t\u00eb tjerash sqaron se p\u00ebrpar\u00ebsi shtes\u00eb e k\u00ebsaj metode \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb veprimin e kryen n\u00eb zon\u00ebn tumorale pa efekte an\u00ebsore, si\u00e7 i shohim n\u00eb Kemoterapi apo Radioterapi. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, duke ju bashkangjitur biomaterialeve t\u00eb men\u00e7ur dhe grimcave t\u00eb Arit substanca selektive q\u00eb preferojn\u00eb qelizat kancerogjene, k\u00ebto materiale shkojn\u00eb drejt e n\u00eb zon\u00ebn tumorale, me nj\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ngarkes\u00ebs. \u201cKjo metod\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet n\u00eb vete ose t\u00eb inkorporohet n\u00eb planet ekzistuese t\u00eb trajtimit, por duke ulur duksh\u00ebm sasin\u00eb e rrezatimit q\u00eb marrin pacient\u00ebt, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nevojitet vet\u00ebm nj\u00eb doz\u00eb rrezatimi\u201d, b\u00ebn me dije ai. M\u00eb tej thot\u00eb se rezultatet e arritura jan\u00eb aq premtuese saq\u00eb brenda vitit pritet t\u00eb fillohet me studime klinike tek pacient\u00ebt me kancer t\u00eb prostat\u00ebs. \u201cGrupi shkencor ku jam pjes\u00eb, ka treguar arritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb fush\u00ebn e trajtimit t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb kancerit, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb fituar edhe \u00e7mime. Nj\u00eb pjes\u00eb e rezultateve jan\u00eb publikuar kurse t\u00eb tjerat jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje e sip\u00ebr\u201d, deklaron shkenc\u00ebtari. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Ziberi nuk mund t\u00eb fsheh as emocionet q\u00eb p\u00ebrjeton nga \u00e7do dit\u00eb nga puna q\u00eb ai ben\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat ai p\u00ebrballet, por edhe k\u00ebnaq\u00ebsia e marr\u00eb prej rezultateve pozitive, kan\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb .\u201dPuna ime ka edhe komponent emocional. Motiv \u00ebsht\u00eb n\u00ebna ime, e cila nd\u00ebrroi jet\u00eb pik\u00ebrisht nga kanceri i Pankreasit. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb merrem me k\u00ebt\u00eb lloj kanceri. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs sime k\u00ebtu n\u00eb SHBA ia kushtoj edhe organizimit t\u00eb Samitit vjetor t\u00eb Harvardit, pjes\u00eb e t\u00eb cilit jam, n\u00eb sh\u00ebndetin Global ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr s\u00ebmundjet e kancerit. Ideja kryesore \u00ebsht\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb efikase t\u00eb personave t\u00eb prekur nga kanceri n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta dhe mesatare\u201d.<\/p>\n<p>Biografia<\/p>\n<p>Bashkim Zibri, shqiptari i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb fjal\u00ebn e tij tregon edhe rrug\u00ebtimin e karrier\u00ebs s\u00eb tij, e cila ka nisur me studimet n\u00eb Fakultetin e shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn e Fizik\u00ebs pes\u00ebvje\u00e7are, nga viti 1993 deri 1998. \u201cM\u00eb pas aft\u00ebsimin tim profesional e kam vazhduar n\u00eb Fakultetin e Fizik\u00ebs t\u00eb Universitetit t\u00eb Leipzig-ut n\u00eb Gjermani ku kam kryer studimet master (Qershor 2001), si dhe studimet e Doktorat\u00ebs n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb 2006. Nga viti 2002 deri n\u00eb vitin 2010 kam punuar si punonj\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebs shkencor n\u00eb Institutin p\u00ebr modifikime sip\u00ebrfaq\u00ebsore (IOM) n\u00eb Leipzig. Studimet dhe puna k\u00ebrkimore shkencore e imja kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Nanoteknologjis\u00eb, gjegj\u00ebsisht n\u00eb inxhinieringun e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb materialeve t\u00eb ndryshme me an\u00eb t\u00eb rrezatimit Jonik, e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb krijimit t\u00eb nanostrukturave n\u00eb materialet gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uese t\u00eb Siliciumit dhe Germaniumit. N\u00eb vitin 2004 km nisur komunikimin me koleg\u00ebt n\u00eb Harvard, duke shk\u00ebmbyer rezultatet shkencore. Pastaj nj\u00eb nga recenzuesit e tem\u00ebs s\u00eb doktorat\u00ebs ka qen\u00eb profesor n\u00eb profesor n\u00eb shkoll\u00ebn e Harvardit p\u00ebr shkenca aplikative. N\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb s\u00eb Harvardit, n\u00eb Institutin e Kancerit Dana-Farber dhe n\u00eb Spitalin Brigham &amp; Women\u2019s kam ardhur me burs\u00eb Fulbright me q\u00ebndrim nj\u00eb vje\u00e7ar. Kam punuar n\u00eb ekipin e Dr. \u00cbilfred n\u00eb departamentin e Onkologjis\u00eb s\u00eb rrezatimit, pjes\u00eb e grupit t\u00eb Fizik\u00ebs mjek\u00ebsore dhe Biofizik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sfidat e rikthimit dhe kontributi p\u00ebr vendlindjen<\/p>\n<p>Largimi nga vendlindja n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb Ziberi t\u00eb ishte gjithmon\u00eb i mall\u00ebngjyer, duke u rikthyer s\u00ebrish me mund\u00ebsin\u00eb e par\u00eb q\u00eb do i jepej. K\u00ebshtu, ai tregon p\u00ebr kontributet dhe sfidat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb kthim.\u201d Un\u00eb e them vazhdimisht se shkenc\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb nomad\u00eb modern\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e patjet\u00ebrsueshme nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme k\u00ebrkimore, p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrvoj\u00eb dhe shkatht\u00ebsi profesionale. N\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00ebndrime dhe l\u00ebvizje t\u00eb tilla jan\u00eb p\u00ebrvoja t\u00eb pakrahasueshme profesionale q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb krijimin e lidhjeve afatgjata dhe pik\u00ebnisje p\u00ebr bashk\u00ebpunime dhe projekte n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kontributi im n\u00eb vendlindje \u00ebsht\u00eb i shum\u00eb ansh\u00ebm, n\u00eb krijimin e politikave arsimore dhe t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, n\u00eb krijimin e rrjetave t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe aplikimet n\u00eb projekte k\u00ebrkimore shkencore, n\u00eb ve\u00e7anti tek brezat e rijn\u00eb, me k\u00ebshilla, sugjerime, ndihm\u00eb p\u00ebr kontakte dhe aplikime n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre profesional. Jam i mendimit se nj\u00eb kontribut t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb japin vet\u00ebm ata profesor\u00eb dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb kan\u00eb kaluar vet\u00eb n\u00eb ato faza, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb profesionale, shkencore n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjithashtu, q\u00ebndrimi n\u00eb Harvard m\u00eb mund\u00ebsoi krijimin p\u00ebrvojave dhe ky\u00e7jen n\u00eb Sh\u00ebndetin Global me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb s\u00ebmundjet kancerogjene.<\/p>\n<p>Ideja kryesore \u00ebsht\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb efikase t\u00eb personave t\u00eb prekur nga kanceri n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta dhe mesatare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Maqedonia, Kosova apo edhe Shqip\u00ebria\u201d, deklaron shkenc\u00ebtari. Ai thot\u00eb se si pjes\u00ebtar i Harvard Global Health Catalyst, dhe pjes\u00ebtar i Global Oncology University ka arritur t\u00eb inkorporojm\u00eb edhe vendet tona n\u00eb trajnimin dhe mund\u00ebsit\u00eb e avancimit profesional n\u00eb fush\u00ebn e fizik\u00ebs mjek\u00ebsore dhe Onkologjis\u00eb, nga profesor\u00eb dhe shkenc\u00ebtar t\u00eb Universiteteve me m\u00eb em\u00ebr n\u00eb bot\u00eb si\u00e7 jan\u00eb ai i Harvardit dhe Oksfordit. \u201cT\u00eb gjitha institucionet arsimore shkencore n\u00eb bot\u00eb theksin kryesor e kan\u00eb te komuniteti i kuadrove profesionale q\u00eb kan\u00eb, pa nj\u00eb kuad\u00ebr profesional t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione t\u00eb sh\u00ebndosha. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb punohet n\u00eb drejtim t\u00eb kthimit t\u00eb trurit duke krijuar programe t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb kuadrove q\u00eb kthehen, n\u00eb krijimin e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb k\u00ebrkimore shkencore, p\u00ebrkrahje n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb adaptimit, krijimin e nj\u00eb ambienti pozitiv pune, p\u00ebrkrahje n\u00eb procesin e aplikimit n\u00eb projekte shkencore dhe t\u00eb nj\u00eb autonomie m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb menaxhimin me to\u201d, n\u00ebnvizon Ziberi\/ Enida V\u00ebr\u00e7a, Shekulli.<\/p>\n<p>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S\u00ebmundja e kancerit pritet q\u00eb prej shtatorit t\u00eb ket\u00eb lajme pozitive n\u00eb kurim e tij. K\u00ebrkimet n\u00eb Universitetin e Harvardit po ecin me hapa pozitiv\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00ebn me mij\u00ebra njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb prekur nga s\u00ebmundja vdekjeprur\u00ebse. Pjes\u00eb e k\u00ebtij ekipi shkenc\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt po punojn\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn ndaj kancerit, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":90530,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-90529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}