{"id":906707,"date":"2024-01-14T22:29:46","date_gmt":"2024-01-14T21:29:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=906707"},"modified":"2024-01-14T22:29:46","modified_gmt":"2024-01-14T21:29:46","slug":"degjo-cramon-na-ishte-dikur-nje-ortodoksi-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/degjo-cramon-na-ishte-dikur-nje-ortodoksi-shqiptare\/","title":{"rendered":"D\u00ebgjo Cramon: Na ishte dikur nj\u00eb ortodoksi shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarimi i sot\u00ebm i raportueses evropiane p\u00ebr Kosov\u00ebn, Viola von Cramon \u00ebsht\u00eb fort problematik p\u00ebr disa arsye. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e trash\u00ebgimis\u00eb ortodokse, ajo sh\u00ebrbehet vet\u00ebm me ato q\u00eb i d\u00ebgjon nga peshkopi Teodosije nga Eparkia Rashk\u00eb-Prizren.<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi e sh\u00ebmtuar e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb narracionin e hallkave lokale t\u00eb Kish\u00ebs Pravosllave n\u00eb Beograd ta marrin si pasqyr\u00ebn e vetme rreth trash\u00ebgimis\u00eb ortodokse n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse i reevaluojm\u00eb kumtesat e Eparkis\u00eb Rashk\u00eb-Prizren, shumica e tyre nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb preokupimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tamam fetare t\u00eb komunitetit ortodoks. Shumica e tyre p\u00ebrshkohen nga propaganda p\u00ebr gjoja rrezikun e p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb iu vjen nga shteti i Kosov\u00ebs dhe nga shumica shqiptare\u2014anipse Kosova ka b\u00ebr\u00eb koncesione t\u00eb tejzakonta n\u00ebp\u00ebrmjet ekstraterritorialitetit dhe benefiteve t\u00eb tjera ligjore, ashtu sikund\u00ebr edhe qasja mir\u00ebdash\u00ebse e tolerante e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb faktori kryesor n\u00eb ruajtjen e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie.<\/p>\n<p>Nuk ka kurrfar\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr &#8220;shqiptarizim&#8221; e as p\u00ebr t\u00ebhuaj\u00ebsim t\u00eb identitetit t\u00eb kishave e manastireve ortodokse. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb akuz\u00eb si kjo, do t\u00eb duhej t\u00eb ekzistonin fushata e nd\u00ebrmarrje t\u00eb sponzorizuara nga vet\u00eb shteti, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e as q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00ebher\u00eb. Edhe akuza tjet\u00ebr, t\u00eb cilin von Cramon e mori t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, mb\u00ebshtetet njashtu mbi spekulime. Nuk ka kurrfar\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr rishkrim t\u00eb historis\u00eb. Kaq e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo!<\/p>\n<p>Po t\u00eb p\u00ebrcillet aktiviteti i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb murgj\u00ebrore t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit n\u00eb platform\u00ebn &#8220;X&#8221;, v\u00ebrehet nj\u00eb padurim i plot\u00eb ndaj kujtdo q\u00eb merret, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr, me historin\u00eb e kishave dhe manastireve ortodokse. Kjo flet v\u00ebllimsh\u00ebm sesi Kisha Pravosllave, dhe hallkat e saj n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, e p\u00ebrjetojn\u00eb veten sikur kan\u00eb monopol p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjith\u00e7ka ortodokse.<\/p>\n<p>Diskutimet shkencore e joshkencore p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb shum\u00ebshekullore ortodokse jan\u00eb t\u00eb lira, dhe si t\u00eb tilla nuk kan\u00eb pse t\u00eb marrin leje prej askujt e as t\u00eb jen\u00eb rob prej nj\u00eb ndjeshm\u00ebrie t\u00eb shtirur.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb fobi ndaj realiteteve t\u00eb dikurshme fetare n\u00eb Kosov\u00eb, ku edhe vet\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb hise t\u00eb ndjeshme. P\u00ebrmendja e shqiptar\u00ebve si entitet i dalluesh\u00ebm etnik n\u00eb burimet bizantine, si fjala vjen te Ataliati m\u00eb 1040, \u00ebsht\u00eb e bashk\u00ebshoq\u00ebruar me cil\u00ebsimin &#8220;homothreske\u00eda&#8221;, pra nj\u00eb bashk\u00ebfetar\u00ebsi me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs ortodokse bizantine. K\u00ebto realitete, mandej, u fosilizuan edhe n\u00eb leksikun e vjet\u00ebr t\u00eb shqipes me huazime nga greqishtja kishtare si kllogj\u00ebn (nga \u03ba\u03b1\u03bb\u03cc\u03b3\u03b5\u03c1\u03bf\u03c2), mun\u00ebshtir (nga \u03bc\u03bf\u03bd\u03b1\u03c3\u03c4\u03ae\u03c1\u03b9), fli (nga \u03b5\u1f50\u03bb\u03bf\u03b3\u03af\u03b1), kor\u00eb (nga \u03b5\u1f30\u03ba\u03cc\u03bd\u03b1), e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb autoqefalizimin e Kish\u00ebs Pravosllave me 1219, jan\u00eb dy shekuj t\u00eb pak\u00ebputur afrimiteti me Kryepeshkopat\u00ebn e Ohrit. Prizreni, Lipjani e pjes\u00ebrisht edhe Rasi mbulonin praktikisht krejt Kosov\u00ebn e sotme, dhe si gjuh\u00eb liturgjike ishte greqishtja kishtare. Dhe nuk mund t\u00eb ishte ndryshe kur n\u00eb tri burimet e para hagiografike serbe Kosova e sapopushtuar identifikohej si &#8220;gr\u010dke zemlje&#8221; (tok\u00eb greke) \u2014<\/p>\n<p>kjo sebep besimit ortodoks n\u00eb Kosov\u00eb. Megjith\u00eb rikonfigurimet dhe demarkimet e reja fetare, tradita ortodokse n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb bizantine, qoft\u00eb pravosllave, \u00ebsht\u00eb ruajtur gjer von\u00eb nga shumica shqiptare, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmohet nga plot udh\u00ebp\u00ebrshkrues.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gj\u00eb arbitrare dhe dashakeqe q\u00eb serbizmi i manastireve dhe kishave ortodokse t\u00eb projektohet thell\u00eb n\u00eb koh\u00eb, madje n\u00eb periudh\u00ebn paramoderne. Vet\u00eb identitetet jan\u00eb t\u00eb negociueshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave t\u00eb jashtme, dhe Cremoni do t\u00eb duhej t\u00eb vihej n\u00eb dijeni me nj\u00eb fakt interesant: prej vitit 1903 deri m\u00eb 1916, manastiri i De\u00e7anit, nga nj\u00eb marr\u00ebveshje mes ruso-serbe, u qeveris praktikisht prej kallogjer\u00ebsh rus\u00eb t\u00eb ardhur nga Atosi. Dokumentet konsullore t\u00eb koh\u00ebs flasin p\u00ebr atin Kiril dhe atin Varsofoni q\u00eb drejtonin manastirin, madje qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u akuzuan se vodh\u00ebn dokumente mesjetare nga Manastiri dhe i d\u00ebrguan ato n\u00eb Atos. \u00cbsht\u00eb ironike sesi konsullata serbe n\u00eb Prishtin\u00eb, dhe Ministria e Jashtme n\u00eb Serbi, ankoheshin gjith\u00eb shqet\u00ebsim se nj\u00eb pjes\u00eb e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kishin nisur ta deklaronin veten rus\u00eb mu p\u00ebr shkak t\u00eb simpatis\u00eb p\u00ebr k\u00ebta kallogjer\u00eb. Kjo kishte ngjar\u00eb edhe me 1872 kur u themelua Ekzarkati bullgar dhe pjesa m\u00eb e madhe e elementit sllavishtfol\u00ebs n\u00eb rrafshin e Kosov\u00ebs u deklarua si &#8220;bullgare&#8221;. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto dromca q\u00eb flasin se realitetet e dikurshme ishin krejt t\u00eb tjet\u00ebfarshme nga sot, dhe \u00ebsht\u00eb nonsens i llojit t\u00eb vet projektimi i t\u00eb sotmes n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarimi i sot\u00ebm i raportueses evropiane p\u00ebr Kosov\u00ebn, Viola von Cramon \u00ebsht\u00eb fort problematik p\u00ebr disa arsye. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e trash\u00ebgimis\u00eb ortodokse, ajo sh\u00ebrbehet vet\u00ebm me ato q\u00eb i d\u00ebgjon nga peshkopi Teodosije nga Eparkia Rashk\u00eb-Prizren. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehi e sh\u00ebmtuar e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb narracionin e hallkave lokale t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":906708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-906707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/906707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=906707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/906707\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/906708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=906707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=906707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=906707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}