{"id":907498,"date":"2024-01-16T18:05:15","date_gmt":"2024-01-16T17:05:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=907498"},"modified":"2024-01-16T18:46:33","modified_gmt":"2024-01-16T17:46:33","slug":"nje-vit-i-ngarkuar-dhe-potencialisht-percaktues-per-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-vit-i-ngarkuar-dhe-potencialisht-percaktues-per-be-ne\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit i ngarkuar dhe potencialisht p\u00ebrcaktues p\u00ebr BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebt\u00eb vit, Bashkimi Evropian do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb zgjedhjet e Parlamentit Evropian, q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bllokun 27-an\u00ebtar\u00ebsh nga data 6 deri m\u00eb 9 qershor.<\/strong><\/p>\n<p>Votimi, pastaj, do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb zgjedhjes s\u00eb tri pozitave kryesore institucionale n\u00eb Bruksel: presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian dhe atij t\u00eb Komisionit Evropian, si dhe shefit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kryeministrat dhe president\u00ebt e vendeve an\u00ebtare ata q\u00eb i zgjedhin kandidat\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol, duke p\u00ebrzgjedhur shpesh n\u00eb mesin e grupit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb mir\u00eb gjeografike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pozitat u shp\u00ebrndahen njer\u00ebzve nga pjes\u00ebt veriore, jugore, per\u00ebndimore dhe lindore t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky sezon i zgjedhjes s\u00eb posteve, si n\u00eb prapasken\u00eb ashtu edhe n\u00eb publik, nisi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti me Charles Michelin &#8211; presidentin e K\u00ebshillit Evropian, i cili p\u00ebrcakton drejtimin politik dhe prioritetet e BE-s\u00eb &#8211; i cili, m\u00eb 7 janar, njoftoi se do t\u00eb garoj\u00eb si kandidat p\u00ebr zgjedhjet e Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Ky njoftim i papritur do ta rris\u00eb v\u00ebmendjen e lider\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb, pasi hap mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kryeministri hungarez, Viktor Orban &#8211; i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb ndryshme me bllokun sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vendin e tij dhe shpesh nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues me Brukselin, sidomos p\u00ebr Ukrain\u00ebn &#8211; t\u00eb b\u00ebhet president i K\u00ebshillit. Orban nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjedhje e d\u00ebshiruar n\u00eb Bruksel apo n\u00eb shumic\u00ebn e shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Orban mund t\u00eb b\u00ebhet president i K\u00ebshillit vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb teknike. Sipas rregullave t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb president t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit Evropian &#8211; pozita aktuale e Michelit &#8211; vendi q\u00eb mban presidenc\u00ebn e radh\u00ebs gjasht\u00ebmujore t\u00eb BE-s\u00eb, merr p\u00ebrsip\u00ebr funksionet e presidentit. Dhe, Hungaria \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb do ta ket\u00eb presidenc\u00ebn e radh\u00ebs nga 1 korriku.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo ka pak gjasa t\u00eb ndodh\u00eb. Michel, n\u00ebse zgjidhet n\u00eb Parlamentin Evropian, vendin e tij pritet ta marr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb korrikut. Dhe jan\u00eb dy samite t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb planifikuara tashm\u00eb p\u00ebr n\u00eb qershor, p\u00ebr t\u2019u pajtuar p\u00ebr tri pozitat e larta, dhe shanset jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb votimet e K\u00ebshillit Evropian, nuk ka mund\u00ebsi vetoje p\u00ebr Hungarin\u00eb apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Vendimet merren n\u00ebp\u00ebrmjet votimit me shumic\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur k\u00ebshtu n\u00eb 55 p\u00ebr qind t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 65 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Normalisht, presidenti i ri i K\u00ebshillit do ta merrte pozit\u00ebn e tij n\u00eb fund t\u00eb vitit. Mandati i Michelit, p\u00ebr shembull, zgjat deri m\u00eb 30 n\u00ebntor. Por, ky vakum i mundsh\u00ebm i pushtetit midis p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb mundshme t\u00eb pasuesit n\u00eb qershor dhe marrjes s\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vjesht\u00ebs, nuk ka gjasa t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb pasme p\u00ebr Orbanin, pasi pasardh\u00ebsi i zgjedhur mund ta nis\u00eb mandatin q\u00eb n\u00eb ver\u00eb. Nisja e hershme do t\u00eb k\u00ebrkonte vet\u00ebm nj\u00eb ndryshim n\u00eb rregullat e procedur\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb arrihet me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<h2>\u00c7ka tjet\u00ebr?<\/h2>\n<p>L\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb politik\u00ebn e brendshme, jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb vit, sidomos n\u00eb lidhje me Ukrain\u00ebn, d\u00ebrgesat e arm\u00ebve, zgjerimin e bllokut dhe sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb e ngutshme nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ndihma financiare p\u00ebr Ukrain\u00ebn, sidomos pasi Hungaria ka bllokuar nj\u00eb paket\u00eb prej 50 miliard\u00eb eurosh t\u00eb destinuara p\u00ebr Kievin.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt ukrainas kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se vendi mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa para n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2024. Zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se paketa ka t\u00eb ngjar\u00eb ta marr\u00eb drit\u00ebn jeshile kur udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb t\u00eb takohen p\u00ebr nj\u00eb samit tjet\u00ebr n\u00eb Bruksel m\u00eb 1 shkurt.<\/p>\n<p>Ajo ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr disa arsye. Si fillim, shum\u00eb besojn\u00eb se Hungaria e ka tepruar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023 kur ka bllokuar paket\u00ebn e ndihm\u00ebs p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Hungaria ka qen\u00eb at\u00ebkoh\u00eb kund\u00ebrshtarja e vetme. Sllovakia &#8211; n\u00ebn sundimin e populistit t\u00eb krahut t\u00eb majt\u00eb, Robert Fico, q\u00eb nga tetori i vitit t\u00eb kaluar &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb rreshtuar me Budapestin si\u00e7 kan\u00eb pritur disa. Duket se gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike e vendit dhe fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb vend i Eurozon\u00ebs e kan\u00eb moderuar reagimin e Bratislav\u00ebs.<\/p>\n<p>Paketa prej 50 miliard\u00eb eurosh, q\u00eb pritet t\u00eb mbuloj\u00eb periudh\u00ebn nga viti 2024 deri n\u00eb vitin 2027, \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjesa m\u00eb e madhe e rritjes afatmesme t\u00eb buxhetit t\u00eb BE-s\u00eb. Disa miliarda jan\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb menaxhuar migrimin, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar bllokun q\u00eb t\u2019i luftoj\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar m\u00eb shum\u00eb ndihm\u00eb ekonomike p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor &#8211; t\u00eb gjitha k\u00ebto nisma q\u00eb mb\u00ebshteten nga Budapesti.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, zyrtar\u00ebt n\u00eb Bruksel dhe disa shtete an\u00ebtare duan t\u2019i mbajn\u00eb t\u00eb gjitha s\u00eb bashku &#8211; ose miratohen t\u00eb gjitha, ose asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00ebdhjet\u00eb miliard\u00eb eurot p\u00ebrb\u00ebhen nga 33 miliard\u00eb euro kredi t\u00eb garantuara nga buxheti i BE-s\u00eb dhe 17 miliard\u00eb euro grante.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vend t\u00eb Ukrain\u00ebs, Hungaria mund t\u2019i p\u00ebrqendroj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr veto n\u00eb procesin e zgjerimit.<\/p>\n<p>Mes buj\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb kan\u00eb vendosur n\u00eb dhjetor t\u2019i nisin bisedimet e pranimit me Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb. P\u00ebr Bosnje e Hercegovin\u00ebn kishte nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb pjesshme jeshile p\u00ebr fillimin e bisedimeve, por vet\u00ebm pasi Komisioni Evropian t\u00eb raportoj\u00eb &#8211; m\u00eb s\u00eb voni deri n\u00eb mars &#8211; p\u00ebr p\u00ebrparimin e reformave t\u00eb ndryshme.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se bisedimet de facto t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me Kievin dhe Kishinjevin nuk kan\u00eb filluar ende dhe askush nuk e di se kur do t\u00eb fillojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas disa diplomat\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb kan\u00eb folur n\u00eb kushte anonimiteti, sepse nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb autorizuar t\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, komisionari i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, Oliver Varhelyi &#8211; nj\u00eb hungarez i af\u00ebrt me Qeverin\u00eb n\u00eb Budapest &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i etur p\u00ebr ta p\u00ebrshpejtuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Ukrain\u00ebs n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe disa vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nuk duken t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb proceduar me shpejt\u00ebsi, pasi thon\u00eb se blloku duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohet reformave institucionale p\u00ebrpara se t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb zgjerim i m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket sanksioneve kund\u00ebr Rusis\u00eb, BE-ja ka miratuar paket\u00ebn e saj t\u00eb 12-t\u00eb pak para Krishtlindjeve dhe ekziston mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb paket\u00eb e re t\u00eb miratohet rreth p\u00ebrvjetorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Por, meqen\u00ebse industrit\u00eb ruse b\u00ebrthamore dhe t\u00eb gazit ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, nuk ka shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb sanksionohet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb BE-ja t\u00eb konsideroj\u00eb nj\u00eb ndales\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb produkteve q\u00eb nuk lejohen t\u00eb kalojn\u00eb transit nga Rusia, ta ndaloj\u00eb ose ta zvog\u00ebloj\u00eb ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore p\u00ebr kompanit\u00eb e BE-s\u00eb q\u00eb ende b\u00ebjn\u00eb biznes n\u00eb Rusi, ose ta p\u00ebrdor\u00eb instrumentin &#8211; deri tani t\u00eb paprekur &#8211; p\u00ebr t\u00eb sanksionuar kompanit\u00eb e vendeve t\u00eb treta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Jan\u00eb, gjithashtu, rreth 300 miliard\u00eb euro asete t\u00eb ngrira ruse n\u00eb bllok. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, Komisioni Evropian ka paraqitur nj\u00eb plan p\u00ebr t\u2019i konfiskuar ato dhe p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Ukrain\u00ebs. Pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Eurozon\u00ebs se nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb mund ta minoj\u00eb pozit\u00ebn e euros si monedh\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, G7-ta, apo grupi i shtat\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb industrializuara, \u00ebsht\u00eb duke i vazhduar bisedimet.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb fund, BE-ja do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i vazhdoj\u00eb d\u00ebrgesat e arm\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo nuk ka gjasa t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes Mjetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Evropian t\u00eb Paqes, pasi Hungaria vazhdon t\u00eb bllokoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebst prej 500 milion\u00eb eurosh dhe Gjermania ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e mbushjes s\u00eb fondit me m\u00eb shum\u00eb para. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, rritja e ndihm\u00ebs dypal\u00ebshe duket se \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebrpara, p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Prov\u00eb e madhe p\u00ebr BE-n\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse arrin t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb 1 milion fishek\u00eb municionesh 155-milimetrash n\u00eb Ukrain\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb marsit, si\u00e7 ka premtuar vitin e kaluar. Ka pasur disa raporte q\u00eb BE-ja nuk do ta p\u00ebrmbush\u00eb afatin. Kjo do t\u00eb varet kryesisht nga kapaciteti i BE-s\u00eb dhe nga presioni q\u00eb Brukseli mund t\u00eb ushtroj\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em><strong>Ky opinion \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/vit-i-ngarkuar-potencialisht-percaktues-per-be-\/32776804.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb\u00a0<\/a><\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb vit, Bashkimi Evropian do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb zgjedhjet e Parlamentit Evropian, q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bllokun 27-an\u00ebtar\u00ebsh nga data 6 deri m\u00eb 9 qershor. Votimi, pastaj, do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb zgjedhjes s\u00eb tri pozitave kryesore institucionale n\u00eb Bruksel: presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian dhe atij t\u00eb Komisionit Evropian, si dhe shefit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":820372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-907498","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/907498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=907498"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/907498\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/820372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=907498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=907498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=907498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}