{"id":907520,"date":"2024-01-16T19:45:05","date_gmt":"2024-01-16T18:45:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=907520"},"modified":"2024-01-16T23:29:19","modified_gmt":"2024-01-16T22:29:19","slug":"vjosa-osmani-i-ka-gati-komentet-kur-drafti-i-bese-per-asociacionin-dergohet-ne-kushtetuese-para-interesave-politike-te-jete-interesi-i-republikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/vjosa-osmani-i-ka-gati-komentet-kur-drafti-i-bese-per-asociacionin-dergohet-ne-kushtetuese-para-interesave-politike-te-jete-interesi-i-republikes\/","title":{"rendered":"Vjosa Osmani i ka gati komentet kur drafti i BE\u2019s\u00eb p\u00ebr Asociacionin d\u00ebrgohet n\u00eb Kushtetuese: Para interesave politike, t\u00eb jet\u00eb interesi i Republik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese duhet ta thot\u00eb n\u00ebse \u201cpropozimi evropian\u201d p\u00ebr statutin e Asociacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pres nj\u00eb qasje konstruktive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Interesi nacional t\u00eb vendoset para betejave politike. Flet ekskluzivisht p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net Presidentja Vjosa Osmani.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb media t\u00eb shkruar n\u00eb Kosov\u00eb, prej kur \u00ebsht\u00eb shefe e shtetit, Vjosa Osmani thot\u00eb se Serbia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u201cn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb samitin e fundit BE-Ballkani Per\u00ebndimor, q\u00eb nuk do t\u2019i zbatoj\u00eb obligimet e dala nga marr\u00ebveshjet e arritura me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE\u2019s\u00eb&#8221;. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, shton se Kosova ende p\u00ebrballet me masa t\u00eb padrejta e joproporcionale nga BE\u2019ja. Porosit kryeqendr\u00ebn evropiane se \u201cnj\u00eb trajtim i till\u00eb i pabarabart\u00eb i pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr vet kredibilitetin e procesit t\u00eb dialogut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ekskluzive, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, Komandantja supreme e Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, siguron qytetar\u00ebt e vendit se n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt, Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb frenoj\u00eb \u00e7do agresion potencial nga Serbia, ashtu si\u00e7 ndodhi edhe me 24 shtator 2023.<\/p>\n<p>Osmani, n\u00eb nisje t\u00eb 2024-t\u00ebs shprehet optimiste rreth zhvillimeve n\u00eb vend dhe proceseve q\u00eb e presin Kosov\u00ebn. N\u00eb fakt ky vit ka nisur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb lajmesh t\u00eb mira p\u00ebr Kosov\u00ebn, nga heqja e regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb e deri te konfirmimi nga Departamenti i Shtetit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr blerje t\u00eb sistemeve t\u00eb arm\u00ebve mbrojt\u00ebse, thot\u00eb Presidentja Vjosa Osmani p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p><em>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me Presidenten Vjosa Osmani:\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Reporteri.net:<\/em> Zonja Presidente, faleminderit q\u00eb pranuat ftes\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me gazet\u00ebn online Reporteri. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit q\u00eb sapo e kemi l\u00ebn\u00eb pas, sikurse pothuajse nga kur jeni n\u00eb Presidenc\u00eb, intervistat e juaja n\u00eb mediat vendore nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpeshta. P\u00ebrderisa n\u00eb ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare keni qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e pranishme, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha theksin e keni v\u00ebn\u00eb tek rreziku q\u00eb i kanoset Kosov\u00ebs nga Serbia dhe synimet e Beogradit p\u00ebr agresion ndaj vendit ton\u00eb. N\u00eb shtator t\u00eb 2023\u2019\u00ebs u d\u00ebshmua se ky rrezik ekziston ende, edhe 24 vjet pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb vend. A mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet s\u00ebrish di\u00e7ka e ngjashme me \u201crastin e Banjsk\u00ebs\u201d dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs dhe ju si Presidente e vendit p\u00ebr ta parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb terrori t\u00eb ngjash\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Presidentja Osmani:<\/strong> <\/em>Pas aktit t\u00eb agresionit dhe terrorizmit t\u00eb 24 shtatorit t\u00eb sponsorizuar nga Serbia, fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb v\u00ebnia e t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebve para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, marrja e garancive t\u00eb forta t\u00eb siguris\u00eb, frenimi dhe masa ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr veprimet e saj. Serbia ka koh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitet p\u00ebr aneksimin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, ndaj p\u00ebrfshirja e Kosov\u00ebs, fillimisht n\u00eb Partneritetin p\u00ebr Paqe, e m\u00eb pas edhe n\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb preventiv\u00eb dhe parakusht p\u00ebr paqe e stabilitet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. N\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren veprime nga institucionet euroatlantike dhe aleat\u00ebt, Serbia do t\u00eb trim\u00ebrohet nga mosnd\u00ebshkimi p\u00ebr t\u00eb vazhduar me agresionin e saj kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe destabilizimin e rajonit. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij rreziku, i siguroj qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb institucionet tona, n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb frenojn\u00eb \u00e7do agresion potencial nga Serbia, ashtu si\u00e7 ndodhi edhe me 24 shtator.<\/p>\n<p><strong>Themelimi i Asociacionit mbetet kryetem\u00eb. BE ka propozuar nj\u00eb draft t\u00eb tij q\u00eb e quan si \u201cpropozim modern evropian\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin Qeveria e Kosov\u00ebs nuk tregon ende prerazi n\u00ebse e ka pranuar dhe vazhdimisht krijon konfuzion rreth tij. Natyrisht, ju keni marr\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebtij drafti dhe me siguri e keni analizuar mir\u00eb, ndaj si shefe e shtetit a mund t\u00eb na b\u00ebni t\u00eb qart\u00eb: A duhet ta pranojn\u00eb Kosova k\u00ebt\u00eb draft dhe a duhet mbi t\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Presidentja Osmani:<\/strong><\/em> Kushtetuesja duhet ta thot\u00eb n\u00ebse ky draft-statut \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky institucion duhet t`i trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me dykuptim\u00ebsi, t\u00eb cilat mund ta d\u00ebmtojn\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. E kam analizuar draftin dhe sapo i nj\u00ebjti t\u00eb ndodhet n\u00eb Kushtetuese, un\u00eb do t`i d\u00ebrgoj komentet e mija, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb sqarimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve, t\u00eb cilat mund t\u00eb krijojn\u00eb probleme serioze n\u00eb rast se nuk sqarohen, gjithnj\u00eb duke pasur parasysh kushtetut\u00ebn e vendit dhe vendimin e gjykat\u00ebs kushtetuese t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Pres nj\u00eb qasje konstruktive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpara betejave politike ta vendosim interesin shtet\u00ebror, interesin nacional, interesin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si shtet funksional e n\u00eb kufijt\u00eb e saj aktual.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet poashtu ta potencoj se q\u00eb nga shkurti i vitit t\u00eb kaluar kur \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshja e Brukselit, Serbia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rastesh, p\u00ebrfshir\u00eb ne samitin e fundit BE-Ballkan Per\u00ebndimor, q\u00eb nuk do t\u2019i zbatoj\u00eb obligimet e dala nga kjo marr\u00ebveshje. Prandaj tani fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb tek gjetja e modalitetit p\u00ebr zbatimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes, sepse ajo nuk mund t\u00eb zbatohet vet\u00ebm n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb saj, por n\u00eb plot\u00ebni.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-907526\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1064\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2.jpg 1600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2-1024x681.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2-768x511.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/vjosa-osmani-reporteri.net-2-1536x1021.jpg 1536w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p><strong>Me 1 janar jan\u00eb liberalizuar vizat p\u00ebr kosovar\u00ebt, madje edhe me Spanj\u00ebn q\u00eb tashm\u00eb njeh pasaport\u00ebn ton\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kosova ka koh\u00eb q\u00eb ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe KiE. Njohje t\u00eb reja nuk ka prej koh\u00ebsh. E vendi \u00ebsht\u00eb ende n\u00ebn masa nga aleat\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, q\u00eb quhet si \u201cmarr\u00ebveshja e Ohrit\u201d, e cila do t\u00eb p\u00ebrmbante disa benifite p\u00ebr Kosov\u00ebn, po t\u00eb zbatohej. A mund t\u00eb presim di\u00e7ka pozitive k\u00ebt\u00eb vit, qoft\u00eb n\u00eb lidhje me aplikimet q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt, edhe p\u00ebr njohjet, por edhe heqjen e masave ndaj Kosov\u00ebs dhe zbatimin e marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Presidentja Osmani:<\/strong> <\/em>N\u00eb fakt ky vit ka nisur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb lajmesh t\u00eb mira p\u00ebr Kosov\u00ebn, nga heqja e regjimit t\u00eb vizave me BE e deri te konfirmimi nga Departamenti i Shtetit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr blerje t\u00eb sistemeve t\u00eb arm\u00ebve mbrojt\u00ebse. P\u00ebr shum\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb intenzivisht, rezultatet shihen tek m\u00eb von\u00eb. Por, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb kontakteve me shtete jonjoh\u00ebse, kemi arritur suksessh\u00ebm t\u00eb rikonfirmojm\u00eb gati t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb u pat\u00ebn deklaruar p\u00ebr gjoja \u00e7njohje, e t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb aleanca t\u00eb reja me shtetet q\u00eb s\u00eb shpejti pritet marrin vendimin p\u00ebr njohje.<\/p>\n<p>Aplikimi yn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb sepse tani, si rezultat i pun\u00ebs q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me shtetet an\u00ebtare, ka kaluar me sukses faza e par\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, kurse tani aplikacioni do t\u00eb trajtohet n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare, para se t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Komitetin e Ministrave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dor\u00ebzimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, v\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrkushtimin ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur ndaj integrimit dhe t\u00eb ardhmes son\u00eb evropiane dhe po punohet shum\u00eb me shtetet an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Duke pasur parasysh sfidat e siguris\u00eb me t\u00eb cilat ballafaqohet Kosova e i gjith\u00eb rajoni yn\u00eb, jam e bindur se an\u00ebtar\u00ebsimi yn\u00eb n\u00eb NATO duhet t\u00eb jet\u00eb prioriteti num\u00ebr nj\u00eb. Aspiratat tona p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake jan\u00eb t\u00eb vendosura, t\u00eb bazuara n\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin rajonal e global dhe po punojme me aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb NATO q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen hapa vendimtar\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket masave t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq Kosova ende p\u00ebrballet me masa t\u00eb padrejta e joproporcionale t\u00eb cilat prekin drejtp\u00ebrdrejt interesin e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Nj\u00eb trajtim i till\u00eb i pabarabart\u00eb i pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr vet kredibilitetin e procesit t\u00eb dialogut. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jam n\u00eb kontakt t\u00eb cdoditsh\u00ebm me shtetet an\u00ebtare dhe lidershipin e BE-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb ket\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr heqjen e masave. M\u00eb duhet ta p\u00ebrmend q\u00eb shumica e lider\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb kam takuar tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb heqjes s\u00eb masave. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur masat, sado t\u00eb padrejta, m\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Kosova ka marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr deeskalim t\u00eb situat\u00ebs dhe jan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb komunat n\u00eb veri, ndaj BE-ja duhet t\u2019i heq ato masa urgjentisht.<\/p>\n<p><strong>Pashmangsh\u00ebm m\u00eb vjen t\u00eb ju pyes edhe n\u00eb lidhje me Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, z. Edi Ram\u00ebn. Raportet tuaja m\u00eb t\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar \u2013 p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb \u2013 krahasuar me koh\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb asnjeri nuk hezitonit t\u00eb shfaqni mosdurim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Ju kemi par\u00eb bashk\u00eb, madje edhe duke u pajtuar me njeri-tjetrin, dhe n\u00eb muajt e fundit dukeni edhe sikur jeni me nj\u00eb linj\u00eb bashk\u00eb. \u00c7far\u00eb ka ndodhur?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Presidentja Osmani:<\/strong> <\/em>Me q\u00ebllim t\u00eb shtyrjes p\u00ebrpara t\u00eb prioriteteve tona, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon t\u00eb unifikojn\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb z\u00ebri yn\u00eb atje ku nuk kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim, ndaj pavar\u00ebsisht dallimeve q\u00eb kemi pasur n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje, ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb koordinohemi dhe ta konsiderojm\u00eb shtetin shqiptar jo vet\u00ebm shtet simot\u00ebr, por aleat strategjik t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballje me sfidat q\u00eb i kemi p\u00ebrpara. Kosova duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb e t\u00eb fuqizoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr aleancat e saj. Bashk\u00ebpunimi e bashk\u00ebrendimi me ata q\u00eb na q\u00ebndruan pran\u00eb n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb historis\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb veprim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit. Shteti yn\u00eb i ka themelet e forta sepse q\u00ebndron mbi sakrific\u00ebn e popullit ton\u00eb, por edhe mbi partneritetet q\u00eb i kemi nd\u00ebrtuar. Prandaj, bashk\u00ebpunimi me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb fuqizimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb esencial.<\/p>\n<p><strong>Para se t\u00eb p\u00ebrmbyllim k\u00ebt\u00eb interviste, sapo kemi hyr\u00eb n\u00eb vitit e ri, 2024. Cila \u00ebsht\u00eb thirrja\/mesazhi i juaj si presidente e vendit, p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs, Qeverin\u00eb, opozit\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediat e aleat\u00ebt e vendit, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb po synojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendi?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Presidentja Osmani:<\/strong> <\/em>Shteti yn\u00eb i pavarur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb q\u00eb evoluon \u00e7do dit\u00eb, konsolidohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, integrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb atdheu yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin nuk duhet t\u00eb kursejm\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Na duhet nj\u00eb q\u00ebndrim i bashkuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb funksionimit t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sfidat e siguris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se po zvog\u00eblohen. Serbia do ta rris\u00eb agresivitetin, kurse na duhet ta rrisim unitetin n\u00eb mbrojtje t\u00eb Republik\u00ebs. Secili mund t\u00eb jep\u00eb kontribut n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim pavar\u00ebsisht funksionit q\u00eb ka dhe pavar\u00ebsisht a \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet apo opozit\u00eb, shoq\u00ebri civile apo media. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese duhet ta thot\u00eb n\u00ebse \u201cpropozimi evropian\u201d p\u00ebr statutin e Asociacionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pres nj\u00eb qasje konstruktive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Interesi nacional t\u00eb vendoset para betejave politike. Flet ekskluzivisht p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net Presidentja Vjosa Osmani.\u00a0 N\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb media [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":907525,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[606,530,2016,1790,2017,432],"class_list":["post-907520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-asociacioni","tag-dialogu","tag-drafti-i-be","tag-ekskluzive","tag-presidentja-e-kosoves","tag-vjosa-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/907520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=907520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/907520\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/907525"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=907520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=907520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=907520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}