{"id":913086,"date":"2024-01-30T21:45:30","date_gmt":"2024-01-30T20:45:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=913086"},"modified":"2024-01-30T21:29:45","modified_gmt":"2024-01-30T20:29:45","slug":"ahmeti-xhaferi-eshte-kryeminister-shtesa-teknik-eshte-per-zbutje-te-opinionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/ahmeti-xhaferi-eshte-kryeminister-shtesa-teknik-eshte-per-zbutje-te-opinionit\/","title":{"rendered":"Ahmeti: Xhaferi \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, shtesa teknik \u00ebsht\u00eb p\u00ebr zbutje t\u00eb opinionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Ali Ahmeti e ka vler\u00ebsuar moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Xhaferi po njihet si kryeminist\u00ebr teknik, Ahmeti ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dokumentet zyrtare nuk ka kryeminist\u00ebr teknik dhe kjo nuk e zvog\u00eblon aspak r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka ky moment p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam votuar n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00eb dokumentet zyrtare nuk ka kryeminist\u00ebr teknik, por ka kryeminist\u00ebr t\u00eb shtetit me kabinet qeveritar, me em\u00ebrime, me platform\u00eb. Por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb politikave ditore p\u00ebr ta zbutur pak opinionin maqedonas po b\u00ebhet edhe kjo shtesa teknik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ahmeti n\u00eb intervist\u00eb me gazetarin Bashkim Vishaj n\u00eb \u201cRTK Prime\u201d.<\/p>\n<p>Ai e ka vler\u00ebsuar \u201ct\u00eb gabuar\u201d dhe ka \u201cshprehur keqardhje\u201d p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e partive opozitare shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb cilin e ka quajtur historik.<\/p>\n<p>\u201cKy v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe historik, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt maqedonas, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, sepse ne jemi prodhues t\u00eb stabilitetit e t\u00eb paqes. Jemi thell\u00ebsisht t\u00eb angazhuar q\u00eb jo vet\u00ebm Maqedonia e Kosova me vendet fqinje t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, por edhe m\u00eb gjer\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor sepse e kaluara e Ballkanit \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e hidhur\u201d, ka shtuar Ahmeti.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se prapashtesa teknik p\u00ebr kryeministrin Talat Xhaferi i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe atij, por ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kjo ka ardhur p\u00ebr ta zbutur opinionin maqedonas, duke pasur parasysh se edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka pasur shum\u00eb reagime ndaj avancimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht n\u00eb Maqedoni me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pranuar avancimi i shqiptar\u00ebve, duke filluar nga viti 2002 me marr\u00ebveshjen paq\u00ebsore t\u00eb Ohrit. P\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrpara kishte reagime t\u00eb m\u00ebdha nga komuniteti maqedonas, sepse ishte i edukuar e i m\u00ebsuar q\u00eb ekskluziviteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i komunitetit maqedonas, e ne t\u00eb tjer\u00ebt ishim qiraxhinj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Por, nga 2002-ta ndryshoi historia, Maqedonia e Veriut m\u00eb nuk ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebanshme, por pronar e zot sht\u00ebpie u b\u00ebn edhe shqiptar\u00ebt me gjuh\u00ebn, flamurin komb\u00ebtar, me universitete me administrat\u00eb, me polici e me ushtri. Por, p\u00ebr ta zbutur opinionin e vet thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr por \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr teknik\u201d, ka n\u00ebnvizuar Ahmeti.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se kur Talat Xhaferi ishte zgjedhur minist\u00ebr i mbrojtjes ka pasur reagime t\u00eb shumta t\u00eb maqedonasve. Nj\u00ebjt\u00eb ka ndodhur edhe kur ai ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ku ishte derdhur edhe gjak, por ka th\u00ebn\u00eb se kur u votua n\u00eb mandatin e dyt\u00eb thuajse nuk u mor fare vesh q\u00eb u zgjodh Xhaferi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Ali Ahmeti e ka vler\u00ebsuar moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ndon\u00ebse Xhaferi po njihet si kryeminist\u00ebr teknik, Ahmeti ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dokumentet zyrtare nuk ka kryeminist\u00ebr teknik dhe kjo nuk e zvog\u00eblon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":913087,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-913086","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913086","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=913086"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913086\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/913087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=913086"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=913086"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=913086"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}