{"id":913448,"date":"2024-01-31T17:46:22","date_gmt":"2024-01-31T16:46:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=913448"},"modified":"2024-01-31T17:46:22","modified_gmt":"2024-01-31T16:46:22","slug":"be-ja-para-sfidave-madhore-fati-i-evropes-dhe-ballkani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/be-ja-para-sfidave-madhore-fati-i-evropes-dhe-ballkani\/","title":{"rendered":"BE-ja para sfidave madhore \u2013 Fati i Evrop\u00ebs dhe Ballkani"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bashkimi Evropian do t\u00eb p\u00ebrballet me sfid\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs. Zgjedhjet n\u00eb Parlamentin Evropian, ndryshimet gjeopolitika dhe dinamika ekonomike do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e politik\u00ebs evropiane, pozicionin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe integrimin urgjent t\u00eb tij n\u00eb BE. Ky tekst \u00ebsht\u00eb fjalimi i mbajtur nga autori, n\u00eb edicionin e 21-t\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Vjen\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Krizat n\u00eb Bashkimin Evropian dhe rreth Evrop\u00ebs, n\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr, do t\u00eb varen nga disa rrethana politike t\u00eb brendshme dhe nga k\u00ebrc\u00ebnimet e siguris\u00eb s\u00eb jashtme, nga tensionet gjeopolitike globale, por edhe nga disa faktor\u00eb ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb aq shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs gjat\u00eb vitit 2024! Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto, do t\u00eb varet edhe vet qasja dhe politika e BE-s\u00eb, por edhe e shteteve an\u00ebtare t\u00eb saj, ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ndaj Kosov\u00ebs. M\u00ebnyra sesi BE-ja do t\u2019i qaset disa \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb do t\u2019i ngris\u00eb k\u00ebtu, do t\u00eb varet n\u00ebse ajo do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebzhguese pasive \u2013 si\u00e7 na duket shpesh neve jasht\u00eb BE-s\u00eb, apo nj\u00eb fuqi e r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarr\u00ebse p\u00ebr fatin e vet dhe fatin e t\u00eb tjer\u00ebve. Evropa do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb identitare q\u00eb do t\u00eb definoj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e par\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me peizazhin e ardhsh\u00ebm politik evropian do t\u00eb varet nga ajo se si do t\u00eb votojn\u00eb evropian\u00ebt n\u00eb vitin 2024. Zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian zhvillohen ndr\u00ebmjet 6-9 qershor 2024 \u2013 \u00e7far\u00eb rezultatesh do t\u00eb ket\u00eb dhe se kush do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucionet e ardhshme evropiane, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebrse evropian\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb ashtu si\u00e7 do t\u00eb votojn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb roli ka p\u00ebrceptimi i frik\u00ebs dhe pasiguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen? A mos emocionet do t\u00eb jen\u00eb vendimtare n\u00eb vendimmarrjen personale t\u00eb qytetar\u00ebve evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr Parlament Evropian? Nj\u00eb kriz\u00eb besimi n\u00eb politik\u00ebn evropiane mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet komb\u00ebtare n\u00eb shumic\u00ebn e shteteve an\u00ebtare. Sondazhet tregojn\u00eb gjithashtu se partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb zgjedhjet e Parlamentit Evropian n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024. Kjo ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si migracioni, ndryshimet klimatike, zgjerimi i BE-s\u00eb dhe n\u00eb raport me vet luft\u00ebn e rikthyer n\u00eb Evrop\u00eb, si Ukraina, gj\u00eb q\u00eb do ishte me pasoja afatgjate p\u00ebr t\u00eb ardhmen e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb q\u00eb dua ta p\u00ebrmendi \u00ebsht\u00eb se Evropa do t\u00eb shoh\u00eb n\u00ebnt\u00eb zgjedhje parlamentare k\u00ebt\u00eb vit. Duket se gjasht\u00eb vende, sikurse tregojn\u00eb sondazhet, ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb rezultojn\u00eb me nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb qeveri ose n\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb dhe\/ose t\u00eb politikave qeveritare. Shqet\u00ebsim kryesor \u00ebsht\u00eb se n\u00eb shum\u00eb shtete an\u00ebtare pritet q\u00eb fragmentimi politik t\u00eb mbetet nj\u00eb trend ky\u00e7 n\u00eb Evrop\u00eb, vitin e ardhsh\u00ebm dhe tutje. K\u00ebshtu, qeverit\u00eb e kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin shumic\u00ebn parlamentare n\u00eb kuvendet nacionale. N\u00ebse disa shtete an\u00ebtare, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qeverisura nga koalicionet, rrjedhimisht, do t\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebdha shum\u00ebpartiake. Kur vendimmarrja qeveritare mbetet e kufizuar nga sfidat e qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs, kjo do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb marrjen vendimeve t\u00eb m\u00ebdha. Por edhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike, jostabilieteti dhe polarizimet e brendshme do t\u00eb jen\u00eb trend dhe norm\u00eb evropiane. Kur kam biseduar me miqt\u00eb evropian\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, ata ishin t\u00eb bindur q\u00eb rritja e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb me establishmentin politik do t\u00eb rris\u00eb gjasat q\u00eb partit\u00eb kryesore dhe tradicionale evropiane t\u00eb bashkojn\u00eb disa nga politikat m\u00eb radikale t\u00eb p\u00ebrkrahura nga e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme n\u00eb platformat e tyre t\u00eb politikave. Partit\u00eb e djathta ekstreme kan\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ken\u00eb gjithashtu fitime elektorale dhe presin q\u00eb ato t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb qeveri pas zgjedhjeve, n\u00eb disa vende, potencialisht si partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me shanset m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb formuar dhe udh\u00ebhequr qeverit\u00eb e ardhshme. Zgjedhjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb vitin 2024 do t\u00eb varen nga zgjedhjet n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Britani t\u00eb Madhe, t\u00eb cilat ndikimin do ta ken\u00eb n\u00eb dy drejtime t\u00eb ndryshme dhe me efekte t\u00eb kund\u00ebrta politike.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekonomin\u00eb evropiane dhe globale, e cila do t\u00eb rritet pak m\u00eb shpejt\u00eb nga sa pritej, sikurse tregojn\u00eb indikator\u00ebt, por procesi i rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb 2024. Megjithat\u00eb, ka edhe disa faktor\u00eb pasigurie, q\u00eb jan\u00eb trash\u00ebguar nga vitet e kaluara, por q\u00eb jan\u00eb realitet kryesor ekonomik evropian. K\u00ebtu ve\u00e7an\u00ebrisht duhet t\u00eb p\u00ebrmenden normat e larta t\u00eb interesit, k\u00ebrc\u00ebnimi i rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, rritja e borxhit publik n\u00eb disa shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe tensionet gjeopolitike n\u00eb tregti n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb bot\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb evropiane n\u00eb 2024. N\u00eb disa vende, presioni inflacionist mbetet i lart\u00eb. \u00c7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb, n\u00eb kombinim me normat e larta t\u00eb interesit, po zbehin zhvillimin ekonomik si n\u00eb aspektin e prodhimit dhe pun\u00ebsimit. Normat e larta t\u00eb interesit do t\u00eb mbeten n\u00eb nj\u00eb nivel mbi mesatar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e parashikueshme n\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb. Disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs Jugore n\u00eb BE kan\u00eb nivele mbi mesataren e borxhit, pra borxhin e qeveris\u00eb n\u00eb raport me PBB-n\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do jet\u00eb shqet\u00ebsim serioz gjat\u00eb k\u00ebtij vitit. N\u00ebse partit\u00eb politike tradicionale apo t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb do t\u00eb fokusohen n\u00eb izolimin ekonomik dhe ato do mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Evrop\u00eb si zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian dhe shtete an\u00ebtare e n\u00eb SHBA, kjo do t\u00eb kishte nj\u00eb ndikim negativ n\u00eb tregtin\u00eb globale \u2013 me pasoja negative p\u00ebr disa ekonomi nacionale, q\u00eb varen nga eksporti.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe mbetet konkurrenca gjeopolitike dhe tensionet gjeopolitike me pasoja sa p\u00ebr rendin liberal nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe me pasoja p\u00ebr zhvillimin ekonomik evropian dhe global, me ndikim negativ n\u00eb rritjen e pun\u00ebsimit. Peizazhi gjeopolitik ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike me agresionin rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe s\u00eb fundmi, me shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs. Rivaliteti q\u00eb Kina mundohet ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb raport me SHBA-n\u00eb gjithashtu ka vazhduar t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb faktor ky\u00e7 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ne e shohim bot\u00ebn. P\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb pasiguris\u00eb gjeopolitike, \u00ebsht\u00eb gjeo-ekonomia ajo q\u00eb e drejton marr\u00ebdh\u00ebnien transatlantike. K\u00ebtu amerikan\u00ebt dhe evropian\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb strategjik n\u00eb bashk\u00ebpunim, por ka gjasa q\u00eb mund t\u00eb shohim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjeografi nje kriz\u00eb tregtare var\u00ebsisht se kush fiton zgjedhjet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe \u00e7far\u00eb politike t\u00eb jashtme do t\u00eb zbatojn\u00eb tani SHBA-t\u00eb ndaj Evrop\u00ebs. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vende po p\u00ebrdorin tani fuqin\u00eb e tyre ekonomike p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e tyre gjeopolitik.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e v\u00ebshtira t\u00eb luft\u00ebs dhe paqes jan\u00eb duke k\u00ebrc\u00ebnuar rendin liberal bot\u00ebror, ku pasigurit\u00eb gjeopolitike na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si t\u00eb panjohura madhore. Kur flasim p\u00ebr pasigurit\u00eb politike dhe gjeopolitike q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik ekonomik shtes\u00eb, kjo gj\u00eb po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb m\u00eb e mundshme, meq\u00eb \u00e7do p\u00ebrshkall\u00ebzim i konflikteve ekzistuese si lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe konflikti n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb probleme t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit dhe n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb mallrave.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri po ju kthehem \u00e7\u00ebshtjeve politike. Nga lidershipi politik i ardhsh\u00ebm evropian dhe per\u00ebndimor q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet, do t\u00eb varet se sa do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb globale, por edhe n\u00eb rendin liberal bot\u00ebror. P\u00ebrpjekjet e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb krijuar dhe promovuar blloqe ekonomike rivale, na \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb bote jo vet\u00ebm m\u00eb pak prosperuese, por edhe m\u00eb pak t\u00eb sigurt n\u00eb aspektin e siguris\u00eb ekonomike dhe nacionale.<\/p>\n<p>BE-ja dhe SHBA-ja mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb demonstruar se si bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb lundrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Vet\u00ebm n\u00ebse Per\u00ebndimi do t\u00eb mund t\u00eb ngadhnjej\u00eb gradualisht ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij autokrat\u00eb dhe jo-liberale dhe n\u00ebse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do ta kuptojn\u00eb politikan\u00ebt per\u00ebndimor, at\u00ebher\u00eb ai edhe mund t\u00eb gjej\u00eb unitet p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit midis shteteve sovrane, sepse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00ebve \u2013 t\u00eb balancojn\u00eb interesat komb\u00ebtare. N\u00ebse para 80 vitesh SHBA-ja dhe BE-ja jet\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, sot kur ne po testohemi s\u00ebrish nga tensionet globale. P\u00ebr t\u00eb pasur ndonj\u00eb shans t\u2019i zgjidhim k\u00ebto sfida, shtetet duhet t\u00eb ndjekin drejtimin q\u00eb ndoq\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrplasje e gjeo-ekonomis\u00eb me gjeopolitik\u00ebn q\u00eb ka ardhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim bashk\u00ebpunimin global, v\u00ebrehet duksh\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Rajoni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mikrokosmos i tensioneve gjeopolitike globale. Por fati yn\u00eb n\u00eb Ballkan Per\u00ebndimor do varet nga v\u00ebmendja dhe qart\u00ebsia strategjike amerikane dhe evropiane.<\/p>\n<p>Agresioni brutal i Ukrain\u00ebs nga Rusia ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb thirrje zgjimi p\u00ebr BE-n\u00eb dhe para dy viteve kam qen\u00eb i sigurt q\u00eb do t\u00eb lind\u00eb gjeopolitikisht nj\u00eb BE e re dhe e ringjall\u00ebruar. P\u00ebrkund\u00ebr mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ky rigjall\u00ebrim dhe kjo rilindje e Evrop\u00ebs nuk ndodh\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb tani shohim dilema strategjike. N\u00ebse n\u00eb Ballkan kemi menduar se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e shton urgjenc\u00ebn e diskutimit p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb, n\u00eb rajon kjo duket si pritje naive sepse nuk po ndodh. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin e pranimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE dhe p\u00ebr ta rigjall\u00ebruar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit q\u00eb nuk jan\u00eb ende n\u00eb BE. Mir\u00ebpo, asgj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit nuk ka ndodhur as sa i takon Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat publike nga udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat zgjerimi te ardhsh\u00ebm deri n\u00eb vitin 2030, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb se kjo do t\u00eb mobilizoj\u00eb energjit\u00eb si n\u00eb BE ashtu edhe n\u00eb shtetet kandidate n\u00eb rajon. Pyetja tani \u00ebsht\u00eb se si t\u00eb b\u00ebhen gati vendet kandidate p\u00ebr t\u2019u bashkuar me bllokun evropian? Ajo q\u00eb do ta ndihmonte m\u00eb shum\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan i rritjes ekonomike i drejtuar nga BE-ja, ku fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb vog\u00ebl prej gjasht\u00eb vendesh me m\u00eb pak se tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb milion\u00eb konsumator\u00eb i integruar me tregun e p\u00ebrbashket Evropian. P\u00ebr t\u00eb ngushtuar hendekun zhvillimor n\u00eb mes Ballkanit dhe BE-s\u00eb, presidentja e Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb Ursula Von der Leyen propozoi nj\u00eb plan p\u00ebr rritje ekonomike me kat\u00ebr shtylla p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor vitin e kaluar. Tash do shihet pas zgjedhjeve n\u00eb BE sa k\u00ebto synime do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb afrimin e rajonit me tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb, thellimin e integrimit ekonomik rajonal, p\u00ebrshpejtimin e reformave themelore, dhe rritjen e fondeve t\u00eb para-an\u00ebtar\u00ebsimit, dhe sa prej k\u00ebtyre do t\u00eb merren si prioritet. Me Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson oborr t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb BE dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj ishulli i madh i izoluar brenda Evrop\u00ebs, tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr v\u00ebmendje t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb avancimin e q\u00ebllimeve t\u00eb k\u00ebtij plani dhe p\u00ebrshpejtimin e pranimit t\u00eb rajonit n\u00eb BE me dat\u00eb konkrete, q\u00eb para se t\u00eb mbahen zgjedhjet dhe pas tyre duhet nj\u00eb shpejt\u00ebsi e re. Kjo shpejt\u00ebsi e re do t\u00eb merrte form\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00ebse ajo do merrte k\u00ebt\u00eb vit statusin e kandidatit gjat\u00eb mandatit t\u00eb k\u00ebtij Komisioni, gj\u00eb q\u00eb BE nuk ka arsye fare q\u00eb ta shtyj\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse BE nuk arrin t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim lidhur me aplikacionin e Kosov\u00ebs p\u00ebr statusin e kandidatit, \u00e7far\u00eb drejtimi strategjik dhe qart\u00ebsi mund t\u00eb pritet t\u00eb tregoj\u00eb BE-ja? Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb akt aq t\u00eb thjesht\u00eb dhe simbolik ngre dilema n\u00eb lidhje me drejtimin strategjik t\u00eb BE-s\u00eb ndaj vet Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>(Ky fjalim \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb edicionin e 21-t\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Vjen\u00ebs nga autori, i cili nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Bordit K\u00ebshillues i Kongresit t\u00eb Vjen\u00ebs).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian do t\u00eb p\u00ebrballet me sfid\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb e cila do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs. Zgjedhjet n\u00eb Parlamentin Evropian, ndryshimet gjeopolitika dhe dinamika ekonomike do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e politik\u00ebs evropiane, pozicionin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe integrimin urgjent t\u00eb tij n\u00eb BE. Ky tekst \u00ebsht\u00eb fjalimi i mbajtur nga autori, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":820372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-913448","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=913448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913448\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/820372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=913448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=913448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=913448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}