{"id":913606,"date":"2024-02-01T08:55:45","date_gmt":"2024-02-01T07:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=913606"},"modified":"2024-02-01T09:10:14","modified_gmt":"2024-02-01T08:10:14","slug":"be-ja-del-me-deklarate-per-rregulloren-e-bqk-se-qe-pritet-te-hyje-sot-ne-fuqi-i-kerkon-kosoves-dialog-per-ceshtjen-e-dinarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/be-ja-del-me-deklarate-per-rregulloren-e-bqk-se-qe-pritet-te-hyje-sot-ne-fuqi-i-kerkon-kosoves-dialog-per-ceshtjen-e-dinarit\/","title":{"rendered":"BE-ja del me deklarat\u00eb p\u00ebr rregulloren e BQK-s\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb hyj\u00eb sot n\u00eb fuqi, i k\u00ebrkon Kosov\u00ebs dialog p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dinarit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Banka Qendrore e Kosov\u00ebs e nxori nj\u00eb rregullore t\u00eb re jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, e cila k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjitha pagesat me para t\u00eb gatshme kudo n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrdorimit t\u00eb dinarit serb n\u00eb vend.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo rregullore pritet t\u00eb hyj\u00eb sot n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Vendimi nxiti shum\u00eb reagime, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.eeas.europa.eu\/eeas\/kosovo-statement-spokesperson-central-bank-regulation_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">deklarat\u00eb zyrtare<\/a> t\u00eb l\u00ebshuar sot nga BE-ja,\u00a0 thuhet se ata jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr pasojat q\u00eb ky vendim mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila pritet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi sot. Rregullorja synon t\u00eb rris\u00eb transparenc\u00ebn e flukseve financiare, t\u00eb siguroj\u00eb stabilitetin financiar dhe t\u00eb luftoj\u00eb pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja v\u00ebren se rregullorja do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs marrin nga Serbia.<\/p>\n<p>BE-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr pasojat q\u00eb ky vendim mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe komuniteteve t\u00eb tjera n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konsultimeve paraprake, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ndikimin e tij n\u00eb shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh munges\u00ebn e dukshme t\u00eb alternativave n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e BE.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian tutje n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ka insistuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb dialogun mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, si dhe t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cPeriudha e shkurt\u00ebr e tranzicionit p\u00ebr zbatimin e rregullores, e kombinuar me munges\u00ebn e informacionit dhe zgjidhjeve praktike p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet e prekura, rrezikojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikojn\u00eb seriozisht jet\u00ebn e tyre. BE-ja i k\u00ebrkon Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb tranzicioni dhe t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb negociuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Qeveria Kosov\u00ebs ka argumentuar se vendimi i BQK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera t\u00eb QUINT-it kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ky vendim \u201cngre shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me ndikimin n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb komunitetet me shumic\u00eb serbe\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj jave ka p\u00ebrs\u00ebritur thirrjen q\u00eb t\u00eb shtyhet vendimi p\u00ebr zbatimin e rregullores t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), q\u00eb euroja t\u00eb jet\u00eb valuta e vetme p\u00ebr pagesa.<\/p>\n<p>Kjo pas nj\u00eb takimi q\u00eb Hovenier kishte me guvernatorin e BQK-s\u00eb, Ahmet Ismaili.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, se euro do t\u00eb jet\u00eb e vetmja valut\u00eb zyrtare n\u00eb Kosov\u00eb e than\u00eb dje edhe kryeministri Kurti, edhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij Besnik Bilsimi.<\/p>\n<p>Kryeministri\u00a0 Kurti ka deklaruar se nuk negociohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shtrirjes s\u00eb euros si valut\u00eb e vetme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti thot\u00eb se euroja si valut\u00eb e vetme n\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e panegociueshme. Ai ka th\u00ebn\u00eb se vendimet e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK), jan\u00eb vendime t\u00eb pavarura, dhe si t\u00eb tilla duhet t\u00eb respektohen.<\/p>\n<p>\u201cVendimet e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb vendime t\u00eb pavarura se BQK \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur, rregullat q\u00eb ata i sjellin, rregulloret q\u00eb ata i miratojn\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin dhe un\u00eb besoj se duhet ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb qet\u00eb BQK-n\u00eb dhe guvernatorin Ahmet Ismailin q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij ashtu si\u00e7 e ka fituar besimin n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs son\u00eb. Ai po b\u00ebn pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe e ka shpjeguar gjer\u00eb e gjat\u00eb dhe qart\u00eb e sakt\u00eb se k\u00eb do t\u00eb kemi probleme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb me nj\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, mir\u00ebpo n\u00eb Kosov\u00eb e vetmja valut\u00eb e shk\u00ebmbimit e shitblerjes \u00ebsht\u00eb euroja. Ne nuk d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb ask\u00ebnd por vet\u00ebm t\u00eb sjellim ligjshm\u00ebri, kushtetutshm\u00ebri dhe rregullsi edhe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs e gjithandej ku ka serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb komunitet i cili po ashtu mua m\u00eb ka kryeminist\u00ebr e Ahmet Ismailin e ka guvernator. Jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb masat q\u00eb i kemi nd\u00ebrmarr\u00eb si qeveri, shumica d\u00ebrmuese e tyre p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb xhirollogari bankare n\u00eb bankat e Kosov\u00ebs dhe n\u00ebse nuk e kan\u00eb edhe hapjen e nj\u00eb xhirollogarie e mir\u00ebmbajtjen e saj e kan\u00eb falas. Pra, n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kat\u00ebr deg\u00eb t\u00eb bankave dhe jan\u00eb 15 institucione financiare jobankare ku do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebrgohen d\u00ebrgesat e pagesat dhe do t\u00eb mund t\u00eb merren n\u00eb euro. Euroja \u00ebsht\u00eb valut\u00eb e cila na vjen nga Bashkimi Evropian ne nuk jemi duke i th\u00ebn\u00eb askujt merr valut\u00ebn lek\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb as ndonj\u00eb valut\u00eb t\u00eb re dardan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs por, euron. Euro si mjeti i vet\u00ebm i pages\u00ebs dhe shitblerjes i p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb RKS nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociueshme\u201d, tha Kurti gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"wYpFFwAu5A\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-euro-si-mjet-i-pageses-ne-kosove-nuk-eshte-ceshtje-e-negociueshme-vendimet-e-bqk-se-jane-te-pavarura\/\">Kurti: Euro si mjet i vet\u00ebm i pages\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociueshme, vendimet e BQK-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavarura<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cKurti: Euro si mjet i vet\u00ebm i pages\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociueshme, vendimet e BQK-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavarura\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/kurti-euro-si-mjet-i-pageses-ne-kosove-nuk-eshte-ceshtje-e-negociueshme-vendimet-e-bqk-se-jane-te-pavarura\/embed\/#?secret=cioJKHwNqr#?secret=wYpFFwAu5A\" data-secret=\"wYpFFwAu5A\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shtyrjen e vendimit t\u00eb BQK-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201casnj\u00eb nga k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e rregullores s\u00eb miratuar&#8221;.<\/p>\n<p>Bislimi\u00a0 tha se BQK \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm q\u00eb dizajnon dhe zbaton politik\u00ebn monetare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Tutje ai euro ka qen\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e vetmja valut\u00eb zyrtare n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb nga k\u00ebrkesat e pal\u00ebve t\u00eb involvuara, sidomos kjo vlen p\u00ebr miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e rregullores t\u00eb miratuar nga BQK. Nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim q\u00eb as fakti q\u00eb BQK \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm q\u00eb dizajnon dhe zbaton politik\u00ebn monetare n\u00eb vend. Nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim q\u00eb BQK \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe me k\u00ebt\u00eb dizanjnim i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm Kushtetut\u00ebs son\u00eb dhe standardeve m\u00eb t\u00eb avancuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb rregullojn\u00eb sistemin e pagesave. Nuk e kontestojm\u00eb q\u00eb euro ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb e vetmja valut\u00eb zyrtare n\u00eb p\u00ebrdorim\u201d, shtoi Bislimi.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"Ea3zX5eHGJ\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bislimi-bashkesise-nderkombetare-asnje-nga-kerkesat-se-ve-ne-dyshim-ligjshmerine-e-rregullores-se-bqk-se-euro-do-te-jete-valuta-e-vetme-zyrtare\/\">Bislimi-bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat s&#8217;e v\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e rregullores s\u00eb BQK-s\u00eb, euro do t\u00eb jet\u00eb valuta e vetme zyrtare<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cBislimi-bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat s\u2019e v\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e rregullores s\u00eb BQK-s\u00eb, euro do t\u00eb jet\u00eb valuta e vetme zyrtare\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/bislimi-bashkesise-nderkombetare-asnje-nga-kerkesat-se-ve-ne-dyshim-ligjshmerine-e-rregullores-se-bqk-se-euro-do-te-jete-valuta-e-vetme-zyrtare\/embed\/#?secret=nK48yhfROu#?secret=Ea3zX5eHGJ\" data-secret=\"Ea3zX5eHGJ\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Ahmet Ismaili, tha se vendimi i BQK-s\u00eb, i cili e p\u00ebrjashton dinarin si valut\u00eb p\u00ebr kryerje t\u00eb transaksioneve n\u00eb Kosov\u00eb, nuk mund t\u00eb shtyhet dhe si i till\u00eb vendime t\u00eb tilla duhet zbatuar.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se pozicioni i institucionit q\u00eb ai e udh\u00ebheq nuk \u00ebsht\u00eb politike dhe se rregullat q\u00eb vendosen duhen zbatuar.<\/p>\n<p>E presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka th\u00ebn\u00eb se po diskutohen nj\u00eb \u201cs\u00ebr\u00eb opsionesh\u201d rreth rregullores s\u00eb re t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) sipas t\u00eb cil\u00ebs t\u00eb gjitha pagesat n\u00eb Kosov\u00eb nga 1 shkurti do t\u00eb b\u00ebhen me vet\u00ebm me euro, vendim ky q\u00eb p\u00ebrjashton dinarin nga qarkullimi.<\/p>\n<p>Osmani tha dje\u00a0 se n\u00eb dy dit\u00ebt e ardhshme pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dakordim, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Presidentja shtoi se beson q\u00eb n\u00eb koordinim me aleat\u00ebt do t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje e pranueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNeni 11 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton qart\u00eb q\u00eb Kosova duhet ta ket\u00eb n\u00eb qarkullim vet\u00ebm nj\u00eb valut\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar deri m\u00eb tani ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon Kushtetua. BQK ka kryer pun\u00ebn e vet, kurse sa i p\u00ebrket zbatimit n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij parimi jan\u00eb duke u diskutuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb opsione, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb an\u00eb do t\u00eb respektonin nenin 11 t\u00eb Kush, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr informimin e qytetar\u00ebve dhe bartjen e tyre t\u00eb themi n\u00eb llogari t\u00eb reja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb zbatohet pa asnj\u00eb problem dhe me p\u00ebrkrahje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shteteve aleate. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dakordim k\u00ebto dy dit\u00eb dhe do t\u00eb kemi edhe deklarata publike. Un\u00eb jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zbatimi t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Dhe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur zbatim t\u00eb plot\u00eb na duhet edhe p\u00ebrkrahja e aleat\u00ebve tan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi zbatim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk po aludoj q\u00eb vendimi t\u00eb shtyhet.<\/p>\n<p>Un\u00eb po aludoj n\u00eb nj\u00eb diskutim q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb duke vazhduar dhe jam e bindur se i cili t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje praktike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kushtetuta jon t\u00eb zbatohet n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb caktuar edhe n\u00eb praktik\u00eb, e jo vet\u00ebm t\u00eb kemi dokumente, zbatimi i t\u00eb cilave pastaj sfidohet\u201d, tu shpreh Osmani pra mediave. \/Reporteri.net\/<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"RnwB55gaeQ\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/osmani-paralajmeron-dakordim-per-ceshtjen-e-dinarit-po-diskutohen-nje-sere-opsionesh\/\">Osmani paralajm\u00ebron dakordim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dinarit: Po diskutohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb opsionesh<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cOsmani paralajm\u00ebron dakordim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dinarit: Po diskutohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb opsionesh\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/osmani-paralajmeron-dakordim-per-ceshtjen-e-dinarit-po-diskutohen-nje-sere-opsionesh\/embed\/#?secret=N1Vne6yLrR#?secret=RnwB55gaeQ\" data-secret=\"RnwB55gaeQ\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka Qendrore e Kosov\u00ebs e nxori nj\u00eb rregullore t\u00eb re jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, e cila k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjitha pagesat me para t\u00eb gatshme kudo n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrdorimit t\u00eb dinarit serb n\u00eb vend. Kjo rregullore pritet t\u00eb hyj\u00eb sot n\u00eb fuqi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":913607,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-913606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=913606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/913606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/913607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=913606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=913606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=913606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}