{"id":915149,"date":"2024-02-05T11:05:54","date_gmt":"2024-02-05T10:05:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=915149"},"modified":"2024-03-01T17:51:24","modified_gmt":"2024-03-01T16:51:24","slug":"dilemat-e-rivitalizimit-te-kosoves-a","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/dilemat-e-rivitalizimit-te-kosoves-a\/","title":{"rendered":"Dilemat e rivitalizimit t\u00eb Kosov\u00ebs A"},"content":{"rendered":"<p><strong>Planifikimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb rehabilitimin e termocentralit Kosova A, p\u00ebr furnizim aktual, por edhe si investim strategjik rezerv\u00eb, po konsiderohet si vendim jo i duhur p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij termocentrali dhe ndotjes q\u00eb shkakton. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ky termocentral prodhon 35% t\u00eb konsumit vendor t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Zgjidhje e q\u00ebndrueshme mbetet energjia e rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/strong><\/p>\n<p>Burimi kryesor i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb termocentralet Kosova A dhe Kosova B, t\u00eb cilat prodhimin e realizojn\u00eb p\u00ebrmes djegies s\u00eb qymyrit. Sipas raportit vjetor p\u00ebr vitin 2022 t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji, kapaciteti total operativ i gjenerimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 1,236 MW, prej t\u00eb cilit 960 MW apo 77.7% jan\u00eb nga dy termocentralet dhe pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb hidrocentralet dhe burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova A \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1962, nd\u00ebrkaq Kosova B n\u00eb vitin 1983. Vjet\u00ebrsia e tyre ka shkaktuar debat n\u00eb vitet e fundit se si duhet vepruar me k\u00ebto dy termocentrale, e ve\u00e7an\u00ebrisht me Kosov\u00ebn A. Dilemat kryesore t\u00eb \u00e7far\u00ebdo vendimi nd\u00ebrlidhen me faktin se aktualisht k\u00ebto dy termocentrale jan\u00eb jetike p\u00ebr furnizimin e vendit me energji elektrike, nd\u00ebrkaq n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr jan\u00eb ndot\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mjedisit si dhe p\u00ebsojn\u00eb avari koh\u00eb pas kohe, e rrjedhimisht jostabilitet energjetik.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, Kosova ka n\u00ebnshkruar Deklarat\u00ebn e Sofjes p\u00ebr Agjend\u00ebn e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, e kjo do t\u00eb thot\u00eb se deri n\u00eb vitin 2050 Kosova nuk duhet t\u00eb prodhoj\u00eb energji elektrike nga djegiet fosile. Edhe vizioni i qeveris\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb sektor energjetik pa emetim t\u00eb dyoksidit t\u00eb karbonit CO2 deri n\u00eb vitin 2050.<\/p>\n<p>Debatin rreth Kosov\u00ebs A e ndezi edhe m\u00eb shum\u00eb Strategjia e Energjis\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs 2022-2031, t\u00eb cil\u00ebn Kuvendi e miratoi m\u00eb 8 mars 2023. N\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji thuhet se vizioni i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb sektor energjetik pa emetim t\u00eb dyoksidit t\u00eb karbonit CO2 deri n\u00eb vitin 2050, t\u00eb integruar n\u00eb tregun Pan-Evropian, duke garantuar siguri t\u00eb furnizimit me energji elektrike dhe t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cStrategjia e Energjis\u00eb nuk parasheh nj\u00eb impiant t\u00eb ri linjiti. Kjo Strategji parasheh nj\u00eb rritje dinamike t\u00eb burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb, kryesisht n\u00eb teknologjin\u00eb e er\u00ebs dhe at\u00eb fotovoltaike, t\u00eb mb\u00ebshtetura me ankandet e burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe investimet publike, si dhe pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb konsumator\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb strategji.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji fokusi kryesor \u00ebsht\u00eb tek energjia e rip\u00ebrt\u00ebritshme, por diskutimi dhe dilema m\u00eb e madhe si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb planifikimi i investimit n\u00eb termocentralin Kosova A, p\u00ebrkat\u00ebsisht rehabilitimi i nj\u00ebr\u00ebs nga nj\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtij termocentrali p\u00ebr t\u00eb siguruar kapacitet prej s\u00eb paku 540 MW p\u00ebr ngarkes\u00eb baz\u00eb dhe 360 MW kapacitet si rezerv\u00eb strategjike deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Sipas strategjis\u00eb, nj\u00ebra nga nj\u00ebsit\u00eb e termocentralit Kosova A do t\u00eb rinovohet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa vendimi p\u00ebr rinovim ose mbyllje t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb merret m\u00eb s\u00eb voni m\u00eb 2024.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebsia e rinovuar e termocentralit Kosova A do t\u00eb punoj\u00eb si rezerv\u00eb strategjike nga viti 2028, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kjo nj\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb sezonin e ngrohjes (dimrit) kur k\u00ebrkesa p\u00ebr energji elektrike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, ose n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si kriza e fundit energjetike. Nj\u00ebsia e tret\u00eb operuese e k\u00ebtij termocentrali do t\u00eb mbyllet p\u00ebrgjithmon\u00eb, pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar rinovimi i nj\u00ebsive t\u00eb tjera t\u00eb linjitit\u201d, thuhet n\u00eb strategji.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nga Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se e kan\u00eb nj\u00eb plan rind\u00ebrtimi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb A3 t\u00eb termocentralit Kosova A, ku vlera e parashikuar e kostos \u00ebsht\u00eb 100-150 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cObjektivi i KEK-ut \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb p\u00ebrgatitet dokumentacioni teknik i cili p\u00ebrfshin\u00eb edhe pjes\u00ebn administrative\/ligjore si dhe p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit p\u00ebr tenderim. Do t\u00eb analizohen cili variant i kaldaj\u00ebs s\u00eb avullit, turbin\u00ebs dhe gjeneratorit s\u00eb bashku me sall\u00ebn e makineris\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019i instaluar\/modernizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi gjeneruese\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e KEK-ut.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-915150\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"1785\" height=\"2560\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-scaled.jpg 1785w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-209x300.jpg 209w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-714x1024.jpg 714w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-768x1101.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-1071x1536.jpg 1071w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/ndotja-1428x2048.jpg 1428w\" sizes=\"(max-width: 1785px) 100vw, 1785px\" \/><\/p>\n<h2>Kund\u00ebrshtimet e rivitalizimit<\/h2>\n<p>Planifikimi p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb rehabilitimin e Kosov\u00ebs A nuk konsiderohet veprim i duhur nga njoh\u00ebsit e fush\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe t\u00eb mjedisit si dhe nga organizatat joqeveritare q\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb dhe ndotjes s\u00eb madhe q\u00eb shkakton ky termocentral.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb niveli i ndotjes q\u00eb shkaktohet nga termocentrali Kosova A, Preportr ka marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs (MMPHI), p\u00ebr ndot\u00ebsit SO2 (dyoksidi i sulfurit), NOx (oksidet e azotit) dhe pluhurin total p\u00ebr Termocentralin Kosova A. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, blloku A3, A4 dhe A5 gjat\u00eb vitit 2021 kan\u00eb emetuar 6 mij\u00eb e 277 ton pluhur me dyoksid t\u00eb sulfurit, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2022 jan\u00eb emetuar 5 mij\u00eb e 618 ton SO2.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket emetimit nga oksidet e azotit, p\u00ebr vitin 2022 k\u00ebto blloqe kan\u00eb emetuar af\u00ebr 7 mij\u00eb ton okside t\u00eb azotit.<\/p>\n<p>Pluhuri total q\u00eb paraqet sasin\u00eb totale vjetore t\u00eb pluhurit t\u00eb emetuar nga termocentralet p\u00ebrkat\u00ebse, ku p\u00ebrfshihen grimcat e im\u00ebta t\u00eb pluhurit PM2.5 dhe PM10. Numri m\u00eb i lart\u00eb i pluhurit total p\u00ebr blloqet A3, A4 dhe A5 ka qen\u00eb gjat\u00eb vitit 2023 me 6 mij\u00eb e 364 ton, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 emetimet kan\u00eb qen\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Luan Shllaku, njoh\u00ebs i fush\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe mjedisit thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb investohet n\u00eb renovimin e termocentralit Kosova A, p\u00ebr shkak se ka nj\u00eb teknologji t\u00eb st\u00ebrvjet\u00ebruar, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs gjeografike q\u00eb ka ky termocentral dhe d\u00ebmeve t\u00eb shumta mjedisore e sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb shkakton n\u00eb lokacionet q\u00eb i ka n\u00eb af\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Shllaku duke u bazuar n\u00eb disa eksperimente q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me grupe krahasuese n\u00eb qytetin e Obiliqit dhe n\u00eb qytete tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, si Peja dhe Gjakova, thot\u00eb se 7 deri 9 % e rasteve k\u00ebrkojn\u00eb mjekim p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb frym\u00ebmarrjes apo s\u00ebmundje tjera virale apo bakteriale, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb qytetin e Obiliqit numri i atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kujdes mjek\u00ebsor p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb frym\u00ebmarrjes \u00ebsht\u00eb 29%.<\/p>\n<p>\u201cPra, 29% e rasteve q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb ambulanten n\u00eb Obiliq, pun\u00ebtor\u00eb, familjar\u00eb apo edhe ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb rreth Obiliqit, ankohen p\u00ebr s\u00ebmundje respiratorike q\u00eb vijn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga ndot\u00ebsit\u00eb dhe pluhuri q\u00eb del nga Kosova A\u201d, thot\u00eb Shllaku.<\/p>\n<p>Sipas tij, brenda territorit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ndikimin t\u00eb termocentraleve t\u00eb Kosov\u00ebs A dhe B, jetojn\u00eb rreth 900 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e par\u00eb t\u00eb ndikimit dhe gjith\u00eb k\u00ebta banor\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb ndikuar negativisht nga ndot\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt dalin nga termocentralet q\u00eb vijn\u00eb me djegie t\u00eb qymyrit.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se fakti q\u00eb dihen k\u00ebto informata dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje duam q\u00eb aty duhet me g\u00ebrrye dhe t\u00eb digjet qymyr me teknologji shum\u00eb t\u00eb vjetra, at\u00ebher\u00eb ne nuk jemi duke menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundet Kosova A asnj\u00ebher\u00eb me ardh n\u00eb parametra t\u00eb pranuesh\u00ebm ambiental p\u00ebr nj\u00eb vend normal evropian, me \u00e7far\u00ebdo investimi t\u00eb madh ashtu si\u00e7 e parasheh edhe qeveria me strategji, sepse \u2018nj\u00eb plak\u00eb nuk mund ta b\u00ebsh nuse\u2019 me \u00e7far\u00ebdo \u201cmakeup\u201d q\u00eb p\u00ebrdoret\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shllaku.<\/p>\n<h2>\u201cInvestim i paarsyesh\u00ebm\u201d<\/h2>\n<p>Fjolla Qorri nga organizata \u201cBalkan Green Foundation\u201d e cila merret me fush\u00ebn e mjedisit thot\u00eb se e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me shqet\u00ebsim k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht strategjin\u00eb, p\u00ebr shkak se kostoja totale e k\u00ebtij rehabilitimi \u00ebsht\u00eb rreth 240 milion\u00eb euro. Sipas saj, \u00e7do investim q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr rehabilitimin e termocentralit Kosova A, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap prapa dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim drejt nj\u00eb tranzicioni t\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se n\u00eb dit\u00ebt e sotme kur Bashkimi Evropian dhe bota po orientohet drejt nj\u00eb tranzicioni t\u00eb gjelb\u00ebr dhe drejt nj\u00eb energjie t\u00eb past\u00ebr, shtrohet pyetja se kush do ta financoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj rehabilitimi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj pyetje, e kemi edhe dilem\u00ebn se 240 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb tejet e madhe dhe \u00ebsht\u00eb ekonomikisht e pajustifikueshme p\u00ebr t\u2019u investuar n\u00eb nj\u00eb termocentral kaq t\u00eb vjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb Qorri.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kosto shtohet edhe taksa e karbonit q\u00eb do filloj\u00eb t\u00eb implementohet gradualisht n\u00eb vitin 2027 si dhe koston oportune q\u00eb k\u00ebto fonde do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr nj\u00eb zhvillim drejt nj\u00eb tranzicioni t\u00eb gjelb\u00ebr dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, rehabilitimi i termocentralit Kosova A, \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb lidhet me sigurin\u00eb e stabilitetit energjetik n\u00eb Kosov\u00eb, por q\u00eb gjat\u00eb krizave me energji elektrike, ky termocentral nuk ka pasur nj\u00eb stabilitet t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb termocentral ajo e konsideron jo t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mes t\u00eb korrikut (2023) kemi pasur nd\u00ebrprerje me energji eklektike p\u00ebr shkak se nj\u00ebsia A5 ka qen\u00eb jasht\u00eb funksionit dhe \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb importojm\u00eb energji elektrike me nj\u00eb \u00e7mim tejet t\u00eb lart\u00eb, shkaku q\u00eb nuk kemi mundur t\u00eb llogarisim n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e termocentralit Kosova A. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb arsye tjetra, nj\u00eb investim n\u00eb nj\u00eb termocentral kaq t\u00eb pasigurt p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb siguris\u00eb energjetike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim logjik apo i arsyesh\u00ebm\u201d, theksoi Qorri.<\/p>\n<h2>Pasojat shum\u00ebdimensionale<\/h2>\n<p>Raportit m\u00eb i fundit mbi cil\u00ebsin\u00eb ajrit n\u00eb Evrop\u00eb nga Agjencia Evropiane e Mjedisit rendit\u00eb Kosov\u00ebn si vendin me cil\u00ebsin\u00eb e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb ajrit n\u00eb Evrop\u00eb. \u00c7do raport p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga raportet vjetore p\u00ebr gjendjen e mjedisit n\u00eb Kosov\u00eb, deri te raporti \u2018Kosov\u00eb m\u00eb e sh\u00ebndetshme\u2019 nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit (OBSh) dhe Programi i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim (UNDP), i p\u00ebrcakton termocentralet si burim kryesor t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit.<\/p>\n<p>Sipas raportit \u201cP\u00ebrmbaju ose mbyll\u201d t\u00eb vitit 2021 nga Rrjeti i \u201cBankwatch\u201d p\u00ebr Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore, raport ky q\u00eb paraqet shkeljen e ligjeve t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit nga termocentralet e qymyrit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, dy termocentralet e Kosov\u00ebs dhe tejkalimi i emetimeve t\u00eb tyre ishin fajtor\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2,600 dit\u00eb t\u00eb simptomave t\u00eb astm\u00ebs te f\u00ebmij\u00ebt astmatik\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>\u201cNdikimet e tjera sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebrfshinin 267 raste t\u00eb bronkitit tek f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb ekspozimit ndaj niveleve t\u00eb larta t\u00eb PM10, mbi 70 pranime n\u00eb spital t\u00eb pacient\u00ebve me probleme kardiovaskulare dhe respiratore p\u00ebr shkak t\u00eb PM2.5 dhe 64 raste t\u00eb bronkitit kronik vet\u00ebm tek t\u00eb rriturit p\u00ebr shkak t\u00eb PM10. Vdekshm\u00ebria, me rreth 129 vdekje, ishte ndikimi me kostot m\u00eb t\u00eb larta &#8211; 209 milion\u00eb euro. Humbja e produktivitetit p\u00ebr shkak t\u00eb dit\u00ebve me aktivitet t\u00eb kufizuar dhe dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb humbura p\u00ebr shkak t\u00eb pushimit mjek\u00ebsor arriti n\u00eb 6.4 milion\u00eb euro\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjithashtu edhe koalicioni i OJQ-ve \u201cAleanca e Sh\u00ebndetit dhe Mjedisit\u201d, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 70 organizata, n\u00eb vitin 2016 ka publikuar nj\u00eb raport lidhur me ndikimin e termocentraleve n\u00eb sh\u00ebndetin e njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e k\u00ebsaj organizate &#8220;Fatura e papaguar sh\u00ebndet\u00ebsore \u2013 si na s\u00ebmurin termocentralet me qymyr n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor&#8221;, p\u00ebr Kosov\u00ebn thuhet se dy termocentralet ekzistuese me qymyr krijojn\u00eb kosto t\u00eb m\u00ebdha sh\u00ebndet\u00ebsore, jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por edhe atyre t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Sipas raportit, p\u00ebr shkak t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit nga termocentralet me qymyr n\u00eb Kosov\u00eb shkaktohen rreth 370 vdekje t\u00eb parakohshme n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Raporti thekson se termocentralet me qymyr emetojn\u00eb me mij\u00ebra ton agjent\u00eb ndot\u00ebs t\u00eb ajrit \u00e7do vit, duke sjell\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb ndotjen e ajrit n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb rajonin e Ballkanit dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTermocentralet ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb shkaktojn\u00eb prej 70 deri n\u00eb 169 milion\u00eb euro n\u00eb vit kosto sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr banor\u00ebt dhe qeverit\u00eb n\u00eb rajon. P\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb ndot\u00ebsve n\u00eb aj\u00ebr, termocentralet n\u00eb Kosov\u00eb i krijojn\u00eb Evrop\u00ebs nj\u00eb kosto totale sh\u00ebndet\u00ebsore prej 144 deri 352 milion\u00eb euro n\u00eb vit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<h2>A ka zgjidhje tjera?<\/h2>\n<p>Nga e gjith\u00eb ajo q\u00eb u elaborua m\u00eb lart, situata duket t\u00eb jet\u00eb delikate. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr prodhim t\u00eb energjis\u00eb dhe se nuk ka kapacitete tjera n\u00eb dispozicion, nd\u00ebrkaq n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr pasojat mjedisore jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm termocentrali Kosova A mbulon rreth 35% t\u00eb konsumit vendor me prodhim vjetor t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Ani pse pa k\u00ebt\u00eb termocentral nj\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ishte e furnizuar me energji elektrike, vjet\u00ebrsia e k\u00ebtij termocentrali ka pasoja t\u00eb shumta dhe t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, profesori i fush\u00ebs s\u00eb energjetik\u00ebs Agron Dida mendon se e vetmja zgjidhje aktuale \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb termocentralet q\u00eb i kemi, derisa t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb p\u00ebr gjenerim t\u00eb energjis\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorim energjin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritshme. Ai gjithashtu mendon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00ebse kemi termocentrale si rezerv\u00eb, e q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb kriz\u00eb eventuale mund t\u00eb p\u00ebrdoren.<\/p>\n<p>\u201cTermocentralet e vjetra nuk mundemi me i mbyll\u00eb tash, sepse nuk kemi nga t\u00eb marrim energji. Ky koncept ka dominuar n\u00eb loj\u00ebrat politike q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb se ne importojm\u00eb energji, mir\u00ebpo ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg i ashp\u00ebr dhe nuk mundesh me importu energji kur t\u00eb kesh qejf. Prandaj, duhet t\u00eb p\u00ebrdorim termocentralet e vjetra, derisa t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb zgjidhje e re\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dida thot\u00eb se Kosova duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb zgjerimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb energjive t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme e q\u00eb jan\u00eb energjia diellore, energjia me er\u00eb si dhe nd\u00ebrtimi i hidrocentraleve.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb dy hulumtime lidhur me potencialin e energjis\u00eb diellore dhe t\u00eb er\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, dhe nga k\u00ebto hulumtime ka rezultuar se Kosova ka m\u00eb s\u00eb shumti potencial p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji me an\u00eb t\u00eb diellit.<\/p>\n<p>Profesori Dida thot\u00eb se hulumtimet i ka b\u00ebr\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Milano, e cila \u00ebsht\u00eb e Komisionit Evropian, pasi q\u00eb aty ka sh\u00ebnime me harta t\u00eb radiacionit d.m.th. t\u00eb rrezatimit t\u00eb diellit n\u00eb krejt Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb atyre sh\u00ebnimeve q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakta, kam b\u00ebr\u00eb llogaritjet e nevojshme p\u00ebr me pa se sa ka potencial investimi n\u00eb Kosov\u00eb dhe del nj\u00eb fakt q\u00eb m\u00eb i arsyesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb investimi n\u00eb Kosov\u00eb se sa n\u00eb Gjermani, p\u00ebr arsyeje se jemi m\u00eb n\u00eb jug dhe Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrafshnalt\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb dit\u00eb t\u00eb diellit, t\u00eb gjitha k\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb t\u00eb sakta t\u00eb verifikuara dhe me shifra\u201d, u shpreh Dida.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket energjis\u00eb me er\u00eb ai thot\u00eb se q\u00ebndrojm\u00eb m\u00eb dob\u00ebt, sepse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Kosova nuk \u00ebsht\u00eb vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb prodhohet energjia p\u00ebrmes er\u00ebs. Ai propozon q\u00eb qeveria t\u00eb implementoj\u00eb legjislatur\u00eb q\u00eb u ofron licenca ofertuesve t\u00eb energjis\u00eb solare, q\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb energji.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebtij legjislacioni t\u00eb b\u00ebhen ankande p\u00ebr ofertuesit e energjis\u00eb solare q\u00eb t\u2019u jepet licenca p\u00ebr operim. Pra, duhet t\u00eb b\u00ebhet \u00e7mos q\u00eb t\u00eb kapin tempin dhe t\u00eb zhvillohen segmente tjera t\u00eb infrastruktur\u00ebs ligjore q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesin energjin\u00eb nga prodhuesit individual si shembull sht\u00ebpia ime apo sht\u00ebpit\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Dida.<\/p>\n<h2>Gazi si alternativ\u00eb<\/h2>\n<p>Luan Shllaku thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar termocentralet me qymyr, Kosova duhet t\u00eb marr\u00eb dy drejtime: Nj\u00ebrin duke b\u00ebr\u00eb kombinim t\u00eb energjis\u00eb, duke futur burime alternative si\u00e7 jan\u00eb burimet diellore, er\u00ebrat dhe uj\u00ebrat, dhe drejtimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb gazi. Ai thot\u00eb se n\u00eb rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb Kosova, kombinimi i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gazit, ai thot\u00eb se ose duhet ta prodhojm\u00eb vet si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Kosova n\u00eb vitet e 1970 &#8211; 1989, ose ta marrim gazin nga rrjetet rajonale.<\/p>\n<p>\u201cGazi i cili na u ofrua n\u00ebp\u00ebrmjet portit t\u00eb Aleksandropolus, Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut deri n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb presim gjithsesi n\u00eb at\u00eb moment kur gazi i cili momentalisht vjen n\u00eb Shqip\u00ebri i ashtuquajturi \u201cTrans Adriatic Pipeline\u201d &#8211; TAP s\u00eb shpejti do t\u00eb kthehet nuk do t\u00eb shkoj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebn Adriatik dhe me kalu n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, por nj\u00eb krah i TAP do t\u00eb sjell\u00eb gaz edhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe ky \u00ebsht\u00eb momenti kur duhet ta marr\u00eb edhe Kosova\u201d, thot\u00eb Shllaku.<\/p>\n<p>Ai mendon se Kosova duhet ta marr\u00eb seriozisht \u00e7\u00ebshtjen e blerjes s\u00eb gazit nga vendet t\u00eb cilat aktualisht e shp\u00ebrndajn\u00eb gazin, mir\u00ebpo fillimisht t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb studim fizibiliteti se sa na duhet, t\u00eb shohin \u00e7far\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb k\u00ebqija mund t\u00eb kemi nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e till\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga hidrocentralet ai thot\u00eb se ka nj\u00eb ide p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb punuar kurr\u00eb, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hidrocentral ku do t\u00eb p\u00ebrfitonin t\u00eb dy pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi q\u00eb Kosova si nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb thata n\u00eb Evrop\u00eb, nuk ka kapacitet q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb energji p\u00ebrmes hidrocentraleve.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb hapemi n\u00eb rajon, t\u00eb lidhemi me Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku apo ve\u00e7mas nj\u00eb hidrocentral n\u00eb nj\u00ebrin nga lumenjt\u00eb e pa eksploruar deri tash. Shqip\u00ebria ka eksperienc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, theksoi Shllaku.<\/p>\n<p>Lidhur me rehabilitimin e Kosov\u00ebs A dhe qasjen e strategjis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Preportr ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb intervistoj\u00eb ministren e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, por edhe pas pritjes dhe insistimit p\u00ebr disa muaj, nuk na \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar kjo intervist\u00eb. \/<em><a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Dilemat-e-rivitalizimit-te-Kosoves-A-397\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Organizata \u00c7ohu<\/a>!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Planifikimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb rehabilitimin e termocentralit Kosova A, p\u00ebr furnizim aktual, por edhe si investim strategjik rezerv\u00eb, po konsiderohet si vendim jo i duhur p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij termocentrali dhe ndotjes q\u00eb shkakton. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ky termocentral prodhon 35% t\u00eb konsumit vendor t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":915151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-915149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/915149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=915149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/915149\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/915151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=915149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=915149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=915149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}