{"id":916158,"date":"2024-02-07T15:35:56","date_gmt":"2024-02-07T14:35:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=916158"},"modified":"2024-02-07T15:43:45","modified_gmt":"2024-02-07T14:43:45","slug":"hovenier-ne-e-respektojme-kushtetuten-e-kosoves-kerkojme-vetem-shtyrje-te-vendimit-per-dinarin-qe-te-mos-qe-te-mos-demtohen-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/hovenier-ne-e-respektojme-kushtetuten-e-kosoves-kerkojme-vetem-shtyrje-te-vendimit-per-dinarin-qe-te-mos-qe-te-mos-demtohen-qytetaret\/","title":{"rendered":"Hovenier: Ne e respektojm\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm shtyrje t\u00eb vendimit p\u00ebr Dinarin, q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtohen qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Intervista e plot\u00eb me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radio Televizionin 21 (RTV21) &#8211; 6 shkurt 2024<\/strong><\/em><\/p>\n<p>TV21: <strong>Ambasador, me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra jeni angazhuar me koleg\u00ebt e QUINT-it p\u00ebr t\u00eb sqaruar q\u00ebndrimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore dhe veprimet e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb vendit. Po e k\u00ebrkoni shtyrjen e zbatimit t\u00eb rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore. Por, fjala e fundit i mbetet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryeministrit Kurti, q\u00eb si\u00e7 u b\u00eb e ditur gjat\u00eb nj\u00eb takimi ua dha disa d\u00ebshmi. A iu b\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mendjen?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Mendoj se krejt \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Para s\u00eb gjithash, m\u00eb lejoni t\u00eb sqaroj disa gj\u00ebra. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Ne po i k\u00ebrkojm\u00eb qeveris\u00eb, jo vet\u00ebm un\u00eb, ka k\u00ebrkesa edhe nga Uashingtoni, por edhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb QUINT-it e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, q\u00eb qeveria tash p\u00ebr tash do t\u00eb duhej t\u00eb shtyj\u00eb zbatimin e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore. Po e k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse besojm\u00eb q\u00eb puna parap\u00ebrgatitore e nevojshme p\u00ebr zbatimin me sukses t\u00eb saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb komunitetet e cenuara \u2013 dhe po flasim p\u00ebr komunitetet pakic\u00eb, po flasim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr komunitetin etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 se puna q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb shmangur ndikimin e saj negativ nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. M\u00eb lejoni t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ne nuk e kontestojm\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ne e pranojm\u00eb dhe e respektojm\u00eb at\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb Zotit, ne e mb\u00ebshtet\u00ebm procesin dhe zhvillimin e tij. Ne nuk i kontestojm\u00eb autoritetet e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rregulluar sektorin financiar. N\u00eb fakt, s\u00ebrish, qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr rolin q\u00eb kemi luajtur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zhvillimit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore, Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe institucioneve t\u00eb tjera. I mir\u00ebpresim p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs, si \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim rregulloren, ligjin, procedurat q\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kryerjen e krimeve financiare, si pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, gj\u00ebra t\u00eb tilla. Pra, ne nuk kemi problem filozofik q\u00eb Banka Qendrore t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb rregullore q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrmbushte k\u00ebto synime. Jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar se m\u00ebnyra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo rregullore po zbatohet apo planifikohet t\u00eb zbatohet nuk merr parasysh si\u00e7 duhet disa realitete. Dhe k\u00ebto realitete p\u00ebr t\u00eb cilat ne besojm\u00eb se nuk merren parasysh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb dialogun bilateral\u2026 n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim e q\u00eb jan\u00eb veprimet q\u00eb prekin komunitetet pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht komunitetin serb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e k\u00ebrkesave tona.<\/p>\n<p><strong>Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb valute t\u00eb vetme n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb vet\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova sot. Si\u00e7 p.sh. e kan\u00eb rregulluar edhe vendet e tjera evropiane. Ku q\u00ebndron puna? P\u00ebrse po i k\u00ebrkoni Kosov\u00ebs me kaq ngulm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpjegim i drejt\u00eb i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb te p\u00ebrdorimi i euros. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se nuk jan\u00eb marr\u00eb me koh\u00eb dispozita q\u00eb trajtojn\u00eb ndikimin e vendimeve. T\u00eb jemi shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr rastet specifike. Pra, mendoj se i kemi dy shqet\u00ebsime. Dhe m\u00eb lejoni t\u2019i sqaroj duke p\u00ebrshkruar raste teorike. Shqet\u00ebsimi i par\u00eb: t\u00eb themi se keni dik\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar ndihm\u00eb sociale nga Serbia. Dikush merr pension ose pages\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00eb vet\u00eb-ushqyese ose di\u00e7ka e till\u00eb. Si\u00e7 e kuptoj un\u00eb, m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e atyre mjeteve, edhe sipas dispozitave t\u00eb Ahtisaarit, edhe sipas kushteve t\u00eb pranuara nga Kosova, \u00ebsht\u00eb pranuar se Serbia ka absolutisht t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr komunitetin etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb. Si\u00e7 e kuptoj un\u00eb, m\u00ebnyra se si p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb sjell\u00eb dinar\u00eb ose para t\u00eb gatshme n\u00eb vend dhe individi n\u00eb fjal\u00eb ka shkuar n\u00eb nj\u00eb lloj zyre postare, bank\u00eb apo di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe i ka marr\u00eb mjetet. K\u00ebto rregullore t\u00eb reja e pamund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb punuar fare paraprakisht p\u00ebr t\u00eb identifikuar mjetet alternative q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohej vazhdimi i pages\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimeve sociale. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na shqet\u00ebson. Nj\u00eb pensionist, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb vet\u00eb-ushqyese, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pambrojtur, q\u00eb llogarit n\u00eb ato mjetet. Dhe na habit fakti q\u00eb paraprakisht nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb menduar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur strategji p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen. Shqet\u00ebsimi tjet\u00ebr yni ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet praktike. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb Serbia e mb\u00ebshtet sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe n\u00eb fakt, ne kemi punuar tep\u00ebr shum\u00eb dhe besojm\u00eb fuqish\u00ebm se me kalimin e koh\u00ebs ato sisteme duhet t\u00eb integrohen n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, sipas ligjit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por sigurisht, Serbia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb financoj\u00eb dhe t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb ato. Ne besojm\u00eb se duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet, korniz\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente p\u00ebr autoritetet e Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi punuar kaq shum\u00eb n\u00eb dialogun p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, sepse sipas mendimit ton\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb mekanizmi q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, rregulloren e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb transparent. Pra, si do t\u00eb funksionoj\u00eb kjo sepse deri tani jan\u00eb financuar nga Serbia? Pra, \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb me k\u00ebto spitale dhe shkolla? Shqet\u00ebsohemi se brenda nj\u00eb apo dy jav\u00ebve mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb para p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur operacionet e tyre. Dhe s\u00ebrish, nuk besojm\u00eb se qeveria ka plane t\u00eb p\u00ebrshtatshme momentalisht p\u00ebr ato fonde t\u00eb nevojshme q\u00eb ofrojn\u00eb shkollim p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, kopshtet, p\u00ebr ato fonde q\u00eb iu sigurojn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve qasje te mjeku apo barnat. Ne nuk besojm\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aranzhime p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Dhe, \u00e7ka kemi k\u00ebrkuar n\u00eb deklaratat tona publike \u00ebsht\u00eb shtyrja e zbatimit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar planet e duhura q\u00eb shpresojm\u00eb se jan\u00eb reciprokisht t\u00eb pranueshme nga Kosova dhe Serbia, prandaj ne besojm\u00eb se ky diskutim do t\u00eb duhej t\u00eb zhvillohet n\u00eb kontekstin e dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE. Dhe gjithashtu, t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb fushat\u00eb efektive t\u00eb informimit publik. Po kthehem te 70-vje\u00e7ari im teorik q\u00eb ka marr\u00eb pension. Me sa mund t\u00eb them, ky person nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, si do ta marr\u00eb pages\u00ebn? A duhet t\u00eb \u00e7el\u00eb ndonj\u00eb llogari bankare n\u00eb ndonj\u00eb subjekt? Si do t\u00eb funksionoj\u00eb kjo? Jan\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa p\u00ebrgjigje. Dhe nuk duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kujdes i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb dispozita p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto shqet\u00ebsime dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jemi kaq t\u00eb fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pra, ky vendim iu befasoi. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare u befasua me k\u00ebt\u00eb vendim.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Sa e kam kuptuar, vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 27 dhjetor. Nuk besoj q\u00eb kemi pasur ndonj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb. Me d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb kishim biseduar me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen. N\u00ebse qeveria ka qen\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb automjeteve t\u00eb blinduara q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave t\u00eb gatshme dhe ka dashur t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra alternative p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb pak t\u00eb cenueshme, me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb kishim biseduar p\u00ebr ato \u00e7\u00ebshtje. Nuk besoj se ka pasur bisedime t\u00eb tilla. Por, q\u00eb kur u mor vendimi, vazhdimisht ia kemi shprehur shqet\u00ebsimet tona autoriteteve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. S\u00ebrish, nuk po kontestojm\u00eb autoritetin e qeveris\u00eb, autoritetin e Bank\u00ebs Qendrore, por jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si Kosova synon ta zbatoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb se nuk iu p\u00ebrgjigjet apo nuk merr parasysh ndikimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb komunitetin e cenuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ambasador, ka pasur reagime ndaj deklaratave tuaja, ve\u00e7an\u00ebrisht nga parlamentar\u00ebt gjerman\u00eb dhe britanik\u00eb. Ata i kan\u00eb quajtur ato t\u00eb pabalancuara krahasuar me sjelljen e Serbis\u00eb. P\u00ebrse nj\u00eb veprim i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen e vitit 2013 si\u00e7 thot\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs, po konsiderohet kaq kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb e ngrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb pyetje. Pra, s\u00eb pari, m\u00eb lejoni t\u00eb them se kam respektin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur n\u00eb \u00e7do legjislatur\u00eb dhe mir\u00ebpres shqet\u00ebsimet e parlamentar\u00ebve anemban\u00eb globit, t\u00eb cil\u00ebt ndajn\u00eb interesin ton\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb Kosov\u00ebn duke p\u00ebrparuar n\u00eb trajektoren evropiane dhe euroatlantike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb e ndajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Por ajo mb\u00ebshtetje p\u00ebr trajektoret e Kosov\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs drejt Evrop\u00ebs, drejt institucioneve euroatlantike, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e kusht\u00ebzuar dhe mbetet e kusht\u00ebzuar me zotimet q\u00eb Kosova i ka marr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet demokratik shumetnik. Ky mbetet vizioni i p\u00ebrbashk\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb them se nuk jam i sigurt se balancimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ka shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera ku balancimi \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb mjet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb ato p\u00ebrpara. Por, nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb balancim kur k\u00ebrkoj nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdesshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parasysh se si do t\u00eb ndikojn\u00eb politikat q\u00eb i zgjedh n\u00eb popullat\u00ebn e cenueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjen shum\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb komunitetit etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e kujdesshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si i zbaton ato politika q\u00eb t\u00eb mos i privoj\u00eb ato nga fondet e nevojshme p\u00ebr arsimin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, apo thjesht p\u00ebr jet\u00eb. Edhe di\u00e7ka p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e balancimit. Mendoj se e kuptoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por vet\u00ebm d\u00ebshiroj t\u00eb them se un\u00eb jam ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb. Detyra ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb presim q\u00eb Kosova t\u2019i b\u00ebj\u00eb, sepse q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb ta shohim vendin duke ecur p\u00ebrpara dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera, q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shohim nj\u00eb zbatim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb zotimeve q\u00eb ka marr\u00eb Kosova, dhe un\u00eb punoj me shum\u00eb mund p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara at\u00eb vizion. Por, qeveria amerikane nuk ka qen\u00eb e ndrojtur. Nuk m\u00eb takon mua t\u00eb flas p\u00ebr Serbin\u00eb. Por, ne nuk kemi ngurruar q\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr pritjet tona q\u00eb edhe Serbia t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha detyrimet q\u00eb i ka marr\u00eb. Ky mbetet q\u00ebndrimi yn\u00eb. Pra, nuk e ngrit\u00ebt si \u00e7\u00ebshtje, por meqen\u00ebse disa njer\u00ebz jan\u00eb ankuar p\u00ebr porosit\u00eb lidhur me Banjsk\u00ebn, m\u00eb lejoni t\u2019ua p\u00ebrkujtoj se mendoj se ndoshta isha nd\u00ebr zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb ngjarje dhe p\u00ebr pritjet e qeveris\u00eb amerikane q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb tmerrshme kriminale t\u00eb japin llogari. Dhe kjo gj\u00eb u theksua s\u00ebrish nga nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i qeveris\u00eb amerikane, Jim O\u2019Brien, Ndihm\u00ebs-sekretari yn\u00eb i Shtetit, hi\u00e7 m\u00eb larg se jav\u00ebn e kaluar. Ky mbetet q\u00ebndrimi yn\u00eb. Personat q\u00eb e kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb krim duhet t\u00eb japin llogari. Por kjo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, assesi nuk e m\u00ebnjanon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb sfidat dhe problemet q\u00eb planet aktuale t\u00eb zbatimit ua shkaktojn\u00eb popullatave t\u00eb cenueshme.<\/p>\n<p><strong>Ambasador, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fundjav\u00ebs ju that\u00eb se veprimet e policis\u00eb dhe qeveris\u00eb po rrisin pa nevoj\u00eb tensionet etnike. M\u00eb duket si \u00e7\u00ebshtja e vendit t\u00eb licenc\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe tash thirrja p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb kufizimin e vendimit. Mund t\u00eb ndani me ne ato informacione shtes\u00eb q\u00eb keni se situata mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Nuk e di q\u00eb kam ndonj\u00eb informacion shtes\u00eb q\u00eb nuk e kam ndar\u00eb. Mendoj se kushdo q\u00eb e shikon k\u00ebt\u00eb pako t\u00eb problemeve do t\u00eb thoshte, n\u00ebse nj\u00eb komunitet m\u00eb par\u00eb kishte qasje n\u00eb fondet pensionale dhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit, p\u00ebr shkollat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb arsimohen, p\u00ebr spitale dhe klinika sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kujdes mjek\u00ebsor dhe ila\u00e7e kur jan\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe n\u00ebse papritmas qeveria vendos politika dhe veprime q\u00eb e kufizojn\u00eb ose e pengojn\u00eb at\u00eb, ju do t\u00eb nxitni komunitetin t\u00eb reagoj\u00eb. Un\u00eb jam prind, kam rritur kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. N\u00ebse qeveria ime do t\u00eb fillonte t\u00eb b\u00ebnte gj\u00ebra q\u00eb do ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb shkonin n\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u00eb arsimoheshin ose q\u00eb t\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsonte qasjen te nj\u00eb pediat\u00ebr, do t\u00eb isha shum\u00eb i zem\u00ebruar. Dhe do t\u00eb ndjeja se qeveria ime jo domosdoshm\u00ebrish po i kushtonte v\u00ebmendje gj\u00ebrave q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt m\u00eb prekin mua dhe familjen time. Pra, nuk kam ndonj\u00eb informat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebtu. Po flas thjesht si qenie njer\u00ebzore. Shumica prej nesh d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb familjet tona t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb dinjitetit dhe siguris\u00eb, t\u00eb ken\u00eb arsim t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ken\u00eb kujdes t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb ken\u00eb parashikueshm\u00ebri. Dua q\u00eb gjyshi im t\u00eb marr\u00eb pensionin \u00e7do muaj. Dhe un\u00eb jam m\u00eb pak i shqet\u00ebsuar n\u00eb cil\u00ebn llogari bankare e merr at\u00eb, por shqet\u00ebsohem m\u00eb shum\u00eb se a ka para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb buk\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb flasim k\u00ebtu dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse jemi kaq t\u00eb shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>A e kuptoi z. Kurti at\u00eb q\u00eb e that\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Dua q\u00eb t\u2019ia l\u00eb z. Kurti t\u00eb flas p\u00ebr z. Kurti. Un\u00eb mund t\u00eb flas vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj shqet\u00ebsimet e qeveris\u00eb sime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjidhje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb politik\u00eb dhe ne shpresojm\u00eb q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb se \u00e7far\u00eb po themi dhe t\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb, se si synon ta zbatoj\u00eb. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nj\u00eb shtyrje e zbatimit deri sa t\u00eb vendoset nj\u00eb strategji e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur efektet mbi popullat\u00ebn e cenueshme, dhe un\u00eb po flas, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, p\u00ebr popullat\u00ebn etnike n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eb plan t\u00eb mir\u00eb t\u00eb informimit publik. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb optimale kjo b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranueshme reciprokisht, prandaj ne duam q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb dialog. Ky \u00ebsht\u00eb mekanizmi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebto biseda dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Dhe \u00e7ka n\u00ebse z. Kurti nuk iu d\u00ebgjon \u00e7ka po thoni? Cilat jan\u00eb pasojat me t\u00eb cilat e paralajm\u00ebruat z. Kurti se do t\u00eb p\u00ebrball\u00ebt Kosova? Masa t\u00eb reja, apo \u00e7ka?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>E dini, nuk dua t\u00eb futem n\u00eb holl\u00ebsi. Do ta them at\u00eb q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb jo m\u00eb larg se dje. Ne e marrim shum\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kryeministri e ka d\u00ebgjuar nga un\u00eb. Ai e ka d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb nga Jim O\u2019Brien drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rast. Un\u00eb nuk mendoj se dikush ka dyshime p\u00ebr k\u00ebto shqet\u00ebsime t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara apo t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb sepse, p\u00ebrs\u00ebri, kishte nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb QUINT-it. Nuk jemi t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim. N\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme ndaj k\u00ebtij shqet\u00ebsimi mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb ndjeshme se si komunitetet pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e ndjejn\u00eb se po trajtohen dhe n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria i p\u00ebrgjigjet shqet\u00ebsimeve q\u00eb ata i ngren\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat besojm\u00eb se jan\u00eb legjitime, n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb partnere p\u00ebr t\u00eb adresuar ato, at\u00ebher\u00eb ka ndikim pozitiv n\u00eb partneritetin ton\u00eb. N\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria vendos t\u00eb mos i marr\u00eb parasysh k\u00ebshillat tona ose t\u00eb na d\u00ebgjoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka pasoja n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit ton\u00eb. Sikund\u00ebr e thash\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn tim dhe sikund\u00ebr u tha nga Uashingtoni, e dini, kjo ndikon n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb avokat\u00eb efektiv\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Do ta ndalni?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Ne nuk e duam k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb dua t\u00eb jem avokat shum\u00eb efektiv p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kam dh\u00ebn\u00eb vite t\u00eb jet\u00ebs sime n\u00eb mb\u00ebshtetjen e trajektores s\u00eb Kosov\u00ebs drejt strukturave evropiane dhe euro-atlantike. Un\u00eb e besoj k\u00ebt\u00eb. Por un\u00eb besoj n\u00eb at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptimit q\u00eb kishim t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, nj\u00eb shtet demokratik, shumetnik dhe sovran. Pra, gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb niveli ku qeveria nuk e b\u00ebn partnerin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rregull. Kosova i k\u00ebrkoi SHBA-s\u00eb q\u00eb ta armatos me armatim modern. K\u00ebrkesa u b\u00eb pas zhvillimeve n\u00eb Banjsk\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimeve. Por, kritikat e fundit ndaj Qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb ishin apo jan\u00eb t\u00eb fuqishme. A ndikojn\u00eb ato n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u armatosur nga SHBA-ja?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Un\u00eb nuk\u2026 Un\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrcaktoj se cili \u00ebsht\u00eb pozicioni yn\u00eb politik: s\u00eb bashku me m\u00ebnyrat e tjera n\u00eb t\u00eb cilat kemi dashur ta mb\u00ebshtesim popullin e Kosov\u00ebs nd\u00ebrsa gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb l\u00ebviz drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike dhe nd\u00ebrsa e konsolidon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shtetin e tij, ne e kemi mb\u00ebshtetur tranzicionin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me nj\u00eb q\u00ebllim final sipas nj\u00eb plani dhjet\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb NATO-s t\u00eb nd\u00ebrveprueshme, multietnike t\u00eb mbrojtjes territoriale. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim. Ne ishim t\u00eb gatsh\u00ebm ta mb\u00ebshtesim k\u00ebt\u00eb sepse besojm\u00eb se derisa Kosova po nd\u00ebrton dhe mir\u00ebmban nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb NATO-s t\u00eb nd\u00ebrveprueshme dhe multietnike me k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb mbrojtjes territorial kjo e forcon stabilitetin rajonal. Ne mendojm\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes, t\u00eb trajnimit dhe pajisjes ne e shohim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj rubrike. Prandaj ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb lidhje me FSK-n\u00eb, por mund t\u00eb them s\u00ebrish, ato \u00e7\u00ebshtje preken nga sa i fuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb partneriteti yn\u00eb. Pres nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me ne p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe forcuar partneritetin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ambasador, pse SHBA-ja dhe BE-ja po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb problem i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs t\u00eb adresohet n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar n\u00eb Bruksel? \u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrdorimit t\u00eb valut\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dialogut, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Mendoj se p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb se ne nuk po flasim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e valut\u00ebs. Ne po flasim p\u00ebr implikimet t\u00eb zgjidhjeve politike mbi komunitetet pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi komunitetin etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me trajtimin, privilegjet dhe statusin e komunitetit etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb gjithnj\u00eb, q\u00eb nga fillimi, ishin di\u00e7ka q\u00eb e kemi diskutuar n\u00eb dialog. E them s\u00ebrish, nuk po i kontestojm\u00eb autoritetet, nuk po e kontestojm\u00eb Kushtetut\u00ebn, nuk po i kontestojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe autoritetin e Bank\u00ebs Qendrore, ne po i k\u00ebrkojm\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb mendoj dhe t\u00eb punoj\u00eb me ne dhe me shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebrpara q\u00eb Serbia t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb sillet n\u00eb dialog.<\/p>\n<p><strong>Ambasador, me sa e kuptoj, jeni t\u00eb shqet\u00ebsuar se nj\u00eb shtet shumetnik \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thash\u00eb. Por dua t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Shtetet e Bashkuara se duhet t\u00eb ruhet karakteri shumetnik i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe t\u00eb vler\u00ebsohet, kultivohet dhe mb\u00ebshtetet. Prandaj presim nga Qeveria q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra q\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha komunitetet, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike, t\u00eb ndjehen se jetojn\u00eb n\u00eb kushtet e dinjitetit dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sigurisht. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka urgjenc\u00eb p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe. Aktualisht me at\u00eb q\u00eb shihet si tension i koh\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr dinarin serb, a e besoni se zoti Kurti e ka kuptuar mir\u00eb urgjenc\u00ebn e themelimit t\u00eb Asociacionit?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Un\u00eb do t\u00eb hezitoja t\u00eb them se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Kryeministri Kurti e kupton ose nuk kupton. Un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb them vet\u00ebm \u00e7far\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara publikisht dhe privatisht, sepse nuk ka asnj\u00eb ndryshim n\u00eb porosin\u00eb ton\u00eb k\u00ebtu. Ne besojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e urgjenc\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb si pjes\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmbushjen e obligimeve sipas marr\u00ebveshjes bazike dhe aneksit zbatues dhe si rezultat i marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme nga dialogu q\u00eb prej vitit 2013, Kosova ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Ne b\u00ebm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ta l\u00ebvizim p\u00ebrpara p\u00ebrmes provizioneve t\u00eb nj\u00eb draft statuti q\u00eb erdhi nga Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb cilin e prezantoi s\u00eb bashku me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ne besojm\u00eb se nj\u00eb Asociacion i Komunave me shumic\u00eb serbe nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pushtet ekzekutiv, duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb shtes\u00eb e qeveris\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur adresimit dhe avancimit t\u00eb interesave t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Mendoj se kjo \u00e7\u00ebshtje e fundit e n\u00ebnvizon, p\u00ebrs\u00ebri, se sa urgjente \u00ebsht\u00eb kjo, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pyetje q\u00eb lidhen me mb\u00ebshtetjen e Serbis\u00eb p\u00ebr sistemin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe sistemin arsimor. Dhe ato \u00e7\u00ebshtje se si do t\u00eb integrohen n\u00eb ligjin dhe strukturat e Kosov\u00ebs, se si operacionet e tyre do t\u00eb jen\u00eb transparente ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb adresohen n\u00eb Asociacion, Pra, ka marr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb urgjenc\u00eb dhe k\u00ebrkesa e qeveris\u00eb sime p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara. Ne besojm\u00eb se kjo qeveri duhet ta miratoj\u00eb, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb at\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Gjykata pajtohet q\u00eb i jep asaj juridiksion, k\u00ebshtu q\u00eb Gjykata m\u00eb pas mund t\u00eb zbatoj\u00eb rishikimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p><strong>Ambasador Hovenier, a do t\u00eb p\u00ebrballet Kosova me pasoja t\u00eb reja n\u00ebse nuk zbatohet Marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin? A nuk mendoni se qeveria n\u00eb Prishtin\u00eb po luan me faktorin koh\u00eb; duke pasur parasysh se ka zgjedhje n\u00eb BE dhe ka zgjedhje n\u00eb SHBA m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb vit?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Un\u00eb nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr llogaritjet e tyre, un\u00eb mund t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr urgjenc\u00ebn e k\u00ebsaj. Mendoj dhe si\u00e7 tregon situata aktuale, kjo \u00ebsht\u00eb mjaft urgjente dhe ne do t\u00eb donim ta shihnim t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrpara. Dhe nuk e di n\u00ebse kam di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr pasojat nga ajo q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb. N\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ne besojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb cilat besojm\u00eb se e avancojn\u00eb trajektoren evropiane dhe euro-atlantike t\u00eb Kosov\u00ebs, rrit partneritetin tone. N\u00eb mas\u00ebn q\u00eb qeveria nuk p\u00ebrgjigjet kjo ndikon n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb, n\u00ebse jo?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>E dini, ne do t\u00eb marrim ato vendime kur t\u00eb vijm\u00eb aty. Por nuk \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb thuhet se jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe do t\u00eb donim q\u00eb t\u00eb shihnim p\u00ebrgjigjeshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj k\u00ebrkesave tona nga ajo q\u00eb ne po shohim se kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni pasur v\u00ebshtir\u00ebsi me k\u00ebt\u00eb qeveri n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Nuk po them m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb tashm\u00eb e thash\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rregull. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se kan\u00eb arritur t\u00eb ndryshojn\u00eb situat\u00ebn n\u00eb terren n\u00eb veri, duke nd\u00ebrhyr\u00eb dhe zbatuar ligjin. Tani ka nj\u00eb moment tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. Zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave. Pra proces pas procesi. A besoni se do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb tani?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong> <\/em>Un\u00eb me siguri shpresoj. Pra, p\u00ebrs\u00ebri, ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb shkarkuar zyrtar\u00ebt e zgjedhur n\u00ebse ata zgjedhin ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dhe n\u00eb lidhje me kat\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave n\u00eb veri, le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara absolutisht e ka pranuar rezultatin e atyre zgjedhjeve si ligjore. Zgjedhjet u mbajt\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Kosov\u00ebs, por un\u00eb nuk mendoj se cilido prej nesh do t\u00eb ishte shum\u00eb i k\u00ebnaqur me nj\u00eb zyrtar t\u00eb zgjedhur me jo m\u00eb shum\u00eb se 4 p\u00ebr qind t\u00eb votuesve t\u00eb regjistruar q\u00eb votuan n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. Ky nuk \u00ebsht\u00eb mandat p\u00ebr ndryshime politike apo edhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pohoj\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsoni plot\u00ebsisht zon\u00ebn elektorale q\u00eb ju zgjodhi. Jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb vendosur t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb procedur\u00eb administrative t\u00eb parapar\u00eb q\u00eb ata mund t\u00eb fillojn\u00eb procesin, n\u00ebse ata zgjedhin ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke larguar zyrtar\u00ebt e zgjedhur. Nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr asnj\u00ebrit prej tyre personalisht, por un\u00eb mendoj se ato komunitete ndoshta do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonin nga zyrtar\u00eb t\u00eb zgjedhur q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mandat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga elektorati i tyre. Prandaj presim nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebrkushtimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb ndaj nesh dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr ta leht\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces. Un\u00eb e di se jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb hapi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb se peticionet jan\u00eb n\u00ebnshkruar, kan\u00eb indikacione jan\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se 20 p\u00ebr qind e votuesve t\u00eb regjistruar me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebto peticione, por vet\u00ebm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund ta konfirmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por sapo t\u00eb ndodh\u00eb kjo, \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb autoritetet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb hapi tjet\u00ebr t\u00eb ndodh\u00eb pa vonesa. Dhe ne nuk do t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb duruesh\u00ebm. N\u00ebse njer\u00ebzit duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb debate t\u00eb m\u00ebdha se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7far\u00eb, realiteti \u00ebsht\u00eb se hapi tjet\u00ebr duhet t\u00eb ndodh\u00eb brenda afatit t\u00eb parashikuar, q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb 45 dit\u00eb. Dhe ne do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjitha autoritetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, qofshin partit\u00eb n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb kan\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, ose qeveria ose nga institucionet e tjera shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do q\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebr ta l\u00ebvizur p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rregull. A mund t\u2019ju pyes ta them pyetjen e fundit, sado q\u00eb nuk kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb them pyetja e fundit sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim. Zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb fundmi kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se procesi i dialogut i udh\u00ebhequr nga Laj\u00e7ak ka d\u00ebshtuar dhe nuk ka vizion apo strategji. N\u00ebse lexohet sakt\u00eb, a \u00ebsht\u00eb dialogu n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Ambasadori Hovenier:<\/strong><\/em> Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb dua ta them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo duket pak si nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u divorcuar. Kush e faj\u00ebsoi priftin q\u00eb i martoi? N\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb po ndodh dhe dialogu nuk ishte plot\u00ebsisht i suksessh\u00ebm besoj se ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me vullnetin politik t\u00eb vet\u00eb pal\u00ebve se sa cilido leht\u00ebsues apo vend q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur leht\u00ebsuesin, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Miroslav Laj\u00e7ak dhe Bashkimi Evropian. Besoj se ka vizion dhe ka rrug\u00eb p\u00ebrpara. Nga perspektiva ime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, ne kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb arritur n\u00eb muaj shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe nj\u00eb aneks t\u00eb zbatimit shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb arritur n\u00eb Mars t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Theksi duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja qeverit\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha detyrimet e tyre sipas k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve dhe p\u00ebr t\u00eb mos shpenzuar aq shum\u00eb koh\u00eb duke u shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn tjetri. Dhe duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb secili do t\u00eb avancoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre Evropiane dhe euro-atlantike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne duam ta shohim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radio Televizionin 21 (RTV21) &#8211; 6 shkurt 2024 TV21: Ambasador, me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra jeni angazhuar me koleg\u00ebt e QUINT-it p\u00ebr t\u00eb sqaruar q\u00ebndrimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore dhe veprimet e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb vendit. Po e k\u00ebrkoni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":580846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-916158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=916158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/580846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=916158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=916158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=916158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}