{"id":916249,"date":"2024-02-07T18:32:34","date_gmt":"2024-02-07T17:32:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=916249"},"modified":"2024-02-07T18:32:34","modified_gmt":"2024-02-07T17:32:34","slug":"interpretim-ligjor-i-ndryshimeve-ne-ligjin-e-ri-per-administrimin-e-procedurave-tatimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/interpretim-ligjor-i-ndryshimeve-ne-ligjin-e-ri-per-administrimin-e-procedurave-tatimore\/","title":{"rendered":"Interpretim ligjor i ndryshimeve n\u00eb Ligjin e ri p\u00ebr Administrimin e Procedurave Tatimore"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>N\u00eb muajin janar 2024 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji i ri p\u00ebr Administrimin e Procedurave Tatimore. Ky ligj sjell ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si tatimet dhe procedurat tatimore do t\u00eb menaxhohen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nd\u00ebr ndryshimet kryesore q\u00eb do t\u2019i shqyrtojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb p\u00ebrfshihen disa aspekte ky\u00e7e q\u00eb prekin bizneset, individ\u00ebt dhe administrat\u00ebn tatimore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Konsideroj q\u00eb nj\u00eb nga ndryshimet thelb\u00ebsore q\u00eb parasheh ky Ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi sipas nenit 46, paragrafi 1, ku p\u00ebrcaktohet se Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs ka statusin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nj\u00eb Agjencie Ekzekutive e cila funksionon me autonomi t\u00eb plot\u00eb operacionale, p\u00ebrbrenda Ministris\u00eb, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Gjithashtu, struktura funksionale dhe organizative e Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs rregullohet me akt n\u00ebnligjor t\u00eb nxjerr\u00eb nga Qeveria, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pas propozimit nga Ministri.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj gjithashtu themelohet Bordi i Ankesave n\u00eb Ministri p\u00ebr shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve t\u00eb nxjerra nga Nj\u00ebsia e Ankesave n\u00eb ATK dhe n\u00eb DK lidhur me \u00e7\u00ebshtjet tatimore dhe doganore. Bordi p\u00ebrb\u00ebhet prej nj\u00eb (1) kryesuesi dhe tet\u00eb (8) an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen p\u00ebr nj\u00eb mandat prej kat\u00ebr (4) viteve, me mund\u00ebsi vazhdimi edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb. Bordi ka juridiksion t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7do vendim nga nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ankesave n\u00eb lidhje me legjislacionin tatimor dhe doganor n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Vendimet e Bordit l\u00ebshohen me shkrim dhe kan\u00eb karakter detyrues p\u00ebr pal\u00ebt. Vendimet e Bordit jan\u00eb p\u00ebrfundimtare n\u00eb procedur\u00ebn administrative. Kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Bordit mund t\u00eb ngrihet padia n\u00eb Gjykat\u00ebn kompetente. Ky ndryshim u jep mund\u00ebsi dhe qasje tatimpagueseve q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre n\u00eb disa shkall\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrcaktim shtes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb gjithashtu obligimi i v\u00ebn\u00eb ndaj ankuesit apo tatimpaguesit i cili do ta ket\u00eb barr\u00ebn t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb vendimi, vler\u00ebsimi dhe p\u00ebrcaktimi kund\u00ebr t\u00eb cilit ka ngritur ankes\u00eb \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs dhe DK bartin detyrimin e v\u00ebrtetimit t\u00eb fakteve t\u00eb cilat e mb\u00ebshtesin vendimin dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tatimpaguesit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar zbatimi i legjislacionit penal, rrjedhimisht ndjekjet penale p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e tatimeve q\u00eb trajtohen sipas Kodit Penal dhe Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe dispozitat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kapitull zbatohen p\u00ebr aq sa k\u00ebto dispozita nuk bien ndesh me dispozitat e legjislacionit penal n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet shum\u00eb delikate dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ky ligj ka rregulluar jan\u00eb gjithashtu kund\u00ebrvajtjet tatimore apo sanksionet p\u00ebr mos p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve. Fillimisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar kufizimi q\u00eb asnj\u00eb sanksion i p\u00ebrcaktuar me dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij ligji nuk duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb limitet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin p\u00ebr kund\u00ebrvajtje. Nd\u00ebrsa, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar gjobat specifike lidhur me mos deklarim apo mos dor\u00ebzim t\u00eb deklarat\u00ebs tatimore t\u00eb obligueshme, p\u00ebrderisa n\u00eb rastet e n\u00ebndeklarimit t\u00eb qarkullimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar gjoba prej 25 p\u00ebrqind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb n\u00ebn deklaruar.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesit v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u2019i kushtojn\u00eb nenit 101, ku p\u00ebrcaktohen sanksionet p\u00ebr mos dor\u00ebzim, mos krijim ose mos paraqitje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave vlera e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar var\u00ebsisht nga qarkullimi vjetor q\u00eb ka tatimpaguesi. Nd\u00ebrkaq, paragrafi 7 i k\u00ebtij neni parasheh t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ATK-ja do ta ket\u00eb n\u00eb ndalimin e ushtrimit t\u00eb veprimtarive t\u00eb biznesit n\u00eb pikat e shitjes, n\u00eb rastet kur aplikohen nd\u00ebshkime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Andaj, konsideroj q\u00eb pasojat e k\u00ebtij rregullimi mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndjeshme p\u00ebr subjektin e nd\u00ebshkuar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e biznesit. Disa nga pasojat kryesore jan\u00eb: prishja e kontinuitetit t\u00eb biznesit, ndikimi negativ n\u00eb financa, humbja e besimit t\u00eb klient\u00ebve, ndikimi negativ te punonj\u00ebsit apo edhe humbja e konkurrenc\u00ebs dhe pozicionimit n\u00eb treg. Prandaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jetike menaxhimi i rregullt dhe i p\u00ebrshtatsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve tatimore dhe financiare, nga ana e biznesit, p\u00ebr t\u00eb shmangur situatat q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnda nga autoritetet tatimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjithashtu jan\u00eb shtuar gjobat p\u00ebr mos ofrimin e informatave dhe provave si dhe shtes\u00eb-gjobat p\u00ebr Operator\u00ebt Ekonomik t\u00eb autorizuar p\u00ebr furnizim, instalim dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb PEF\/SF. Nd\u00ebrsa, tek zbritja e gjoba \u00ebsht\u00eb shtuar gjithashtu se \u00e7do nd\u00ebshkim i aplikuar sipas k\u00ebtij Ligji, p\u00ebrve\u00e7 gjobave p\u00ebr mos mbajtje te tatimit\/kontributit ne burim, n\u00ebse paguhet brenda afatit pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (15) dit\u00eb kalendarike nga data e njoftimit p\u00ebr aplikim t\u00eb gjob\u00ebs, paguhet vet\u00ebm pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind (50%) e vler\u00ebs s\u00eb gjob\u00ebs t\u00eb aplikuar. N\u00eb rastet kur tatimpaguesi raporton keqp\u00ebrdorimin dhe ofron prova t\u00eb mjaftueshme se nj\u00eb zyrtar tatimor ka keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn e tij zyrtare, Drejtori i ATK mund t\u00eb nxjerr\u00eb vendim q\u00eb tatimpaguesit t\u2019i lejohet korrigjimi i deklarat\u00ebs tatimore brenda afatit tre (3) muaj pa qen\u00eb subjekt i nd\u00ebshkimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me k\u00ebt\u00eb Ligj.<\/p>\n<p>Disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb ky Ligj jan\u00eb gjithashtu p\u00ebrkufizimet, si m\u00eb posht\u00eb, t\u00eb cilat krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi p\u00ebr tatimpaguesit.<\/p>\n<p>1. \u00cbsht\u00eb shtuar te p\u00ebrkufizimet shprehja \u201cDetyrim Tatimor\u201d q\u00eb n\u00ebnkupton obligimin p\u00ebr t\u00eb paguar lidhur me realizimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tatueshme sipas legjislacionit tatimor n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>2. \u00cbsht\u00eb shtuar komunikimi apo dor\u00ebzimi i dokumenteve p\u00ebrkat\u00ebse me tatimpaguesit edhe p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike n\u00eb adres\u00ebn e fundit t\u00eb njohur t\u00eb tatimpaguesit.<\/p>\n<p>3. \u00cbsht\u00eb shtuar p\u00ebrkufizimi i Fatur\u00ebs Fiktive q\u00eb n\u00ebnkupton fatur\u00ebn e l\u00ebshuar n\u00eb rastet kur nuk ka ndodhur transaksioni\/furnizimi i mallit dhe\/ose sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>4. \u00cbsht\u00eb shtuar p\u00ebrkufizimi i Hetimeve Administrative q\u00eb n\u00ebnkupton \u00e7do inspektim, kontroll apo mas\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga organi administrativ p\u00ebr t\u00eb identifikuar natyr\u00ebn e parregullt t\u00eb veprimtarive n\u00ebn hetim, p\u00ebr aq koh\u00eb sa k\u00ebto hetime nuk bien ndesh me kompetencat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb iniciuar hetimet penale.<\/p>\n<p>5. Te dokumentet qe p\u00ebrfshihen ne pasqyr\u00ebn e informatave jan\u00eb shtuar gjithashtu disa dokumente shtes\u00eb.<\/p>\n<p>6. Te p\u00ebrkufizimi i personave t\u00eb lidhur \u00ebsht\u00eb shtuar gjithashtu rrethana kur personat jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe, q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb secila kompani m\u00ebm\u00eb, deg\u00eb dhe n\u00ebndeg\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>7. Jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kriteret dhe detyrimet shtes\u00eb p\u00ebr identifikimin e pronarit t\u00eb p\u00ebrfituesh\u00ebm n\u00eb rastin e personave juridik\u00eb<\/p>\n<p>8. P\u00ebrfshirja e Entiteteve t\u00eb Tjera p\u00ebrcakton se n\u00eb rastin e personave juridik\u00eb, pronari p\u00ebrfitues duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe entitete t\u00eb tjera si fondacione, truste dhe marr\u00ebveshje ligjore q\u00eb administrojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb fonde. Gjithashtu jan\u00eb shtuar rregullimet specifike p\u00ebr identifikimin e pronar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfituesh\u00ebm n\u00eb rastet e sigurimeve t\u00eb jet\u00ebs dhe investimeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me biznes, duke p\u00ebrfshir\u00eb personat fizik\u00eb, personat juridik\u00eb dhe marr\u00ebveshjet ligjore. K\u00ebto kriteret dhe pika t\u00eb tjera jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb zbatuar transparenc\u00ebn dhe parandalimin e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb kontekstin e pronar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfituesh\u00ebm n\u00eb lidhje me personat juridik\u00eb.<\/p>\n<p>9. \u00cbsht\u00eb zgjeruar p\u00ebrkufizimi i termit pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, apo \u00e7do person afarist apo entitet q\u00eb paguan paga.<\/p>\n<p>10. \u00cbsht\u00eb shtuar p\u00ebrkufizimi i termit Transaksion Fiktiv p\u00ebrmes t[ cilit p\u00ebrcaktohet veprimi financiar kur transaksioni nuk ka ndodhur, pra kur nuk ka ndodhur furnizimi i mallit dhe\/ose sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>11. Jan\u00eb ndryshuar afatet kohore t\u00eb procedurave p\u00ebr rastet kur tatimpaguesit k\u00ebrkojn\u00eb te \u00e7regjistrohen.<\/p>\n<p>12. Jan\u00eb shtuar obligimet shtes\u00eb p\u00ebr mbajtjen e regjistrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara tashm\u00eb me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ky ligj ka p\u00ebrfshir\u00eb kufizime shtes\u00eb sa i p\u00ebrket transaksioneve n\u00eb mes t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb aktivitete ekonomike, p\u00ebrkat\u00ebsisht: \u00e7do transaksion mbi nj\u00ebqind euro (100\u20ac) i b\u00ebr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet ekonomik, k\u00ebrkohet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes llogaris\u00eb bankare dhe\/ose formave tjera t\u00eb pages\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike. Nd\u00ebrsa, n\u00eb rastet kur transaksioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi nj\u00ebqind euro (100\u20ac), por i cili pjes\u00ebrisht paguhet me para dhe pjesa tjet\u00ebr me kompensim, pagesa e paguar me para k\u00ebrkohet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes llogaris\u00eb bankare dhe\/ose formave t\u00eb tjera t\u00eb pages\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike. Nd\u00ebrkaq, te \u00e7do transaksion i b\u00ebr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb personit q\u00eb zhvillon aktivitet ekonomik dhe personit fizik joafarist, vlera do t\u00eb vendoset me nj\u00eb vendim te ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ministrit.<\/p>\n<p>Tutje, jan\u00eb shtuar gjithashtu normat ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb Operator\u00ebt Ekonomik\u00eb t\u00eb autorizuar p\u00ebr furnizim, instalim, dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb Pajisjeve Elektronike Fiskale dhe Softuer\u00ebve t\u00eb Faturimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb sistemi tatimor, sakt\u00ebsisht kriteret e certifikimit, anulimit t\u00eb autorizimit, intervenimit dhe mir\u00ebmbajtjes dhe rregullat e procedurat e tjera t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb tashm\u00eb noter\u00ebt jan\u00eb subjekte raportuese tek autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse, m\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb gjith\u00eb noter\u00ebt dhe institucionet financiare n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs jan\u00eb detyruar p\u00ebr dor\u00ebzimin e informatave tatimore \u2013 shembull, t\u00eb gjitha kontratat e shitblerjeve nga personat juridik, personat fizik\u00eb afarist dhe personat fizik\u00eb jo-afarist.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi i disa pikave sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb ATK-s\u00eb p\u00ebr tatim dhe sakt\u00ebsin\u00eb e deklaratave tatimore t\u00eb cil\u00ebt nuk paraqiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb detyrimet tatimore. \u00cbsht\u00eb shtuar e drejta e ATK-s\u00eb n\u00eb rastet kur ATK-ja vler\u00ebson se transaksioni \u00ebsht\u00eb fiktiv p\u00ebr q\u00ebllime tatimore, se nuk do t\u00eb njihet si shpenzim nga t\u00eb ardhurat dhe\/ose kreditim p\u00ebr TVSh-n\u00eb. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb shtuar se gjat\u00eb rikontrollit, sipas vendimit t\u00eb Ankesave, Bordit apo Gjykat\u00ebs, rikontrolli nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga zyrtari tatimor dhe mbik\u00ebqyr\u00ebsi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e par\u00eb. N\u00eb rastet kur ATK-ja, bazuar n\u00eb informatat nga analiza e riskut, b\u00ebn inspektime dhe v\u00ebzhgime te tatimpaguesi dhe konstaton se tatimpaguesi ka n\u00ebndeklaruar qarkullimin ditor, diferenca e qarkullimit ditor do t\u00eb p\u00ebrllogaritet p\u00ebr dit\u00ebt e pun\u00ebs t\u00eb asaj periudhe q\u00eb punon biznesi dhe do t\u00eb konsiderohet qarkullim mujor i padeklaruar mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb aplikohet gjoba e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shtuar kufizimi kohor p\u00ebr vler\u00ebsimet, ku t\u00eb gjitha tatimet vler\u00ebsohen brenda gjasht\u00eb (6) viteve nga data kur deklarata tatimore me t\u00eb cil\u00ebn lidhet vler\u00ebsimi ka qen\u00eb obligues, apo dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb paraqitur deklarata \u2013 cilado qoft\u00eb m\u00eb e vona. Si dhe, gjithashtu, rastet kur b\u00ebhet anulimi i dokumenteve tatimore kur konstatohen shkeljet e legjislacionit tatimor \u2013 ku jan\u00eb shtuar tri rrethana te reja.<\/p>\n<p>Te rregullimi i kreditimeve dhe rimbursimeve jan\u00eb specifikuar afatet ligjore kur duhet t\u00eb b\u00ebhet dor\u00ebzimi i k\u00ebrkes\u00ebs dhe afatit t\u00eb rimbursimit. Nd\u00ebrsa, \u00ebsht\u00eb shtuar gjithashtu nj\u00eb obligim shtes\u00eb ku n\u00eb rastet kur tatimpaguesi ka balanc\u00eb kreditore p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj radhazi dhe ka borxh tatimor p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb mij\u00eb euro (5,000\u20ac), ATK-ja njofton tatimpaguesin se do t\u00eb inicioj\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kredtimit t\u00eb TVSh-s\u00eb dhe n\u00ebse kreditimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm, nj\u00eb shum\u00eb e kreditimit deri n\u00eb shum\u00ebn e detyrimit tatimor do t\u00eb aplikohet n\u00eb detyrimin tatimor dhe mbetja do t\u00eb rimbursohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, te mbledhja e detyrueshme, ATK-ja ka rezervuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb pas vitit t\u00eb dhjet\u00eb (10) nga vendosja e barr\u00ebs, sipas paragrafit 2 t\u00eb k\u00ebtij neni, t\u00eb b\u00ebj\u00eb rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb me barr\u00eb tatimore dhe pasuria e cila vler\u00ebsohet q\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht mbulon detyrimin e pashlyer dhe e cila \u00ebsht\u00eb konfiskuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb mbledhjes s\u00eb detyrueshme, kalon n\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb tatimpaguesit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb respektimin e rregullimeve dhe afateve t\u00eb caktuara nga ndryshimet ligjore me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligi. P\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe kuptimi i pasojave t\u00eb mundshme p\u00ebrcaktojn\u00eb suksesin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve dhe shmangien e sanksioneve. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin me sukses t\u00eb detyrimeve tatimore, tatimpaguesit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrdorin sh\u00ebrbimet elektronike n\u00eb p\u00ebrputhje me ndryshimet ligjore t\u00eb vlefshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb muajin janar 2024 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji i ri p\u00ebr Administrimin e Procedurave Tatimore. Ky ligj sjell ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si tatimet dhe procedurat tatimore do t\u00eb menaxhohen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nd\u00ebr ndryshimet kryesore q\u00eb do t\u2019i shqyrtojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb p\u00ebrfshihen disa aspekte ky\u00e7e q\u00eb prekin bizneset, individ\u00ebt dhe administrat\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":708911,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-916249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=916249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/708911"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=916249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=916249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=916249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}