{"id":916652,"date":"2024-02-08T20:12:53","date_gmt":"2024-02-08T19:12:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=916652"},"modified":"2024-02-08T21:29:57","modified_gmt":"2024-02-08T20:29:57","slug":"prishja-e-koalicionit-pdk-ldk-ne-prishtine-dhe-anulimi-i-vendimit-per-pronat-vazhdojne-perplasjet-mes-ish-partnereve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/prishja-e-koalicionit-pdk-ldk-ne-prishtine-dhe-anulimi-i-vendimit-per-pronat-vazhdojne-perplasjet-mes-ish-partnereve\/","title":{"rendered":"Prishja e koalicionit PDK-LDK n\u00eb Prishtin\u00eb dhe anulimi i vendimit p\u00ebr pronat, vazhdojn\u00eb p\u00ebrplasjet mes ish-partner\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas prishjes s\u00eb koalicionit nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe anulimit t\u00eb vendimit p\u00ebr k\u00ebmbimin e tokave n\u00eb Badovc, \u00a0po vazhdojn\u00eb reagimet.<\/strong><\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Eliza Hoxha, e ka demantuar kryetarin e Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama lidhur me sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs q\u00eb ishte vendosur t\u00eb k\u00ebmbehet, pas q\u00eb ai tha sot nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 20 hektar\u00eb, p\u00ebr 8 hektar\u00eb, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu tha se ideja e k\u00ebmbimit ka nisur me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cProcesi ka nis\u00eb me Ram\u00ebn arkitekt dhe bashk\u00ebinvestitor t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb villave n\u00eb Badoc- dhe kur kushtet e nd\u00ebrtimit nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn te liqeni n\u00eb vitin 2020 procesi ka vazhduar me iden\u00eb e k\u00ebmbimit tutje dhe me Ram\u00ebn kryetar \u00ebsht\u00eb\u00a0 finalizuar \u2013 n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb heshtur nga LVV\u201d, ka shkruar Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb po shp\u00ebrndajn\u00eb mjegull, prej Ram\u00ebs e teposht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqja totale e pron\u00ebs komunale q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebmbim mbi 20 Ha (se disa po e thon\u00eb q\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb pjes\u00eb e saj) pjes\u00eb e zon\u00ebs urbane Prishtina e re af\u00ebr Gjykat\u00ebs zon\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqja e pron\u00ebs private e cila \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb zon\u00ebs urbane dhe nuk parashihet p\u00ebr zhvillim mbi 8 Ha.<\/p>\n<p>Cop\u00ebzat nga dokumenti zyrtar ua sqarojn\u00eb.<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr k\u00ebmbim pronash garantohet me ligj, por gjithnj\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p>Bizneset kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre legjitime t\u00eb shprehin interes p\u00ebr zhvillim e p\u00ebr k\u00ebmbime, por kjo nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet duke c\u00ebnuar t\u00eb mir\u00ebn publike<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ata nuk kan\u00eb faj, sepse p\u00ebrgjegj\u00ebsia par\u00ebsore me ruejt, me kultivu e me rrit\u00eb t\u00eb mir\u00ebn publike i takon Komun\u00ebs dhe Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi ka nis\u00eb me Ram\u00ebn arkitekt dhe bashk\u00ebinvestitor t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb villave n\u00eb Badoc- dhe kur kushtet e nd\u00ebrtimit nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zon\u00ebn te liqeni n\u00eb vitin 2020 procesi ka vazhduar me iden\u00eb e k\u00ebmbimit tutje dhe me Ram\u00ebn kryetar \u00ebsht\u00eb\u00a0 finalizuar \u2013 n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb heshtur nga LVV.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feliza.hoxha.351%2Fposts%2Fpfbid0NN5CmCa9Kb3YbhdThkKJeeyHRXTYLSsu3Mrek3qUZcDgzLfyvvYMwygzuNkoUwBNl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"754\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se sot n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Kuvendit Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs, u shfuqiza vendimit p\u00ebr k\u00ebmbimin e pronave n\u00eb Badovc.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi n\u00eb Facebook, Kryetari i Deg\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb Uran Ismaili njoftoi q\u00eb pas shfuqizuan vendimin p\u00ebr k\u00ebmbimin e pronave n\u00eb Badoc, ka b\u00ebr\u00eb edhe shk\u00ebputjen e koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Ismaili theksoi q\u00eb i ka d\u00ebrguar shkres\u00eb zyrtare P\u00ebrparim Ram\u00ebs p\u00ebr shk\u00ebputjen e koalicionit n\u00eb mes t\u00eb PDK dhe LDK n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai tregoji q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e drejtorive komunale dhe aksioner\u00ebt e PDK-s\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrje publike kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr dy vjet sh\u00ebrbim, ekipi i PDK-s\u00eb solli nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re n\u00eb Kryeqytet dhe ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb secilin dikaster. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e shk\u00eblqyer t\u00eb N\u00ebnkryetares Sahat\u00e7iu, drejtorit\u00eb e udh\u00ebhequra nga PDK jan\u00eb vler\u00ebsuar si drejtorit\u00eb me performanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb. Gjall\u00ebrin\u00eb, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamik\u00ebn q\u00eb e kishim n\u00eb fushat\u00ebn ton\u00eb \u201cPrishtina na Bashkon\u201d e kemi p\u00ebr\u00e7uar edhe n\u00eb qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.\u201d tha Uran Ismaili.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama tha se ky vendim ka nisur nga nj\u00eb proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar dhe nj\u00eb num\u00ebr vendimesh t\u00eb nivelit qendror, Ministris\u00eb s\u00eb Ambientit, Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pushtetit Lokal.<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb se Komuna e Prishtin\u00ebs ka ndjekur t\u00eb gjitha procedurat ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai i ka akuzuar Vet\u00ebvendosjen e PDK-n\u00eb p\u00ebr politizim t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cSot jemi k\u00ebtu me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tuajen me shfuqizu nj\u00eb vendim t\u00eb miratuar nga ky Kuvend. Ky vendim ka rrjedh nga nj\u00eb proces i cili ka fillu nga qeverisja e kaluar, pra jo nga P\u00ebrparim Rama. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky proces ka rrjedh nga nj\u00eb num\u00ebr i vendimeve t\u00eb nivelit qendror, pra Ministris\u00eb s\u00eb Ambientit, Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pushtetit Lokal.<\/p>\n<p>Nga momenti q\u00eb qeverisja jon\u00eb ka vazhdu k\u00ebt\u00eb proces, jan\u00eb ndjek t\u00eb gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, jan\u00eb d\u00ebrgu pikat e rendit t\u00eb dit\u00ebs me koh\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebr k\u00ebmbim, nuk ka reagu askush; \u00ebsht\u00eb diskutu n\u00eb KPF, nuk ka reagu askush; \u00ebsht\u00eb miratu n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, nuk ka reagu askush.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kalu disa jav\u00eb, asnj\u00eb fjal\u00eb nuk e ka than\u00eb as Vet\u00ebvendosje as PDK, pra askush. Pas nj\u00eb shkrimi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe tendencioz, ju e politizuat dhe e personalizuat k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Si pasoj\u00eb e shkrimeve spekulative, t\u00eb nj\u00ebjtit zyrtar\u00eb n\u00eb Ministri t\u00eb Pushtetit Lokal q\u00eb kan\u00eb miratu ligjshm\u00ebrin\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit e t\u00ebrheqin at\u00eb. Pa asnj\u00eb argument shtes\u00eb, pa asnj\u00eb fakt shtes\u00eb. Nuk jan\u00eb nj\u00eb apo dy zyrtar\u00eb, por jan\u00eb pes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkru ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrfshir\u00eb ministrin e MAPL dhe m\u00eb pas q\u00eb t\u00eb pestit e t\u00ebrheqin ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ministrin\u201d, tha Rama nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Rama ka th\u00ebn\u00eb se Ministria e Financave pa asnj\u00eb fakt nga Prokuroria apo Policia ka suspenduar vendimin.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Financave thot\u00eb se pas informatave nga mediat po suspendojm\u00eb vler\u00ebsimin e pronave. Do t\u00eb thot\u00eb, as fakte nga prokuroria, as nga policia, as ndonj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komuna, por thot\u00eb pas raportimeve nga mediat. Do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb cilin Ministria \u00ebsht\u00eb e obliguar me ligj ta zbatoj\u00eb, sikur i ka zbatuar me qindra vendime deri sot, thot\u00eb po e suspendoj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb spekulimeve n\u00eb media. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me k\u00ebt\u00eb, vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me Vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2023\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi nga Prokuroria Speciale q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb hetohen edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Financave.<\/p>\n<p>\u201cKeni k\u00ebrku hetim nga prokuroria. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb PO, jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur, jo vet\u00ebm n\u00eb institucion t\u00eb Kryeqytetit, por t\u00eb ZGJEROHET edhe n\u00eb Ministri t\u00eb Pushtetit Lokal edhe n\u00eb Ministri t\u00eb Financave. Un\u00eb edhe kam k\u00ebrku publikisht zgjerim t\u00eb hetimeve n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Prandaj, edhe sot, nga kjo foltore, e ftoj Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb zgjeroj\u00eb hetimet edhe n\u00eb MAPl dhe n\u00eb Ministri t\u00eb Financave dhe t\u2019i shkoj deri n\u00eb fund k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb po deklarojm\u00eb si qeverisje, se ne kemi vepru n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb k\u00ebtij procesi n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe manualin e Ministris\u00eb s\u00eb Pushtetit Lokal p\u00ebr k\u00ebmbim t\u00eb pronave. Ju lutem, ju e dini sakt\u00eb \u00e7ka thot\u00eb Manuali p\u00ebr k\u00ebmbim t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Prandaj, sot vendim marrja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj si organ kompetent, secilin vendim qe do ta merrni mund t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb t\u00eb ardhmen. Un\u00eb si kryetar i Kryeqytetit, ashtu si\u00e7 me obligon ligji, jam i obliguar q\u00eb t\u2019i zbatoj vendimet e Kuvendit t\u00eb Kryeqytetit. Mir\u00ebpo, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe pasojat e mundshme jan\u00eb tuaja\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Rama p\u00ebrs\u00ebriti edhe nj\u00eb her\u00eb se nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 20 hektar\u00eb, p\u00ebr 8 hektar\u00eb. Ai tha se, sa tok\u00eb do t\u00eb k\u00ebmbehet e p\u00ebrcakton Ministria e Financave.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb raportu se: Kryeqyteti i ka dhan\u00eb 20 hektar\u00eb p\u00ebr 8 hektar\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Vendimi i Asambles\u00eb s\u00eb Kryeqytetit e thot\u00eb qart\u00eb se prona 8 hektar\u00ebsh\u00eb k\u00ebmbehet me pjes\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs 20 hektar\u00ebshe, e p\u00ebrs\u00ebris me pjes\u00eb t\u00eb parcel\u00ebs , jo me krejt parcel\u00ebn. Sa tok\u00eb do t\u00eb k\u00ebmbehet, 10 ari, 50 ari, 2 hektar\u00eb apo 5 hektar\u00eb, nuk e p\u00ebrcakton kryeqyteti e as P\u00ebrparim Rama, por e p\u00ebrcakton Ministria e Financave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se P\u00ebrparim Rama dhe qeverisja aktuale e kan\u00eb nis\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Prap\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb. Si rezultat i vler\u00ebsimit nga Ministria e Financave n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022 pal\u00ebs ju ka k\u00ebmby vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e parcel\u00ebs dhe i ka mbet\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr me u k\u00ebmby. Rrjedhimisht, pala ka b\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr vazhdim t\u00eb procedur\u00ebs, po e p\u00ebrs\u00ebris, vazhdim t\u00eb procedur\u00ebs, jo fillim t\u00eb procedur\u00ebs. Madje, pala ka akuzu Kryeqytetin p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtij procesi. Ju lutem ta shihni procesverbalin zyrtar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ngrit pyetje se \u00e7far\u00eb interesi ka Kryeqyteti me marr\u00eb nj\u00eb tok\u00eb te LIQENI, cili \u00ebsht\u00eb interesi publik i Kryeqytetit me marr\u00eb at\u00eb tok\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Rama, nuk ka deklaru at\u00eb tok\u00eb me interes publik, por Ministria e Mjedsit me nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2020 i cili p\u00ebrcakton tokat rreth Liqenit t\u00eb mbrojtura, dhe obligon, pra, po e p\u00ebrs\u00ebris obligon organet komunale me bo K\u00ebmbimin. Kuvendi Komunal n\u00eb vitin 2021 ka konfirmu vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit rreth interesit publik t\u00eb asaj toke. JO UN\u00cb\u201d, tha Rama. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas prishjes s\u00eb koalicionit nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe anulimit t\u00eb vendimit p\u00ebr k\u00ebmbimin e tokave n\u00eb Badovc, \u00a0po vazhdojn\u00eb reagimet. Deputetja e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Eliza Hoxha, e ka demantuar kryetarin e Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama lidhur me sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs q\u00eb ishte vendosur t\u00eb k\u00ebmbehet, pas q\u00eb ai tha sot nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":916657,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-916652","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=916652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/916652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/916657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=916652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=916652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=916652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}