{"id":9176,"date":"2019-03-24T17:03:42","date_gmt":"2019-03-24T16:03:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=9176"},"modified":"2019-03-24T19:02:50","modified_gmt":"2019-03-24T18:02:50","slug":"20-vjet-nga-bomardimet-e-nato-s-mbi-serbine-keshtu-e-kujtojne-ish-drejtuesit-e-uck-se-24-marsin-e-1999","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/20-vjet-nga-bomardimet-e-nato-s-mbi-serbine-keshtu-e-kujtojne-ish-drejtuesit-e-uck-se-24-marsin-e-1999\/","title":{"rendered":"20 vjet nga bombardimet e NATO-s mbi Serbin\u00eb: K\u00ebshtu e kujtojn\u00eb ish-drejtuesit e U\u00c7K-s\u00eb 24 marsin e 1999"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong>\u00a0Blendi Gashi \u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>20 vjet m\u00eb par\u00eb, forcat paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb NATO-s nis\u00ebn bombardimet mbi caqet ushtarake serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pas 78 dit\u00ebve t\u00eb bombardimeve, q\u00eb filluan n\u00eb mbr\u00ebmjen e 24 marsit t\u00eb vitit 1999, dhe largimit t\u00eb forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet p\u00ebr kthimin e shpejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb milion shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ishin strehuar, kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni, por edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrvjetor sh\u00ebnohet si dit\u00eb e shp\u00ebtimit komb\u00ebtar p\u00ebr popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe si shk\u00ebndij\u00eb p\u00ebr vendosjen e paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rikujtuar k\u00ebt\u00eb dat\u00eb historike, Reporteri.net ka kontaktuar me disa drejtues e ish-ushtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K). Gani Gecin dhe Zafir Berish\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebfyer se si e kujtojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, nga e mor\u00ebn lajmin, n\u00eb \u00e7\u2019vende ndodheshin, \u00e7\u2019disponim ishte etj.<\/p>\n<p>Gani Geci, ish-ushtar i U\u00c7K-s\u00eb, rr\u00ebfen se kush ja ka kumtuar lajmin i pari p\u00ebr bombardimet e NATO-s ndaj Serbis\u00eb dhe me cil\u00ebt bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn kur u largua nga Kosova misioni i OSBE-s\u00eb, mision n\u00eb t\u00eb cilin ishin ushtarak\u00ebt m\u00eb t\u00eb rryer t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s, n\u00eb fshatin Llaush\u00eb erdhi nj\u00eb mik i imi i forcave angleze i cili sh\u00ebrbente n\u00eb OSBE me t\u00eb cilin krijova nj\u00eb miq\u00ebsi, dhe ai erdhi para se t\u00eb largohej nga Kosova te un\u00eb dhe m\u00eb tha \u2018tani do t\u00eb fillon lufta e v\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00ebse do hajde me neve me gjith\u00eb arm\u00eb k\u00ebshtu si je dhe t\u00eb d\u00ebrgoj deri n\u00eb Maqedoni. Jo i thash, shkoni ju dhe n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb kem jet\u00eb ju prap k\u00ebtu do t\u00eb m\u00eb gjeni. Dhe pas 78 dit\u00ebsh t\u00eb bombardimeve ndaj Serbis\u00eb, oficeri i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar u kthye prap, por tani me nj\u00eb helikopter ushtarak t\u00eb NATOS me \u00e7\u2019rast zbarkoi n\u00eb fshatin Kotorr ku erdhi p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb nga Drenica dhe me kishte k\u00ebrkuar mua, por k\u00ebta komandant\u00ebt ton\u00eb me treguan tek pas nj\u00eb muaji\u201d, rr\u00ebfen Geci p\u00ebr <strong>Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-9180\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gecia.jpg\" alt=\"\" width=\"541\" height=\"478\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gecia.jpg 541w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gecia-300x265.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gecia-475x420.jpg 475w\" sizes=\"(max-width: 541px) 100vw, 541px\" \/><\/p>\n<p>Geci rr\u00ebfen m\u00eb tej se si nj\u00eb dit\u00eb para nisjes s\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s, Sadik Rexha nga fshati Kopiliq kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Lalush\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr trupin e djalit t\u00eb tij t\u00eb vrar\u00eb Milazimit trupin e t\u00eb cilit s\u00eb bashku me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt Afrim Gecin, Beqir Zenullahun dhe Halim Klin\u00ebn e derguam n\u00eb fshatin Kopiliq.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nes\u00ebrmen me dat\u00ebn 24 mars shkuam n\u00eb varrim t\u00eb Milazim Rexh\u00ebs n\u00eb Kopiliq bashk\u00eb me gazetarin e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Filip Smaker i cili ishte n\u00eb fshatin ton\u00eb me dat\u00ebn 24 mars. N\u00eb mbr\u00ebmje u d\u00ebgjuan detonimet e fuqishme t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s q\u00eb kishin cak trupat ushtarake serbe t\u00eb stacionuara n\u00eb Kosov\u00eb. Tani m\u00eb e dija se 24 marsi ishte fillimi i fundit t\u00eb Serbis\u00eb dhe liria ishte af\u00ebr. Detonimet d\u00ebgjoheshin kudo. Tani nuk ishim ne ata q\u00eb iknin nga forcat serbe. Ishin forcat serbe ato q\u00eb iknin nga bombardimet e NATO-s. Pas dy apo tre dite nuk m\u00eb kujtohet sakt\u00eb, por nj\u00eb aeroplan i forcave serbe erdhi shum\u00eb ult\u00eb mbi lagjen ton\u00eb dhe ne menduam se ishte aeroplan i NATO-s, por ai sulmoi sht\u00ebpin\u00eb e Ajet Gecit t\u00eb xhamia e Llaush\u00ebs me bomba kaset, por mbrapa kishte pasur nj\u00eb aeroplan t\u00eb NATO-s dhe aeroplani serb p\u00ebrfundoi i rr\u00ebzuar nga aeroplani NATO-s n\u00eb fshatin T\u00ebrstenik. Copat dhe mbeturinat e aeroplanit serb por dhe revolja e pilotit t\u00eb djegur i gjet\u00ebn m\u00eb pas disa ushtar\u00eb t\u00eb fshatit Terstenik\u201d, tregon Geci.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb pas rr\u00ebfen se ku ka qen\u00eb me dat\u00ebn 24 mars.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb koh\u00ebn gjat\u00eb bombardimeve kam qen\u00eb ose n\u00eb fshatin Llaush\u00eb ose n\u00eb fshatrat p\u00ebr rreth dhe as edhe nj\u00eb minut\u00eb t\u00eb vet\u00ebm nuk e kam l\u00ebshuar Llaush\u00ebn e Drenic\u00ebn derisa forcat e NATO-s erdh\u00ebn n\u00eb Komun\u00ebn e Skenderajt\u201d, tregon Geci.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rr\u00ebfim interesant p\u00ebr 24 marsin e 99-t\u00ebs ka edhe ish-shefi i Shtabit t\u00eb Brigad\u00ebs 125 t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Pashtrikut , Zafir Berisha, tash deputet i NISMA-s p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tregon se momentin e nisjes s\u00eb bombardimeve ka qen\u00eb n\u00eb lagjen Tusuz t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>\u201cRreth or\u00ebs 20.00, papritur u nd\u00ebrpre programi i rregullt i televizionit shqiptar q\u00eb po shihnim, kur gazetari paralajm\u00ebroi fillimin e sulmeve t\u00eb NATO-s mbi qarqet serbe. Ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb e pap\u00ebrshkrueshme, sepse n\u00eb momente tep\u00ebr vendimtare p\u00ebr vendin, vinte n\u00eb ndihm\u00eb edhe nj\u00eb aleanc\u00eb e fuqishme politike \u2013 ushtarake.<br \/>\nIshte nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrzier g\u00ebzimi dhe ndjenje force mes rezistenc\u00ebs sepse e kuptuam se ishte fillimi i fundit i regjimit fashist serb n\u00eb Kosov\u00eb. Kur dol\u00ebm nga sht\u00ebpia ku ndodheshim n\u00eb Tusuz, banor\u00ebt e lagjes kishin dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb dhe s\u2019e kishin iden\u00eb si t\u00eb vepronin, sepse Prizreni ishte n\u00ebn alarmet trishtuese t\u00eb forcave serbe, t\u00eb cilat n\u00eb lagjen \u2018Bajram Curri\u2019, me t\u00eb cil\u00ebn na ndante vet\u00ebm lumi, n\u00eb fabrik\u00ebn e Farmakosit kishin filluar t\u00eb fshihnin tanket, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nga l\u00ebvizjet e tyre dridhej i t\u00ebr\u00eb qyteti. Ne i qet\u00ebsuam banor\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt komunikonim, dhe u sugjeruam q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebviznin p\u00ebr momentin nga lagja, sepse nuk dihej ende se \u00e7far\u00eb po ndodhte, dhe qyteti ishte n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb\u201d, tregon Berisha p\u00ebr <strong>Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-9181\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zafir-berisha_uck-1.jpg\" alt=\"\" width=\"453\" height=\"604\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zafir-berisha_uck-1.jpg 453w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zafir-berisha_uck-1-225x300.jpg 225w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zafir-berisha_uck-1-315x420.jpg 315w\" sizes=\"(max-width: 453px) 100vw, 453px\" \/><\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej tregon pse 24 marsi i 99-t\u00ebs p\u00ebr ishte ndjenj\u00eb e p\u00ebrzier, pra g\u00ebzimi por edhe trishtimi.<\/p>\n<p>\u201cBombat e para ran\u00eb n\u00eb kazermat e ushtris\u00eb jugosllave q\u00eb ishte n\u00eb dalje t\u00eb Prizrenit, n\u00eb drejtim t\u00eb Suharek\u00ebs. Dol\u00ebm mbi qytet dhe me radio-lidh\u00ebset hym\u00eb n\u00eb frekuencat e forcave serbe, ku nga bisedat e kuptuam se ishin n\u00eb kaos.<\/p>\n<p>Personi me shifr\u00ebn \u2018shara 101\u2019, i cili me gjas\u00eb ishte ndonj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i policis\u00eb ishte n\u00eb gjendje paniku, duke gjykuar nga z\u00ebri i tij, dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs shante n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe jepte urdhra se si duhej vepruar.<\/p>\n<p>Diku nga ora 22:00 disa lokale dhe banesa n\u00eb Prizren u pushtuan nga flak\u00ebt, dhe forcat serbe vazhduan val\u00ebn e terrorit ndaj qytetar\u00ebve. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier g\u00ebzimi e trishtimi, p\u00ebr ata q\u00eb e shinim me sy dhe p\u00ebrjetonin ishte nj\u00eb moment ku dikush nga nj\u00ebsitet e U\u00c7K-s\u00eb, n\u00eb frekuencat e policis\u00eb serbe kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, e cila po tmerronte policin\u00eb serbe\u2026 Lufta jon\u00eb tashm\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb reja, vazhdoi deri m\u00eb 12 qershor 1999, dit\u00eb kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb triumfuese U\u00c7K hyri n\u00eb Prizren\u201d, tregon Berisha. <strong>\/Reporteri.net\/.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor:\u00a0Blendi Gashi \u00a0 20 vjet m\u00eb par\u00eb, forcat paq\u00ebruajt\u00ebse t\u00eb NATO-s nis\u00ebn bombardimet mbi caqet ushtarake serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi. Pas 78 dit\u00ebve t\u00eb bombardimeve, q\u00eb filluan n\u00eb mbr\u00ebmjen e 24 marsit t\u00eb vitit 1999, dhe largimit t\u00eb forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet p\u00ebr kthimin e shpejt\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":9184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-9176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}