{"id":920063,"date":"2024-02-16T20:25:45","date_gmt":"2024-02-16T19:25:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=920063"},"modified":"2024-05-13T14:43:46","modified_gmt":"2024-05-13T12:43:46","slug":"propaganda-qeveritare-rreth-partneritetit-te-qeverise-se-kosoves-me-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/fact-check\/propaganda-qeveritare-rreth-partneritetit-te-qeverise-se-kosoves-me-shba-ne\/","title":{"rendered":"Propaganda qeveritare rreth partneritetit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<h2>Rasti<\/h2>\n<p><strong>Vendimi i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) p\u00ebr p\u00ebrdorimin e euros si e vetmja valut\u00eb p\u00ebr pages\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga 1 shkurti 2024, nxiti thirrje nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb shtyhet zbatimi i tij, shkaku i dinarit serb. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti, jan\u00eb shprehur t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr munges\u00ebn e koordinimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me ta dhe kan\u00eb ngreh\u00eb alarmin p\u00ebr ndikimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb raportet dhe partneritetin mes tyre. Por, qeveria e Kosov\u00ebs e ka mohuar kategorikisht se kjo \u00e7\u00ebshtje ka ndikuar n\u00eb partneritetin me SHBA-n\u00eb.<\/strong><\/p>\n<h2>Deklaratat<\/h2>\n<p>\u201c<em>Republika e Kosov\u00ebs nuk ka partner, aleat edhe mik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sikurse SHBA-t\u00eb, k\u00ebshtu e konsideroj dhe bashk\u00ebpunoj un\u00eb si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs<\/em>\u201d \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/kurti-pas-deklarates-se-obrien-marredheniet-me-shba-ne-nuk-jane-duke-u-rrezikuar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kryeministri Albin Kurti, n\u00eb nj\u00eb paraqitje para gazetar\u00ebve &#8211; 14 shkurt 2024<\/a>, Prizren.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk e kuptoj pse n\u00eb vazhdim\u00ebsi po i referoheni k\u00ebtij konstatimi dhe po e prezantoni si k\u00ebrc\u00ebnim? Raporti mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-ve \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtum n\u00eb principe, jo n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime<\/em>\u201d \u2013 <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=DBnhTmSUV0I&amp;t=1s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Besnik Bislimi, intervist\u00eb n\u00eb KTV \u2013 14 shkurt 2024<\/a>, Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne [Qeveria e Kosov\u00ebs] jemi partner t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe i ndajm\u00eb t\u00eb gjitha informatat e nevojshme me ta [SHBA-n\u00eb]. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim i BQK-s\u00eb i dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ka qen\u00eb i planifikuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 shkurt. Ne koordinohemi, konsultohemi dhe kemi parasysh t\u00eb gjitha aspektet. T\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e mb\u00ebshtesin nj\u00ebz\u00ebri q\u00ebllimin q\u00eb do t\u00eb arrihet p\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, i vetmi dallim ka qen\u00eb te periudha tranzitore. K\u00ebto prishjet e raporteve jan\u00eb propagand\u00eb t\u00eb elementeve kryesisht nga Beogradi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht teknike<\/em>\u201d \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/409281\/murati-e-quan-propagande-te-beogradit-prishjen-e-raportit-me-shba-ne\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ministri i Financave, Hekuran Murati, n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media &#8211; 14 shkurt 2024<\/a>, Prishtin\u00eb.<\/p>\n<h2><em>Klasifikimi:<\/em> Propagand\u00eb qeveritare<\/h2>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/obrien-kosova-vuri-ne-dyhsim-partneritetin-me-shba\/32818251.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">deklarimit t\u00eb ndihm\u00ebs-sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, James O\u2019Brien, se me Rregulloren e BQK-s\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/a>, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit qeveritar t\u00eb Kosov\u00ebs dezinformuan opinionin publik n\u00eb vend duke pretenduar se zhvillimet e fundit nuk kan\u00eb ndikuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe partneritetin e Kosov\u00ebs me SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Propaganda politike\/qeveritare \u00ebsht\u00eb informacioni i pasakt\u00eb ose jo i plot\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebr t\u00eb avancuar nj\u00eb kauz\u00eb politike. Propaganda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e dezinformimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb informacion kequdh\u00ebzues q\u00eb shp\u00ebrndahet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb anoj\u00eb t\u00eb kuptuarit e njer\u00ebzve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb kauz\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kauz\u00ebn politike.<\/p>\n<h2>Arsyetimi dhe faktet<\/h2>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes shefit t\u00eb saj, Kryeministrit Albin Kurti, por edhe vart\u00ebsve t\u00eb tij, z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministrit t\u00eb Financave Hekuran Murati, mohuan gjat\u00eb t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs se Qeveria e Kosov\u00ebs me vendimin p\u00ebr dinarin dhe veprimet n\u00eb raport me rregulloren e re t\u00eb BQK-s\u00eb vuri n\u00eb dyshim partneritetin me SHBA-n\u00eb \u2013 e th\u00ebn\u00eb kjo nga vet\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit amerikan Joe Biden, konkretisht Ndihm\u00ebssekretari amerikan i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, James O&#8217;Brien.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/kurti-pas-deklarates-se-obrien-nuk-po-rrezikohet-partneriteti-me-shba-te\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kurti n\u00eb nj\u00eb paraqitje nga Prizreni, para gazetareve, me 14 shkurt 2024, tha se \u201c<em>Republika e Kosov\u00ebs nuk ka partner, aleat edhe mik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sikurse SHBA-t\u00eb<\/em>\u201d<\/a>. Shtoi se k\u00ebshtu e konsideron dhe bashk\u00ebpunon ai si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe, nga kryeministri Kurti, James O&#8217;Brien, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d e kritikoi Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr sjelljen e saj dhe zbatimin e vendimit p\u00ebr dinarin, si\u00e7 tha ai, p\u00ebrkund\u00ebr lindjes se telasheve &#8220;n\u00eb 5-10 minutat e para pasi m\u00ebsuam p\u00ebr shpalljen e vendimit&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb form\u00eb e qeverisjes efektive. Jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar, pasi kjo tregon paaft\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve t\u00eb saj, por edhe p\u00ebr partneritetin<\/em>&#8220;, tha ai.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7485825.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Zyrtari i lart\u00eb amerikan, me 13 shkurt 2023, n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d<\/a> tha se ndon\u00ebse Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e kishin k\u00ebshilluar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs kund\u00ebr nj\u00eb veprimi si\u00e7 ishte ai p\u00ebr dinarin, ajo vendosi ta zbatoj\u00eb at\u00eb, pa konsideruar k\u00ebshillat e partner\u00ebve kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ai [kryeministri Albin Kurti] kuptoi shqet\u00ebsimet, premtoi se do t\u00eb punonte p\u00ebr to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. N\u00ebse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pik\u00ebpyetje n\u00ebse ne mund ta konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri si partnere<\/em>\u201d, tha O\u2019Brien t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetari se a planifikon SHBA-ja t\u00eb vendos\u00eb masa kufizuese ndaj Kosov\u00ebs, pa i quajtur sanksione, si\u00e7 ka vepruar Bashkimi Evropian vitin q\u00eb lam\u00eb pas, O\u2019Brien tha \u201c<em>Un\u00eb nuk b\u00ebj k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vag\u00ebta publikisht. Un\u00eb do t\u00eb thoja, q\u00eb n\u00ebse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojm\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs si partnere<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Me deklarat\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs sekretarit O\u2019Brien, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb KTV u ballafaqua z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb p\u00ebr Integrim evropian, Zhvillim dhe Dialog n\u00eb Qeverin\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i ngarkuar si kryenegociator i Qeveris\u00eb Kurti n\u00eb Dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Bislimi i cili i tha gazetares se \u201c<em>nuk e kuptoj pse n\u00eb vazhdim\u00ebsi po i referoheni k\u00ebtij konstatimi dhe po e prezantoni si k\u00ebrc\u00ebnim?<\/em>\u201d shtoi se \u201c<em>raporti mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-ve \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtum n\u00eb principe, jo n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Para deklarimeve t\u00eb Bislimit, gjat\u00eb dit\u00ebs Ministri i Financave, <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=qj27zlBv4cI\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hekuran Murati, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cprishja\u201d e raporteve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb kryesisht \u201c<em>propagand\u00eb me elemente t\u00eb Beogradit<\/em>\u201d<\/a>.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne jemi partner t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe i ndajm\u00eb t\u00eb gjitha informatat e nevojshme me ta<\/em>\u201d, tha Murati n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nga nd\u00ebrtesa e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>T\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e mb\u00ebshtesin nj\u00ebz\u00ebri q\u00ebllimin q\u00eb do t\u00eb arrihet p\u00ebrmes k\u00ebtij vendimi, i vetmi dallim ka qen\u00eb te periudha tranzitore. K\u00ebto prishjet e raporteve jan\u00eb propagand\u00eb t\u00eb elementeve kryesisht nga Beogradi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht teknike<\/em>\u201d, shtoi Murati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paraqitje para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Deklarimet e Kurtit, Bislimit e Muratit \u201cbrengos\u00ebn\u201d t\u00eb deleguarin e SHBA-ve p\u00ebr diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb, ambasadorin amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, Hovenier n\u00eb m\u00ebngjes njoftoi mediat se n\u00eb ora 15:00 t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb do t\u00eb paraqitet para gazetar\u00ebve, pran\u00eb objektit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jam i brengosur me deklaratat pas k\u00ebsaj interviste q\u00eb sugjerojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk jan\u00eb ndikuar dhe se nuk mund t\u00eb ndikohen nga kjo situat\u00eb<\/em>\u201d, <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7488896.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">u tha Hovenier gazetar\u00ebve me 15 shkurt 2024<\/a>.<\/p>\n<p>\u201c<em>M\u00eb duhet t\u00eb jem i qart\u00eb, kjo thjesht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ky thjesht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb si rast. Si\u00e7 tha edhe zoti O\u2019Brien kjo situat\u00eb tashm\u00eb ka ndikuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit nd\u00ebrmjet dy qeverive tona. \u00c7do interpretim tjet\u00ebr paraqet nj\u00eb keqkuptim thelb\u00ebsor, keqinterpretim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ne i japim zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje<\/em>\u201d, <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/409448\/hovenier-demanton-qeverine-ceshtja-e-dinarit-ka-ndikuar-ne-partneritetin-shba-kosove\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shtoi ambasadori Hovenier n\u00eb paraqitjen e tij para ambasad\u00ebs n\u00eb Dragodan<\/a>.<\/p>\n<p><strong>*<em>\u201cVerifikimi i fakteve\u201d realizohet n\u00eb kuad\u00ebr projektit t\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/projekti\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Luftimi i dezinformimit dhe propagand\u00ebs p\u00ebrmes edukimit medial p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u201d. Ky projekt u financua p\u00ebrmes grantit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet, p\u00ebrfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb Autorit(\u00ebve) dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit. Projekti implementimet n\u00eb partneritet me mediumin \u201cFront Online\u201d<\/em><\/strong>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti Vendimi i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) p\u00ebr p\u00ebrdorimin e euros si e vetmja valut\u00eb p\u00ebr pages\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga 1 shkurti 2024, nxiti thirrje nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb shtyhet zbatimi i tij, shkaku i dinarit serb. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti, jan\u00eb shprehur t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr munges\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":918788,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2056,21],"tags":[2021,2020],"class_list":["post-920063","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fact-check","category-lajme","tag-luftimi-i-dezinformimit-dhe-propagandes-permes-edukimit-medial-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove","tag-projekti-1"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/920063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=920063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/920063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/918788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=920063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=920063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=920063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}