{"id":922661,"date":"2024-02-22T18:45:14","date_gmt":"2024-02-22T17:45:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=922661"},"modified":"2024-02-22T18:59:16","modified_gmt":"2024-02-22T17:59:16","slug":"perse-ndihma-shume-e-nevojshme-humanitare-spo-arrin-te-palestinezet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/perse-ndihma-shume-e-nevojshme-humanitare-spo-arrin-te-palestinezet\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse ndihma shum\u00eb e nevojshme humanitare s\u2019po arrin te palestinez\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prej dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb luft\u00ebs nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit &#8211; grupit palestinez t\u00eb shpallur organizat\u00eb terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian &#8211; Uashingtoni dhe shumica e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb trysni Izraelit t\u00eb lejoj\u00eb hyrjen e m\u00eb shum\u00eb ndihmave humanitare brenda Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Por, derisa luftimeve t\u00eb vazhdueshme nuk po u shihet fundi, katastrofa humanitare atje vet\u00ebm sa po p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe grupet humanitare thon\u00eb se lufta e vazhdueshme, mospranimi i ushtris\u00eb izraelite p\u00ebr ta leht\u00ebsuar d\u00ebrgimin e ndihmave dhe d\u00ebshtimi i rendit n\u00eb Gaz\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb d\u00ebrgimin e ndihmave jetike n\u00eb shumic\u00ebn e enklav\u00ebs bregdetare.<\/p>\n<p>Programi Bot\u00ebror i Ushqimit (PBU) tha t\u00eb mart\u00ebn se e nd\u00ebrpreu d\u00ebrgimin e ushqimit n\u00eb veriun e izoluar t\u00eb Gaz\u00ebs, ku agjencia e OKB-s\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt thot\u00eb se nj\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb vuajn\u00eb nga mungesa e ushqimit apo kequshqimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i OKB-s\u00eb n\u00eb dhjetor gjeti se nj\u00eb \u00e7erek i popullsis\u00eb prej 2.3 milion\u00ebve n\u00eb Gaz\u00eb vuajn\u00eb nga uria.<\/p>\n<p>\u201cAtje mund t\u00eb gjeni njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mbetur pa ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, dy apo tri dit\u00eb \u2013 ata kan\u00eb urie t\u00eb madhe\u201d, tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Matthew Hillingworth, drejtor i PBU-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, ka edhe njer\u00ebz q\u00eb vuajn\u00eb nga uria e skajshme, pra nuk han\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Hollingworth e p\u00ebrshkroi nd\u00ebrprerjen si \u201cnd\u00ebrprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme\u201d, dhe tha se PBU-ja \u00ebsht\u00eb duke biseduar me t\u00eb gjitha pal\u00ebt p\u00ebr ta rifilluar d\u00ebrgimin e ushqimit.<\/p>\n<p>Pamje nga Gaza n\u00eb jav\u00ebt e fundit tregojn\u00eb skena t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb madh, ku qindra njer\u00ebz i rrethojn\u00eb kamion\u00ebt dhe i zbrazin ata. Disa palestinez\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb buk\u00eb nga foragjeret shtazore. N\u00ebnat e reja thon\u00eb se qum\u00ebshti formul\u00eb p\u00ebr foshnjat e tyre mungon, ose \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i kushtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Izraeli e mohon se po kufizon futjen e ndihmave dhe fajin ua ka hedhur organizatave humanitare q\u00eb veprojn\u00eb brenda Gaz\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se qindra kamion\u00eb t\u00eb mbushur me ndihma rrin\u00eb pal\u00ebvizur n\u00eb an\u00ebn palestineze t\u00eb pik\u00ebkalimit kryesor kufitar. OKB-ja thot\u00eb se nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb gjithmon\u00eb te kamion\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebkalim kufitar, p\u00ebr shkak se nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>OKB-ja i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Izraelit t\u00eb hap\u00eb m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebkalime kufitare, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veri, dhe ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb procesin e koordinimit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse Gaza varet nga ndihmat?<\/strong><\/p>\n<p>Gaza p\u00ebrballet me bllokad\u00eb izraelite dhe egjiptiane prej se Hamasi e mori pushtetin nga forcat rivale palestineze n\u00eb vitin 2007. Izraeli ka th\u00ebn\u00eb se bllokada ka qen\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar grupin militant t\u00eb importoj\u00eb arm\u00eb, nd\u00ebrsa kritik\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb form\u00eb e nd\u00ebshkimit kolektiv.<\/p>\n<p>Madje edhe para luft\u00ebs, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gaz\u00eb u rrit n\u00eb rreth 50 p\u00ebr qind \u2013 nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb \u2013 nd\u00ebrsa izolimi shum\u00ebvje\u00e7ar bashk\u00eb me kat\u00ebr luft\u00ebrat e kaluara e kan\u00eb shkat\u00ebrruar sektorin privat. Prap\u00ebseprap\u00eb, rreth 500 kamion\u00eb futeshin \u00e7do dit\u00eb, duke bartur mallra, karburant dhe ndihma.<\/p>\n<p>Izraeli e rrethoi plot\u00ebsisht Gaz\u00ebn pas sulmit t\u00eb Hamasit m\u00eb 7 tetor dhe tha se asgj\u00eb nuk do t\u00eb futet brenda saj derisa grupi radikal t\u2019i liroj\u00eb rreth 250 pengjet q\u00eb i rr\u00ebmbeu at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Izraeli u dor\u00ebzua para trysnis\u00eb amerikane dhe filloi ta lejoj\u00eb futjen e dhjet\u00ebra kamion\u00ebve \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrmes pik\u00ebkalimit kufitar mes Egjiptit dhe Gaz\u00ebs, Rafah. Por, grupet humanitare than\u00eb se p\u00ebrballeshin me procese t\u00eb inspektimeve t\u00eb ashpra dhe se vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e ndihmave lejohej brenda territorit edhe pse nevoja rritej, pasi rreth 80 p\u00ebr qind e palestinez\u00ebve jan\u00eb zhvendosur nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Izraeli thot\u00eb se inspektimet jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, pas presionit t\u00eb shtuar amerikan, Izraeli e rihapi pik\u00ebkalimin e vet kufitar me Gaz\u00ebn, Kerem Shalom, i cili ka terminalin kryesor t\u00eb mallrave t\u00eb k\u00ebtij territorit dhe e leht\u00ebsoi procesin e inspektimit.<\/p>\n<p>Por, edhe at\u00ebher\u00eb, numri mesatar i kamion\u00ebve q\u00eb futeshin n\u00eb Gaz\u00eb brenda dit\u00ebs ishte vet\u00ebm sa nj\u00eb e treta e numrit mesatar t\u00eb para luft\u00ebs.<\/p>\n<p>COGAT, organi ushtarak n\u00eb krye t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve civile palestineze, thot\u00eb se nuk ka kufizime n\u00eb importin e ndihmave humanitare. Ai po ashtu e mohon se protestuesit izraelit\u00eb n\u00eb pik\u00ebkalimet kufitare i kan\u00eb bllokuar ndihmat n\u00eb jav\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Pengesat kryesore tani duket se jan\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p><strong>Pse organizatat nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb ndihma brenda Gaz\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kur kamion\u00ebt me ndihma futen n\u00eb Gaz\u00eb, ata shpesh nuk kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb larg.<\/p>\n<p>Izraeli e ka izoluar veriun e Gaz\u00ebs prej dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb ofensiv\u00ebs tok\u00ebsore n\u00eb fund t\u00eb tetorit, pasi e urdh\u00ebroi popullsin\u00eb e k\u00ebsaj pjese t\u00eb zhvendoset n\u00eb jug. Dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz mbesin atje, edhe pse lagje t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rrafsh me tok\u00ebn dhe ka mungesa t\u00eb skajshme t\u00eb ushqimit dhe ujit.<\/p>\n<p>Grupet humanitare thon\u00eb se ushtria izraelite shpesh ua hedh posht\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb veri t\u00eb Gaz\u00ebs, dhe edhe kur ua pranon, u ofron pak mbrojtje.<\/p>\n<p>Nevojiteshin rreth 45 minuta p\u00ebr t\u00eb shkuar me automjet nga Rafah prej jugut n\u00eb Gaza City n\u00eb veri. Tani nevojiten disa or\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luftimeve t\u00eb vazhdueshme dhe rrug\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuara, t\u00eb bllokuara apo t\u00eb mbyllura nga ushtria.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, nj\u00eb zyrtar i OKB-s\u00eb i akuzoi forcat izraelite se kishin sht\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb me ndihma. Policia e Hamasit kishte ofruar shoq\u00ebrim sigurie p\u00ebr t\u2019i mbrojtur kamion\u00ebt me ndihma nga turmat dhe nga bandit\u00ebt \u2013 dhe, sipas Izraelit, ajo i pla\u00e7kiste vet\u00eb ndihmat.<\/p>\n<p>Por, zyrtar\u00ebt e OKB-s\u00eb thon\u00eb se shoq\u00ebruesit jan\u00eb zhdukur pasi sulmet e fundit ajrore izraelite i vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr forcat e siguris\u00eb n\u00eb Rafah, aty ku ndodhin shumica e operacioneve me ndihma dhe ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb Gaz\u00ebs ka k\u00ebrkuar strehim nga luftimet q\u00eb po zhvillohen n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Izraeli \u00ebsht\u00eb zotuar se do ta zgjeroj\u00eb ofensiv\u00ebn tok\u00ebsore deri brenda Rafahut n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb, sipas grupeve humanitare.<\/p>\n<p><strong>Si kan\u00eb ndikuar polemikat rreth UNRWA-s n\u00eb d\u00ebrgimin e ndihmave?<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebrguesi m\u00eb i madh i ndihmave n\u00eb Gaz\u00eb \u00ebsht\u00eb agjencia e OKB-s\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt palestinez\u00eb, e njohur si UNRWA. Muajin e kaluar, Izraeli tha se 12 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj agjencie mor\u00ebn pjes\u00ebn n\u00eb sulmin e 7 tetorit, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe donator\u00ebt e tjer\u00eb t\u2019i pezullojn\u00eb fondet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>UNRWA i shkarkoi menj\u00ebher\u00eb 10 pun\u00ebtor\u00eb dhe e ka nisur nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ajo i mohon pretendimet e Izraelit se ka bashk\u00ebpunuar me Hamasin. Ajo thot\u00eb se Izraeli nuk ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e 12 pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb sulmin e 7 tetorit.<\/p>\n<p>UNRWA thot\u00eb se n\u00ebse financimi i saj nuk rifillon, do t\u00eb detyrohet ta ndal\u00eb veprimtarin\u00eb n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kjo agjenci thot\u00eb se Izraeli i ka vendosur nj\u00eb num\u00ebr kufizimesh financiare t\u00eb cilat i pengojn\u00eb operacionet e saj dhe i kan\u00eb bllokuar d\u00ebrgesat me ndihma q\u00eb mund t\u2019i mb\u00ebshtesin 1.1 milion njer\u00ebz p\u00ebr nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Izraeli ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e UNRWA-s, por asnj\u00eb agjenci tjet\u00ebr e OKB-s\u00eb, apo grup humanitar nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb menj\u00ebher\u00eb.\/REL.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb luft\u00ebs nd\u00ebrmjet Izraelit dhe Hamasit &#8211; grupit palestinez t\u00eb shpallur organizat\u00eb terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian &#8211; Uashingtoni dhe shumica e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb trysni Izraelit t\u00eb lejoj\u00eb hyrjen e m\u00eb shum\u00eb ndihmave humanitare brenda Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs. Por, derisa luftimeve t\u00eb vazhdueshme nuk po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":922662,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[2026,2029],"class_list":["post-922661","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-gaza","tag-izraeli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/922661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=922661"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/922661\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/922662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=922661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=922661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=922661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}