{"id":925802,"date":"2024-03-01T16:48:40","date_gmt":"2024-03-01T15:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=925802"},"modified":"2024-03-01T17:10:17","modified_gmt":"2024-03-01T16:10:17","slug":"heshtja-e-qeverise-se-kurtit-ndaj-kerkeses-se-hovenierit-per-asociacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/heshtja-e-qeverise-se-kurtit-ndaj-kerkeses-se-hovenierit-per-asociacionin\/","title":{"rendered":"Heshtja e qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Hovenierit p\u00ebr Asociacionin"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs nuk mund ta shqyrtoj\u00eb draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe derisa ta dekretoj\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion e Lir\u00eb profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese, Kadri Kryeziu, nj\u00ebher\u00ebsh ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, pranoi n\u00eb parim nj\u00eb draft-statut p\u00ebr formimin e k\u00ebtij asociacioni, t\u00eb cilin e hartoi Bashkimi Evropian. Ngjash\u00ebm e pranoi edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/qeveria-e-kosoves-asociacioni-hovenier-\/32844223.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raporton Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>At\u00eb duhet ta shqyrtoj\u00eb edhe Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e tij, por Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ia ka p\u00ebrcjell\u00eb ende.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb jet\u00eb hapi i par\u00eb drejt harmonizimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij statuti, pranimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb tij dhe themelimit t\u00eb Asociacionit.<\/p>\n<p>Asociacioni do t\u2019iu siguroj\u00eb, pastaj, serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb drejta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vendimmarrje dhe menaxhim.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 shkurt, ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, i b\u00ebri edhe nj\u00eb her\u00eb thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta p\u00ebrcjell\u00eb draft-statutin te Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e pyeti Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs se pse nuk e ka p\u00ebrcjell\u00eb ende dhe kur do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Glauk Konjufca, tha t\u00eb premten se BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb kompetente t\u2019i propozoj\u00eb Kosov\u00ebs draft- statut p\u00ebr formimin e Asociacionit, por se e kupton k\u00ebrkes\u00ebn e ambasadorit amerikan p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb at\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta, zoti Hovenier e ka pasur fjal\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb draft p\u00ebr Asociacionin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb nuk e kam kuptuar ashtu si\u00e7 e keni kuptuar ju\u201d, tha Konjufca pas mbledhjes s\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Profesori Kryeziu thot\u00eb se dinamika e k\u00ebtij procesi, n\u00eb fakt, varet nga Qeveria dhe kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>Politologu serb, Ognjen Gogiq, thot\u00eb se teksti i draft-statutit, fillimisht, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dakordohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tha Kurti p\u00ebr draft-statutin?<\/strong><\/p>\n<p>Rreth dhjet\u00eb dit\u00eb pasi t\u00eb d\u00ebrguarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb u dor\u00ebzuan pal\u00ebve draft-statutin, n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se dokumenti \u00ebsht\u00eb shkruar me kujdes, n\u00eb\u00a0p\u00ebrputhje me frym\u00ebn\u00a0e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu theksoi se Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs do ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2023, Kurti tha se Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb autore e statutit dhe sugjeroi q\u00eb at\u00eb ta shkruante vet\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ministrin e tij p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe me ministrin e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb ishte reagim ndaj nj\u00eb mesazhi t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, se \u00e7\u00ebshtja e statutit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, draft-statuti q\u00eb iu dor\u00ebzua Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, u hartua nga BE-ja, pasi pal\u00ebt e pranuan paraprakisht Marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, e cila, po ashtu, u propozua nga BE-ja si nd\u00ebrmjet\u00ebsuese e dialogut.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe \u201cnuk \u00ebsht\u00eb prioriteti kryesor\u201d p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb dhe se \u00e7\u00ebshtja e statutit nuk duhet t\u00eb ndahet nga marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p><strong>Hovenier pret hapin e par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me gazetar\u00ebt e disa mediave n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ekipin e REL-it, m\u00eb 29 shkurt, ambasadori amerikan, Hovenier, tha se pret q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ta inicioj\u00eb procesin e formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cHapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrcjellim statutin, q\u00eb tashm\u00eb e kemi, n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtim dhe konfirmim\u201d, tha ai dhe shfaqi shpres\u00ebn q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb merrej p\u00ebrgjigjja n\u00ebse [statuti] \u00ebsht\u00eb kushtetues ose jo, a ka kompetenca ekzekutive apo jo&#8230; Ne mendojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim mund ta jap\u00eb vet\u00ebm Gjykata [Kushtetuese]. Kjo do t\u00eb krijonte nj\u00eb dinamik\u00eb tjet\u00ebr, si dhe p\u00ebrkushtimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur obligimet e saj\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n<p>Ai ia d\u00ebrgoi k\u00ebt\u00eb mesazh Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur marr\u00ebdh\u00ebniet mes Prishtin\u00ebs dhe Uashingtonit nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat, sepse Kurti refuzon ta pezulloj\u00eb zbatimin e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e ndalon p\u00ebrdorimin e dinarit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja dhe vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimet e tyre se kjo rregullore mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht te komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb, i cili pranon n\u00eb dinar\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ndryshme nga buxhet i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kryeziu: Fillimisht dekretimi e m\u00eb pas vler\u00ebsimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/strong><\/p>\n<p>Profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thot\u00eb se dinamika rreth vler\u00ebsimit t\u00eb statutit p\u00ebr Asociacionin varet vet\u00ebm nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shton se formimi i k\u00ebtij asociacioni \u00ebsht\u00eb \u201cobligim komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar i saj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur them obligim komb\u00ebtar, e them p\u00ebr faktin se ajo marr\u00ebveshje [p\u00ebr Asociacionin] ka kaluar n\u00eb Kuvend dhe \u00ebsht\u00eb ligj. T\u00eb gjitha ligjet q\u00eb miratohen n\u00eb Kuvend, Qeveria duhet t\u2019i zbatoj\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet ligjor\u201d, thot\u00eb Kryeziu.<\/p>\n<p>Ai thekson se Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs nuk mund ta shqyrtoj\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb akt apo vendim.<\/p>\n<p>\u201cDraft-statuti duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Qeveri, t\u00eb b\u00ebhet vendim dhe pastaj t\u00eb dekretohet nga kryeministri. M\u00eb pas, si dokument i vlefsh\u00ebm, i paraqitet Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka autoritet dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendos\u00eb, n\u00ebse nuk i drejtohen me k\u00ebrkes\u00eb\u201d, shpjegon Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se e ka par\u00eb draft-statutin dhe se ka v\u00ebn\u00eb re disa dispozita \u201cproblematike\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendja e Rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, por shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb rekomandime t\u00eb mundshme p\u00ebr harmonizim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs e dha opinionin e saj p\u00ebr Marr\u00ebveshjen mbi parimet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb formohej Asociacioni. Asokohe, kjo marr\u00ebveshje nuk u refuzua, por u tha se mosp\u00ebrputhjet me Kushtetut\u00ebn mund t\u00eb harmonizohen.<\/p>\n<p><strong>Gogiq: \u00cbsht\u00eb dashur dakordim paraprak<\/strong><\/p>\n<p>Politologu Ognjen Gogiq thot\u00eb se teksti i statutit \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dakordohet nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, para se t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gogiq thot\u00eb se n\u00ebse kjo gjykat\u00eb nxjerr rekomandime t\u00eb reja, Serbia mund t\u2019i refuzoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha pal\u00ebt po e anashkalojn\u00eb procedur\u00ebn e parapar\u00eb. K\u00ebshtu, t\u00eb gjith\u00ebve u mund\u00ebsohet relativizimi dhe gjetja e mang\u00ebsive ligjore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u2019ia lejosh [relativizimin] kujtdo\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>Ai shton se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb filluar procesin e formimit t\u00eb Asociacionit dhe se \u201cstatuti do t\u00eb mbahet n\u00eb sirtar sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur\u201d.<\/p>\n<p>Gogiq, gjithashtu, thekson se Asociacioni nuk mund t\u00eb formohet pa p\u00eblqimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sepse ka disa p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb duhet t\u2019i barten asaj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka parasheh draft-statuti p\u00ebr Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Draft-statuti p\u00ebr formimin e Asociacionit u hartua nga zyrtar\u00ebt evropian\u00eb dhe parasheh q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit, ashtu edhe si\u00e7 u ra dakord me Marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb dokument thuhet se Asociacioni nuk do t\u00eb ket\u00eb kompetenca ekzekutive dhe se nuk do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb parasheh draft-statuti p\u00ebr Asociacionin?<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dokumenti i referohet, mes tjerash, Rezolut\u00ebs 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky draft-statut, gjithashtu, parasheh mund\u00ebsin\u00eb e mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb Asociacionit nga ana e Serbis\u00eb, si dhe \u201cnj\u00eb kanal efektiv t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet komunitetit serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa e draft-statutit q\u00eb u referohet kompetencave t\u00eb Asociacionit, sakt\u00ebson se ky organ ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime, rregullore, udh\u00ebzime dhe deklarata.<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb ket\u00eb autoritet t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb nivel lokal, n\u00eb fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hap\u00ebsinor, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe mbrojtjes s\u00eb identitetit kulturor dhe fetar.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr financimin, parashihet q\u00eb Asociacioni ta ket\u00eb buxhetin e tij, t\u00eb cilin do ta menaxhonte \u201cme p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, specifikohet se Asociacioni duhet t\u00eb ket\u00eb llogari n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb licencuar nga Banka Qendrore e Kosov\u00ebs.\/REL.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs nuk mund ta shqyrtoj\u00eb draft-statutin p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe derisa ta dekretoj\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion e Lir\u00eb profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese, Kadri Kryeziu, nj\u00ebher\u00ebsh ish-gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Rreth kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, pranoi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":796947,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[445,1775,825],"class_list":["post-925802","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-albin-kurti","tag-jeff-hovenier","tag-qeveria-e-kosoves"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/925802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=925802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/925802\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/796947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=925802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=925802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=925802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}