{"id":930328,"date":"2024-03-12T22:30:37","date_gmt":"2024-03-12T21:30:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=930328"},"modified":"2024-03-13T11:18:26","modified_gmt":"2024-03-13T10:18:26","slug":"escobar-kosova-nje-partnere-shume-e-rendesishme-e-shba-se-por-zbatimi-i-vendimit-te-bqk-se-ishte-katastrofik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/escobar-kosova-nje-partnere-shume-e-rendesishme-e-shba-se-por-zbatimi-i-vendimit-te-bqk-se-ishte-katastrofik\/","title":{"rendered":"Escobar: Kosova nj\u00eb partnere shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e SHBA-s\u00eb, por zbatimi i vendimit t\u00eb BQK-s\u00eb ishte katastrofik"},"content":{"rendered":"<p><strong>I d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka dh\u00ebn\u00eb disa deklarata t\u00eb fuqishme sot n\u00eb Bruksel gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi t\u00eb hapur, online, me gazetar\u00eb, ku pjes\u00eb ishte edhe Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Escobar, e ka quajtur \u201ckatastrofik\u201d dhe \u201cjokompetent\u201d vendimin e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar rregulloren e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) q\u00eb e p\u00ebrcakton euron si valut\u00ebn e vetme p\u00ebr kryerje t\u00eb pagesave me para t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p>Escobar i ka p\u00ebrmendur disa arsye pse SHBA-ja nuk pajtohet me m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb rregullores s\u00eb BQK-s\u00eb: shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb zbatuar, mungesa e ofrimit t\u00eb ndonj\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb pranuar parat\u00eb, nuk jan\u00eb kontaktuar komunitetet e prekura prej vendimit, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb ta bind\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00eb teknike.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb punoj\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, q\u00eb do ta quaja katastrofik dhe madje jokompetent, t\u00eb zbatimit t\u00eb vendimit q\u00eb ka krijuar kaos n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, u shpreh nd\u00ebr tjera ai.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=476&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freporteri%2Fvideos%2F1768324656976083%2F&amp;show_text=false&amp;width=476&amp;t=0\" width=\"476\" height=\"476\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Jam i lumtur q\u00eb jam s\u00ebrish n\u00eb Bruksel. Ky \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb udh\u00ebtimi mjaft t\u00eb gjat\u00eb. Un\u00eb mb\u00ebrrita n\u00eb Bruksel t\u00eb diel\u00ebn dhe u takova me homolog\u00ebt e mi nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Kam pasur disa diskutime shum\u00eb intensive, diskutime shum\u00eb t\u00eb thella me homologun tim, P\u00ebrfaq\u00ebsuesin Special t\u00eb BE-s\u00eb Miroslav Laj\u00e7ak. Ne, ekipi im dhe un\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb nga k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb, ku do t\u00eb fokusohemi n\u00eb efektet dhe nj\u00eb zgjidhje t\u00eb mundshme p\u00ebr vendimin e pakoordinuar p\u00ebr ndalimin e dinarit dhe transferimet nga Serbia p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb varen nga ato sh\u00ebrbime sociale, ato pagesa sociale&#8230;<\/p>\n<p>Do t\u00eb nisemi nga Prishtina, do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb ku do t\u00eb kemi biseda me OSBE-n\u00eb dhe Zyr\u00ebn e BE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb drejtave t\u00eb Njeriut, shpresojm\u00eb, dhe m\u00eb pas do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi ku do t\u00eb tregojm\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb aktuale dhe rrug\u00ebn e tyre q\u00eb qeveria ka vendosur me vendosm\u00ebri. Mali i Zi n\u00eb vazhdim k\u00ebrkoi an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe kandidatur\u00ebn n\u00eb BE, dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ne do t\u00eb kthehemi n\u00eb Washington dhe shpresojm\u00eb q\u00eb jav\u00ebn e ardhshme, n\u00eb Washington t\u00eb kemi nj\u00eb diskutim personal t\u00eb QUINT-ut p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbi Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> A \u00ebsht\u00eb dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike t\u00eb stagnimit, duke pasur parasysh se nuk ka hapa p\u00ebrpara n\u00eb zbatimin e Brukselit dhe Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Epo, do t\u00eb them se po, jemi n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb kritik. Dhe m\u00eb duhet t\u00eb them se ne po luftojm\u00eb p\u00ebr t&#8217;i rikthyer Brukselin dhe Ohrin n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. M\u00eb duhet t\u00eb them se nga perspektiva amerikane, nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Dialogu ka qen\u00eb mekanizmi q\u00eb ka zgjidhur shum\u00eb nga sfidat n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mekanizmi primar p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre dallimeve.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u00eb respektojn\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb arritur; t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb Oh\u00ebr; dhe p\u00ebr t\u00eb treguar vullnet t\u00eb mir\u00eb n\u00eb parandalimin e \u00e7do provokimi q\u00eb do t\u00eb prishte \u00e7do marr\u00ebveshje dhe do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb tensione mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Pra, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore p\u00ebr vizit\u00ebn time n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> SHBA-ja ka shprehur shqet\u00ebsim t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjet e nj\u00ebanshme t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. A do t\u00eb merrni ndonj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte situat\u00ebn n\u00eb terren? Dhe \u00e7ka p\u00ebr vendimin p\u00ebr dinarin?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Po. Epo, shikoni, p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb bank\u00ebs qendrore, po d\u00ebgjojm\u00eb shum\u00eb raporte p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb varen nga pagesat sociale nga Serbia. Dhe ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb shqet\u00ebsimet e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr trajtimin e pakicave brenda Kosov\u00ebs \u2013 t&#8217;i marr\u00eb seriozisht k\u00ebto shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pes\u00eb arsye pse jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn u zbatua, dhe ne nuk jemi \u2013 ne nuk po diskutojm\u00eb legjitimitetin e vendimit. Ne po diskutojm\u00eb zbatimin e vendimit. Tani, do t&#8217;ju kujtoj se Franc\u00ebs iu desh gati nj\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb zbatuar euron, dhe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ata donin ta zbatonin at\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se tre jav\u00eb. E dyta \u00ebsht\u00eb se qeveria nuk dha asnj\u00eb alternativ\u00eb, asnj\u00eb alternativ\u00eb qeveritare, q\u00eb populli t&#8217;i merrte, t\u00eb merrte pagesat e tyre. Dhe k\u00ebta njer\u00ebz varen nga pagesat dhe duhet t&#8217;i marrin ato; kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr to. E treta \u00ebsht\u00eb se nuk ka pasur kontakt me komunitetet e prekura. Dhe k\u00ebshtu shum\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb u prek\u00ebn nga ky vendim mbet\u00ebn t\u00eb hamend\u00ebsonin se cili ishte hapi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dy jav\u00eb para shpalljes s\u00eb k\u00ebtij vendimi, Kosova, s\u00eb bashku me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ishin pajtuar n\u00eb Shkup, gjat\u00eb samitit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Bashkimit Evropian, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm pagese deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Pra, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00ebse Kosova do t\u00eb kishte pritur, mekanizmi i pagesave p\u00ebr pagesat elektronike transparente do t\u00eb ishte zgjidhur. Dhe s\u00eb fundi, arsyeja e pest\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8211; ne kemi luftuar p\u00ebr t\u00eb lejuar &#8211; p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb gjetjen &#8211; ofrimin e ndihm\u00ebs teknike p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pra, ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb punoj\u00eb me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thosha ishte nj\u00eb vendim katastrofik dhe madje jokompetent p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb vendimi q\u00eb ka krijuar kaos n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> SHBA-ja e ka shprehur shum\u00eb her\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi nuk ka ndryshuar asnj\u00eb centimet\u00ebr, pavar\u00ebsisht pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb vokale t\u00eb shprehur edhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb si James O&#8217;Brien. Departamenti i Shtetit ka th\u00ebn\u00eb se kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi kufizon mund\u00ebsit\u00eb e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si avokat p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb, a mendoni se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s dhe K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00ebse qasja aktuale e qeveris\u00eb Kurti vazhdon pand\u00ebrprer\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Epo, sinqerisht, un\u00eb \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb e arsyes q\u00eb ambasadori Hovenier e ka theksuar faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2013 ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb avokojm\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb se rruga drejt Bashkimit Evropian dhe rruga drejt NATO-s kalon p\u00ebrmes pes\u00eb jo-njoh\u00ebsve n\u00eb BE dhe kat\u00ebr n\u00eb NATO. Tani, t\u00eb gjitha ato vende, para se t\u00eb ecin p\u00ebrpara, do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb shihnin l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja. Pra, duke injoruar dialogun, Kosova po i injoron partner\u00ebt e saj evropian\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb ne t&#8217;i bindim ata q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara n\u00eb integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, po, jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar q\u00eb Kosova nuk po e d\u00ebgjon ofert\u00ebn amerikane p\u00ebr partneritet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej dhe m\u00eb shpejt integrimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> A kan\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimet tuaja p\u00ebr hyrjen e kreut t\u00eb ish-Frontit Demokratik n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi?<\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Vendimi p\u00ebr koalicion dhe futja e partis\u00eb n\u00eb koalicion nuk \u00ebsht\u00eb vendim i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb \u2013 dhe e kemi th\u00ebn\u00eb privatisht dhe publikisht \u2013 \u00ebsht\u00eb se shqet\u00ebsohemi se kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb shpresojm\u00eb p\u00ebr Malin e Zi. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit euroatlantik. Ata jan\u00eb kryesues n\u00eb procesin e kandidimit Evropian &#8211; Bashkimi Evropian. Ata jan\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar shum\u00eb solid i NATO-s.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> A ka koh\u00eb apo po flitet p\u00ebr t\u00eb rishqyrtuar rolin e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb dialogun Prishtin\u00eb-Beograd dhe p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb kalojn\u00eb nga t\u00eb qenit leht\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb lloj arbitri ndoshta, n\u00ebse shohim qart\u00eb se asnj\u00ebra nga pal\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme dhe e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe Ohrit?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Shikoni, un\u00eb nuk do t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashkimit Evropian. Nga perspektiva e Shteteve t\u00eb Bashkuara, nuk ka alternativ\u00eb ndaj dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Vendet jan\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Aspirata e tyre p\u00ebr t\u00eb dy \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian. Dhe n\u00eb fund \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb njohje nga shtetet evropiane. Pra, dialogu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, pavar\u00ebsisht n\u00ebse e pranojn\u00eb apo jo, dhe ne q\u00ebndrojm\u00eb fort pas k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr sa i p\u00ebrket strategjis\u00eb s\u00eb negociatave, n\u00ebse kalon nga leht\u00ebsimi n\u00eb arbitrazh n\u00eb negociata, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj strategjie, q\u00eb ka raste kur Bashkimi Evropian u ka paraqitur opsione drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb dy pal\u00ebve duke p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebveshjen baz\u00eb, dhe nj\u00eb draft-statut t\u00eb Asociacionit p\u00ebr Komunat Serbe. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se Bashkimi Evropian ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb opsione q\u00eb ky dialog t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Si ndryshoi politika e SHBA-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb nga pushtimi rus i Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022? A ka nj\u00eb afrim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur ndikimin rus n\u00eb vend?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Epo, un\u00eb do t\u00eb them se politika jon\u00eb p\u00ebr rajonin nuk ka ndryshuar, por urgjenca me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb adresojm\u00eb sfidat ndaj stabilitetit evropian brenda kontinentit evropian ka ndryshuar. Pra, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb urgjente q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb zgjidhim disa nga \u00e7\u00ebshtjet e hapura n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Tani, kjo ka p\u00ebrfshir\u00eb gjithmon\u00eb hapjen e nj\u00eb rruge q\u00eb Serbia t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe \u2013 m\u00eb e integruar n\u00eb strukturat euroatlantike. Por duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne duam t\u00eb sigurohemi q\u00eb t\u00eb mos sakrifikojm\u00eb aleancat tona dhe partneritetet tona t\u00eb tjera n\u00eb rajon, dhe Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partnere shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Pra, ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb Serbia dhe Kosova t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb produktiv\u00eb t\u00eb komunitetit euroatlantik dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore dhe t\u00eb parashikueshme mes tyre. Rruga drejt k\u00ebsaj, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00ebse nuk e zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb u pajtuan n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb Oh\u00ebr? Pra, a ka ndonj\u00eb pasoj\u00eb? Sepse kemi par\u00eb ankesat e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se Bashkimi Evropian ende po mban disa sanksione, madje ata kan\u00eb p\u00ebrmbushur disa hapa sa i p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas SHBA-s\u00eb, a i p\u00ebrmbush Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb \u2013 le t\u00eb themi t\u00eb gjitha hapat tani?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Epo, shikoni, un\u00eb do t\u00eb them se p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ec\u00eb n\u00eb detyrimin e tyre ligj\u00ebrisht t\u00eb detyruesh\u00ebm. Nuk ka pasur asnj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pra, nuk jam i sigurt se p\u00ebr cilat hapa po flisni n\u00eb lidhje me dialogun, por ne jemi ende duke pritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Tani, ka pasur disa hapa n\u00eb lejimin e nj\u00eb t\u00eb drejte kushtetuese \u2013 kushtetuese p\u00ebr banor\u00ebt e komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb votim p\u00ebr t\u00ebrheqje, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Pra, ne ende presim q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dialogun. P\u00ebr Serbin\u00eb, ne duam \u2013 ajo q\u00eb do t\u00eb donim t\u00eb shohim \u00ebsht\u00eb q\u00eb l\u00ebvizjet q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dialogut t\u00eb b\u00ebhen ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb miratohen ligj\u00ebrisht dhe t\u00eb mos kthehen. Pra &#8211; ne do t\u00eb donim t\u00eb shihnim m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, dhe p\u00ebr shkak se Marr\u00ebveshja e Ohrit \u00ebsht\u00eb e garantuar nga Bashkimi Evropian, pasojat e mos ecjes p\u00ebrpara as n\u00eb dialogun e Ohrit dhe t\u00eb Brukselit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb integrim m\u00eb i ngadalsh\u00ebm i t\u00eb dyja vendeve n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> Pyetja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me ta, sepse duket se \u2013 si\u00e7 e keni th\u00ebn\u00eb dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb Qeveria e SHBA-s\u00eb, ju keni nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe problem dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrballjen me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Kryeministrin Kurti. N\u00eb \u00e7far\u00eb faze jemi tani? Pra, a e shihni dhe a e konsideroni si partner kryeministrin Kurti dhe Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs apo \u00ebsht\u00eb ngecur n\u00eb di\u00e7ka n\u00eb mes? Vet\u00ebm p\u00ebr ta kuptuar.<\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Epo, shiko, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb. Partneriteti mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet popullit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk kalon p\u00ebrmes nj\u00eb njeriu apo nj\u00eb partie. Por un\u00eb do t\u00eb thoja q\u00eb aktualisht ne kemi nj\u00eb problem komunikimi me kryeministrin dhe nuk jan\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb kan\u00eb Shtetet e Bashkuara. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb Kosova ka n\u00eb komunikimin e saj me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britanin\u00eb e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe me shum\u00eb partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Pra, ne duam t\u00eb kemi nj\u00eb partneritet shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Kosov\u00ebn si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Ne do t\u00eb d\u00ebshironim shum\u00eb q\u00eb ajo marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb rikthehej si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>: z. Escobar, a mund t\u00eb na thoni pse vendos\u00ebt t\u00eb mos e vizitoni Maqedonin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb turne n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb? Dhe cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr lider\u00ebt politik\u00eb maqedonas para zgjedhjeve n\u00eb vend?<\/p>\n<p><strong>Escobar<\/strong>: Po. Epo, p\u00ebr dy arsye. Nj\u00eb, gjendja n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb vizitoj Kosov\u00ebn. Por nga ana tjet\u00ebr, Mali i Zi po p\u00ebrballet me nj\u00eb zgjedhje shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb zgjedhje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb kritike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe nuk doja q\u00eb askush t\u00eb mendonte se Shtetet e Bashkuara po nd\u00ebrhynin n\u00eb fushat\u00ebn elektorale q\u00eb po ndodh tani.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>: Cilat jan\u00eb shqet\u00ebsimet tuaja n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e Serbis\u00eb nga Putini p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur ndjenj\u00ebn pro-ruse n\u00eb udh\u00ebheqje p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Evrop\u00ebn? P\u00ebr shembull, Vu\u00e7iq tha se ish-kreu i Agjencis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb dhe Informacionit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vulin, nuk ishte agjent rus dhe gjithmon\u00eb punonte p\u00ebr Serbin\u00eb, por SHBA-ja e sanksionoi at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Shiko, po \u2013 m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hap der\u00ebn p\u00ebr ndikimin malinj rus, nuk shkaktohet gjithmon\u00eb nga Rusia. Problemet q\u00eb po ndodhin n\u00eb Ballkan tani jan\u00eb probleme t\u00eb thella, t\u00eb kahershme q\u00eb ekzistojn\u00eb midis vendeve t\u00eb rajonit. Pra, n\u00eb zgjidhjen e shum\u00eb prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, ne shpresojm\u00eb se do t\u00eb mbyllim mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Rusia t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u2013 \u00e7do destabilitet n\u00eb Ballkan si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar sigurin\u00eb transatlantike.<\/p>\n<p>Pra, ne jemi shum\u00eb t\u00eb fokusuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet si\u00e7 jan\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb lidhje me Ballkanin dhe jo si nj\u00eb shfaqje an\u00ebsore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>: \u00c7far\u00eb ju thot\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb refuzim p\u00ebr ta d\u00ebrguar p\u00ebr shqyrtim kushtetues? Dhe e kuptoni k\u00ebt\u00eb se ata nuk e kan\u00eb pranuar draftin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Escobar:<\/strong> Epo, ata kurr\u00eb nuk na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb n\u00ebse e pranojn\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, dhe ne e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb pse nuk do ta dor\u00ebzonin at\u00eb p\u00ebr shqyrtim kushtetues. Pra, ne ende do ta inkurajonim Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara. Dhe dua t\u00eb ritheksoj se nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb Republika Srpska tjet\u00ebr. Nuk do t\u00eb ishte shtet brenda shtetit. Nuk ka asgj\u00eb n\u00eb statut q\u00eb lejon autoritete ekzekutive, pushtete ekzekutive, apo ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese apo funksionale p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thjesht mund\u00ebsi q\u00eb komunat, komunat me shumic\u00eb serbe, t\u00eb koordinojn\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve komunale n\u00eb gjuh\u00ebn serbe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ligj\u00ebrisht i detyruesh\u00ebm. Pra, ne kemi d\u00ebgjuar shum\u00eb arsye t\u00eb ndryshme pse nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar ose pse nuk ka ecur p\u00ebrpara, por ne i refuzojm\u00eb t\u00eb gjitha. Duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ne besojm\u00eb se e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dinarit tani do t\u00eb zgjidhej p\u00ebrmes Ascociacionit. Asociacioni, si\u00e7 rekomandohet nga Bashkimi Evropian, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi special i BE-s\u00eb, p\u00ebrfshin dispozita p\u00ebr transferimin transparent t\u00eb parave nga Serbia tek ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb mekanizmi transparent sipas ligjit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe brenda korniz\u00ebs kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, vet\u00eb Asociacioni do ta zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen e dinarit dhe k\u00ebshtu d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara sa m\u00eb shpejt.\/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ka dh\u00ebn\u00eb disa deklarata t\u00eb fuqishme sot n\u00eb Bruksel gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi t\u00eb hapur, online, me gazetar\u00eb, ku pjes\u00eb ishte edhe Gazeta Online Reporteri.net. Escobar, e ka quajtur \u201ckatastrofik\u201d dhe \u201cjokompetent\u201d vendimin e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbatuar rregulloren e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":689502,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-930328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/930328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=930328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/930328\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/689502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=930328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=930328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=930328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}