{"id":932500,"date":"2024-03-18T22:20:17","date_gmt":"2024-03-18T21:20:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=932500"},"modified":"2024-03-19T07:29:17","modified_gmt":"2024-03-19T06:29:17","slug":"limitimi-i-nivelit-te-bashkepunimit-me-kurtin-edhe-nje-zyrtar-i-larte-amerikan-shmang-takimin-me-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/limitimi-i-nivelit-te-bashkepunimit-me-kurtin-edhe-nje-zyrtar-i-larte-amerikan-shmang-takimin-me-kryeministrin\/","title":{"rendered":"Limitimi i nivelit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Kurtin, edhe nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan shmang takimin me Kryeministrin"},"content":{"rendered":"<p><b>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Ndihm\u00ebs Sekretari p\u00ebr Byron\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Narkotik\u00ebve dhe \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Zbatimit t\u00eb Ligjit Todd D. Robinson do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb 20 deri m\u00eb 22 mars. Kjo vizit\u00eb e tij n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb pas asaj q\u00eb zyrtari i lart\u00eb i Administrat\u00ebs amerikane do ta zhvilloj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim me kryeministrin, Edi Rama, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vizit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, DASh ka njoftuar se zyrtari i lart\u00eb amerikan ka parapar\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e tij vet\u00ebm takim me Presidenten e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, duke shmangur kryeministrin Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cNga data 20-22 mars, Ndihm\u00ebs Sekretari Robinson do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb, ku do t\u00eb takohet me Presidenten e Kosov\u00ebs Vjosa Osmani dhe me partner\u00ebt e sektorit t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe drejt\u00ebsis\u00eb&#8221;, thuhet n\u00eb njoftimin e b\u00ebr\u00eb nga DASH.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me munges\u00ebn e nj\u00eb takimi me Kryeministrin Kurti t\u00eb Todd D. Robinson gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Gazeta Online Reporteri.net ka k\u00ebrkuar koment dhe p\u00ebrgjigje nga Qveria e Kosov\u00ebs, por q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur deri n\u00eb publikimin e artikullit.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb,<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/izolim-per-kryeministrin-kurti-nuk-u-ftua-ne-asnje-ngjarje-ku-ishte-prezente-ndihmes-administratorja-e-usaid-it\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> kryeministri Kurti u &#8220;injorua&#8221; edhe nga Ndihm\u00ebsadministratorja e Agjencis\u00eb Amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID), Erin E. McKee, e cila p\u00ebr dy dit\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb Prishtin\u00eb<\/a>. N\u00eb mesin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh n\u00eb kryeqytetin kosovar, edhe zyrtarja e lart\u00eb amerikane zhvilloi nj\u00eb takim ve\u00e7 me Presidenten Osmani, duke e shmangur Kryeministrin Kurti.<\/p>\n<p>Madje, McKee n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrmendi edhe mosmarr\u00ebveshjet me \u201cqeveri t\u00eb caktuara\u201d, por duke siguruar se p\u00ebrkushtimi i USAID-it ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mbetet i pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shba-ja-mase-kufizuese-ndaj-kryeministrit-kurti-limiton-nivelin-e-bashkepunimit-dhe-takimeve-me-te\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gazeta Online Reporteri.net me 7 mars raportoi ekskluzivisht se SHBA ka limituar nivelin e bashk\u00ebpunimit dhe takimeve me kryeministrin Kurti<\/a>. Kjo, sipas nj\u00eb burimi t\u00eb besuesh\u00ebm diplomatik, si \u201cmas\u00eb kufizuese\u201d shkaku i sjelljes dhe veprimeve t\u00eb pakordinuara t\u00eb shefit t\u00eb qeveris\u00eb kosovare, q\u00eb sipas SHBA-s\u00eb cenojn\u00eb, ngadal\u00ebsojn\u00eb apo edhe rrezikojn\u00eb progresin n\u00eb implementimin e marr\u00ebveshje t\u00eb arritura me Serbin\u00eb dhe tensionojn\u00eb gjendjen n\u00eb veri t\u00eb vendit. Rrjedhimisht, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, Kurtit i kufizohen takimet me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb. P\u00ebrjashtim, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, b\u00ebn ndonj\u00eb rast kur ndonj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan udh\u00ebton n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr \u201cporosi t\u00eb qarta dhe t\u00eb domosdoshme\u201d p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, si\u00e7 ndodhi jav\u00ebn q\u00eb shkoi me vizit\u00ebn e Gabriel Escobar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"rQTXZqsHw9\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shba-ja-mase-kufizuese-ndaj-kryeministrit-kurti-limiton-nivelin-e-bashkepunimit-dhe-takimeve-me-te\/\">SHBA-ja &#8216;mas\u00eb kufizuese&#8217; ndaj kryeministrit Kurti, limiton nivelin e bashk\u00ebpunimit dhe takimeve me t\u00eb<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cSHBA-ja \u2018mas\u00eb kufizuese\u2019 ndaj kryeministrit Kurti, limiton nivelin e bashk\u00ebpunimit dhe takimeve me t\u00eb\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/shba-ja-mase-kufizuese-ndaj-kryeministrit-kurti-limiton-nivelin-e-bashkepunimit-dhe-takimeve-me-te\/embed\/#?secret=KTjKVdWItf#?secret=rQTXZqsHw9\" data-secret=\"rQTXZqsHw9\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsi i ndihm\u00ebsit t\u00eb sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, para largimit nga Kosova, konfirmoi raportimin e gazet\u00ebs online Reporteri.net duke u shprehur se\u00a0&#8220;Po kalojm\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb, ndoshta edhe vitin e tret\u00eb, dhe nuk ka pasur takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mes askujt n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe dikujt n\u00eb administrat\u00ebn amerikane&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Pra, ky duhet t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb tregues p\u00ebr njer\u00ebzit se ku \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia&#8221;, tha Escobar n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/gabriel-escobar-kosova-serbia-dinari\/32863039.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evrop\u00ebn e Lir\u00eb,<\/a> duke mohuar kategorikisht se do t\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;masa&#8221; ndaj Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve\u00a0t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Emisari amerikan gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Prishtin\u00eb qortoi Kurtin para dhe pas takimit me t\u00eb, derisa pati fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/escobari-shfaqi-ftohjen-e-shba-se-me-qeverine-nuk-doli-ne-konference-me-kurtin-sic-beri-me-osmanin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebr Presidenten Vjosa Osmani me t\u00eb cil\u00ebn edhe u paraqit n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media pas takimit<\/a>.<\/p>\n<p>Derisa para se t\u00eb ateroj n\u00eb Prishtin\u00eb, i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, n\u00eb nj\u00eb takim online me gazetar\u00eb nga Brukseli, shprehimisht tha se &#8220;s\u00eb fundmi [SHBA] kemi problem me komunikimin me kryeministrin Kurti&#8221;. Madje, sipas tij &#8220;telashe&#8221; me Kryeministrin Kurti nuk ka ve\u00e7 SHBA-ja, por edhe partner\u00ebt tjer\u00eb, si BE, NATO e Britania e Madhe. Ai e ve\u00e7on edhe Shqip\u00ebrin\u00eb e Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>&#8220;Por do t\u00eb thosha se s\u00eb fundmi kemi problem me komunikim me kryeministrin Kurti. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm SHBA-ja. Nuk \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb e ka vet\u00ebm SHBA-ja, \u00ebsht\u00eb problem q\u00eb e ka Kosova n\u00eb komunikimet me BE-n\u00eb, NATO-n, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, SHBA-n\u00eb, dhe me shum\u00eb shtete t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Dikur kemi pasur partneritet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe ne duam q\u00eb t\u00eb kemi partneritet t\u00eb till\u00eb&#8221;, tha Escobar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-thote-se-nuk-eshte-e-vertete-qe-qeveria-e-tij-eshte-duke-i-prishur-marredheniet-me-aleatet\/\">kreu i Qeveris\u00eb, Kryeministri Albin Kurti vazhdon t\u00eb mohoj\u00eb &#8220;prishjen&#8221; e marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt.<\/a> Gjat\u00eb nj\u00eb adresimi p\u00ebr media, i pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Kurti u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shkurt gazetar\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb se kjo &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&#8221;, e duke mos komentuar tutje.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"K8CuGl21HD\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ambasada-e-shba-konfirmon-zyrtarja-e-larte-amerikane-zgjodhi-ke-te-takoje-ne-kosove-kurti-nuk-ishte\/\">Ambasada e SHBA-s\u00eb konfirmon: Zyrtarja e lart\u00eb amerikane zgjodhi k\u00eb t\u00eb takoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti nuk ishte<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cAmbasada e SHBA-s\u00eb konfirmon: Zyrtarja e lart\u00eb amerikane zgjodhi k\u00eb t\u00eb takoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti nuk ishte\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/ambasada-e-shba-konfirmon-zyrtarja-e-larte-amerikane-zgjodhi-ke-te-takoje-ne-kosove-kurti-nuk-ishte\/embed\/#?secret=qjhTvIgytl#?secret=K8CuGl21HD\" data-secret=\"K8CuGl21HD\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>&#8220;Nd\u00ebshkimi&#8221; amerikan p\u00ebr Kurtin \u2013 kaq hapur \u2013 ndodh\u00eb p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb, por jo edhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit t\u00eb tij. <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/albulena-haxhiut-iu-refuzua-viza-per-ne-shba-hovenier-jemi-ne-krize-nuk-eshte-koha-qe-ministrat-te-udhetojne-duhet-te-jemi-te-fokusuar-ketu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb, SHBA ua kishte ndaluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Washington<\/a>, si nd\u00ebshkim p\u00ebr vendimin e Kurtit p\u00ebr targat q\u00eb ishte pasuar me \u201ckriz\u00ebn e madhe\u201d n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201cMendojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb koha mbase domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb e duhura q\u00eb ministrat t\u00eb jen\u00eb duke udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb SHBA p\u00ebr takime zyrtare, duke e pasur parasysh kriz\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn duhet trajtuar k\u00ebtu. Dhe k\u00ebt\u00eb po ua komunikojm\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb qeveri\u201d,\u00a0<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/jeffrey-hovenier-kosova-eshte-ne-krize-jam-i-shqetesuar-per-21-nentorin-me-urgjence-te-kemi-nje-propozim-per-asociacionin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kishte konfirmuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb th\u00ebn\u00eb ambasadori Hovenier<\/a>.<\/p>\n<p>Ndryshe, veprimet \u201ce pakoordinuara\u201d t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe tensionet n\u00eb veri t\u00eb vendit, Kosov\u00ebs, qysh ver\u00ebn e vitit 2023 po i kushtojn\u00eb edhe me \u201cmasa kufizuese\u201d nga Bashkimi Evropian \u2013 q\u00eb n\u00eb vend jan\u00eb quajtur edhe sanksione. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Ndihm\u00ebs Sekretari p\u00ebr Byron\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Narkotik\u00ebve dhe \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Zbatimit t\u00eb Ligjit Todd D. Robinson do t\u00eb vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb 20 deri m\u00eb 22 mars. Kjo vizit\u00eb e tij n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb pas asaj q\u00eb zyrtari i lart\u00eb i Administrat\u00ebs amerikane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":932513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1769,2123,2122],"class_list":["post-932500","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kryeministri-albin-kurti","tag-todd-d-robinson","tag-zyrtari-i-larte-amerikan"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/932500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=932500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/932500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/932513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=932500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=932500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=932500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}