{"id":934507,"date":"2024-03-24T13:04:40","date_gmt":"2024-03-24T12:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=934507"},"modified":"2024-03-24T13:04:40","modified_gmt":"2024-03-24T12:04:40","slug":"albin-kurti-ose-sudja-i-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/albin-kurti-ose-sudja-i-prishtines\/","title":{"rendered":"Albin Kurti ose Sudja i Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8230;dhe, n\u00eb nj\u00eb moment, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mug\u00ebt dimri, kur filloi fundi i firmave piramidale, Maksude Kad\u00ebna, e njohur si Sudja, doli n\u00eb ballkonin e banes\u00ebs s\u00eb saj, thjesht ngriti krah\u00ebt para kreditor\u00ebve t\u00eb saj, para qytetar\u00ebve t\u00eb mashtruar dhe u tha se nuk kam m\u00eb parat\u00eb tuaja&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Disa nga protestat e para qytetare n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1997, p\u00ebrkund\u00ebr &#8220;popular belief&#8221;, nuk kan\u00eb ndodhur kund\u00ebr firmave piramidale, por, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre firmave kundruall shtetit q\u00eb po i mbyllte ato. P.sh., n\u00eb janar 1997, qytetar\u00ebt e dogj\u00ebn Lushnj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb arrestimit t\u00eb nj\u00ebrit prej bos\u00ebve t\u00eb firmave piramidale, Rapush Xhaferrit.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb ishin kredhur me krejt pasurin\u00eb e tyre n\u00eb iluzionin e madh t\u00eb firmave piramidale, rrekeshin ta mohonin realitetin se ishin mashtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pseudoinvestim. Mohimi (&#8220;denial&#8221;) \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm psikologjik defansiv i njer\u00ebzve t\u00eb fantaksur q\u00eb e mir\u00ebmbajn\u00eb iluzionin e vet. Me nj\u00eb fjal\u00eb, nuk duan t&#8217;i zgjosh nga \u00ebndrra.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e ish vendeve socialiste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore e kan\u00eb kaluar gjat\u00eb tranzicionit &#8220;gripin&#8221; e skemave t\u00eb Poncit \u2013 t\u00eb njohura edhe si firma piramidale ose firma rentiere. P.sh., n\u00eb Rusin\u00eb postsovjetike, gati 40 milion qytetar\u00eb i humb\u00ebn rreth 10 miliard dollar\u00eb. N\u00eb Rumani, brenda tri vjet\u00ebsh, 400 mij\u00eb qytetar\u00eb investuan 1 miliard dollar\u00eb dhe humb\u00ebn 450 milion syresh. N\u00eb Shqip\u00ebri, mendohet se 2\/3 e qytetar\u00ebve investuan n\u00eb firmat piramidale rreth 1.2 miliard dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Parapsikologjia bazike q\u00eb instiktivisht nxit njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb tilla investime \u00ebsht\u00eb grishja gryk\u00ebse dhe besimi naiv se pa punuar, si me nj\u00eb shkop magjik, brenda pak koh\u00ebsh, pasuria yte do t\u00eb shum\u00ebfishohet dhe k\u00ebsisoj do t\u00eb shkarangjitesh n\u00eb shkallaret e stratifikimit social.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka pasur &#8220;snafu&#8221; t\u00eb tilla t\u00eb falimentos financiare t\u00eb krejt shoq\u00ebris\u00eb, ajo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb piramidale politike, me karakteristika t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb Poncit, e strofulluar n\u00eb substratin e frustracionit social t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb izoluar \u2013 nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me emrin Albin Kurti.<\/p>\n<p>P\u00ebr 15 vjet, Albin Kurti \u00ebsht\u00eb ushqyer nga dhe e ka ushqyer mentalitetin e dembelis\u00eb dhe eksternalizimit t\u00eb fajit \u2013 simptomatike dhe endemike p\u00ebr parapsikologjin\u00eb e investimit n\u00eb iluzionin \u00ebndrrakot t\u00eb skemave piramidale. Ai ka komunikuar me masat duke ua mbrujtur dhe m\u00ebkuar bindjen se fajet p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj d\u00ebshtimi personal e profesional t\u00eb tyre i kish shteti. Dhe, shum\u00ebkush ka &#8220;investuar&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb latente me iluzionin se, kur t\u00eb vjen n\u00eb pushtet Albin Kurti, ne do t\u00eb prosperojm\u00eb shpejt\u00eb dhe leht\u00eb. Nj\u00eblloj si t\u00eb investoje te Sudja ose te &#8220;gjeneral&#8221; Rapush Xhaferri.<\/p>\n<p>Tani, kur njer\u00ebzit deziluzionohen me investimin e gabuar, pas mohimit parak, pason zallahia e shfrimit t\u00eb mllefit. <\/p>\n<p>Hapi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb pajtimi me realitetin dhe mu k\u00ebtu fillon e vetmja rrjedhoj\u00eb pozitive nga k\u00ebto skema \u2013 njer\u00ebzit e kuptojn\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb pasurohen t\u00eb gjith\u00eb shpejt\u00eb e leht\u00eb e pa punuar, sikur me nj\u00eb llotari a me nj\u00eb abrakadabra.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, biznesi, nd\u00ebrmarr\u00ebsia private dhe punimi i tok\u00ebs filluan t\u00eb lul\u00ebzonin vet\u00ebm pasi ajo shoq\u00ebri e kuptoi se p\u00ebr t\u00eb fituar duhej t\u00eb punonte dhe t\u00eb ishte e p\u00ebrkor\u00eb n\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e saj. E kuptuan se nuk ishin n\u00eb socializ\u00ebm q\u00eb t&#8217;i mbante shteti. Nuk vlenin m\u00eb as frazeologjit\u00eb dembele e bajate &#8220;ku \u00ebsht\u00eb shteti kur&#8230;&#8221; Nj\u00ebherazi, e kuptuan q\u00eb as n\u00eb kapitaliz\u00ebm nuk fitohej leht\u00eb e shpejt\u00eb me nepsin p\u00ebr investime spekullative.<\/p>\n<p>Por, paraprakisht, pa mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad vet\u00ebdijesimi, njer\u00ebzit instiktivisht nuk e pranojn\u00eb q\u00eb ka d\u00ebshtuar rentieri sepse k\u00ebsodore i bie ta pranosh q\u00eb ke d\u00ebshtuar ti si investitor. Pra, m\u00eb shum\u00eb se firm\u00ebn piramidale, njer\u00ebzit e mbrojn\u00eb veten nga e v\u00ebrteta e hidhur e mashtrimit t\u00eb kollajt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb momentin q\u00eb investojn\u00eb, ata nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht viktima t\u00eb mashtrimit, por edhe bashk\u00ebfajtor\u00eb. Kur e shpjegonte arketipin e &#8220;Homo Sovieticus&#8221;-it ose &#8220;njeriut t\u00eb ri sovjetik&#8221;, sociologu rus, Juri Levada, artikulonte se duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb implementimin e vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb, &#8220;njeriu i ri&#8221; b\u00ebhej bashk\u00ebfajtor i asaj vije. Kjo ka shpjegim edhe psikosocial \u2013 duke qen\u00eb hisenik i nj\u00eb gabimi, s\u00eb pari, ti nuk e ke distanc\u00ebn objektive morale p\u00ebr t\u00eb gjykuar at\u00eb dhe, s\u00eb dyti, duke qen\u00eb vet\u00eb i implikuar, ti nuk del leht\u00eb nga zgjoi i Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Shih p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sot, m\u00eb shum\u00eb se &#8220;bots&#8221;-at, Suden e Prishtin\u00ebs e mbron lukunia e atyre q\u00eb jan\u00eb duke rezistuar ta pikasin se kan\u00eb &#8220;investuar&#8221; n\u00eb nj\u00eb &#8220;skem\u00eb piramidale&#8221; q\u00eb ka premtuar &#8220;parajs\u00ebn&#8221; dhe ka sjell\u00eb &#8220;ferrin&#8221; duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, me m\u00eb pak investime, me m\u00eb pak aleat\u00eb dhe me shum\u00eb inflacion.<\/p>\n<p>P.sh., Albin Kurti, nd\u00ebr shum\u00eb rrena, i ka premtuar edhe 160 \u00e7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe 4000 banesa p\u00ebr \u00e7iftet e reja. Pa i permendur megamashtrimet si ai p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar ose p\u00ebr mospranimin e Asociacionit. Deri m\u00eb tash, s&#8217;e ka p\u00ebrmbushur asnj\u00ebrin. <\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ajo q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb qindra tender\u00eb nj\u00ebburimor\u00eb \u2013 tender\u00eb pa konkurs, por q\u00eb ia jep kujt t\u00eb duash \u2013 n\u00eb vler\u00eb mbi 200 milion euro dhe t\u00eb cil\u00ebt zakonisht jan\u00eb \u00e7erdhe korrupsioni.<\/p>\n<p>Albin Kurti \u00ebsht\u00eb zbythur nga \u00e7do tem\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat fillimisht mirrte yrysh si dashi me brir\u00eb. \u00cbsht\u00eb zbythur p\u00ebr reciprocitetin, p\u00ebr dinarin, p\u00ebr Asociacionin, p\u00ebr tokat e Manastirit, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ai, dal\u00eb-dal\u00eb, po i pret k\u00ebmb\u00ebt mbi t\u00eb cilat q\u00ebndronte statura e kultit t\u00eb tij, k\u00ebmbalec\u00ebt e kavaletit t\u00eb portretit t\u00eb tij \u2013 mitit t\u00eb Albinit t\u00eb pakorruptuar, mitit t\u00eb Albinit q\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb do t\u00eb sillet si Gjergj Elez Alia dhe mitit t\u00eb Albinit q\u00eb n\u00eb terma socio-ekonomik\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, dhe jo m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyrisht, edhe p\u00ebr pak koh\u00eb, shum\u00eb prej luzm\u00ebs s\u00eb votuesve t\u00eb tij do ta mir\u00ebmbajn\u00eb mashtrimin e Sudes s\u00eb Prishtin\u00ebs. Jo se nuk e kan\u00eb kuptuar mashtrimin, por sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranosh se je mashtruar dhe akoma m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranosh se je hisenik i k\u00ebtij mashtrimi.<\/p>\n<p>Albin Kurti thot\u00eb se jemi duke e zhvilluar Kosov\u00ebn me hapa gjigant\u00eb. Dikush q\u00eb e ka votuar Albinin mbase pandeh &#8220;po, p\u00ebr bes\u00eb&#8221;, nd\u00ebrkoh\u00eb e lexon nj\u00eb k\u00ebso deklarate duke num\u00ebruar se sa para i kan\u00eb mbetur p\u00ebr ta shtyr\u00eb muajin nga harxhimet n\u00eb Kosov\u00ebn e Albin Kurtit me inflacion 20%.<\/p>\n<p>Albin Kurti thot\u00eb se ekonomikisht po i afrohemi Kroacis\u00eb. Dikush q\u00eb e ka votuar Albinin mbase pandeh &#8220;po, madje edhe e kemi kaluar&#8221; dhe shkon ta paguaj\u00eb fatur\u00ebn e energjis\u00eb, m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb, ndon\u00ebse tash e sa vjet Albini nuk ia ka rritur pag\u00ebn si m\u00ebsues.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb anekdot\u00eb p\u00ebr socializmin n\u00eb Poloni, kur e pyet\u00ebn nj\u00eb pun\u00ebtor se si funksiononte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje industriale shtet\u00ebrore, ai dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje antologjike \u2013 &#8220;ata b\u00ebnin sikur po na paguajn\u00eb, ne b\u00ebnim sikur po punojm\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Albin Kurti po b\u00ebn sikur po e zhvillon Kosov\u00ebn, disa votues t\u00eb tij po b\u00ebjn\u00eb sikur po e besojn\u00eb dhe po e jetojn\u00eb prosperitetin e El Dorados albiniane.<\/p>\n<p>Prandaj e nisa k\u00ebt\u00eb shtjellim me protestat e para t\u00eb &#8217;97-s n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato nis\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur firmat piramidale mashtruese dhe jo p\u00ebr t&#8217;i sulmuar ato. Sepse, k\u00ebsodore, t\u00eb mashtruarit mbronin veten. E mbronin veten edhe nga e v\u00ebrteta se kishin qen\u00eb naiv\u00eb kur ishin mashtruar. Por, e mbronin veten edhe nga t\u00eb qenit hisenik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb nj\u00eb moment, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mug\u00ebt dimri, kur filloi fundi i firmave piramidale, Maksude Kad\u00ebna, e njohur si Sudja, doli n\u00eb ballkonin e banes\u00ebs s\u00eb saj, thjesht ngriti krah\u00ebt para kreditor\u00ebve t\u00eb saj, para qytetar\u00ebve t\u00eb mashtruar dhe u tha se nuk kam m\u00eb parat\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb, njer\u00ebzia, t\u00eb shkar\u00ebzyer, u zgjuan nga deluzioni. E v\u00ebrteta n\u00eb spikam\u00eb. Erupsion vullkanik. Tekq\u00eb k\u00eblthisnin t\u00eb p\u00ebrh\u00ebnur n\u00eb zem\u00ebrat\u00eb, duke e bartur qivurin e shpres\u00ebs mbi supe, zun\u00eb t\u00eb digjnin tejendan\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb u dilte para. Po shfrynin me f\u00ebrg\u00eblli p\u00ebr gabimin e vet. Donin ta kthenin koh\u00ebn, por koha nuk kthehet. Donin ta kthenin investimin, por as investimi nuk kthehet.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb ndodh\u00eb t\u00ebrmeti i madh, rekomandohet t\u00eb rrish larg nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb me themele t\u00eb rreme sepse ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshmja. Vet\u00ebm lutu q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb prej gabimit dhe mos t&#8217;i besojn\u00eb m\u00eb kurr\u00eb butaforis\u00eb s\u00eb nj\u00eb biznesmeni spekullator, nj\u00eb politikani iluzionist, nj\u00eb mizantropi diabolik a nj\u00eb profeti kallp!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8230;dhe, n\u00eb nj\u00eb moment, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mug\u00ebt dimri, kur filloi fundi i firmave piramidale, Maksude Kad\u00ebna, e njohur si Sudja, doli n\u00eb ballkonin e banes\u00ebs s\u00eb saj, thjesht ngriti krah\u00ebt para kreditor\u00ebve t\u00eb saj, para qytetar\u00ebve t\u00eb mashtruar dhe u tha se nuk kam m\u00eb parat\u00eb tuaja&#8230; Disa nga protestat e para qytetare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":918634,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-934507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=934507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934507\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/918634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=934507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=934507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=934507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}