{"id":934972,"date":"2024-03-25T17:40:18","date_gmt":"2024-03-25T16:40:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=934972"},"modified":"2024-03-25T17:40:18","modified_gmt":"2024-03-25T16:40:18","slug":"ujdia-me-dhendrin-e-trumpit-mospajtime-ne-beograd-per-objektin-e-bombarduar-nga-nato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ujdia-me-dhendrin-e-trumpit-mospajtime-ne-beograd-per-objektin-e-bombarduar-nga-nato\/","title":{"rendered":"Ujdia me dh\u00ebndrin e Trumpit: Mospajtime n\u00eb Beograd p\u00ebr objektin e bombarduar nga NATO"},"content":{"rendered":"<p><strong>Serb\u00ebt n\u00eb Beograd dhe p\u00ebrkujtuesit e luft\u00ebrave ballanike n\u00eb vitet \u201990, po i p\u00ebrgjigjen me ftoht\u00ebsi fjal\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebt serb\u00eb jan\u00eb befas n\u00eb bisedime t\u00eb avancuara me dh\u00ebndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar nj\u00ebrin prej simboleve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb bombardimeve t\u00eb Per\u00ebndimit mbi caqet serbe.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa e braktisur e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit ishte goditur nga dy bombardime n\u00eb prill dhe n\u00eb maj 1999, gjat\u00eb 78 dit\u00ebve t\u00eb bombardimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb nga NATO-ja p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund dhun\u00ebs dhe spastrimit etnik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka pasur debate sporadike n\u00eb dekadat e fundit p\u00ebr transformimin e k\u00ebsaj zone, nd\u00ebrtesat e ish-Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm kan\u00eb mbetur kryesisht t\u00eb pandryshuara si p\u00ebrkujtim p\u00ebr shum\u00eb serb\u00eb p\u00ebr paragjykimet e perceptuara kund\u00ebr kauz\u00ebs s\u00eb tyre komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb err\u00ebt historik.<\/p>\n<p>\u201cPse duhet t\u00eb falet?\u201d tha Zhivko Nedeljkoviq p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/beograd-serbia-xhevahiri-ujdia-trump-kushner\/32876771.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a> jav\u00ebn e kaluar, pas lajmit p\u00ebr marr\u00ebveshjen e mundshme me Kushnerin.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protesta kund\u00ebr bombardimeve t\u00eb NATO-s gjat\u00eb luft\u00ebs, edhe pse ai nuk arrin ta kujtoj\u00eb nat\u00ebn kur nd\u00ebrtesa e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm u godit. Ai tha se e kund\u00ebrshton projektin e Kushnerit, sepse beson se kjo n\u00ebnkupton t\u2019ia falesh pron\u00ebn t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>\u201cDuhet ta l\u00ebm\u00eb si monument historik dhe kulturor, q\u00eb ta shohin t\u00eb gjith\u00eb se \u00e7far\u00eb na b\u00ebri [NATO]\u201d, tha Nedeljkoviq.<\/p>\n<p>Numri i viktimave nga fushata e NATO-s dallon shum\u00eb. Administrata e liderit t\u00eb ndjer\u00eb jugosllav dhe serb, Sllobodan Millosehviq, pretendoi se p\u00ebrve\u00e7 rreth 900 trupave dhe polic\u00ebve serb\u00eb, nga bombardimet u vran\u00eb rreth 5.000 civil\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja vler\u00ebson se u vran\u00eb rreth 500 civil\u00eb.<\/p>\n<p>Perspektivat e ndryshme p\u00ebr ngjarjet e luft\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr bombat per\u00ebndimore q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kryeqytetin serb, mbesin aspekte integrale t\u00eb identitetin komb\u00ebtar serb dhe nj\u00eb irritues i madh i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Serbis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq, nj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs radikal nacionalist n\u00eb vitet \u201990 q\u00eb sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr qeveritar derisa u rr\u00ebzua Millosheviqi m\u00eb 2000, ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201ci k\u00ebnaqur\u201d me marr\u00ebveshjen e mundshme me Kushnerin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesat e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nd\u00ebrtesat ngjitur t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb, nd\u00ebrsa tokat n\u00ebn to i takojn\u00eb Qeveris\u00eb. Instituti i Beogradit p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore ka th\u00ebn\u00eb se nuk e ka marr\u00eb asnj\u00eb dokument q\u00eb propozon ndryshimin e k\u00ebtij statusi.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb zotuar p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo plani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, por plani i autoriteteve serbe p\u00ebr projektin e ardhsh\u00ebm me Kushnerin u b\u00eb i ditur vet\u00ebm pasi nj\u00eb deputet opozitar zbuloi pjes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kushner \u00ebsht\u00eb i martuar me vajz\u00ebn e Trumpit, Ivanka, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb projekte zhvillimore dhe investuese prej se Trumpi i humbi zgjedhjet presidenciale m\u00eb 2020, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes kompanis\u00eb t\u00eb quajtur Affinity Partners. Trumpi pritet t\u00eb garoj\u00eb kund\u00ebr presidentit demokrat, Joe Biden, n\u00eb zgjedhjet e n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 mars, deputeti opozitar Aleksandar Jovanoviq e nxori nj\u00eb dokument qeveritar n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku tha se ministri i Kushtetut\u00ebs, Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs, Goran Vesiq, e kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi me nj\u00eb kompani t\u00eb quajtur Kushner Realty LLS, edhe pse theksoi se memorandumi nuk ishte ligj\u00ebrisht i detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dokumenti, i par\u00eb nga Radio Evropa e Lir\u00eb, e autorizon Vesiqin ta n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje investimi n\u00eb p\u00ebrputhje me memorandumin e n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, Vesiq tha p\u00ebrmes faqes n\u00eb Instagram t\u00eb Partis\u00eb Progresive (SNS), se kishte marr\u00eb \u201cautorizim nga Qeveria\u201d por se Qeveria do ta njoftonte publikun \u201ckur dhe n\u00ebse, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb atij autoriteti, n\u00ebnshkruhet nj\u00eb memorandum, apo akte t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Vesiq nguli k\u00ebmb\u00eb se \u201cprej vitit 2000, t\u00eb gjitha qeverit\u00eb serbe kan\u00eb tentuar ta ringjallin kompleksin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, por se \u201cna mbeti neve ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb problem\u201d.<\/p>\n<p>Mbase i nxitur nga raportimi i gazet\u00ebs amerikane New York Times p\u00ebr shpresat e Kushnerit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, Kushneri shp\u00ebrndau fotografi t\u00eb \u201cdizajn\u00ebve fillestare\u201d p\u00ebr planet e tij n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb 15 mars.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai i tha gazet\u00ebs se kompania e tij investuese \u00ebsht\u00eb \u201cgoxha af\u00ebr\u201d finalizimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00eb Serbi dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb shkrimi n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2024\/03\/15\/us\/politics\/jared-kushner-pursuing-development-deals-in-albania-and-serbia.html?auth=login-google1tap&amp;login=google1tap\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gazet\u00ebn New York Times<\/a>,\u00a0planet e Kushnerit n\u00eb Ballkan duket se kan\u00eb lindur pjes\u00ebrisht p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nd\u00ebrtuara gjat\u00eb koh\u00ebs kur Trump ishte n\u00eb detyr\u00eb. I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i administrat\u00ebs Trump p\u00ebr rajonin, Richard Grenell, i kishte nxitur zyrtar\u00eb serb\u00eb t\u2019i shqyrtonin investimet amerikane p\u00ebr nj\u00eb projekt n\u00eb zon\u00ebn e ish-Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Gazeta amerikane sugjeroi se marr\u00ebveshja p\u00ebr 1.500 banesa luksoze dhe nj\u00eb hotel n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit p\u00ebrfshin nj\u00eb investim 500 milion\u00eb dollar\u00eb dhe nj\u00eb qira 99-vje\u00e7are \u201cpa pages\u00eb\u201d, me shtetin serb q\u00eb do t\u2019i merrte 22 p\u00ebr qind t\u00eb fitimeve.<\/p>\n<p>Ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Zdravko Ponos, e akuzoi Vu\u00e7iqin se \u201cpo investon n\u00eb t\u00eb ardhmen e vet politike\u201d dhe tha se nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e lejon kontrollin mbi k\u00ebt\u00eb zon\u00eb n\u00ebnkupton dor\u00ebzimin e \u201cxhevahirit t\u00eb familjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi po fal di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet si xhevahir familjar i k\u00ebtij vendi\u201d, tha Ponos p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSepse, k\u00ebto nd\u00ebrtesa dhe ky vend, posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrtesa e vjet\u00ebr e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb xhevahir familjar\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cMund\u00ebsi pun\u00ebsimi, rritje ekonomike\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Administrata e Trumpit 2017-2021 i m\u00ebnjanoi trysnit\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are amerikane dhe evropiane q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb p\u00ebrparimi t\u00eb madh n\u00eb zgjidhjen e telashit m\u00eb t\u00eb madh diplomatik n\u00eb Ballkan \u2013 mosnjohja e Kosov\u00ebs nga Serbia \u2013 n\u00eb favor t\u00eb \u201cp\u00ebrqendrimit n\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe rritjes ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Grenelli ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues publik i atyre politikave, t\u00eb cilat mb\u00ebshtet\u00ebsit i cil\u00ebsonin si p\u00ebrparim i rrall\u00eb. K\u00ebto politika u cil\u00ebsuan nga kritik\u00ebt si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet afatgjate me Prishtin\u00ebn dhe p\u00ebr shkaktimin e r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi i uroi Trumpit \u201cfat t\u00eb madh\u201d para zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2020 dhe nga disa \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb aleat i heshtur i Trumpit.<\/p>\n<p>Avokati veteran kund\u00ebr korrupsionit dhe drejtori i Programit Transparency International, Nemanja Nenadiq, tha p\u00ebr REL-in se ka shum\u00eb pyetje p\u00ebr procesin e nj\u00eb kontrate t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka se ka mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb partneritet publiko-privat n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, apo p\u00ebrdorimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimeve publike. Por, n\u00eb at\u00eb rast, Nenadiq, sugjeroi se nj\u00eb proces i ankandit formal duhet t\u2019i paraprij\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje ligj\u00ebrisht detyruese.<\/p>\n<p>Ai theksoi se autoritetet e quajt\u00ebn projektin kontrovers miliardadollar\u00ebsh p\u00ebr rind\u00ebrtimin urban n\u00eb Beograd si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe p\u00ebr kryeqytetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shmangnin t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn doktrin\u00ebn \u201clex specialis\u201d, duke ia mund\u00ebsuar vetes ta m\u00ebnjanonin tenderin publik.<\/p>\n<p>Dokumenti qeveritar, i par\u00eb nga REL-i, rekomandon shpalljen e projektit t\u00eb Kushnerit si projekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjithashtu.<\/p>\n<p>Branisllav Dimitrojeviq, historian i artit dhe an\u00ebtar i partis\u00eb opozitare Fronti e Majta e Gjelb\u00ebr, argumentoi se nd\u00ebrtesat duhet ose t\u00eb kthehen n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme, ose t\u00eb ruhen si monumente.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebreni si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb\u201d, tha Ranka, banore e kamotshme e Beogradit, e cila k\u00ebrkoi q\u00eb emri i saj t\u00eb mos b\u00ebhej publik. Ajo kishte ikur n\u00eb kryeqytetin serb nga Bosnja e Hercegovina gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs m\u00eb 1992, tha ajo p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e p\u00ebrjetova m\u00eb tragjikisht se luft\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pensionist nga Beogradi, i quajtur Vojisllav, tha se ideja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb shteti ta shnd\u00ebrronte k\u00ebt\u00eb zon\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesa banimi, por ta p\u00ebrfshij\u00eb edhe nj\u00eb memorial gjithashtu, dhe madje t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe krah si n\u00eb memorialin e Qendr\u00ebs Bot\u00ebrore Tregtare n\u00eb Nju Jork Siti.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn se projektet e ardhshme do t\u00eb p\u00ebrfshinin \u201cnj\u00eb lloj muzeu t\u00eb viktimave, sepse ne nuk do ta fshehim at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur\u201d.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, New York Times e citoi Grenellin t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se projekti i Kushnerit \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr \u201cta shnd\u00ebrruar nj\u00eb simbol t\u00eb konfliktit t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb ur\u00eb miq\u00ebsie dhe rind\u00ebrtimi\u201d.<\/p>\n<p>Gruia Badescu, hulumtues i historis\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs Lindore n\u00eb Universitetin Konstanz, me fokus n\u00eb rr\u00ebnimet, rind\u00ebrtimet dhe kujtes\u00ebn e luft\u00ebrave t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb Ballkan, ka hulumtuar thell\u00ebsisht p\u00ebr ndarjet p\u00ebrreth ish-nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai tha p\u00ebr REL-in se Institutin p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore e kishte kapur nj\u00eb \u201cpanik\u201d aq i madh se ajo do t\u00eb shkat\u00ebrrohej p\u00ebr rizhvillim, saq\u00eb e futi at\u00eb n\u00eb list\u00eb si nj\u00eb zon\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare, sepse ishte mbase nd\u00ebrtesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e arkitektit modern t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe planifikuesit urban, Nikolla Dobroviq.<\/p>\n<p><strong>\u201cMemorial i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm joformal\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Futja e saj n\u00eb list\u00eb m\u00eb 2005 i dha fund planeve t\u00eb mundshme t\u00eb rizhvillimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, tha Badescu.<\/p>\n<p>\u201cPra, kjo mbeti nj\u00eb kujtim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nj\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe u b\u00eb&#8230; memoriali m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm joformal i bombardimeve t\u00eb NATO-s\u201d, tha Badescu.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tha ai, pret q\u00eb publiku i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ta kund\u00ebrshtoj\u00eb rizhvillimin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, do ta kishte fshir\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb universale e cila i bashkon ata. Njer\u00ebzit n\u00eb Beograd, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb pozite kishin n\u00eb vitet \u201990, a ishin me Millosheviqin apo kund\u00ebr tij \u2013 dhe mbajeni mend, Beogradi ishte goxha kund\u00ebr Millosheviqit \u2013 ata i d\u00ebnuan bombardimet e NATO-s\u201d, tha Badescu.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebrfshirja e nj\u00eb muzeu t\u00eb viktimave mund t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb disa, por mund t\u00eb jet\u00eb problematik. P\u00ebr dallim nga bombardimi i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Radio Televizionit t\u00eb Serbis\u00eb, tha ai, edhe pse raportime t\u00eb pakonfirmuara than\u00eb se dy burra mund t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi, askush nuk \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb brenda nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrdorur t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Badescu tha se disa njer\u00ebz mund ta cil\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb ish-nd\u00ebrtes\u00eb ushtarake, ku jan\u00eb planifikuar operacionet n\u00eb vitet \u201990, si vend t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb muze p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Derisa lufta shihej si nj\u00eb institucion jugosllav p\u00ebr unitet etnik gjat\u00eb sundimit t\u00eb Josip Titos, tha ai, mendimet e shum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb ish-Jugosllavi ndryshuan gjat\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ngriti pyetje n\u00ebse muzeu t\u00eb cilit iu referua Vu\u00e7iqi do t\u00eb ishte muze historik q\u00eb eksploron kompleksitetin e viteve \u201990 dhe rolin e Serbis\u00eb, apo \u201cnj\u00eb muze p\u00ebrkujtimor n\u00eb t\u00eb cilin ju thjesht flisni p\u00ebr viktimizim dhe e faj\u00ebsoni Per\u00ebndimin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo do t\u00eb ishte goxha nxit\u00ebse: \u2018Si ka mund\u00ebsi q\u00eb amerikan\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb e shkat\u00ebrruan k\u00ebt\u00eb dhe amerikan\u00ebt e rind\u00ebrtuan?\u2019\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serb\u00ebt n\u00eb Beograd dhe p\u00ebrkujtuesit e luft\u00ebrave ballanike n\u00eb vitet \u201990, po i p\u00ebrgjigjen me ftoht\u00ebsi fjal\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebt serb\u00eb jan\u00eb befas n\u00eb bisedime t\u00eb avancuara me dh\u00ebndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar nj\u00ebrin prej simboleve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb bombardimeve t\u00eb Per\u00ebndimit mbi caqet serbe. Nd\u00ebrtesa e braktisur e Shtabit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":933642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1136,400,584],"class_list":["post-934972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-donald-trump","tag-serbia","tag-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=934972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/934972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/933642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=934972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=934972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=934972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}