{"id":937649,"date":"2024-04-02T19:10:15","date_gmt":"2024-04-02T17:10:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=937649"},"modified":"2024-04-02T20:03:13","modified_gmt":"2024-04-02T18:03:13","slug":"kosova-pas-majit-pret-ftesen-per-anetaresim-ne-kie-ahmeti-mundesi-qe-qytetaret-ti-drejtohen-gjykates-se-strasburgut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kosova-pas-majit-pret-ftesen-per-anetaresim-ne-kie-ahmeti-mundesi-qe-qytetaret-ti-drejtohen-gjykates-se-strasburgut\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb pengohet Kosova n\u00eb rrug\u00ebn drejt K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs? Flet numri dy i diplomacis\u00eb, Ahmeti"},"content":{"rendered":"<p><strong>M\u00eb 27 mars 2024, Komiteti p\u00ebr Politik\u00eb dhe Demokraci i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ka miratuar raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn, ku rekomandohet q\u00eb shteti ka p\u00ebrmbushur kushtet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i plot\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Hapi i radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb 16 prill, kur do t\u00eb hidhet n\u00eb votim ky raport para Asambles\u00eb Parlamentare n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj t\u00eb plot\u00eb. M\u00eb pas, gjat\u00eb muajit maj, trajtohet nga Komiteti i Ministrave, dhe Kosova pret q\u00eb raporti t\u00eb miratohet me 2\/3 e ministrave t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00eb, Kreshnik Ahmeti, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ka treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit. Kjo sepse do t\u2019i hapej mund\u00ebsia secilit qytetar q\u00eb n\u00eb rastet kur drejt\u00ebsia nuk vihet n\u00eb vend n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs dhe pasi t\u00eb jen\u00eb konsumuar ato, rastet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb nj\u00eb nivel supranacional, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, apo si\u00e7 njihet ndryshe si Gjykata e Strasburgut&#8221;, u shpreh Ahmeti.<\/p>\n<p>Ai ka treguar se si raportuesja p\u00ebr Kosov\u00ebn, Dora Bakoyannis, ka k\u00ebrkuar largimin e fusnot\u00ebs q\u00eb vendoset para emrit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRreziku ka qen\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb Kosova t\u00eb trajtohet me fusnot\u00eb edhe pas an\u00ebtar\u00ebsimit, por ne kemi argumentuar intensivisht dhe n\u00eb detaje pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet. Ky rekomandim p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht edhe me faktin q\u00eb Kosova p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb procesit trajtohet si shtet\u201d, tha Ahmeti.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri i MPJD-s\u00eb, ka folur edhe p\u00ebr vot\u00ebn kund\u00ebr nga Mali i Zi.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duhet ta sqaroj q\u00eb ajo nuk p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00ebndrimin shtet\u00ebror, por ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn e saj si deputete. Ky shtet n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga tre deputet\u00eb dhe un\u00eb jam i bindur q\u00eb p\u00ebrbrenda delegacionit malazez shumica do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Ahmeti nd\u00ebr tjera.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs do ta votoj\u00eb Opinionin p\u00ebrfundimtar q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmeti tha se p\u00ebrderisa ky opinion rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin dhe nuk parasheh parakushte, pret q\u00eb Komiteti i Ministrave ta trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ministerialin e muajit maj dhe Kosova ta pranoj\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim pas miratimit nga 2\/3 e ministrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb 46 vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Z.Ahmeti, Kosova b\u00ebri edhe nj\u00eb hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb tash hapi i radh\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> Pas opinionit pozitiv t\u00eb Departamentit Ligjor t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb publikuar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, i cili sqaroi se nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, dhe votimit t\u00eb suksessh\u00ebm m\u00eb 24 prill t\u00eb vitit 2023, me \u00e7\u2019rast mbi 2\/3 e vendeve an\u00ebtare votuan n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pes\u00eb nga dymb\u00ebdhjet\u00eb vendet mosnjoh\u00ebse nuk e kund\u00ebrshtuan fillimin e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, Kosova sh\u00ebnoi edhe nj\u00eb sukses t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm m\u00eb 27 mars t\u00eb vitit 2024, me \u00e7\u2019rast Komiteti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike dhe Demokraci miratoi draft opinionin i cili thot\u00eb se Kosova duhet t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe i cili nuk parasheh parakushte p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Procesi n\u00eb vazhdim parasheh edhe dy votime. I pari do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb 16 prill n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, ku rreth 300 delegat\u00eb t\u00eb vendeve an\u00ebtare do ta votojn\u00eb p\u00ebrfundimisht Opinionin e Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike dhe Demokraci, dhe votimi i fundit nga ministrat e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb vendeve an\u00ebtare n\u00eb muajin maj. N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto votime nevojiten 2\/3 e votave n\u00eb favor, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs po vazhdon lobimin intensiv t\u00eb filluar qysh para aplikimit m\u00eb 12 maj t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<h2>Rruga drejt Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut<\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb KiE?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs do t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit. Kjo sepse do t\u2019i hapej mund\u00ebsia secilit qytetar\u00eb q\u00eb n\u00eb rastet kur drejt\u00ebsia nuk vihet n\u00eb vend n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs dhe pasi t\u00eb jen\u00eb konsumuar ato, rastet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb nj\u00eb nivel supranacional si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, apo si\u00e7 njihet ndryshe si Gjykata e Strasburgut. Kjo do t\u00eb kishte ndikim t\u00eb madh edhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs ka me dhjet\u00ebra konventa dhe mekanizma t\u00eb cilat promovojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe secilit komunitet t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, me theks t\u00eb komuniteteve t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa si shtet, Kosova do t\u00eb b\u00ebhet e barabart\u00eb me 46 vendet e tjera an\u00ebtare, 12 nga t\u00eb cilat jan\u00eb shtete t\u00eb cilat ende nuk e kan\u00eb njohur Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kjo b\u00ebhet e mundur pasi Departamenti Ligjor i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022, ka deklaruar q\u00eb procedura q\u00eb duhet ta ndjek Kosova p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb sikurse e \u00e7do vendi an\u00ebtar\u00eb tjet\u00ebr dhe procesi trajtohet sipas nenit 4 t\u00eb Statutit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, i cili flet p\u00ebr shtete, \u201cstates\u201d, dhe jo p\u00ebr vende, \u201ccountries.\u201d<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs do t\u00eb kishte ndikim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb edhe n\u00eb rajon. Pasi Kosova ka mbetur demokracia e fundit n\u00eb Evrop\u00eb e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ende nuk ka juridiksion mbi vendin ton\u00eb. Ndryshimi p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb i k\u00ebsaj situate do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e Evrop\u00ebs Juglindore dhe qytetar\u00ebt e tyre t\u00eb kishin trajtim dhe mund\u00ebsi t\u00eb barabarta.<\/p>\n<h2>Kosova pa fusnot\u00eb<\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Mund t\u00eb na flisni pak p\u00ebr raportuesen Dora Bakoyannis dhe p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> Znj. Bakoyannis ka qen\u00eb raportuese e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe para se ne t\u00eb aplikojm\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ajo ishte edhe Ministri e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb dhe vjen nga rajoni i nj\u00ebjt\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebn q\u00eb p\u00ebr raportuesen Bakoyannis dosja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mos jet\u00eb e huaj dhe t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vonesa n\u00eb trajtim. P\u00ebrgjat\u00eb procesit ajo ka treguar nj\u00eb qasje profesionale n\u00eb raport me ne dhe temat ky\u00e7e, si\u00e7 jan\u00eb rekomandimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, kriteret dhe denominimi i ka trajtuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe objektive.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> N\u00eb raportin e Bakoyannis \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe largimi i fusnot\u00ebs q\u00eb vendoset para emrit t\u00eb Kosov\u00ebs, apo jo? Si do t\u00eb veprohet?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> Neni 17.1 i Raportit t\u00eb znj. Bakoyannis rekomandon largimin e fusnot\u00ebs nga denominimi i Kosov\u00ebs dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat pozitiv i nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga aplikimi. Rreziku ka qen\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb Kosova t\u00eb trajtohet me fusnot\u00eb edhe pas an\u00ebtar\u00ebsimit, por ne kemi argumentuar intensivisht dhe n\u00eb detaje pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet. Ky rekomandim p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht edhe me faktin q\u00eb Kosova p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb procesit trajtohet si shtet, sipas nenit 4 t\u00eb Statutit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Pra, kur Kosova t\u00eb ftohet nga Komiteti i Ministrave p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, fusnota do t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb kujtim jo i mir\u00eb nga e kaluara.<\/p>\n<h2>Kosova pret mb\u00ebshtetjen e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb KiE<\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Z.Ahmeti, ka pasur reagime pasi nj\u00eb deputete e Malit t\u00eb Zi, Maja Vukiqeviq, ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs. As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi nuk kan\u00eb reaguar. Megjith\u00ebse, ministrja p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane e Malit t\u00eb Zi, Maida Gor\u00e7eviq gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Prishtin\u00eb, tha se Mali i Zi do t\u00eb ket\u00eb vot\u00eb pro Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi dhe a mendoni se do t\u00eb votoj\u00eb pro apo kund\u00ebr Kosov\u00ebs ky shtet?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> M\u00eb 27 mars, n\u00eb mbledhjen e Komitetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike dhe Demokraci kishim vet\u00ebm kat\u00ebr vota kund\u00ebr aplikimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00ebra nga to ishte nga nj\u00eb deputete nga Mali i Zi e cila \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb Komitet. M\u00eb duhet ta sqaroj q\u00eb ajo nuk p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00ebndrimin shtet\u00ebror, por ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn e saj si deputete. K\u00ebt\u00eb e kam konfirmuar edhe m\u00eb 26 mars gjat\u00eb konsultimeve politike me homologun tim malazez, n\u00eb t\u00eb cilin takim mu rikonfirmua mb\u00ebshtetja e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb Komitetin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike dhe Demokraci nga Mali i Zi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, pra deputetja n\u00eb fjal\u00eb, ky shtet n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga tre deputet\u00eb dhe un\u00eb jam i bindur q\u00eb p\u00ebrbrenda delegacionit malazez shumica do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h2>Serbia s\u00ebrish shkel\u00ebse e marr\u00ebveshjeve<\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, flasim shkurt edhe p\u00ebr vot\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb. Kosova dhe Serbia arrit\u00ebn Marr\u00ebveshjen Baz\u00eb n\u00eb shkurtin e vitit 2023 n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrkaq m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr, u pajtuan p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Dhe, sipas nenit 4 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb shkurtit, Serbia nuk duhet ta kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si e komentoni?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> M\u00eb 27 mars u sh\u00ebnua rasti m\u00eb i fundit i shkeljeve t\u00eb vazhdueshme q\u00eb Serbia ia b\u00ebn Marr\u00ebveshjes Bazike t\u00eb 27 shkurtit dhe Marr\u00ebveshjes mbi Aneksin Zbatues t\u00eb 18 marsit. Shkelja e par\u00eb e hapur e k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve ndodhi po ashtu n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, m\u00eb 24 prill t\u00eb vitit 2023. P\u00ebr k\u00ebto dy shkelje dhe t\u00eb gjitha shkeljet q\u00eb Serbia ia ka b\u00ebr\u00eb s\u00eb paku 8 pikave nga 11 pikat e Marr\u00ebveshjes Bazike, ajo nuk ka pasur asnj\u00eb pasoj\u00eb nga Bashkimi Evropian, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si metod\u00eb e obligimit t\u00eb saj p\u00ebr respektimin dhe zbatimin e k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve. Me k\u00ebt\u00eb munges\u00eb t\u00eb masave nga Bashkimi Evropian, pritjet tona jan\u00eb q\u00eb Serbia do ta vazhdoj\u00eb lobimin kund\u00ebr Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00ebnkupton shkeljen e m\u00ebtutjeshme t\u00eb Marr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Po vot\u00ebn kund\u00ebr nga Bosnj\u00eb e Hercegovina?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> Edhe n\u00eb rastin e Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb q\u00ebndrimin e nj\u00eb deputeti, q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb shtetit. Un\u00eb pres q\u00eb qasja konstruktive e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb fazat e ardhshme, si\u00e7 ishte me 24 prill t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<h2>Kosova pas majit pret ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim<\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> P\u00ebr fund, m\u00eb 16 prill Asambleja Parlamentare pritet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb prill, dhe n\u00ebse ajo jep drit\u00ebn jeshile, at\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare duhet ta jap\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb maj. \u00c7far\u00eb pret realisht Kosova?<\/p>\n<p><strong>Ahmeti:<\/strong> M\u00eb 16 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs do ta votoj\u00eb Opinionin p\u00ebrfundimtar q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb. P\u00ebrderisa ky Opinion rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin dhe nuk parasheh parakushte, un\u00eb pres q\u00eb Komiteti i Ministrave ta trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ministerialin e muajit maj dhe Kosova ta pranoj\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim pas miratimit nga 2\/3 e ministrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb 46 vendeve an\u00ebtare. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar tashm\u00eb nga Departamenti Ligjor i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Raporti i Jurist\u00ebve Eminent t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, dhe tri raportueset e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb drejtuara nga Dora Bakoyannis, nuk ekziston asnj\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe Kosova plot\u00ebson standardet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, madje i tejkalon disa prej tyre, dhe duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet pa asnj\u00eb parakusht shtes\u00eb.\/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 27 mars 2024, Komiteti p\u00ebr Politik\u00eb dhe Demokraci i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ka miratuar raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn, ku rekomandohet q\u00eb shteti ka p\u00ebrmbushur kushtet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i plot\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Hapi i radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb 16 prill, kur do t\u00eb hidhet n\u00eb votim ky raport para Asambles\u00eb Parlamentare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":937658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[2183,2185,563,1643,2184,451,2182],"class_list":["post-937649","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-anetaresimi","tag-asambleja-parlamentare","tag-fusnote","tag-keshilli-i-evropes","tag-kie","tag-kosova","tag-kreshnik-ahmeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/937649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=937649"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/937649\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/937658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=937649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=937649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=937649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}