{"id":937899,"date":"2024-04-03T14:48:27","date_gmt":"2024-04-03T12:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=937899"},"modified":"2024-04-03T14:55:16","modified_gmt":"2024-04-03T12:55:16","slug":"shkenca-e-vdekjes-dhe-misteri-i-pacientes-nje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/shkenca-e-vdekjes-dhe-misteri-i-pacientes-nje\/","title":{"rendered":"Shkenca e vdekjes dhe misteri i \u201cPacientes Nj\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Hulumtimi i ri p\u00ebr vdekjen e trurit tregon se vija mes jet\u00ebs dhe vdekjes mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e holl\u00eb sesa mendohej m\u00eb par\u00eb, shkruan <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/society\/2024\/apr\/02\/new-science-of-death-brain-activity-consciousness-near-death-experience?CMP=fb_gu&amp;utm_medium=Social&amp;utm_source=Facebook&amp;fbclid=IwAR2etI24YjLXthQ5BRWGn57LRL3YZxTF7SQyj88qf3JxGEVhFAZsM5U5qDc#Echobox=1712048785\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The Guardian.<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Pacientja Nj\u00eb qe 24 vje\u00e7are dhe shtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb tret\u00eb kur iu ndal pajisja q\u00eb e mbante n\u00eb jet\u00eb. Ishte viti 2014. Pak vjet m\u00eb her\u00ebt, ishte diagnostikuar me s\u00ebmundje q\u00eb shkaktonte \u00e7rregullimin e t\u00eb rrahurave t\u00eb zemr\u00ebs dhe gjat\u00eb dy shtatz\u00ebnive t\u00eb m\u00ebparshme ajo kishte marramendje dhe plog\u00ebshti. Kat\u00ebr jav\u00eb pas shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb tret\u00eb, ajo ra p\u00ebrtok\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00ebna e saj, e cila ishte me t\u00eb, telefonoi ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb. Deri n\u00eb koh\u00ebn kur arriti ekipi emergjent, Pacientja Nj\u00eb ishte pandjenja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 minuta. Doktor\u00ebt zbuluan se zemra e saj kishte pushuar s\u00eb rrahuri, transmeton gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Edhe pse u d\u00ebrgua n\u00eb spital, u konfirmua se nuk mund t\u00eb trajtohej dhe Pacientja Nj\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb departamentin e emergjencave n\u00eb Universitetin e Michiganit. Doktor\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn defibrilator in para se t\u2019ia kthenin \u201ctak-taket\u201d e zemr\u00ebs. Ajo u vendos n\u00eb ventilator dhe u transferua n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e kujdesit neurointensiv. Doktor\u00ebt vazhdimisht monitoruan aktivitetin e trurit. Ajo nuk reagonte ndaj stimulit t\u00eb jasht\u00ebm dhe truri i saj ishte \u00ebnjtur fort.<\/p>\n<p>Pasi q\u00ebndroi n\u00eb koma t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr tre dit\u00eb, familja e saj vendosi se m\u00eb e mira ishte q\u00eb t\u00eb ndalej pajisja q\u00eb e mbante n\u00eb jet\u00eb. Fiks n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u2013 kur oksigjeni i saj u ndal dhe infermieret nxor\u00ebn nga fyti i saj tubin p\u00ebr frym\u00ebmarrje \u2013 Pacientja Nj\u00eb u b\u00eb nj\u00eb prej rasteve m\u00eb intriguese shkencore n\u00eb historin\u00eb e re.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrvoja t\u00eb vdekjes<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr disa vjet, Jimo Borjigin, profesoresh\u00eb e neurologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Michiganit, b\u00ebhej fort kurioze nga pyetja se \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb me ne kur t\u00eb vdesim. Kishte d\u00ebgjuar p\u00ebrvojat e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb sulmeve n\u00eb zem\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt kishin rr\u00ebfyer p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme fizike para se t\u00eb ktheheshin n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh, k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb rr\u00ebfyer se si kan\u00eb dal\u00eb nga trupi i tyre dhe kan\u00eb udh\u00ebtuar drejt burimit t\u00eb pashtersh\u00ebm t\u00eb drit\u00ebs. Nga ky burim ata jan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nga familjar\u00ebt q\u00eb kishin vdekur m\u00eb par\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb folur se si e kan\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn ose se si jan\u00eb takuar me jonjer\u00ebzoren. Borjigin nuk besonte se k\u00ebto rr\u00ebfime ishin t\u00eb v\u00ebrteta \u2013 nuk i shkonte nd\u00ebrmend se shpirti i t\u00eb gjall\u00ebve mund t\u00eb udh\u00ebtonte drejt nj\u00eb bote t\u00eb m\u00ebpastajme \u2013 por dyshonte se di\u00e7ka e v\u00ebrtet\u00eb ndodhte te truri i k\u00ebtyre pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb laborator ajo kishte zbuluar se minjt\u00eb i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb stuhie dramatike t\u00eb shum\u00eb neurotransmetuesve, p\u00ebrfshir\u00eb serotonin\u00ebn dhe dopamin\u00ebn, pasi zemrat e tyre ndalen dhe truri humbet oksigjenin. Ajo pyeste veten n\u00ebse p\u00ebrvojat e njer\u00ebzve me momentet e vdekjes mund t\u00eb buronin nga nj\u00eb fenomen i ngjash\u00ebm dhe n\u00ebse po ndodhte edhe te njer\u00ebzit q\u00eb nuk mund t\u00eb ktheheshin n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Momenti i vdekjes \u00ebsht\u00eb fush\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme studimit \u2013 tek e fundit t\u00eb gjith\u00eb e b\u00ebjm\u00eb \u2013 aq sa Borjigin \u00ebsht\u00eb e mendimit se shkenc\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb kuptim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb ndodh me trurin gjat\u00eb procesit t\u00eb vdekjes. Por kur k\u00ebrkoi n\u00eb literatur\u00ebn shkencore, gjeti pothuajse asgj\u00eb. \u201cT\u00eb vdes\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb kaq thelb\u00ebsore e jet\u00ebs\u201d, thot\u00eb ajo. \u201cAma, ne nuk dinim pothuajse asgj\u00eb rreth vdekjes s\u00eb trurit\u201d. K\u00ebshtu, e sosi q\u00eb t\u00eb kthehej dhe t\u00eb zbulonte se \u00e7far\u00eb ndodhte brenda trurit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kishin vdekur n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e neurointensiv\u00ebs n\u00eb Universitetin e Michiganit. \u00a0N\u00eb mesin e t\u00eb vdekurve ishte edhe Pacientja Nj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Borjigin nisi studimin p\u00ebr Pacienten Nj\u00eb, t\u00eb kuptuarit shkencor p\u00ebr vdekjen ishte n\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Q\u00eb prej viteve \u201960, p\u00ebrparimet n\u00eb reanimacion kishin ndihmuar n\u00eb kthimin n\u00eb jet\u00eb t\u00eb mij\u00ebra personave q\u00eb pa k\u00ebt\u00eb proces do t\u00eb mund t\u00eb kishin vdekur. Rreth 10 ose 20 p\u00ebr qind e k\u00ebtyre njer\u00ebzve u kthyen n\u00eb jet\u00eb me rr\u00ebfime p\u00ebr momentet e vdekjes. Shumica thoshin se kishin ndier shpirtin duke u larguar nga trupi i tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre pacient\u00ebve madje pretenduan se nga lart kishin par\u00eb mjek\u00ebt teksa po i ringjallnin. Sipas disa studimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb persona pretendon se ka pasur p\u00ebrvoj\u00eb me momentet e vdekjes q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe sulmin ne zem\u00ebr. Kjo i bie se diku 800 milion shpirtra n\u00eb krejt bot\u00ebn kan\u00eb prekur me gishtin e k\u00ebmb\u00ebs jet\u00ebn e p\u00ebrtejme.<\/p>\n<p>Sado t\u00eb pabesueshme q\u00eb dukeshin k\u00ebto p\u00ebrvoja me momentet e vdekjes, disa prej tyre ishin aq t\u00eb q\u00ebndrueshme sa shkenc\u00ebtar\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb besonin se kishte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb to: ndoshta njer\u00ebzit nj\u00ebmend kishin mendje ose shpirtra q\u00eb ekzistonin ndaras nga trupi i tyre i gjall\u00eb. N\u00eb vitet \u201970 nj\u00eb grup kardiolog\u00ebsh, psikiat\u00ebrsh, sociolog\u00ebsh dhe psikolog\u00ebsh nga SHBA-ja dhe Evropa nis\u00ebn t\u00eb studionin n\u00ebse p\u00ebrvojat e momenteve t\u00eb vdekjes mund t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se vdekja nuk \u00ebsht\u00eb fundi i qenies dhe se vet\u00ebdija mund t\u00eb ekzistoj\u00eb e pavarur nga truri. K\u00ebshtu, lindi fusha e studimeve t\u00eb momenteve t\u00eb vdekjes, p\u00ebrcjell gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ishte viti 2015 kur Borjigin bashk\u00eb me disa koleg\u00eb, analizuan t\u00eb dh\u00ebnat e aktivitetit elektrik n\u00eb trurin e Pacientes Nj\u00eb n\u00eb momentin kur asaj iu ndal aparati q\u00eb e mbante n\u00eb jet\u00eb. Ajo q\u00eb zbuluan ishte krejt e papritur dhe ka potencial p\u00ebr t\u00eb rishkruar krejt ato q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr kuptimin e vdekjes.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb zbuluam ishte maja e ajsbergut t\u00eb madh. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sip\u00ebrfaqe p\u00ebrmban informacione se si zhvillohet vdekja. Sepse di\u00e7ka ndodh n\u00eb tru q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb\u201d, thot\u00eb Borjigin.<\/p>\n<p>Spiritualist\u00ebt dhe parapsikolog\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin se di\u00e7ka thell\u00ebsisht e \u00e7uditshme po ndodh me njer\u00ebzit kur ata vdesin, por ata e kan\u00eb gabim kur supozojn\u00eb se kjo po ndodh n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr dhe jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkuptimi i asaj q\u00eb gjeti Jimo Borjigin kur hetoi rastin e Pacientit Nj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Momenti i vdekjes <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb momentet pasi Pacientes Nj\u00eb iu hoq oksigjeni, pati rritje t\u00eb aktivitetit n\u00eb trurin e saj q\u00eb po vdiste. Zonat q\u00eb kishin qen\u00eb pothuajse t\u00eb heshtura nd\u00ebrsa ajo ishte n\u00eb aparatur\u00eb, papritur u p\u00ebrplas\u00ebn me sinjale elektrike me frekuenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb quajtur val\u00eb gama. N\u00eb ve\u00e7anti, pjes\u00ebt e trurit q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt i konsiderojn\u00eb \u201czon\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb\u201d p\u00ebr vet\u00ebdijen u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjalla n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb, sinjalet mbet\u00ebn t\u00eb dallueshme p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb minuta. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, ato ishin 11 deri n\u00eb 12 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa kishin qen\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb hiqej ventilatori i Pacientes Nj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTeksa ajo vdiste, truri i Pacientes Nj\u00eb funksiononte me shpejt\u00ebsi\u201d, thot\u00eb Borjigin. P\u00ebr rreth dy minuta pasi i ishte nd\u00ebrprer\u00eb oksigjeni, pati sinkronizim intensiv t\u00eb val\u00ebve t\u00eb trurit t\u00eb saj, gjendje e lidhur me shum\u00eb funksione njoh\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebmendjen dhe kujtes\u00ebn e shtuar. Sinkronizimi u zbut p\u00ebr rreth 18 sekonda, m\u00eb pas u intensifikua p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr minuta. U zbeh p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb, pastaj u kthye p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat periudha t\u00eb vdekjes, pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trurit t\u00eb Pacientes Nj\u00eb ishin papritur n\u00eb komunikim t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Lidhjet m\u00eb intensive filluan menj\u00ebher\u00eb pasi ndaloi oksigjeni dhe zgjat\u00ebn p\u00ebr gati kat\u00ebr minuta. Kishte nj\u00eb shp\u00ebrthim tjet\u00ebr lidhjeje m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb minuta e 20 sekonda pasi asaj iu ndal aparati q\u00eb e mbante gjall\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti, zonat e trurit t\u00eb saj t\u00eb lidhura me p\u00ebrpunimin e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdijshme \u2013 zona q\u00eb jan\u00eb aktive kur l\u00ebvizim n\u00ebp\u00ebr bot\u00ebn e gjall\u00eb dhe kur kemi \u00ebndrra t\u00eb gjalla \u2013 po komunikonin me ato t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb formimin e kujtes\u00ebs. K\u00ebshtu ishin pjes\u00eb t\u00eb trurit t\u00eb lidhura me ndjeshm\u00ebrin\u00eb. Edhe kur ajo rr\u00ebshqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme m\u00eb thell\u00eb n\u00eb vdekje, di\u00e7ka q\u00eb dukej \u00e7udit\u00ebrisht sikur jeta po ndodhte p\u00ebr disa minuta n\u00eb trurin e Pacientes Nj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka di\u00e7ka q\u00eb i b\u00ebn bashk\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre njer\u00ebzve \u2013 fizikant\u00ebt, parapsikolog\u00ebt, spiritualist\u00ebt. \u00cbsht\u00eb shpresa q\u00eb duke kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb aktual\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb trupit ton\u00eb, ne do t\u00eb arrijm\u00eb jo nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb vdekjes, por nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Kjo, ndoshta, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e v\u00ebrtet\u00eb e p\u00ebrvoj\u00ebs af\u00ebr vdekjes: ajo na tregon se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur jo n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hulumtimi i ri p\u00ebr vdekjen e trurit tregon se vija mes jet\u00ebs dhe vdekjes mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e holl\u00eb sesa mendohej m\u00eb par\u00eb, shkruan The Guardian. Pacientja Nj\u00eb qe 24 vje\u00e7are dhe shtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e saj t\u00eb tret\u00eb kur iu ndal pajisja q\u00eb e mbante n\u00eb jet\u00eb. Ishte viti 2014. Pak vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":937907,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-937899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/937899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=937899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/937899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/937907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=937899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=937899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=937899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}