{"id":943227,"date":"2024-04-18T16:38:01","date_gmt":"2024-04-18T14:38:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=943227"},"modified":"2024-04-19T09:35:11","modified_gmt":"2024-04-19T07:35:11","slug":"dash-thirrje-autoriteteve-serbe-per-transparence-arrestimi-i-policeve-te-kosoves-pershkallezon-situaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dash-thirrje-autoriteteve-serbe-per-transparence-arrestimi-i-policeve-te-kosoves-pershkallezon-situaten\/","title":{"rendered":"DASH thirrje autoriteteve serbe p\u00ebr transparenc\u00eb: Arrestimi i polic\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrshkall\u00ebzon situat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar pas zhvillimeve q\u00eb ndodh\u00ebn t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku autoritetet serbe ndaluan qytetar\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb vendkalimet kufitare serbe, z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Dejan Jankoviq dhe dhjet\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb policor\u00eb. Dje u liruan pes\u00eb prej tyre nga autoritetet serbe, nd\u00ebrsa 4 t\u00eb tjer\u00eb sot, p\u00ebrve\u00e7 Jankoviqit, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>DASH-i n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje ekskluzive p\u00ebr <strong>gazet\u00ebn online Reporteri.net<\/strong> i ka b\u00ebr\u00eb thirrje autoriteteve serbe q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb me transprenc\u00eb, derisa ndalimet arbitratre q\u00eb synojn\u00eb zyrtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se do t\u00eb shihen si veprime p\u00ebrshkall\u00ebzuese t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>Lidhur me z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Jankoviq, i cili ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbajtje nga autoritetet serbe, nga DASH shpresojn\u00eb n\u00eb lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8220;Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr situat\u00ebn dhe ne po e monitorojm\u00eb at\u00eb nga af\u00ebr. T\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb shmangin \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin rajonal. N\u00eb lidhje me k\u00ebdo t\u00eb ndaluar, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje autoriteteve serbe q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb me transparenc\u00eb dhe me respekt t\u00eb plot\u00eb ndaj sundimit t; ligjit dhe t\u00eb procedojn\u00eb \u00e7do rast sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur&#8221;, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Ndalimet arbitrare ose padrejt\u00ebsisht t\u00eb gjata, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse synojn\u00eb zyrtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb shihen si veprime p\u00ebrshkall\u00ebzuese t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr paqen dhe stabilitetin. Shpresojm\u00eb n\u00eb lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb ende i ndaluar nga autoritetet serbe&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i DASH-it p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se ajo q\u00eb ndodhi dje \u00ebsht\u00eb shkelje e marr\u00ebveshjes p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes, derisa i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Serbis\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahet nga veprimet e tilla t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara dhe t\u00eb respektoj\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>&#8220;Ritheksojm\u00eb se marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes e arritur si pjes\u00eb e Dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja ofron parametra t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr hyrjen dhe daljen e qytetar\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb dhe nga Serbia.<br \/>\nSi\u00e7 ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe Bashkimi Evropian, vonesat si ato q\u00eb ndodh\u00ebn s\u00eb fundmi paraqesin shkelje t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahet nga veprime t\u00eb tilla t\u00eb nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara dhe t\u00eb respektoj\u00eb plot\u00ebsisht marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja&#8221;, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e DASH ekskluzivisht p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Jankoviq, q\u00eb vjen nga komuna e Sht\u00ebrpc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ndaluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb pik\u00ebn kufitare me Serbin\u00eb, Jarinj\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe u d\u00ebrgua p\u00ebr intervistim n\u00eb qytetin jugper\u00ebndimor t\u00eb Serbis\u00eb, Rashk\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mpb-njofton-se-5-zyrtare-policore-perfshire-jankoviqin-vazhdojne-te-mbahen-nga-serbia-ben-thirrje-te-nderkombetaret-te-denoje-kete-veprim\/\">Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme<\/a> tha se autoritetet serbe i kan\u00eb ndaluar \u201c10 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb)\u201d, por shtoi se pes\u00eb prej tyre jan\u00eb liruar. Sipas ministris\u00eb, institucionet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb sigurimit t\u00eb informacioneve t\u00eb sakta p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb qeveris\u00eb tha se sipas informacioneve t\u00eb fundit, kat\u00ebr zyrtar\u00eb policor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb po mbaheshin n\u00eb Rashk\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, jan\u00eb liruar dhe i ndaluar vazhdon t\u00eb mbetet vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Dejan jankoviq.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kurti tha se zyrtar\u00ebt policor\u00eb ishin ndaluar n\u00eb pikat kufitare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Merdar\u00eb, Dheu i Bardh\u00eb e Jarinj\u00eb, si dhe n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebkalim kufitar mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZ\u00ebvend\u00ebsdrejtori i policis\u00eb vazhdon t\u00eb mbahet n\u00eb burg n\u00eb Serbi\u201d, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"y19oiesy5U\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-jane-liruar-kater-nga-pese-policet-e-ndaluar-ne-serbi\/\">Kurti: Jan\u00eb liruar kat\u00ebr nga pes\u00eb polic\u00ebt e ndaluar n\u00eb Serbi<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cKurti: Jan\u00eb liruar kat\u00ebr nga pes\u00eb polic\u00ebt e ndaluar n\u00eb Serbi\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/kurti-jane-liruar-kater-nga-pese-policet-e-ndaluar-ne-serbi\/embed\/#?secret=HYvYvKEBlK#?secret=y19oiesy5U\" data-secret=\"y19oiesy5U\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Nga m\u00ebngjesi i hersh\u00ebm i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, autoritetet serbe targetuan autobus\u00eb dhe automjete q\u00eb po transportonin qytetar\u00ebt kosovar\u00eb nga per\u00ebndimi drejt Kosov\u00ebs apo anasjelltas.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb i ka mohuar akuzat e autoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb se ka ndaluar autobus\u00eb me udh\u00ebtar\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e saj me Kroacin\u00eb dhe Hungarin\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto pretendime jan\u00eb t\u00eb pabaza dhe Policia nuk ka ndaluar ask\u00ebnd, e as penguar hyrjen dhe kalimin e asnj\u00eb qytetari\u201d, tha Ministria serbe n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/osmani-pese-police-te-kosoves-po-mbahen-peng-ne-serbi-faktori-nderkombetar-te-rrisin-perpjekjet-qe-te-ndalojne-mizorite-e-tilla\/\">Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani<\/a>, t\u00eb enjten, tha se pes\u00eb polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cpo vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen peng\u201d nga Serbia, shtet t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si \u201cshovinist\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb q\u00eb ta ngren\u00eb z\u00ebrin dhe t\u2019i rrisin p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb ndalin mizorit\u00eb dhe veprimet e tilla shoviniste kund\u00ebr qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe kund\u00ebr policis\u00eb son\u00eb&#8221;, tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gervalla-thote-se-mpjd-ja-ska-informacion-nese-zevendesdrejtori-i-policise-eshte-liruar-nga-serbia\/\">Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Kosov\u00ebs<\/a> gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme tha se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e paraburgimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi u \u00ebsht\u00eb drejtuar vendeve t\u00eb QUINT-it \u2013 Shteteve t\u00eb Bashkuara, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Franc\u00ebs, Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, institucioneve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe organizmave t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb reaguar sot lidhur me at\u00eb se \u00e7ka ndodhi dje.<\/p>\n<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar me arrestimin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Dejan Jankoviq, dhe me zhvillimet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRasti i fundit \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues p\u00ebr ne. Shqet\u00ebsues q\u00eb po mbahet i ndaluar z.Jankoviq nga autoritetet serbe dhe jam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, se dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ne e njoh\u00ebm p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, dhe kemi ndihmuar n\u00eb integrimin e komunitetet serb n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht etnis\u00eb, dhe rolin e tyre t\u00eb cilin e kan\u00eb luajtur dhe vazhdojn\u00eb ta luajn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Jemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndalimin e z. Jankoviq\u201d, tha Hovenier sot para mediave.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"fzeqn3cB1N\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hovenier-shba-ja-e-shqetesuar-per-ndalimin-e-jankoviqit-nga-autoritetet-serbe\/\">Hovenier: SHBA-ja e shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndalimin e Jankoviqit nga autoritetet serbe<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cHovenier: SHBA-ja e shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndalimin e Jankoviqit nga autoritetet serbe\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/hovenier-shba-ja-e-shqetesuar-per-ndalimin-e-jankoviqit-nga-autoritetet-serbe\/embed\/#?secret=wA9OCaOk4I#?secret=fzeqn3cB1N\" data-secret=\"fzeqn3cB1N\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>Hovenier gjithashtu ka mir\u00ebpritur deklarat\u00ebn e Bashkimit Evropian e cila tha se Serbia ka shkelur marr\u00ebveshjen p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me Bashkimin Evorpian dhe jemi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e dialogut dhe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb zbatohen. Deklarata e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk dakordohemi me deklarat\u00ebn e BE-s\u00eb&#8221;, u shpreh Hovenier.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dje tha se \u00ebsht\u00eb informuar me rastin e ndaljes s\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve dhe autobus\u00ebve nga Kosova nga autoritetet e Serbis\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb duke ndjekur situat\u00ebn p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast BE-ja konstatoi se Serbia \u00ebsht\u00eb duke e shkelur marr\u00ebveshjen p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi n\u00eb dijeni p\u00ebr situat\u00ebn dhe po e p\u00ebrcjellim p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi. Marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes e arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja, cakton parametrat e qart\u00eb rreth hyrjes dhe daljes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje\u201d, ka deklaruar dje z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Peter Stano.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"jS8T0ZFZ8U\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/be-reagon-per-ndalimin-e-autobuseve-me-kosovare-ne-kufi-serbia-ka-shkelur-marreveshjen-per-levizjen-e-lire\/\">BE reagon p\u00ebr ndalimin e autobus\u00ebve me kosovar\u00eb n\u00eb kufi: Serbia ka shkelur marr\u00ebveshjen p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cBE reagon p\u00ebr ndalimin e autobus\u00ebve me kosovar\u00eb n\u00eb kufi: Serbia ka shkelur marr\u00ebveshjen p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/be-reagon-per-ndalimin-e-autobuseve-me-kosovare-ne-kufi-serbia-ka-shkelur-marreveshjen-per-levizjen-e-lire\/embed\/#?secret=r9dgxEXyJz#?secret=jS8T0ZFZ8U\" data-secret=\"jS8T0ZFZ8U\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p>M\u00eb 14 prill, kujtojm\u00eb se presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq paralajm\u00ebroi se &#8220;\u00e7dokush q\u00eb shkel rendin kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb arrestohet dhe do t\u00eb ndiqet penalisht\u201d.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi e tha k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim duke folur p\u00ebr arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit prej Zve\u00e7anit, m\u00eb 13 prill nga Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protestat e vitit 2021, t\u00eb organizuara p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit t\u00eb nj\u00eb aksioni kund\u00ebr kontraband\u00ebs me mallra.\/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar pas zhvillimeve q\u00eb ndodh\u00ebn t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku autoritetet serbe ndaluan qytetar\u00eb kosovar\u00eb n\u00eb vendkalimet kufitare serbe, z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Dejan Jankoviq dhe dhjet\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb policor\u00eb. Dje u liruan pes\u00eb prej tyre nga autoritetet serbe, nd\u00ebrsa 4 t\u00eb tjer\u00eb sot, p\u00ebrve\u00e7 Jankoviqit, shkruan Reporteri.net. DASH-i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":943236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2208,1391,576,2207,440],"class_list":["post-943227","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-autoritetet-serbe","tag-departamenti-amerikan-i-shtetit","tag-kufi","tag-ndalesat","tag-policia-e-kosoves"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/943227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=943227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/943227\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/943236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=943227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=943227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=943227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}