{"id":944480,"date":"2024-04-21T23:57:32","date_gmt":"2024-04-21T21:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=944480"},"modified":"2024-04-21T23:57:32","modified_gmt":"2024-04-21T21:57:32","slug":"maqedonia-e-veriut-ne-prag-te-zgjedhjeve-presidenciale-7-kandidate-ne-gare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/maqedonia-e-veriut-ne-prag-te-zgjedhjeve-presidenciale-7-kandidate-ne-gare\/","title":{"rendered":"Maqedonia e Veriut n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, 7 kandidat\u00eb n\u00eb gar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fushata presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po shkon drejt fundit t\u00eb saj. Shtat\u00eb kandidat\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb; prej tyre dy shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shprehen t\u00eb bindur se do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb raundun e dyt\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>Garuesit dhe partit\u00eb e tyre kan\u00eb hedhur akuza p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb e disa prej kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb me Federat\u00ebn Ruse apo p\u00ebr pengimin e proceseve t\u00eb integrimit t\u00eb vendit drejt BE-s\u00eb. Presidenti i ri pritet t\u00eb zgjidhet n\u00eb balotazh m\u00eb 8 maj, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare<\/p>\n<p>Fushat\u00ebs presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po i afrohet fundi. N\u00eb t\u00eb ka mbizot\u00ebruar nj\u00eb retorik\u00eb e ashp\u00ebr. Zgjedhjet mbahen m\u00eb 24 prill. Ndon\u00ebse heshtja zgjedhore hyn n\u00eb fuqi 24 or\u00eb para k\u00ebsaj date, nga ana tjet\u00ebr vazhdon pa penges\u00eb fushata e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 8 majit, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ballkanik.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt shqiptar\u00eb shprehen t\u00eb bindur se do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb raundun e dyt\u00eb, por kjo nuk i ka ndodhur nj\u00eb garuesi shqiptar deri m\u00eb tani n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa mb\u00ebshtetje kan\u00eb tek elektorati sidomos n\u00eb rrethana t\u00eb k\u00ebtilla kur zgjedhjet parlamentare mbahen vet\u00ebm dy jav\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar \u201cVlen\u201d shkuan n\u00eb Gjermani dhe Zvic\u00ebr p\u00ebr takime me diaspor\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Zoti Arben Taravari duke ditur v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e emigrant\u00ebve p\u00ebr t\u2019u kthyer vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb votuar, u k\u00ebrkon atyre q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb tek familjar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb vendlindje q\u00eb votat t\u2019i hedhin p\u00ebr kandidatin e koalicionit VLEN m\u00eb 24 prill dhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 8 majit.<\/p>\n<p>\u201cJu nuk jeni rast\u00ebsisht k\u00ebtu se keni dashur, por sepse keni par\u00eb plot padrejt\u00ebsi dhe mosfunksiom t\u00eb shtetit; shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ekonomis\u00eb, etj. M\u00eb 24 prill kush fiton, 8 maji \u00ebsht\u00eb gati. Kapitullim. Ne e kemi shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se mendoni se duhet t\u00eb na p\u00ebrkrahni, t\u00eb loboni kush mundet edhe mir\u00ebsevini, sepse krijoni nj\u00eb atmosfer\u00eb dhe frym\u00eb fituese. Kush nuk mundet t\u00eb vij\u00eb, s\u00eb paku nj\u00eb telefonat\u00eb andej ku mundeni, nj\u00eb gjysm\u00eb fjale q\u00eb ta p\u00ebrkrahin ndryshimin, sepse shqiptar\u00ebt prej 2011 kan\u00eb votuar p\u00ebr ndryshim\u201d, u shpreh kandidati p\u00ebr president, Arben Taravari.<\/p>\n<p>Bujar Osmani, kandidat i koalicionit Fronti Evropian b\u00ebn thirrje p\u00ebr ruajtjen e harmonis\u00eb nd\u00ebretnike n\u00eb vend dhe shmangien e ndikimeve keqdash\u00ebse q\u00eb do ta largonin vendin nga orientimi strategjik pro-evropian:<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr 61 deputet\u00eb q\u00eb t\u00eb na p\u00ebrjashtojn\u00eb edhe ne, edhe turqit edhe rom\u00ebt dhe boshnjak\u00ebt nga vendimmarrja. Me vendimin p\u00ebr fuqizimin e Frontit Evropian ju do t\u2019ua ngritni nj\u00eb mur atyre q\u00eb duan t\u00eb na izolojn\u00eb nga bota n\u00eb kushte kur bota \u00ebsht\u00eb ne periudh\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: Nj\u00eb eskalim n\u00eb Lindjen e Mesme; me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb; me vlimin q\u00eb ndodh n\u00eb Ballkan, m\u00eb s\u00eb paku q\u00eb na duhet neve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet multietnik \u00ebsht\u00eb paqart\u00ebsia strategjike; \u00ebsht\u00eb izolim nga rrjedhat bot\u00ebrore\u201d, tha zoti Osmani.<\/p>\n<p>Gordana Siljanovska dhe partia e saj VMRO-DPMNE akuzojn\u00eb Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik p\u00ebr Integrim p\u00ebr korrupsion apo edhe p\u00ebr l\u00ebshimet, q\u00eb sipas tyre, i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb partis\u00eb shqiptare n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave shtet\u00ebrore:<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia nuk guxon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet dykomb\u00ebsh sepse kjo \u00e7on drejt boshnjak\u00ebzimit dhe modelit t\u00eb Qipros. Maqedonia duhet t\u00eb jet\u00eb shtet i qytetar\u00ebve t\u00eb barabart\u00eb dhe i nj\u00eb shoq\u00ebrie shum\u00ebkulturore; por jo shtet dykomb\u00ebsh\u201d, shprehet ajo duke aluduar n\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Stevo Pendarovski, i cili garon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb, akuzon VMRO-DPMNE-n\u00eb se ndryshe paraqitet para publikut vendas dhe ndryshe para diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cHristijan Mickovski saher\u00eb q\u00eb flet me ambasador\u00ebt e huaj thekson se p\u00ebrpar\u00ebsi e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e pakic\u00ebs bullgare n\u00eb kushtetut\u00eb, nd\u00ebrsa para zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij dhe mb\u00ebstet\u00ebsve t\u00eb tij e thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d. Zoti Pendarvoski thot\u00eb se ka shum\u00eb ar\u00ebsye p\u00ebr mos t\u2019i besuar zotit Mickovski dhe stafit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb jan\u00eb edhe Maksim Dimitrievski i partis\u00eb s\u00eb quajtur \u201cZnam\u201d, Stev\u00e7e Jakimovski i \u201cOpsionit Qytetar p\u00ebr Maqedonin\u00eb\u201d dhe Biljana Vankovska e partis\u00eb nacionaliste \u201cE Majta\u201d.<\/p>\n<p>Dy garuesit me m\u00eb tep\u00ebr vota nga zgjedhjet e 24 prillit do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb balotazhin e 8 majit kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Votat e elektoratit shqiptar zakonisht kan\u00eb ndikim n\u00eb balotazh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar fituesin, por kjo k\u00ebrkon thirrjen nga partit\u00eb politike shqiptare, t\u00eb cilat deri m\u00eb tash nuk jan\u00eb shprehur se si do t\u00eb veprojn\u00eb.\/VOA\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po shkon drejt fundit t\u00eb saj. Shtat\u00eb kandidat\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb; prej tyre dy shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shprehen t\u00eb bindur se do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb raundun e dyt\u00eb. Garuesit dhe partit\u00eb e tyre kan\u00eb hedhur akuza p\u00ebr af\u00ebrsin\u00eb e disa prej kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb me Federat\u00ebn Ruse apo p\u00ebr pengimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":944481,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-944480","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/944480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=944480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/944480\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/944481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=944480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=944480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=944480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}