{"id":946217,"date":"2024-04-26T17:50:57","date_gmt":"2024-04-26T15:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=946217"},"modified":"2024-04-26T17:50:57","modified_gmt":"2024-04-26T15:50:57","slug":"dalja-e-shqiptareve-ne-zgjedhje-ne-maqedonine-e-veriut-shenon-renie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/dalja-e-shqiptareve-ne-zgjedhje-ne-maqedonine-e-veriut-shenon-renie\/","title":{"rendered":"Dalja e shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhje n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut sh\u00ebnon r\u00ebnie"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dalja e shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb 24 prillit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie krahasuar me zgjedhjet e m\u00ebparshme dhe kjo vjen si pasoj\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb tyre me partit\u00eb politike dhe ikjes s\u00eb t\u00eb rinjve nga vendi, sipas njoh\u00ebsit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike, Xhelal Nezirit.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb pak se 30 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut (KSHZ).<\/p>\n<p>Dy grupimet politike q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale me kandidat\u00ebt e tyre, Fronti Evropian me Bujar Osmanin (13,37%) dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin (9,20%), i fituan rreth 210.000 vota s\u00eb bashku. Mbi 830.000 qytetar\u00ebve maqedonas votuan n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/dalja-shqiptareve-ne-zgjedhje-maqedoni-bie\/32921740.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Asnj\u00ebri prej kandidat\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ia doli t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb rundin e dyt\u00eb, pasi Kandidatja opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, fituan m\u00eb shum\u00eb vota.<\/p>\n<p>Dalja e ul\u00ebt n\u00eb votime, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me d\u00ebshp\u00ebrimin e elektoratit shqiptar me partit\u00eb politike, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ofertave reale p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Preokupim kryesor p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por edhe shtresat e tjera, jan\u00eb papun\u00ebsia, ulja e standardit jet\u00ebsor, prania e madhe e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, si dhe r\u00ebnia e madhe e besimit n\u00eb sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Dalja e ul\u00ebt ka qen\u00eb evidente edhe n\u00eb ciklet e kaluara zgjedhore dhe, sipas dh\u00ebnave t\u00eb KSHZ-s\u00eb, n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit numri i elektoratit shqiptar \u00ebsht\u00eb tkurrur p\u00ebr mbi 50.000 vota.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e vitit 2014 kishin hedhur vot\u00ebn 250 mij\u00eb shqiptar\u00eb, por krahasuar me zgjedhjet e m\u00ebhershme, ulja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Xhelal Neziri, njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se mungesa e ofertave t\u00eb sinqerta politike dhe largimi i t\u00eb rinjve jasht\u00eb vendit, jan\u00eb dy faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e numrit t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cEdhe koalicioni VLEN, por edhe koalicioni i Frontit Evropian, mbase jan\u00eb koalicione t\u00eb reja, por jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga element\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Problemi q\u00ebndron te mungesa e nj\u00eb formule p\u00ebr t\u2019i motivuar ata votues q\u00eb jan\u00eb apolitik\u00eb, q\u00eb nuk votojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Pastaj te qasja politikb\u00ebrjes nga ana e partive politike, apo mungesa e nj\u00eb opsioni q\u00eb do t\u00eb ishte atraktiv, sidomos p\u00ebr gjeneratat e reja\u201d, tha Neziri.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues edhe fakti se, n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e fundit, mbi 35 mij\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb kan\u00eb arritur mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar, por nuk e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Koalicioni VLEN, i cili p\u00ebrbehet nga kat\u00ebr parti shqiptare, shihej si nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, dhe n\u00eb zgjedhje arriti t\u2019i fitoj\u00eb rreth 83 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Ky koalicion kishte mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Kosov\u00eb, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit Albin Kurti, dhe nga partit\u00eb opozitare shihej si nj\u00eb nxitje p\u00ebr pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 24 prillit.<\/p>\n<p>Por, analisti Neziri theksoi se partit\u00eb opozitare nuk kan\u00eb arritur t\u00eb kuptojn\u00eb se \u201cshqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Albin Kurti t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb loboj\u00eb, por ata kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb model t\u00eb politikanit t\u00eb Kurtit\u201d n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj se dikush nga jasht\u00eb, qoft\u00eb Albin Kurti, Edi Rama apo ndonj\u00eb politikan\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i popullarizuar nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb fuqi bind\u00ebse p\u00ebr t\u2019i detyruar, apo motivuar votuesit q\u00eb ta p\u00ebrkrahin nj\u00eb opsion vet\u00ebm me deklarata, ose me mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb theksuar logjistike dhe mediatike\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Numri i votuesve shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij muaji mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i ul\u00ebt sesa shifrat zyrtare, pasi pjes\u00eb e koalicionit t\u00eb Frontit Evropian, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga BDI-ja, ishin edhe kat\u00ebr parti t\u00eb komuniteteve, turq, rom dhe boshnjak.<\/p>\n<p>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim ka qen\u00eb pjes\u00eb e qeverive t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut prej vitit 2002, me nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb periudh\u00ebn 2006-2008.<\/p>\n<p>Neziri n\u00ebnvizoi se me figurat q\u00eb tani jan\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u201cv\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndryshim\u201d, duke paralajm\u00ebruar se numri i votuesve shqiptar\u00eb \u201cdo t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb ulje\u201d n\u00eb ciklet e ardhshme zgjedhore.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, sipas tij, u mungon nj\u00eb l\u00ebvizje e mir\u00ebfillt\u00eb me fytyra t\u00eb reja politike t\u00eb cilat kan\u00eb \u201cvizion dhe guxim\u201d t\u2019i trajtojn\u00eb problemet me t\u00eb cilat ballafaqohet qytetari shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dalja e shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb 24 prillit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie krahasuar me zgjedhjet e m\u00ebparshme dhe kjo vjen si pasoj\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb tyre me partit\u00eb politike dhe ikjes s\u00eb t\u00eb rinjve nga vendi, sipas njoh\u00ebsit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike, Xhelal Nezirit. M\u00eb pak se 30 p\u00ebr qind e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":946218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-946217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/946217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=946217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/946217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/946218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=946217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=946217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=946217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}