{"id":946551,"date":"2024-04-27T19:43:23","date_gmt":"2024-04-27T17:43:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=946551"},"modified":"2024-04-27T20:21:20","modified_gmt":"2024-04-27T18:21:20","slug":"retorika-nacionaliste-dhe-e-ardhmja-evropiane-e-maqedonise-se-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/retorika-nacionaliste-dhe-e-ardhmja-evropiane-e-maqedonise-se-veriut\/","title":{"rendered":"Retorika nacionaliste dhe e ardhmja evropiane e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur partit\u00eb e spektrit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut shikohen nga analist\u00ebt si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr demokracin\u00eb e brisht\u00eb sa i p\u00ebrket rrug\u00ebs s\u00eb integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian por edhe n\u00eb aspektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike.<\/strong><\/p>\n<p>Rezultati i thell\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kandidates presidenciale t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fitore po ashtu t\u00eb thell\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 8 majit, shton dilemat n\u00eb opinionin publik lidhur me procesin e integrimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut drejt Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Zvarritja e gjat\u00eb e integrimit duket se ka zhg\u00ebnjyer shum\u00eb njer\u00ebz dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet rezultati i keq n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb Social-demokrat\u00ebve n\u00eb pushtet. Por sa mund t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr vendin nj\u00eb pushtet, eventualisht i drejtuar nga nj\u00eb parti nacionaliste, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb VMRO-DPMNE-ja?<\/p>\n<p>Analisti Xhelal Neziri duke theksuar retorik\u00ebn e p\u00ebrdorur t\u00eb kandidates s\u00eb VMRO-s\u00eb p\u00ebr presidente, Gordana Siljanovska Davkova thot\u00eb se nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike t\u00eb mos jen\u00eb aq t\u00eb mira n\u00ebse ajo e fiton gar\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se gara presidenciale \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe se zoti Pendarovski nuk i ka gjasat ta p\u00ebrmbys\u00eb rezultatin e raundit t\u00eb par\u00eb n\u00eb balotazh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa i p\u00ebrket pritshm\u00ebrive p\u00ebr fitoren e VMRO-DPMNE-s\u00eb, analisti thot\u00eb se kjo parti nuk ka interes ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara procesin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse analizohet fjalori i p\u00ebrdorur gjat\u00eb fushat\u00ebs parazgjedhore, n\u00ebse analizohen q\u00ebndrimet e saj n\u00eb raport me ndryshimet kushtetuese q\u00eb burojn\u00eb nga \u2018propozimi francez\u2019 , mund t\u00eb konkludohet se VMRO-DPMNE nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar q\u00eb vendi t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Ndaj edhe me VMRO-DPMNE-n\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, sepse ka shum\u00eb gjasa t\u00eb ndodh p\u00ebr shkak se n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale mori nj\u00eb rezultat befasisht t\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb ndodh q\u00eb procesi i integrimeve evropiane t\u00eb mos shkoj\u00eb ashtu si\u00e7 duhet\u201d, thot\u00eb zoti Neziri.<\/p>\n<p>Drejtori p\u00ebr Evrop\u00ebn i Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan Amerikan, Paul McCarthy i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se p\u00ebrmasat e fitores s\u00eb kandidates p\u00ebr president t\u00eb VMRO-s ishin befasuese, nd\u00ebrsa ishte e qart\u00eb, si thot\u00eb, se VMRO-ja do t\u00eb dilte e para. Ai thekson pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e elektoratit me qeverin\u00eb e LSDM-s\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti me kandidatin e saj presidencial:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse VMRO-ja fiton n\u00eb zgjedhjet parlamentare, do t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duan t\u00eb shohin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut (n\u00eb Bashkimin Evropian) varet nga veprimet e qeveris\u00eb s\u00eb re sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb p\u00ebr Kushtetut\u00ebn dhe ndaj \u00e7\u00ebshtjeve tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjuha, e t\u00eb tjera. Shpresoj q\u00eb Maqedonia e Veriut do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb mosmarr\u00ebveshjet me Bullgarin\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e vet drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d, thot\u00eb zoti McCarthy.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebs-kryeministri n\u00eb Qeverin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i ngarkuar me \u00e7\u00ebshtjet evropiane, Bojan Mari\u00e7i\u00e7, nd\u00ebrkaq thot\u00eb se koncepti i ngritjes s\u00eb nacionalizmit dhe tensioneve gjithmon\u00eb shkon n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit. \u201cVendit i kanoset nj\u00eb vorbull nacionalizmi dhe populizmi q\u00eb nuk dihet se ku mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u201cE shihni se n\u00eb fushat\u00eb VMRO-DPMNE-ja nuk flet p\u00ebr integrimet evropiane; ngritet nj\u00eb retorik\u00eb nacionaliste, q\u00eb u pranua madje dhe u nis nga Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, por qyetar\u00ebt nuk do t\u00eb shohin dobi nga kjo retorik\u00eb\u201d, thot\u00eb zoti Mari\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Analisti Albert Musliu shikon nj\u00eb tendenc\u00eb ndikimi t\u00eb Federat\u00ebs Ruse me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes s\u00eb frik\u00ebs dhe mosbesimit ndaj BE-s\u00eb te banor\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut:<\/p>\n<p>\u201cNarrativi i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb prej dezinformatave, promovimit t\u00eb euro-skepticizmit, promovimit t\u00eb ideve se BE-ja vet\u00ebm sa nuk \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar apo se SHBA-ja e humb\u00eb hapin e liderit n\u00eb bot\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e narrativit rus i cili tenton ta rris\u00eb skepticizmin ndaj proceseve euro-atlantike por edhe t\u2019i ngrej\u00eb tensionet e brendshme, qoft\u00eb n\u00eb rrafshin etnike apo fetar, ose n\u00eb cilindo tjet\u00ebr rrafsh ku ka \u00e7far\u00ebdo mosmarr\u00ebveshje t\u00eb brendshme n\u00eb Maqedoni\u201d, thot\u00eb zoti Musliu.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, analisti Neziri thot\u00eb se partit\u00eb shqiptare t\u00eb cilat do t\u00eb ftohen p\u00ebr koalicionin e ri qeveritar i cili do t\u00eb udh\u00ebhiqej nga VMRO-DPMNE-ja, mund ta kusht\u00ebzojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, p\u00ebrkat\u00ebsisht futjen e pakic\u00ebs bullgare n\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Xhelal Neziri thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje jo vet\u00ebm evropiane e koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb forcat e spektrit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet, nd\u00ebrsa p\u00ebr rrethanat e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut shpreson se do t\u00eb ruhen vlerat themelore demokratike t\u00eb saj.\/VOA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur partit\u00eb e spektrit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut shikohen nga analist\u00ebt si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr demokracin\u00eb e brisht\u00eb sa i p\u00ebrket rrug\u00ebs s\u00eb integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian por edhe n\u00eb aspektin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike. Rezultati i thell\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb n\u00eb favor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":946552,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-946551","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/946551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=946551"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/946551\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/946552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=946551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=946551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=946551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}