{"id":947912,"date":"2024-05-01T21:00:24","date_gmt":"2024-05-01T19:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=947912"},"modified":"2024-05-01T20:54:09","modified_gmt":"2024-05-01T18:54:09","slug":"shumica-e-amerikaneve-e-shohin-rrjetin-tiktok-si-mjet-ndikimi-nga-kina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/tech\/shumica-e-amerikaneve-e-shohin-rrjetin-tiktok-si-mjet-ndikimi-nga-kina\/","title":{"rendered":"Shumica e amerikan\u00ebve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shumica e amerikan\u00ebve besojn\u00eb se Kina e p\u00ebrdor rrjetin TikTok p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim tek opinioni publik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas nj\u00eb sondazhi nga Reuters\/Ipsos. Anketa u zhvillua nd\u00ebrsa Uashingtoni shton p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndaluar rrjetin social n\u00eb pron\u00ebsi kineze.<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 58% e t\u00eb anketuarve n\u00eb sondazhin dyditor, i cili u mbyll t\u00eb mart\u00ebn, bien dakord me deklarat\u00ebn se qeveria kineze e p\u00ebrdor rrjetin TikTok, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb firm\u00ebs kineze ByteDance, p\u00ebr t\u00eb &#8220;ndikuar tek opinioni publik amerikan&#8221;. Rreth 13% nuk ishin dakord, dhe pjesa tjet\u00ebr ishin t\u00eb pasigurt ose nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit republikan\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb gjasa sesa demokrat\u00ebt q\u00eb ta shihnin aplikacionin TikTok si veg\u00ebl t\u00eb qeveris\u00eb kineze p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek opinioni publik amerikan.<\/p>\n<p>Rrjeti TikTok thot\u00eb se ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se 1.5 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave dhe nuk do t\u2019i ndaj\u00eb me qeverin\u00eb kineze t\u00eb dh\u00ebnat e 170 milion\u00eb p\u00ebrdoruesve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, drejtuesit e rrjetit TikTok i than\u00eb Kongresit amerikan se &#8220;nuk promovojn\u00eb ose heqin p\u00ebrmbajtje me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kineze&#8221;. Rrjeti TikTok nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Presidenti Joe Biden n\u00ebnshkroi jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb ligj q\u00eb i jep firm\u00ebs ByteDance nj\u00eb afat prej 270 dit\u00ebsh p\u00ebr ta shitur deg\u00ebn e rrjetit q\u00eb mbulon Shtetet e Bashkuara ose do t\u00eb p\u00ebrballet me bllokim.<\/p>\n<p>Drejtuesit e rrjetit TikTok jan\u00eb zotuar ta kund\u00ebrshtoj\u00eb ndalimin si nj\u00eb shkelje t\u00eb mbrojtjes s\u00eb shprehjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb parashikuar n\u00eb Amendamentin e Par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Po ashtu, edhe p\u00ebrdoruesit e rrjetit TikTok pritet t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, nj\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb shtetin Montana pezulloi ndalimin e rrjetit TikTok n\u00eb at\u00eb shtet, duke p\u00ebrmendur shqet\u00ebsimet p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>Sondazhi nga Reuters\/Ipsos gjeti se 50% e amerikan\u00ebve e mb\u00ebshtesin ndalimin e rrjetit TikTok, nd\u00ebrsa 32% e kund\u00ebrshtojn\u00eb ndalimin, dhe se pjesa tjet\u00ebr ishin t\u00eb pasigurt.<\/p>\n<p>Sondazhi nuk pasqyron pik\u00ebpamjet e grupmosh\u00ebs n\u00ebn 18 vje\u00e7, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrjetit TikTok n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Rreth gjasht\u00eb nga 10 t\u00eb anketuar t\u00eb mosh\u00ebs 40 vje\u00e7 e lart e mb\u00ebshtesin ndalimin, krahasuar me rreth kat\u00ebr n\u00eb 10 t\u00eb anketuar t\u00eb mosh\u00ebs 18-39 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Sondazhi tregon se 46% e amerikan\u00ebve pajtohen me nj\u00eb deklarat\u00eb se Kina po e p\u00ebrdor aplikacionin p\u00ebr t\u00eb &#8220;spiunuar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb amerikan\u00ebve&#8221;, nj\u00eb pretendim q\u00eb Pekini e ka mohuar.<\/p>\n<p>Rrjeti TikTok p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Drejtuesit e fushat\u00ebs p\u00ebr rizgjedhjen e Presidentit Biden po e p\u00ebrdorin at\u00eb si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr votuesit p\u00ebrpara zgjedhjeve presidenciale t\u00eb 5 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Rivali i Presidentit Biden, republikani Donald Trump, i cili e ka kritikuar nj\u00eb ndalim t\u00eb mundsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb pronari kryesor i kompanis\u00eb q\u00eb operon aplikacionin e tij t\u00eb mediave sociale Truth Social, nuk ka llogari n\u00eb rrjetin TikTok.<\/p>\n<p>Shumica e amerikan\u00ebve, 60%, than\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme q\u00eb kandidat\u00ebt amerikan\u00eb ta p\u00ebrdorin rrjetin TikTok p\u00ebr t\u00eb promovuar fushatat e tyre.<\/p>\n<p>Ligji i n\u00ebnshkruar nga Presidenti Biden cakton 19 janarin si dit\u00ebn e fundit p\u00ebr shitjen e deg\u00ebs q\u00eb mbulon Amerik\u00ebn, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij. Por ai mund ta shtyj\u00eb afatin me tre muaj n\u00ebse p\u00ebrcakton se firma ByteDance po b\u00ebn p\u00ebrparime n\u00eb shitjen e filialit amerikan.<\/p>\n<p>N\u00eb sondazhin e zhvilluar n\u00eb internet mor\u00ebn pjes\u00eb 1022 amerikan\u00eb t\u00eb rritur nga mbar\u00eb vendi. Mund\u00ebsia e gabimit llogaritet t\u00eb jet\u00eb rreth 3 p\u00ebr qind.<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7593872.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e amerikan\u00ebve besojn\u00eb se Kina e p\u00ebrdor rrjetin TikTok p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim tek opinioni publik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas nj\u00eb sondazhi nga Reuters\/Ipsos. Anketa u zhvillua nd\u00ebrsa Uashingtoni shton p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndaluar rrjetin social n\u00eb pron\u00ebsi kineze. Rreth 58% e t\u00eb anketuarve n\u00eb sondazhin dyditor, i cili u mbyll t\u00eb mart\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-947912","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-tech"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/947912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=947912"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/947912\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=947912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=947912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=947912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}