{"id":948457,"date":"2024-05-03T10:12:42","date_gmt":"2024-05-03T08:12:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=948457"},"modified":"2024-05-03T10:12:42","modified_gmt":"2024-05-03T08:12:42","slug":"nje-poet-mund-te-mbijetoje-cdo-gje-por-jo-nje-gabim-shtypi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/nje-poet-mund-te-mbijetoje-cdo-gje-por-jo-nje-gabim-shtypi\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb poet mund t\u00eb mbijetoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por jo nj\u00eb gabim shtypi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Oscar Wilde \u00ebsht\u00eb shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi m\u00eb 16 tetor 1854 n\u00eb Dublin dhe vdiq n\u00eb vitin 1900 n\u00eb Paris. Ai rridhte nga nj\u00eb familje me prind\u00ebr intelektual\u00eb anglo\u2013irlandez\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Mori pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme letrare dhe mbajti leksione t\u00eb ndryshme mbi esteticizmin n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kanada. M\u00eb pas u kthye n\u00eb Lond\u00ebr, ku ushtroi profesionin e gazetaris\u00eb dhe me mpreht\u00ebsin\u00eb ther\u00ebse, veshjen dhe oratorin\u00eb e tij u b\u00eb nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>I jepte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi artit, duke i shprehur idet\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dialog\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, eseve, t\u00eb cilat p\u00ebrmbanin pik\u00ebpamje mbi dekadenc\u00ebn, bukurin\u00eb etj., q\u00eb mish\u00ebrohen edhe n\u00eb t\u00eb vetmen novel\u00eb t\u00eb tij \u201cPortreti i Dorian Grejit\u201d, botuar n\u00eb vitin 1890.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ideve t\u00eb tij, ve\u00e7an\u00ebrisht ato mbi homoseksualizmin, p\u00ebr t\u00eb cilin iu b\u00ebn\u00eb edhe akuza t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe u arrestua n\u00eb vitin 1895, Wilde kaloi disa vite i burgosur n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, Wilde \u00ebsht\u00eb votuar si mendja m\u00eb e madhe e Britanis\u00eb n\u00eb nj\u00eb sondazh prej m\u00eb shum\u00eb se 3000 komedian\u00ebsh, duke l\u00ebn\u00eb prapa Winston Churchill, Spike Miligan dhe Noel Couard.<\/p>\n<p>Wilde shquhej p\u00ebr mpreht\u00ebsi dhe lexuesit e veprave t\u00eb tij t\u00ebrhiqen jo vet\u00ebm nga librat e shkruar, por edhe nga th\u00ebniet e tij.<\/p>\n<h2>100 th\u00ebnie nga Oscar Wilde:<\/h2>\n<p>1- B\u00ebhu vetja, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb z\u00ebn\u00eb<\/p>\n<p>2- Nj\u00eb poet mund t\u00eb mbijetoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por jo nj\u00eb gabim shtypi.<\/p>\n<p>3- T\u00eb moshuarit besojn\u00eb se din\u00eb, t\u00eb mosh\u00ebs mesatare dyshojn\u00eb se din\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb mendojn\u00eb se i din\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>4- P\u00ebrvoja \u00ebsht\u00eb emri q\u00eb u japim gabimeve tona.<\/p>\n<p>5- Kur isha i ri mendoja q\u00eb paraja ishte gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb. Tani q\u00eb jam rritur jam bindur se ashtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet.<\/p>\n<p>6- Askush nuk \u00ebsht\u00eb aq i pasur, sa t\u00eb mund t\u00eb blej\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>7- K\u00ebshilla m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u2019u jap\u00ebsh t\u00eb rinjve p\u00ebr karrier\u00ebn \u00ebsht\u00eb: Zbuloni \u00e7far\u00eb ju p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebni m\u00eb shum\u00eb dhe pastaj gjeni dik\u00eb t\u2019ju paguaj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>8- S\u2019ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme sesa t\u00eb jesh tep\u00ebr modern. Rrezikon t\u00eb dal\u00ebsh jasht\u00eb mode nga nj\u00eb moment n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>9- Pas got\u00ebs s\u00eb par\u00eb, i shikon gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 do t\u00eb doje t\u00eb ishin. Pas got\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, i shikon gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 nuk jan\u00eb. N\u00eb fund i shikon gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb realitet, dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e sh\u00ebmtuar n\u00eb bot\u00eb<\/p>\n<p>10 \u2013 Miqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb nuk ta ngulin thik\u00ebn pas shpine, por p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>11- Dallimi i vet\u00ebm nd\u00ebrmjet shenjtorit dhe m\u00ebkatarit \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do shenjtor ka nj\u00eb t\u00eb kaluar dhe \u00e7do m\u00ebkatar nj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>12- Ai q\u00eb s\u2019di t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, jep mend<\/p>\n<p>13 \u2013 Moderimi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka fatale. Asgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e suksesshme sesa teprimi. P\u00ebrvoja nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb etike: ajo \u00ebsht\u00eb thjesht emri q\u00eb njer\u00ebzit u japin gabimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>14- Tragjedia e plakut nuk \u00ebsht\u00eb plakja, por rinia.<\/p>\n<p>15- Kam shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e vetmja \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn di gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>16- Sot njohim \u00e7mimin e \u00e7do gj\u00ebje, por jo vler\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>17- Lumturia e nj\u00eb njeriu t\u00eb martuar varet nga ajo me t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb martuar.<\/p>\n<p>18- Shum\u00eb pak e kuptojn\u00eb sot se n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb, dy vet\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmuar, nd\u00ebrsa kur jan\u00eb tre t\u00eb pakt\u00ebn ke shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>19- E vetmja m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje m\u00eb nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh dashuri me t\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e bukur, ose t\u00eb b\u00ebsh dashuri me nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>20- Vet\u00ebm njer\u00ebzit sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb nuk gjykojn\u00eb nga paraqitja e jashtme.<\/p>\n<p>21- Publiku \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht tolerant; fal gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 gjenialitetit.<\/p>\n<p>22- Un\u00eb mund t\u2019i rezistoj gjith\u00e7kaje, p\u00ebrve\u00e7 tundimeve.<\/p>\n<p>23- Mos u besoni ndjenjave t\u00eb grave para se t\u00eb martohen.<\/p>\n<p>24- Burrat e njohin shum\u00eb shpejt jet\u00ebn, grat\u00eb shum\u00eb von\u00eb<\/p>\n<p>25- Grat\u00eb adhurojn\u00eb kur bien n\u00eb dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>26- Grat\u00eb kan\u00eb nj\u00eb instinkt t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm: \u00cbnd\u00ebrrojn\u00eb gjith\u00e7ka ve\u00e7 asaj q\u00eb duhet.<\/p>\n<p>27- Gjithmon\u00eb falni armiqt\u00eb tuaj, asgj\u00eb nuk i m\u00ebrzit ata m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>28- Disa shkaktojn\u00eb lumturi kudo q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>29- Si mund t\u00eb pritet q\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb jet\u00eb e lumtur me nj\u00eb burr\u00eb i cili insiston n\u00eb trajtimin e saj sikur ajo t\u00eb ishte nj\u00eb qenie tejet normale njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>30- F\u00ebmij\u00ebt fillojn\u00eb duke i dashur prind\u00ebrit e tyre; pas nj\u00eb kohe i gjykojn\u00eb ata; shum\u00eb rrall\u00eb, n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb, i falin ata.<\/p>\n<p>31- \u00c7do shenjtor ka nj\u00eb t\u00eb shkuar dhe \u00e7do m\u00ebkatar ka nj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>32- Un\u00eb jam aq i zgjuar sa nganj\u00ebher\u00eb nuk e kuptoj nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb asaj q\u00eb jam duke th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>33- Arsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e admirueshme, por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbani mend nga koha n\u00eb koh\u00eb q\u00eb asgj\u00eb q\u00eb vlen p\u00ebr ta ditur nuk mund t\u00eb m\u00ebsohet.<\/p>\n<p>34- Midis burrave dhe grave nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb ekziston miq\u00ebsia. Ekzistojn\u00eb pasioni, armiq\u00ebsia, adhurimi, dashuria, por jo miq\u00ebsia.<\/p>\n<p>35- Grat\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u dashur, jo p\u00ebr t\u2019u kuptuar.<\/p>\n<p>36- Burrat gjithmon\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb dashuria e par\u00eb e nj\u00eb gruaje \u2013 grat\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb romanca e fundit e nj\u00eb burri.<\/p>\n<p>37- Njeriu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak vetvetja, kur ai flet p\u00ebr veten e tij. Jepini atij nj\u00eb mask\u00eb, dhe ai do t\u2019ju tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>38- Un\u00eb shoh kur burrat i duan grat\u00eb. Ata iu japin atyre vet\u00ebm pak nga jeta e tyre. Por grat\u00eb, kur ato t\u00eb duan, t\u00eb japin gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>39- Egoizmi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetosh si ke d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, egoizmi \u00ebsht\u00eb t\u2019iu k\u00ebrkosh t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb jetojn\u00eb si ke ti d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>40- Pasurit\u00eb e zakonshme mund t\u2019i vjedh\u00ebsh; pasurit\u00eb e v\u00ebrteta kurr\u00eb nuk mund t\u00eb vidhen. N\u00eb shpirtin tuaj jan\u00eb pafund\u00ebsisht gj\u00ebra t\u00eb \u00e7muara t\u00eb cilat askush nuk mund t\u2019jua marr\u00eb.<\/p>\n<p>41- \u00cbsht\u00eb absurde t\u2019i ndajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebqij. Njer\u00ebzit jan\u00eb ose simpatik\u00eb ose bajat\u00eb.<\/p>\n<p>42- Un\u00eb kam shije t\u00eb thjeshta. Un\u00eb jam i k\u00ebnaqur gjithmon\u00eb me t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>43- Shumica e njer\u00ebzve jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Mendimet e tyre jan\u00eb mendimet e dikujt tjet\u00ebr, jeta e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imitim, pasionet e tyre jan\u00eb nj\u00eb citat.<\/p>\n<p>44- Asnj\u00eb artist i madh nuk i sheh ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat si ato jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse ai e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, ai do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb artist.<\/p>\n<p>45- Fytyra e njeriut \u00ebsht\u00eb autobiografia e tij. Fytyra e nj\u00eb gruaje \u00ebsht\u00eb vepra e saj artistike.<\/p>\n<p>46- Duke na dh\u00ebn\u00eb mendimet e t\u00eb pashkolluarve, gazetaria na mban n\u00eb kontakt me injoranc\u00ebn e komunitetit.<\/p>\n<p>47- T\u00eb gjitha grat\u00eb b\u00ebhen si n\u00ebnat e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedi e tyre. Asnj\u00eb burr\u00eb nuk b\u00ebhet i till\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e tyre.<\/p>\n<p>48- Pak\u00ebz sinqeritet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e rrezikshme, dhe shum\u00eb sinqeritet \u00ebsht\u00eb absolutisht fatal.<\/p>\n<p>49- Nj\u00eb njeri q\u00eb nuk mendon p\u00ebr vete, nuk mendon fare.<\/p>\n<p>50- N\u00ebse dikush nuk mund t\u00eb k\u00ebnaqet duke lexuar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri, nuk ka kuptim ta lexoj\u00eb at\u00eb fare.<\/p>\n<p>51- Bigamia \u00ebsht\u00eb t\u00eb paturit e nj\u00eb gruaje m\u00eb shum\u00eb. Monogamia \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>52- Burrat martohen sepse ata jan\u00eb t\u00eb lodhur, grat\u00eb, sepse ato jan\u00eb kurioze, t\u00eb dyja pal\u00ebt zhg\u00ebnjhen.<\/p>\n<p>53- Gjith\u00e7ka popullore \u00ebsht\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p>54 \u2013 E qeshura nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb fillim i keq p\u00ebr nj\u00eb miq\u00ebsi, dhe \u00ebsht\u00eb tejet e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb miq\u00ebsie.<\/p>\n<p>55- Demokracia n\u00ebnkupton thjesht kamzhikosje e popullit nga populli p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p>56- Jeta nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn prej nesh q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>57- T\u00eb mashtrosh t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb bota e quan nj\u00eb romanc\u00eb.<\/p>\n<p>58- Kur per\u00ebndit\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb, ata iu p\u00ebrgjigjen lutjeve tona.<\/p>\n<p>59 \u2013 \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cinik? Nj\u00eb njeri q\u00eb e njeh \u00e7mimin e gjith\u00e7kaje dhe vler\u00ebn e asgj\u00ebje.<\/p>\n<p>60- Dallimi n\u00eb mes let\u00ebrsis\u00eb dhe gazetaris\u00eb \u00ebsht\u00eb se gazetaria \u00ebsht\u00eb e palexueshme dhe let\u00ebrsia nuk lexohet.<\/p>\n<p>61- Jeta \u00ebsht\u00eb aq gj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sa nuk mund t\u00eb flitet ndonj\u00ebher\u00eb seriozisht p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>62- Moraliteti \u00ebsht\u00eb thjesht q\u00ebndrimi q\u00eb mbajm\u00eb ndaj njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt ne personalisht nuk i p\u00eblqejm\u00eb.<\/p>\n<p>63- Un\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se Zoti n\u00eb krijimin e njeriut disi e mbivler\u00ebsoi aft\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>64- Sa her\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit bien dakord me mua, un\u00eb gjithmon\u00eb ndjej se duhet t\u00eb jem i gabuar.<\/p>\n<p>65- Sa koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grua mund t\u00eb duket dhjet\u00eb vjet m\u00eb e re se vajza e saj, ajo \u00ebsht\u00eb tejet e k\u00ebnaqur.<\/p>\n<p>66- Kujtesa\u2026 \u00cbsht\u00eb ditari q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb e mbajm\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb.<\/p>\n<p>67- Ambicia \u00ebsht\u00eb streha e fundit e d\u00ebshtimit.<\/p>\n<p>68- Nuk ka asnj\u00eb m\u00ebkat p\u00ebrve\u00e7 marr\u00ebzis\u00eb.<\/p>\n<p>69- Shoq\u00ebria ekziston vet\u00ebm si nj\u00eb koncept mendor; n\u00eb bot\u00ebn reale jan\u00eb vet\u00ebm individ\u00ebt.<\/p>\n<p>70- Bota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb, por drama \u00ebsht\u00eb luajtur keq.<\/p>\n<p>71- Kur nj\u00eb burr\u00eb ka dashur dikur nj\u00eb grua, ai nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vazhdoj\u00eb dashurin\u00eb ndaj saj.<\/p>\n<p>72- Grat\u00eb na duan p\u00ebr defektet tona. N\u00eb qoft\u00eb se ne kemi mjaft prej tyre, ato do t\u00eb na falin gjith\u00e7ka, edhe intelektin ton\u00eb gjigant.<\/p>\n<p>73- Urrejtja \u00ebsht\u00eb e verb\u00ebr, si dashuria.<\/p>\n<p>74- Gruaja fillon duke iu rezistuar vardisjeve t\u00eb nj\u00eb burri dhe p\u00ebrfundon duke bllokuar t\u00ebrheqjen e tij.<\/p>\n<p>75- Pesimist: Njeriu q\u00eb, kur ka p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes dy t\u00eb k\u00ebqijave, i zgjedh t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>76- Librat q\u00eb bota i quan t\u00eb pamoralshme jan\u00eb libra q\u00eb ia tregojn\u00eb bot\u00ebs turpin e vet.<\/p>\n<p>77- Biseda rreth motit \u00ebsht\u00eb streha e fundit e fantazis\u00eb.<\/p>\n<p>78- Kam v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjenialitetin tim n\u00eb jet\u00ebn time, kam vendosur vet\u00ebm talentin tim n\u00eb veprat e mia.<\/p>\n<p>79- M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb personat m\u00eb shum\u00eb se parimet, dhe m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb personat pa parime m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>80- Grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb \u00e7armatosura nga komplimentet. Burrat gjithmon\u00eb jan\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi n\u00eb mes gjinive.<\/p>\n<p>81- Tallja \u00ebsht\u00eb hara\u00e7i q\u00eb mediokrit ia paguajn\u00eb gjeniut.<\/p>\n<p>82- N\u00ebse dikush luan muzik\u00eb t\u00eb mir\u00eb, njer\u00ebzit nuk d\u00ebgjojn\u00eb dhe n\u00eb qoft\u00eb se dikush luan muzik\u00eb t\u00eb keqe njer\u00ebzit nuk flasin.<\/p>\n<p>83- Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb racionale q\u00eb gjithmon\u00eb humb durimin e tij, kur ai thirret p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb pajtim me diktatet e arsyes.<\/p>\n<p>84- Pyetjet nuk jan\u00eb t\u00eb pamatura, p\u00ebrgjigjet nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>85- Avantazhi i emocioneve \u00ebsht\u00eb se ato na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb humbje.<\/p>\n<p>86- T\u00eb edukuarit mir\u00eb grinden me njer\u00ebzit e tjer\u00eb. T\u00eb men\u00e7urit grinden me vetveten.<\/p>\n<p>87- Ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ne do t\u2019i hidhnim tutje n\u00eb qoft\u00eb se ne nuk do t\u00eb kishim frik\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u2019i marrin ato.<\/p>\n<p>88- Jeta e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shpesh jeta t\u00eb cil\u00ebn njeriun nuk e jeton.<\/p>\n<p>89- P\u00ebr t\u00eb fituar popullaritet duhet t\u00eb jesh mediok\u00ebr.<\/p>\n<p>90- N\u00eb moment q\u00eb ju mendoni se e kuptoni nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe arti, ajo \u00ebsht\u00eb e vdekur p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>91 \u2013 Si e rr\u00ebnon martesa nj\u00eb burr\u00eb! Ajo \u00ebsht\u00eb demoralizuese sa cigaret, dhe shum\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>92- Nj\u00eb nga m\u00ebsimet e shumta q\u00eb m\u00ebson n\u00eb nj\u00eb burg \u00ebsht\u00eb se gj\u00ebrat jan\u00eb ato q\u00eb ata jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>93- \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kesh t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrhershme sesa t\u00eb jesh interesant.<\/p>\n<p>94- Njeriu mund t\u00eb besoj t\u00eb pamundur\u00ebn, por njeriu kurr\u00eb nuk mund t\u00eb besoj\u00eb t\u00eb pamundshmen.<\/p>\n<p>95- Vet\u00ebm duke mos paguar faturat, mund t\u00eb shpresojn\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e klasave komerciale.<\/p>\n<p>96- Bamir\u00ebsia krijon nj\u00eb shumic\u00eb m\u00ebkatesh.<\/p>\n<p>97- Detyra e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb q\u00eb t\u00eb mundemi. Se cila \u00ebsht\u00eb detyra e dyt\u00eb, k\u00ebt\u00eb askush s\u2019ka mundur ta zbuloj\u00eb ende.<\/p>\n<p>98- Bota \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr burrat, jo p\u00ebr grat\u00eb.<\/p>\n<p>99 -Nuk duhet t\u2019i besojm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gruaje q\u00eb na tregon mosh\u00ebn e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo q\u00eb tregon mosh\u00ebn \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb tregoj\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>100- Un\u00eb gjithmon\u00eb jap k\u00ebshilla t\u00eb mira. \u00cbsht\u00eb vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj me to. Ato nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oscar Wilde \u00ebsht\u00eb shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi m\u00eb 16 tetor 1854 n\u00eb Dublin dhe vdiq n\u00eb vitin 1900 n\u00eb Paris. Ai rridhte nga nj\u00eb familje me prind\u00ebr intelektual\u00eb anglo\u2013irlandez\u00eb. Mori pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme letrare dhe mbajti leksione t\u00eb ndryshme mbi esteticizmin n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kanada. M\u00eb pas u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":948458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528],"tags":[],"class_list":["post-948457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/948457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=948457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/948457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/948458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=948457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=948457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=948457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}