{"id":949380,"date":"2024-05-06T12:27:08","date_gmt":"2024-05-06T10:27:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=949380"},"modified":"2024-05-10T13:30:13","modified_gmt":"2024-05-10T11:30:13","slug":"kamerat-vezhguese-nga-kina-po-perhapen-neper-evropen-lindore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/kamerat-vezhguese-nga-kina-po-perhapen-neper-evropen-lindore\/","title":{"rendered":"Kamerat v\u00ebzhguese nga Kina po p\u00ebrhapen n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00ebn Lindore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vendet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore kan\u00eb bler\u00eb miliona kamera v\u00ebzhgimi t\u00eb prodhuara nga Kina gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht dob\u00ebsive t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb pajisjeve dhe lidhjeve me shtetin kinez, tregon nj\u00eb studim i <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kamerat-vezhguese-kina-perhapen-ne-evrope-\/32932013.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radios Evropa e Lir\u00eb<\/a> n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vende.<\/strong><\/p>\n<p>Raportimi i sh\u00ebrbimit qendror t\u00eb REL-it zbuloi p\u00ebrdorimin n\u00eb rritje t\u00eb kamerave t\u00eb prodhuara nga Kina n\u00eb vendet q\u00eb jan\u00eb ose an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s ose q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, dhe ku qeverit\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr buxhetin, po kthehen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt kompanive kineze t\u00eb p\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna publike n\u00eb baza komb\u00ebtare lidhur me kamerat e v\u00ebzhgimit, nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e vendeve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara nga REL-i tregojn\u00eb se Dahua dhe Hikvision &#8211; dy kompani kineze pjes\u00ebrisht shtet\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr ofruesit kryesor\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb sistemeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes &#8211; dominojn\u00eb tregjet n\u00eb Hungari, Serbi, Rumani, Moldavi, Ukrain\u00eb, Bosnje e Hercegovin\u00eb, Kosov\u00eb, Bullgari dhe Gjeorgji.<\/p>\n<p>&#8220;Dallimi m\u00eb i madh midis k\u00ebtyre [firmave kineze] dhe t\u00eb tjerave \u00ebsht\u00eb se kompanit\u00eb e tjera nuk kan\u00eb nj\u00eb katalog kaq t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dob\u00ebsive p\u00ebr t&#8217;u shfryt\u00ebzuar&#8221;, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Conor Healy, drejtor i k\u00ebrkimit qeveritar n\u00eb IPVM, nj\u00eb firm\u00eb k\u00ebrkimore e industris\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb thelb, siguria ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me planifikimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mundshme dhe qeverit\u00eb dhe organizatat e siguris\u00eb komb\u00ebtare duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Raportimi i Radios Evropa e Lir\u00eb tregon se, pavar\u00ebsisht nga rritja e vet\u00ebdijes n\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore p\u00ebr nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tepruar n\u00eb teknologjin\u00eb kineze p\u00ebr infrastruktura kritike, kamerat Dahua dhe Hikvision jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim edhe n\u00eb vende t\u00eb ndjeshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb bazat ushtarake n\u00eb Rumani dhe selit\u00eb speciale t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Hungari, t\u00eb cilat ekspert\u00ebt thon\u00eb se i ekspozojn\u00eb ato ndaj haker\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa vende si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia i kan\u00eb futur n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb dy firmat, nj\u00eb ndalim i till\u00eb nuk ekziston n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Por, mes nj\u00eb vizite historike evropiane nga lideri kinez Xi Jinping q\u00eb filloi m\u00eb 5 maj, nj\u00eb mori skandalesh spiunazhi kinez n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin dhe nj\u00eb goditjeje nga BE-ja ndaj praktikave tregtare kineze, fuqia n\u00eb rritje e k\u00ebtyre kompanive n\u00eb Evrop\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese.<\/p>\n<p>&#8220;Ne kemi par\u00eb q\u00eb biseda t\u00eb evoluoj\u00eb me kalimin e koh\u00ebs n\u00eb vende si Shtetet e Bashkuara dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ndalim, por \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb se cil\u00ebn rrug\u00eb do t\u00eb ndjekin vendet evropiane,&#8221; shtoi Healy.<\/p>\n<h2>Hungaria<\/h2>\n<p>Nuk ka shifra zyrtare p\u00ebr numrin e kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb prodhuara n\u00eb Kin\u00eb t\u00eb blera nga Hungaria apo shtrirjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb kineze t\u00eb njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs atje.<\/p>\n<p>Por, sipas Shodan, nj\u00eb softuer k\u00ebrkimi p\u00ebr pajisjet e lidhura me internetin, ka 3.567 pajisje Dahua dhe 18.166 Hikvision q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas faqes hungareze t\u00eb lajmeve, Atlatszo, policia e Hungaris\u00eb n\u00ebnshkroi kontratat e para me Dahuan n\u00eb vitin 2017, duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje p\u00ebr rojet kufitare t\u00eb vendit dhe sistemin administrativ t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur kamerat dhe softuerin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrpiluara nga Sistemi Elektrik i Prokurimit Publik t\u00eb Hungaris\u00eb tregojn\u00eb se disa universitete dhe Akademia e Shkencave, kan\u00eb bler\u00eb produkte Hikvision.<\/p>\n<p>Disa administrata lokale, si dhe policia e trazirave t\u00eb Hungaris\u00eb p\u00ebrdorin gjithashtu kamerat e v\u00ebzhgimit t\u00eb kompanis\u00eb kineze.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb disa raste, p\u00ebrdorimi i produkteve kineze \u00ebsht\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast n\u00eb vitin 2023, prodhuesi gjerman i arm\u00ebve Rheinmetall bllokoi p\u00ebrdorimin e kamerave kineze n\u00eb fabrik\u00ebn e tij n\u00eb Hungarin\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrdorimi i pajisjeve duket se do t\u00eb rritet, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi lidhjet midis Budapestit dhe Pekinit thellohen n\u00ebn kryeministrin hungarez, Viktor Orban.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt, Hungaria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje sigurie me Kin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin midis agjencive t\u00eb tyre t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. Marr\u00ebveshja mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb patrullim t\u00eb policis\u00eb kineze n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb qarkulluara t\u00eb Budapestit, ku jeton diaspora m\u00eb e madhe kineze n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se si do t\u00eb ndahen t\u00eb dh\u00ebnat dhe qasja n\u00eb kamera midis zyrtar\u00ebve hungarez\u00eb dhe kinez\u00eb, por kjo situat\u00eb ka ngritur zile alarmi n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb mesin e aktivist\u00ebve kinez\u00eb jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<h2>Ukrain\u00eb<\/h2>\n<p>Qindra mij\u00ebra kamera Dahua dhe Hikvision jan\u00eb instaluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ukrain\u00ebn, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrpiluara nga baza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb industris\u00eb ImportGenius dhe t\u00eb siguruara nga Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Organet e rendit n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kompanit\u00eb private kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb prodhuara nga Kina.<\/p>\n<p>Sipas ImportGenius, kompania ukrainase &#8220;Sht\u00ebpia tregtare e sistemeve t\u00eb v\u00ebzhgimit me kamer\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb bler\u00ebsi m\u00eb i madh i kamerave Dahua dhe pajisjeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se kompania ukrainase bleu m\u00eb shum\u00eb se 1 milion pajisje t\u00eb mbik\u00ebqyrjes me video &#8211; e cila p\u00ebrfshin kamera v\u00ebzhgimi, pajisje termike t\u00eb imazhit dhe pajisje t\u00eb tjera me kamera &#8211; nga viti 2016 deri n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Shifrat e ImportGenius tregojn\u00eb, gjithashtu, se nj\u00eb grup kompanish ukrainase q\u00eb punojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Hikvision kan\u00eb importuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm pajisjesh v\u00ebzhgimi gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shqet\u00ebsime mbi sigurin\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr kamerat Dahua dhe Hikvision.<\/p>\n<p>N\u00eb janar, Sh\u00ebrbimi i Siguris\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Ukrain\u00ebs (SBU) pretendoi se inteligjenca ruse hakoi dy kamera v\u00ebzhgimi n\u00eb Kiev p\u00ebrpara nj\u00eb sulmi raketor rus n\u00eb kryeqytetin ukrainas q\u00eb vrau t\u00eb pakt\u00ebn tre persona.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar ukrainas i zbatimit t\u00eb ligjit, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, tha p\u00ebr Schemes, ekipi hulumtues i Sh\u00ebrbimit Ukrainas t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, se nj\u00eb nga kamerat ishte e Hikvision dhe ishte instaluar n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<h2>Moldavia<\/h2>\n<p>Moldavia ka bler\u00eb mij\u00ebra kamera kineze v\u00ebzhgimi p\u00ebr policin\u00eb, ushtrin\u00eb dhe sh\u00ebrbimin e saj diplomatik n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb prokurimit publik, por numri i sakt\u00eb mbetet i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Vendi nuk ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash publike p\u00ebr numrin e kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit q\u00eb operojn\u00eb brenda vendit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shifrat nga Shodan listojn\u00eb 15.133 kamera Hikvision dhe 4.177 kamera Dahua.<\/p>\n<p>Portali i prokurimeve publike t\u00eb Moldavis\u00eb, achizitii.md, tregon se m\u00eb shum\u00eb se 7210 kamera Dahua dhe Hikvision jan\u00eb bler\u00eb mes viteve 2018 dhe 2023.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr bler\u00ebsit kryesor\u00eb ishin organet e siguris\u00eb, si policia dhe Regjimenti i Aviacionit &#8220;Decebal&#8221; n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, si dhe Ministria e Pun\u00ebs, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Banka Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kamerat e prodhimit kinez kan\u00eb hyr\u00eb edhe n\u00eb sistemin e transportit publik n\u00eb kryeqytetin Kishinau, t\u00eb pajisur me kamera Dahua.<\/p>\n<p>Administrata Komb\u00ebtare e Burgjeve gjithashtu ka bler\u00eb dhe instaluar m\u00eb shum\u00eb se 800 kamera kineze n\u00eb ambientet e saj mes viteve 2018 dhe 2023.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Moldavis\u00eb, po ashtu, bleu 2.300 kamera v\u00ebzhgimi pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vendit m\u00eb 2019. T\u00eb dh\u00ebnat e prokurimit tregojn\u00eb se ato jan\u00eb bler\u00eb nga nj\u00eb kompani e quajtur Rapid Link, nj\u00eb distributor i autorizuar i Hikvision.<\/p>\n<h2>Serbia<\/h2>\n<p>Shifrat e dogan\u00ebs serbe nuk specifikojn\u00eb importin e kamerave v\u00ebzhguese t\u00eb prodhimit kinez, por t\u00eb dh\u00ebnat gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb numrit t\u00eb kamerave t\u00eb blera gjat\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023, Beogradi shpenzoi rreth 5.8 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr blerjen e kamerave.<\/p>\n<p>Shumica e kamerave n\u00eb Serbi blihen nga kompani private, t\u00eb cilat m\u00eb pas ua shesin pushteteve vendore.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb REL-it t\u00eb vitit 2023, m\u00eb shum\u00eb se 40 komuna dhe qytete n\u00eb Serbi &#8211; pothuajse nj\u00eb e treta e t\u00eb gjitha qeverive lokale atje &#8211; kan\u00eb sisteme publike t\u00eb mbik\u00ebqyrjes me video dhe monitorimit t\u00eb trafikut, t\u00eb blera nga Dahua, Hikvision ose nj\u00eb prodhues tjet\u00ebr kinez .<\/p>\n<p>Ky zgjerim u zhvillua gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit me nj\u00eb kosto prej rreth 32 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pajisjet iu shit\u00ebn k\u00ebtyre komunave nga Macchina Security, nj\u00eb firm\u00eb e err\u00ebt me baz\u00eb n\u00eb Beograd q\u00eb importon teknologji kineze n\u00eb vendin ballkanik dhe ka fituar kontrata gjat\u00eb disa viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga Radio Evropa e Lir\u00eb, Qeveria serbe ka bler\u00eb 15 lloje t\u00eb ndryshme kamerash nga prodhuesit n\u00eb Poloni, Australi, Shtetet e Bashkuara, Itali, Sllovaki, Hungari dhe nj\u00eb kompani vendase serbe.<\/p>\n<p>Por, komunat serbe anemban\u00eb vendit duket se kan\u00eb bler\u00eb m\u00eb shum\u00eb kamera nga Dahua n\u00eb krahasim me kompanit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb marra n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave nga Radio Evropa e Lir\u00eb, 10 nga 42 komunat dhe qytetet e anketuara blen\u00eb kamera me teknologji t\u00eb njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Serbia ka instaluar m\u00eb shum\u00eb se 1.000 kamera v\u00ebzhgimi me aft\u00ebsi p\u00ebr njohjen e fytyr\u00ebs t\u00eb prodhuara nga Huawei i Kin\u00ebs n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Kjo ishte e diskutueshme n\u00eb Beograd pasi Serbia nuk ka ligje t\u00eb duhura p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar informacionin biometrik t\u00eb marr\u00eb nga regjistrimet e fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i vitit 2022 i REL-it zbuloi se si zyrtar\u00ebt serb\u00eb tashm\u00eb po p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb kineze p\u00ebr t\u00eb gjurmuar dhe sh\u00ebnjestruar aktivist\u00ebt dhe protestuesit, duke ngritur shqet\u00ebsime se pajisjet m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb prodhuara nga Kina mund t\u00eb abuzohen.<\/p>\n<h2>Bosnja dhe Hercegovina<\/h2>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina, ku pushteti ndahet n\u00eb nj\u00ebsi komb\u00ebtare dhe disa entitete t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nuk ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash mbar\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00eb dh\u00ebnat nga ministrit\u00eb lokale, qytetet dhe bashkit\u00eb tregojn\u00eb rritjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit vitet e fundit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Administrat\u00ebs p\u00ebr Tatimet Indirekte t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, importi i pajisjeve regjistruese nga Kina \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e prokurimit shtet\u00ebror tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb importeve nga 3.4 milion\u00eb dollar\u00eb m\u00eb 2018 n\u00eb 5.4 milion\u00eb dollar\u00eb m\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme e Republik\u00ebs S\u00ebrpska, entiteti me mbizot\u00ebrim etnik serb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023, 139 kamera nga Dahua u blen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb total prej 47.000 dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Banjalluka, kryeqyteti i nj\u00ebsis\u00eb ekonomike, \u00ebsht\u00eb gjithashtu sht\u00ebpia e nj\u00eb projekti t\u00eb qytetit t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb ka instaluar tashm\u00eb 265 nga 325 kamerat Dahua q\u00eb kishte planifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Federat\u00ebn kryesisht boshnjake dhe kroate t\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 10 qeveri kantonale, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara dhe jo shum\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme e Kantonit 10, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se kishte bler\u00eb vet\u00ebm tri kamera Hikvision n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Organe t\u00eb tjera qeveritare, si Ministria e Brendshme e Kantonit t\u00eb Bosnje-Podrinj\u00ebs, than\u00eb se nuk kan\u00eb informacione p\u00ebr vendin e origjin\u00ebs p\u00ebr blerjet.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme n\u00eb Sarajev\u00eb tha se n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit ka bler\u00eb vet\u00ebm dy kamera nga prodhuesit kinez\u00eb pa th\u00ebn\u00eb se nga cila kompani i ka bler\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se Policia e Sarajev\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, mund t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb kamerat q\u00eb jan\u00eb instaluar n\u00eb hap\u00ebsira publike nga institucionet e tjera qeveritare.<\/p>\n<p>Policia kufitare e Bosnj\u00ebs i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se nuk ka bler\u00eb asnj\u00eb pajisje kineze.<\/p>\n<h2>Kosova<\/h2>\n<p>Ashtu si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera, t\u00eb dh\u00ebnat e doganave kosovare nuk b\u00ebjn\u00eb dallim nd\u00ebrmjet kompanive t\u00eb ndryshme dhe llojit t\u00eb kamerave t\u00eb importuara.<\/p>\n<p>Por, kamerat e v\u00ebzhgimit jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb kryeqytet, Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka raportuar p\u00ebr kamera t\u00eb shumta Dahua dhe Hikvision t\u00eb instaluara n\u00eb sheshet e kryeqytetit, si dhe n\u00eb nd\u00ebrtesat qeveritare, duke p\u00ebrfshir\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Shtetit, Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Zyrtar\u00ebt kosovar\u00eb kan\u00eb konfirmuar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se kamerat n\u00eb nd\u00ebrtesat qeveritare jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2020 dhe 2021.<\/p>\n<p>Tutje, autoritetet paralele n\u00eb rajonet me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje p\u00ebr importimin e pajisjeve Dahua dhe Hikvision nga Serbia.<\/p>\n<p>Transaksionet ishin jasht\u00eb kontrollit t\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb hulumtim i Radios Evropa e Lir\u00eb nga viti 2022 zbuloi se dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb pajisje v\u00ebzhgimi Dahua ishin bler\u00eb p\u00ebr shkolla kryesisht serbe n\u00eb Kosov\u00ebn juglindore.<\/p>\n<p>Dokumentet treguan se Zyra e Qeveris\u00eb serbe p\u00ebr Kosov\u00ebn ka siguruar financimin.<\/p>\n<h2>Rumania<\/h2>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash qendrore n\u00eb Rumani, por sondazhet e industris\u00eb dhe portalet e prokurimeve publike tregojn\u00eb se p\u00ebrdorimi i kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb prodhuara nga Kina po zgjerohet.<\/p>\n<p>Disa, madje, jan\u00eb instaluar n\u00eb vende t\u00eb ndjeshme sigurie.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti global t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes nga viti 2021, kishte 189.452 kamera Dahua dhe Hikvision aktive n\u00eb Rumani, e teta me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i fundit i Radios Evropa e Lir\u00eb zbuloi gjithashtu se pajisjet e mbik\u00ebqyrjes t\u00eb prodhuara nga Hikvision dhe Dahua p\u00ebrdoren n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 28 objekte ushtarake n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pajisjet p\u00ebrdoren edhe nga qindra institucione t\u00eb tjera publike t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb zbuloi, gjithashtu, se kamerat Hikvision po p\u00ebrdoreshin n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake n\u00eb Deveselu, e cila \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e sistemit t\u00eb mbrojtjes raketore t\u00eb NATO-s, Aegis Ashore me baz\u00eb tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt rumun\u00eb kan\u00eb mbrojtur p\u00ebrdorimin e kamerave t\u00eb prodhuara n\u00eb Kin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ato p\u00ebrfshihen n\u00eb parametrat e prokurimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr pajisjet e reja dhe se t\u00eb gjitha kamerat mbahen jasht\u00eb linje p\u00ebr t\u00eb parandaluar disa nga rreziqet e siguris\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb teknologjin\u00eb Dahua dhe Hikvision.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt, megjithat\u00eb, i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se haker\u00ebt m\u00eb t\u00eb avancuar mund t\u00eb ken\u00eb qasje dhe se ka pasur shembuj t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb grupeve t\u00eb haker\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb sistemet e mbyllura t\u00eb kamerave duke hakuar sistemin operativ t\u00eb nj\u00eb kompjuteri n\u00eb internet dhe m\u00eb pas duke qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb rrjetet offline.<\/p>\n<h2>Bullgaria<\/h2>\n<p>P\u00ebrderisa kamerat Dahua dhe Hikvision mund t\u00eb shihen rreth kryeqytetit, Sofje, dhe n\u00eb nd\u00ebrtesat qeveritare, Qeveria bullgare nuk ka publikuar shifra mbi numrin e kamerave q\u00eb i ka n\u00eb p\u00ebrdorim dhe nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Prokurimi m\u00eb i madh publik p\u00ebr pajisjet p\u00ebrqendrohet rreth nj\u00eb kontrate t\u00eb vitit 2018 me nj\u00eb konsorcium kompanish p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb kamera Hikvision dhe teknologji t\u00eb ngjashme p\u00ebr 45 milion\u00eb dollar\u00eb, me synimin p\u00ebr t\u00eb instaluar gjithsej 4.300 kamera n\u00eb autobus\u00eb, tramvaje dhe mjete t\u00eb tjera transporti publik n\u00eb Sofje.<\/p>\n<p>Sistemi i mbik\u00ebqyrjes n\u00eb sistemin e transportit publik u lansua n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Ai u p\u00ebrball me kund\u00ebrshtime publike nga aktivist\u00ebt e privat\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve se burimet e kamer\u00ebs mund t\u00eb ishin t\u00eb qasshme p\u00ebr grupet e krimit t\u00eb organizuar ose haker\u00ebt.<\/p>\n<h2>Gjeorgjia<\/h2>\n<p>Gati 80 p\u00ebr qind e kamerave t\u00eb instaluara n\u00eb Gjeorgji vijn\u00eb nga Hikvision dhe Dahua, sipas nj\u00eb analize t\u00eb Sh\u00ebrbimit Gjeorgjian t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat doganore dhe shifrat e prokurimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet numri i sakt\u00eb i kamerave kineze n\u00eb Gjeorgji.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e disponueshme doganore p\u00ebr t\u00eb gjitha importet e kamerave tregojn\u00eb nj\u00eb rritje dramatike gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023, Gjeorgjia bleu m\u00eb shum\u00eb se 10.000 kamera, krahasuar me m\u00eb pak se 1.000 nj\u00ebsi m\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre importeve duket se jan\u00eb bler\u00eb nga organet gjeorgjiane t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e prokurimit qeveritar dhe shifrat doganore t\u00eb kryq\u00ebzuara nga Sh\u00ebrbimi Gjeorgjian i REL-it, tregojn\u00eb se forcat policore t\u00eb vendit operojn\u00eb mbi 7.379 kamera v\u00ebzhgimi n\u00eb mbar\u00eb vendin, me pothuajse t\u00eb gjitha t\u00eb prodhuara nga Dahua, Hikvision ose nj\u00eb prodhues tjet\u00ebr kinez.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore kan\u00eb bler\u00eb miliona kamera v\u00ebzhgimi t\u00eb prodhuara nga Kina gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht dob\u00ebsive t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb pajisjeve dhe lidhjeve me shtetin kinez, tregon nj\u00eb studim i Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vende. Raportimi i sh\u00ebrbimit qendror t\u00eb REL-it zbuloi p\u00ebrdorimin n\u00eb rritje t\u00eb kamerave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":949383,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-949380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/949380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=949380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/949380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/949383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=949380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=949380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=949380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}