{"id":950074,"date":"2024-05-08T09:25:46","date_gmt":"2024-05-08T07:25:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=950074"},"modified":"2024-05-08T09:25:46","modified_gmt":"2024-05-08T07:25:46","slug":"zgjedhjet-ne-maqedoni-te-veriut-1-8-milione-votues-garojne-17-parti-dhe-koalicione","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/zgjedhjet-ne-maqedoni-te-veriut-1-8-milione-votues-garojne-17-parti-dhe-koalicione\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut: 1.8 milion\u00eb votues, garojn\u00eb 17 parti dhe koalicione"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb filluar t\u00eb votojn\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs p\u00ebr t\u2019i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri t\u00eb vendit n\u00eb zgjedhje t\u00eb dyfishta.<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 1.8 milion shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb k\u00ebto dy pal\u00eb zgjedhje: rundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, si dhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb dyfishta q\u00eb mbahen n\u00eb ket\u00eb vend prej vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vitet \u201890.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Parlamentin e ri marrin pjes\u00eb 17 parti dhe koalicione. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-s\u00eb dhe LSDM-s\u00eb n\u00eb kampin maqedonas, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb shqiptar mes Frontit Evropian, t\u00eb kryesuar nga Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, dhe koalicionit opozitar VLEN.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00ebt e Frontit Evropian garojn\u00eb edhe pes\u00eb parti politike t\u00eb bashk\u00ebsive etnike turke, rome dhe boshnjake.<\/p>\n<p>Zgjedhjet zhvillohen me lista t\u00eb mbyllura, sipas sistemit proporcional n\u00eb gjasht\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore dhe, n\u00eb \u00e7donj\u00ebr\u00ebn prej tyre, zgjidhen nga 20 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i ka 120 ul\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Gara p\u00ebr president mes Davkov\u00ebs dhe Pendarovskit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr president jan\u00eb dy kandidat\u00eb, fituesja e rundit t\u00eb par\u00eb, Gordana Silanovska-Davkova e VMRO-DPMNE-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Lidhja Social Demokrate n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb rundin e par\u00eb, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 p\u00ebr qind \u2013 nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Q\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00ebri nga dy kandidat\u00ebt duhet t\u2019i fitoj\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb qytetar\u00ebve, k\u00ebrkohet edhe q\u00eb dalja n\u00eb zgjedhje t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 40 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb regjistruar n\u00eb List\u00ebn Zgjedhore, ose rreth 725.000 votues.<\/p>\n<p>N\u00ebse plot\u00ebsohet pragu prej 40 p\u00ebr qind p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, Parlamenti duhet t\u00eb mbaj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr inaugurimin e presidentit t\u00eb ri t\u00eb Republik\u00ebs deri t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 12 maj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, seanca ceremoniale p\u00ebr inaugurimin e presidentit t\u00eb ri do t\u00eb mbahej nga deputet\u00ebt n\u00eb largim.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas kryetarit t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ), k\u00ebto afate deri m\u00eb 12 maj mund t\u00eb respektohen vet\u00ebm pasi KSHZ-ja t\u2019i ket\u00eb shpallur rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse nuk ka ankesa p\u00ebr procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cKandidati p\u00ebr president q\u00eb fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb solemne para Kuvendit dhe, sipas Kushtetut\u00ebs, mund t\u00eb b\u00ebhet edhe para p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb vjet\u00ebr parlamentare. P\u00ebrb\u00ebrja e vjet\u00ebr parlamentare e ka nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke qen\u00eb se kemi edhe zgjedhje parlamentare. Pastaj, presidenti i ri do ta caktoj\u00eb mandatin p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb Qeveri t\u00eb re,\u201d thot\u00eb Novakovski.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse nuk arrihet pragu zgjedhor?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast se dalja n\u00eb rundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se pragu prej 40 p\u00ebr qind \u2013 gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur deri m\u00eb tani \u2013 Kushtetuta parashikon q\u00eb kompetencat dhe funksionet e presidentit t\u2019i marr\u00eb kryetari i Parlamentit.<\/p>\n<p>Pa pragun zgjedhor, opsion \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb caktohet mandatari p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re nga kryeparlamentari n\u00eb largim, Jovan Mitrevski, dhe opsioni i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb konstituohet Parlamenti i ri dhe kryetari i ri i Parlamentit t\u2019i jap\u00eb mandatin liderit t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn prej 61 deputet\u00ebve p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Novakovski thot\u00eb se pa pragun zgjedhor prej 40 p\u00ebr qind, Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve i konsideron zgjedhjet presidenciale si t\u00eb pasuksesshme dhe n\u00eb afat prej 40 dit\u00ebsh, Parlamenti duhet t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb reja presidenciale.<\/p>\n<p>Rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb KSHZ-s\u00eb zakonisht vijn\u00eb m\u00eb shpejt n\u00ebse nuk ka ankesa nga kandidat\u00ebt dhe partit\u00eb politike. N\u00ebse ka kund\u00ebrshtime, rezultatet p\u00ebrfundimtare publikohen pasi t\u00eb jen\u00eb shterur t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat ligjor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Parlamenti i ri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duhet t\u00eb konstituohet brenda 21 dit\u00ebve nga shpallja e rezultatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve nga Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e t\u00eb 8 majit jan\u00eb t\u00eb 11-at q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit dhe zgjedhjet e shtata presidenciale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Procesi zgjedhor zhvillohet n\u00eb 3.480 vendvotime, nd\u00ebrsa mbar\u00ebvajtja e tyre monitorohen nga 1.300 v\u00ebzhgues vendor\u00eb dhe 860 t\u00eb huaj. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb filluar t\u00eb votojn\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs p\u00ebr t\u2019i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri t\u00eb vendit n\u00eb zgjedhje t\u00eb dyfishta. Rreth 1.8 milion shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb k\u00ebto dy pal\u00eb zgjedhje: rundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, si dhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":512578,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-950074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/950074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=950074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/950074\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/512578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=950074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=950074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=950074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}